Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Matematike,Fizike & Astronomi » DIELLI

DIELLI

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal DIELLI prej Wed Jan 23 2008, 05:21

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Lartesia e Diellit ne horizont ne gjeresi gjeografike të ndryshme për ditet e ekuinokseve dhe solsticeve.

Lartesia e Diellit mbi horizont nga ekuatori ne pole është e ndryshme. Gjithashtu kjo lartesi ndryshon gjatë vitit dhe për te njëjtin vend. Kështu lartesia e Diellit ne ekuator ndryshon gjatë vitit ndryshon nga 66.5° ne ditën e solsticit te veres dhe te dimrit ( d.m.th. ne dt 22 qershot dhe 22 dhjetor) deri ne 90° ne ditet e ekuinoksit te pranveres dhe te vjeshtes ( d.m.th. ne dt 21 mars dhe 23 shtator).

Ne pole kjo lartesi ndryshon nga 23,5° ne minus 23,5° qe dote thotë se dielli është nën horizont. Ne pol lartesia me e madhe është ne solsticin e veres dhe me vogël ne ditën e solsticit te dimrit.

Ne tropikun e veriut lartesia e diellit mbi horizont ndryshon nga 43° ne ditën e solsticit te dimrit deri ne 90° ne ditën e solsticit te veres.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: DIELLI prej Wed Jan 23 2008, 05:21

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Lindja dhe perëndimi i Diellit përtej rrethit polar gjatë vitit.

Ne gjeresite gjeografike nga rrethi polar(66,5°) deri ne pol ((90°) ka ditë qe Dielli nuk perendon, por ka edhe ditë qe Dielli nuk lind kurrë.
Ne rrethin polar Dielli nuk perendon vetëm një ditë.
Drejt polit numri i ditëve qe nuk perendon Dielli, rritet dhe ne pol arrin deri ne 186 ditë. Kjo ndodh gjatë periudhes se ngrohte te vitit.
Numri i ditëve qe nuk lind Dielli ne këtë gjeresi gjeografike ndryshon nga një ditë ne rrethin polar deri ne 179 ditë ne pol. Kjo ndodh gjatë periudhes se ftohte te dimrit
Pre ne rrethin polar e ne pole ditet dhe netet vazhdojnë me tepër se 24 ore.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

3Normal Re: DIELLI prej Wed Jan 23 2008, 05:22

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Gjatesia e ditës ne gjeresi gjeografike të ndryshme te hemisferes veriore

Ne gjeresine gjeografike nga 0° ( ekuatori) deri ne rrethin polar ( 66,5°) gjatesia e ditës ndryshon nga 12 ore ne 24 ore.
Ne rrethin polar gjatesia me e madfhe e ditës është 24 ore kurse ajo me shkurtra është baraz me zero.
Ditët me te shkurtra ndryshojnë nga 0 ne rrethin polar deri ne 12 ore ne ekuator.
Ditët me te gjata janë ne vere, kurse me te shkurtrat ne dimer.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

4Normal Re: DIELLI prej Wed Jan 23 2008, 05:22

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Planetëve për një rrotullim rreth Diellit i nevojiten :

1.Merkurit 88 ditë

2.Venerës 225 ditë

3.Tokës 365 ditë

4.Marsit 678 ditë

5.Saturnit 29,5 vjet

6.Uranit 84 vjet

7.Neptunit 165 vjet

8.Plutonit 680 vjet


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

5Normal Re: DIELLI prej Wed Jan 23 2008, 05:23

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Historia e Diellit.

Dikur para shumë vitesh, qarkullonte nëpër univerz një re e dendur e perbere nga pluhuri, heliumi dhe hidrogjeni. Ne një moment kaloi kjo re e dendur afër një ylli (qe ishte duke vdekur) i cili eksplodoi. Një yll duke eksploduar thiret Supernove. Eksplozioni bëri një chok-vale, qe bëri rënë e dendur te tkuret dhe te vazhdoje tkurjen. Pas disa milione vitesh reja e dendur u kompromitua dhe u nda ne tre pjesë. Ato tre re te posa formuara vazhduan te tkuren dhe pasi qe ato vazhdimisht po zvogeloheshin, filloi temperatura te ritej. Për shkak te temperatures se lartë, filluan atomet hidrogjenike te levizin shpejte e më shpejtë.
Nëse dy atome hidrogjeni do të perplaseshin, do të shkriheshin dhe krijonin helium. Ne këtë mënyrë prodhohet energjia. Kjo nuk do të ndodhte ne kushte normale(këtu ne Toke), mirëpo nga temperatura e lartë kjo u mundesua ne ato tre re te dendura. Papritmas ndodhi një zjarr-fusion nga e gjithë energjia e posakrijuar. Kur kjo energji ndeshi ne siperfaqen e tre reve, ato u transformuan ne yje qe shkelqenin(kjo ka ndodhur para 5 miliarde vitesh). Kjo bëri qe shtresa e reve te ndryshoje. Njeri diell fitoi një shtrese qe ishte vetëm 1/10 pjesë e shtreses se Diellit tonë, ndërsa tjetri kishte shtrese te 10-ten herë te Diellit. Ylli me shtrese me te madhe kishte edhe temperature me te lartë dhe kishte ngjyrë te kaltert ne te bardhe. Ylli me shtrese me te vogël kishte poashtu edhe temperature me te ulet dhe ngjyren e kuqe. Ylli i kaltert-bardhe harxhoi me shpejt depotin e hidrogjenit dhe pas 100 milione vitesh eksplodoi nga shkaku i mungesës se meteries djegese. Pas kësaj kohe formohet Dielli dhe Ylli i kuq dhe krijohen edhe planetet rreth tij.


Ardhmëria e Diellit.

Pas 5 miliarde vitesh, Dielli do të shprazet nga hidrogjeni, do të konveksoje(bymoje), gelltite Merkurin, veneren dhe Token. Dielli do të shendrohet ne atë qe quhet Yll gjigant i kuq. Pas një gjys miliarde vitesh, Dielli do të shprazet krejtësisht nga hidrogjeni dhe do të tkuret(jo ne te njëjtën mënyrë si ylli i parë qe u be Supernove) dhe do të perfundoje si një yll i vogël i bardhe i rrethuar nga gazi(helium). Pas rreth 100 miliarde vitesh edhe ylli i tretë do të shuhet.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi