Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Mė Pran Njėri-Tjetrit «« » Ndihmoni Njeri-Tjetrin » Studimet ne Britanin e Madhe

Studimet ne Britanin e Madhe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Studimet ne Britanin e Madhe prej Thu Jan 24 2008, 06:06

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Informacione dhe udhezime pėr te gjithė aplikantet qe synojne te kryejne studime universitare ne universitetet dhe kolegjet britanike

Ne Mbreterine e Bashkuar shumė universitete ofrojnė njė game te gjerė kursesh. Si rrjedhoje, ėshtė mjaft e vėshtirė pėr te bėrė njė zgjedhje mes kaq shumė mundesish. Ne ju vijme ne ndihmė me njė sėrė informacionesh te nevojshme pėr t'ju lehtesuar ne zgjedhjen tuaj. Kurset universitare ne Mbreterine e Bashkuar quhen Bachelors deegres, ose First degrees. Ato normalisht zgjasin 3-4 vjet, me kohe te plotė studimi. Perjashtime bėjnė Mjekesia, Stomatologjia dhe Arkitektura, qe zgjasin deri ne 7 vjet.
Pėr kurset me kohe te plotė universitare ju duhet te bėni njė aplikim te vetėm pėrmes njė sherbimi te centralizuar, te njohur si Sherbimi pėr Pranime ne Universitete dhe Kolegje (UCAS), sesa te aplikoni ne mėnyrė individuale ne universitete dhe kolegje.
Ēfare duhet te dini
Ju plotesoni njė formė aplikimi pėr 6 kurse tė ndryshme (maksimumi 4 kur aplikoni ne Mjekesi, Stomatologji apo Veterinari dhe maksimumi 3 kur aplikoni pėr Route B art dhe Dezign). Ka dy mėnyra tė ndryshme aplikimi pėr art dhe design: Route A dhe Route B.
Ne rastin e Universiteteve te Oksfordit dhe Kembrixhit, ju mund te aplikoni dhe nėpėrmjet UCAS-it dhe direkt te universiteti. Ju nuk mund te aplikoni ne Oksford dhe Kembrixh ne te njėjtėn kohe.
UCAS (Sherbimi pėr Pranime ne Universitete dhe Kolegje) monitoron progresin e aplikimit tuaj nga fillimi deri nė fund.
Kur duhet te aplikoni
Qe prej vitit 2005, te gjithė kandidatet pėr studente ne Universitete dhe kolegjet e Britanise se Madhe kanė mundėsi qe te aplikojne online. Aplikimet duhen bėrė njė vit me pėrpara kohės kur fillon kursi dhe ne periudhat e meposhtme: 1 shtator - 15 tetor (periudha e aplikimit pėr Mjekesine, Stomatologjine ose Shkenca Veterinare ne Universitetin e Oksfordit dhe Kembrixhit). 1 janar-7 mars (periudha e aplikimit pėr Rrugen B dhe Art dhe Dizajn). Aplikimet e marra nga 16 janari deri me 30 qershor do tė trajtohen si te vonuara dhe u takon institucioneve ku ju keni aplikuar pėr ta konsideruar ose jo aplikimin tuaj. Ēdo aplikim i marrė pas dates 30 qershor do t’i nenshtrohet Skemes “Clearing”.
SA DO TE KUSHTOJE
Studentet e Bashkimit Europian qe studiojne ne universitete apo kolegje ne Angli, Uells dhe Irlanden e Veriut paguajne te njėjtėn shumė si studentet e Mbreterise se Bashkuar, e njohur si “home fees”. Studentet e tjerė jashtė BE-se paguajne njė shumė qe varion nga 6250 paund (Artet) te 18000 paund ne vit. Shumica e studenteve ne Mbreterine e Bashkuar ka nevojė pėr 600 paund ne muaj pėr te jetuar. Kjo shumė mbulon akomodimin, ushqimin, veshjen dhe nevojat baze. Disa universitete ofrojnė bursa, por ka njė kompeticion te fortė pėr to, ndaj ju nuk duhet te vareni prej tyre. Pjesa me e madhe e bursave janė pėr studentet pasuniversitare.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: Studimet ne Britanin e Madhe prej Thu Jan 24 2008, 06:07

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ne shumė prej universiteteve britanike ofrohet mundėsia e studimit ne distance. Tė gjithė ata persona qe e synojne njė gjė te tillė mund te aplikojne online, por gjithashtu mund te vazhdojnė online studimet pėr degėn qe duan te formohen dhe diplomohen. Ne artikullin e sotėm do tė njiheni me gjeresisht nė lidhje me studimin ne distance ne universitetet britanike, kurset, kohėn e studimit dhe kriteret e pranimit ne to.
Ēfare ėshtė studimi ne distance?
Me te mesuarit e hapur ju merrni pėrgjegjėsi pėr ēka mesoni, si mesoni, ku mesoni, sa shpejt ju mesoni, kush ju ndihmon dhe kur do tė vleresoheni. Ju do tė bini dakord pėr kėto me udheheqesin tuaj qe do tė realizoje studimin tuaj ne distance. Studimi ne distance ėshtė njė studim ne kushte shtepie apo korrespondence (postale apo me kompjuter). Juve do t’ju dergohet njė pakete mėsimi pėr kursin tuaj. Nėse do tė vleresoheni nga provimet, kėto zakonisht zhvillohen ne Mbreterine e Bashkuar por disa prej tyre mund te jepen ne qendren tonė ne Tiranė ne British Council. Ju gjithashtu mund te zgjidhni studimin e hapur si njė mėnyrė pėr te patur njė kualifikim britanik.
Kurset qe ofrohen
Ka njė mori kursesh qe perfshijne: Nivelet A dhe GCSE-te: certifikata universitare, diploma dhe kualifikime; programe pasuniversitare, perfshi Master ne administrim biznesi.
Koha e studimit
Ne shumicen e rasteve, ju zgjidhni kur te studioni dhe sa shpejt. Disa programe pasuniversitare ju lejojne deri ne 8 vjet pėr te marrė diplomen. Studentet pasuniversitare zakonisht mbarojne kursin minimalisht ne dy vjet dhe maksimalisht ne 5 vjet.
Universitetet
Spektri i institucioneve qe ofrojnė studime ne distance ėshtė shumė i gjerė. Njihen 4 institucione kryesore dhe me shumė se 50 universitete qe ofrojnė kurse pasuniversitare.
University of London External Programme - University of London degrees. Open University (OU) - first degrees, postgraduate and professional training, and special-interest subjects. National Extension College (NEC) - first degrees, A-levels, GCSEs, professional and career-based training. Open Learning Foundation (OLF) - undergraduate degrees and Higher National Diplomas/Certificates, also MBA.
Kriteret e pranimit
Kėrkesat e pranimit pėr kurset e studimit ne distance ndryshojnė nga institucioni ne institucion. Disa organizata – si Open University – nuk kanė kerkesa akademike por shumė programe master duan qe ju te keni njė diplome te mirė para se ju te regjistroheni. Ju duhet ta verifikoni kėtė tek institucioni ku aplikoni.
Provimi i gjuhės angleze
Tė gjithė kandidatet me pare duhet t’i nenshtrohen testit te gjuhės angleze. Atyre do t’u kėrkohet te arrijnė njė sasi pikesh ne njė provim gjuhe te njohur. Kėrkesat e gjuhės angleze ndryshojnė nga institucioni ne institucion kėshtu qe ėshtė e rėndėsishme ta verifikoni ne institucionin ku aplikoni. Shumica preferojne njė nga kėto:
International English Language Testing System (IELTS). Cambridge Certificate of Proficiency in English (CPE). Cambridge Certificate of Advanced English (CAE)
Ju gjithashtu duhet te verifikoni se cilėsia e kursit dhe ofruesit janė te monitoruara dhe te aprovuara se jashtmi nga njė organ i njohur si: Open and DistanceLearning Quality Council (ODLQC). Quality Assurance Agency (QAA).
Marrė nga www.britishcouncil. org


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

3Normal Re: Studimet ne Britanin e Madhe prej Thu Jan 24 2008, 06:08

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Rregullat e reja, barriera mė tė forta pėr studentėt e huaj

Sistemi i ri emigrator, i propozuar nga qeveria e Mbretėrisė sė Bashkuar mund ta bėjė atė, vendin mė pak tėrheqės pėr studentėt e
huaj, duke i shkaktuar institucioneve arsimore humbje prej disa dhjetėra milionė paundesh. Ndėrkohė qė rregullat mė tė shtrėnguara, administrativisht tė ngarkuara mund ta cenojnė emrin e MB, si vendi nė krye tė arsimimit botėror.Janė kėto shqetėsime qė konstatohen nga profesor Rik Trainor, presidenti i Universiteteve tė Mbretėrisė sė Bashkuar. E duket se nė kėtė seri ndryshimesh tė acarta pėr tė huajt, mė tė vėshtirė do ta kenė edhe ata tė rinj shqiptarė, qė synojnė tė studiojnė nė universitetet me emėr tė kėtij vendi.Sistemi i ri duket se do t’u kėrkojė universiteteve tė pėrzgjedhin studentėt herėt, t’i sponsorizojnė ata dhe t’i regjistrojnė tek “Home Office”
ose Ministria e Brendshme britanike. Nė kėtė drejtim, personalitete nga bota akademike universitare po ushtrojnė peshėn e tyre kundėrshtuese, duke shpresuar qė kėto rregulla tė ndryshojnė, pėrpara se tė hyjnė nė fuqi, nė mars tė kėtij viti, sikundėr edhe ėshtė premtuar.“Ne vlerėsojmė se ka njė rrezik shumė real, qė programet e ‘Home Office’ do tė minonin programin ndėrkombėtar dhe atė tregtar tė pjesės tjetėr tė qeverisė, e cila synon tė rrisė numrin e studentėve ndėrkombėtarė nė MB”, deklaroi Trainor.Nė sistemin e ri emigrator tė Britanisė sė Madhe, qė konsiderohet si njė reformė mjaft e fuqishme nė kėto 75 vitet e fundit, studentėt e huaj zėnė kolonėn
e katėrt tė paketės sė ndryshimeve tė propozuara. Nė krye tė kėtij sistemi qėndrojnė persona tepėr tė kualifikuar nė nivel shkencėtarėsh, profesorėsh apo inxhinierėsh.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

4Normal Re: Studimet ne Britanin e Madhe prej Fri Jan 25 2008, 10:28

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
LuNa nuk eshte vendi i duhur per ti postuar tema levizet!


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

5Normal Re: Studimet ne Britanin e Madhe prej Sat Jan 26 2008, 03:32

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ma-Origano shkruajti:LuNa nuk eshte vendi i duhur per ti postuar tema levizet!

meqe nuk gjeta nje nenforum ,qe do te pershtateshin keto tema,vendosa ti lej ketu
pasi nuk ekziston nenforumi per studentat, ne baze te psikoanalizes time,vendosa ti postoj ketu keto tema
e di qe nuk eshte vendi optimal ketu,por ne tjeter vend do ishte edhe me e papershtatshme
nuk mund ti postoj ne shkenca:) apo filozofi Smile

shume here me ka ra rasti,ku me kan pyetur ,se cfar duhet te aplikojne studentat per nje studim jasht vendit,keshtu qe,duke u nisur nga ajo,qe keto tema mund te jene nje ndihme per ndonje,qe nuk eshte i informuar mbi studimin ne perendim dhe me tej,duke perdore psikoanalizen time,vendosa qe keto tema ti postoj ketu,meqe nuk gjeta me te duhuren No

temat do te levizen atehere,kur do te ekzistoje nje nenforum qe do tu dedikohet studentave queen


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

6Normal Re: Studimet ne Britanin e Madhe prej Sat Jan 26 2008, 05:49

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
ok LuNa


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi