Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Mė Pran Njėri-Tjetrit «« » Ndihmoni Njeri-Tjetrin » Viza studentore per ne SH.B.A.Cfar duhet te aplikoni?

Viza studentore per ne SH.B.A.Cfar duhet te aplikoni?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Nis sezoni. Ja procedurat dhe dokumentacioni qė nevojitet pėr studentėt qė fitojnė tė drejtėn e studimit nė universitetet amerikane

Nėse jeni njė kandidat pėr student dhe dėshironi tė vazhdoni shkollėn e lartė nė SHBA, gjėja e parė e rėndėsishme ėshtė tė aplikoni sa mė shpejt tė jetė e mundur, nė mėnyrė qė tė lini kohė tė mjaftueshme pėr procedurat. Zyrės konsullore mund t’i duhet tė kontrollojė dokumentet dhe kjo mund tė marrė kohė.
Ambasada dhe zyrat konsullore duhet t’i lėshojnė vizat studentore deri nė 120 ditė pėrpara datės sė regjistrimit nėpėr kurse. Nė bazė tė rregullores sė Departamentit tė Sigurisė sė Brendshme, studentėt duhet tė hyjnė nė SHBA deri nė 30 ditė pėrpara datės sė fillimit tė kursit.

Kėrkesat e nevojshme pėr tė aplikuar pėr njė vizė studentore
Si pjesė e programit tė lėshimit tė vizave, tė gjithė personat ndėrmjet 14-79 vjeē duhet tė paraqiten pėr intervistė nė ambasadė. Personat nėn 13 vjeē dhe mbi 80 vjeē, zakonisht nuk kanė nevojė pėr njė intervistė tė posaēme, pėrveēse nė rastet kur njė gjė e tillė kėrkohet nga zyra konsullore. Ėshtė e rėndėsishme tė dihet qė gjatė intervistės do tė merren shenjtat dixhitale tė gishtave. Gjithashtu, duke qenė se situata akademike e ēdo studenti ėshtė e ndryshme, studentėve qė aplikojnė pėr tė njėjtėn vizė, mund t’u bėhen pyetje tė ndryshme si edhe mund t’u kėrkohen dokumente tė ndryshme. Pėr kėtė arsye, kriteret e mėposhtme janė tė pėrgjithshme, por qė do tė sqarohen mė tepėr nė zyrat konsullore, nė varėsi tė situatės sė secilit.
Tė gjithė aplikantėt duhet tė kenė dokumentet e mėposhtme:
- Formularin e aplikimit I-20A-B
- Certifikatėn e pranimit si joemigrant
- Statusin e kandidatit pėr student
Gjithashtu duhet tė plotėsoni edhe formularin SEVIS I-20, i cili iu dorėzohet nga shkolla. Ky formular duhet plotėsuar nė tė njėjtėn kohė si nga ju ashtu edhe nga drejtuesit e shkollės. Tė gjithė studentėt, sė bashku mė bashkėshortėt apo personat qė kanė nėn varėsi duhet tė regjistrohen nėn programin SEVIS (Sistemi i shkėmbit tė informacionit pėr studentėt dhe vizitorėt). Shkolla juaj ėshtė pėrgjegjėse pėr regjistrimin kompjuterik tė tė dhėnave tuaja nė kėtė program. Studentėve do t’u duhet tė paguajnė njė taksė qė pėrfshihet nė kėtė formular, pėr ēdo program studimi.
Studentėt duhet tė plotėsojnė formularin e aplikuesit pėr vizė joemigruese, formularin DS-156 si edhe formularin DS-158. Tė dy kėto formularė duhet tė firmosen pasi tė jenė plotėsuar. Disa aplikantėve mund t’u kėrkohet tė plotėsojnė dhe tė firmosin gjithashtu edhe njė formular tė tretė DS-157. do tė ketė po ashtu njė formular tė veēantė edhe pėr fėmijėt, pavarėsisht se ata mund tė jenė tė pėrfshirė nė pasaportėn e prindėrve.
Formulari DS-156 duhet tė jetė i marsit 2006, i plotėsuar nė formė elektronike.
Gjatė intervistės nė ambasadė, veē shenjave tė gishtave qė do tė merren nė mėnyrė dixhitale, do tė kėrkohet edhe njė foto dixhitale.
Aplikantėt duhet tė posedojnė njė pasaportė tė vlefshme pėr jashtė shtetit me date skadimi tė paktėn gjashtė muaj pėrpara periudhės sė ndenjes nė SHBA.
Kėrkohet njė foto (2X2), njė faturė pėr tė vėrtetuar pagesėn e taksės sė vizės, taksė pėr sigurimin e vizės (nė rast se jepet) dhe fatura pėr taksėn e formularit SEVIS I-901.

Tė gjithė aplikantėt duhet tė kenė:
Diplomėn e pėrkthyer dhe tė noterizuar
Rezultatet e programeve arsimore si TOEFL, SAT, GRE, GMAT etj.
Raport financiar, i cili tė vėrtetojė qė ju dhe prindėrit tuaj jeni nė gjendje tė mbulojnė shpenzimet e shkollės dhe tė jetėsės gjatė kohės sė studimeve. Shembull: nėse ju aso sponsori juaj jeni tė punėsuar, duhet tė sillni njė dokument qė vėrteton tė ardhurat tuaja si edhe njė dukument origjinal tė lėshuar nga banka. Nė rast se ju ose sponsori juaj keni njė biznes duhet tė paraqisni licencėn, dokumente tė taksave qė paguani etj.)
Aplikantėt me persona tė tjerė nė varėsi duhet tė kenė kėto dokumente:
Dokumente qė vėrtetojnė marrėdhėnien me personin nė varėsi, bashkėshort/e apo fėmijė (p.sh. certifikata lindjeje ose martese). Preferohet qė tė gjithė kėto persona tė aplikojnė nė tė njėjtėn kohė, por nėse bashkėshorti ose fėmijėt do tė aplikojnė mė vonė, duhet tė dorėzojnė njė kopje tė pasaportės sė mbajtėsit tė vizės dhe tė vizės sė bashku me dokumentet e tjera qė kėrkohen.
Aplikantėt pėr rinovim tė vizave duhet tė plotėsojnė kėto dokumente:
Pasaportė tė vlefshme pėr jashtė shtetit.
Formularin DS-156 si edhe formularin DS-158. Tė dy kėto formularė duhet tė firmosen pasi tė jenė plotėsuar. Disa aplikantėve mund t’u kėrkohet tė plotėsojnė dhe tė firmosin gjithashtu edhe njė formular tė tretė DS-157.
Njė faturė pėr taksėn e vizės
Njė listė notash nga shkolla
Dokument qė vėrteton mundėsinė pėr tė paguar shkollėn
Studentėt brenda ose jashtė SHBA-sė pėr rreth 5 muaj nuk kanė nevojė pėr vizė tė re
Shkollat publike:
Pėr personat qė do tė ndjekin shkolla publike nė SHBA ka disa rregulla tė rrepta. Personat qė thyejnė kėto rregull, nuk mund tė marrin njė vizė tjetėr pėr 5 vitet e ardhshme. Kėto rregulla janė:
Nxėnėsit qė ndjekin njė shkollė tė mesme publike duhet tė ndjekin studimet pėr 12 muaj. Vizat F-1 nuk lėshohen mė pėr tė ndjekur arsimin parashkollor apo shkollėn fillore.
Pėrpara lėshimit tė vizės F-1 pėr ndjekjen e shkollave publike, studentėt duhet tė vėrtetojnė qė kanė paguar shpenzimet e nevojshme tė kėrkuara nga shkolla. Nė ambasadė mund tė kėrkohen kopje tė faturave tė kėtyre pagesave.

Ju duhet tė tregoheni tė kujdesshėm pėr periudhėn tuaj tė qėndrimit nė SHBA, duke ndjekur me vėmendje ligjet amerikane tė imigrimit. Ju duhet tė niseni pėr nė SHBA pėrpara datės sė fundit, tė hyrjes nė SHBA. Nėse nuk niseni pėrpara ose nė kėtė date, ju mund tė humbisni statusin e fituar.
Qėndrimi pėrtej kohės sė autorizuar nga viza e lėshuar, kjo konsiderohet si shkelje e ligjeve tė imigrimit tė SHBA dhe mund t’ju skualifikojė pėr aplikime tė mėtejshme vizash.
Qėndrimi i paligjshėm nė SHBA pėrtej datės sė vizės, qoftė edhe njė ditė, e skualifikon automatikisht vizėn tuaj, ēka mund tė sjellė edhe riatdhesimin tuaj. Nė rast se viza juaj ka mbaruar dhe ju doni tė qėndroni edhe mė nė SHBA, duhet tė riaplikoni pėr njė vizė tjetėr joemigruese, nė shtetit tuaj tė kombėsisė.
Koha e qėndrimit nė SHBA me vizėn e studentit
Kur ju hyni nė SHBA me njė vizė studenti, zakonisht ajo ėshtė e vlefshme pėr tė tėrė kohėn qė ju keni statusin e studentit. Pra ju mund tė qėndroni pėr aq kohė sa zgjasin studimet tuaja me kohė tė plotė, edhe pse pasaporta apo viza juaja mund tė skadojė ndėrkohė qė jeni nė Amerikė. Pėr studentėt tė cilėt kanė plotėsuar kursin e plotė tė studimeve dhe praktikėn, ata mund tė qėndrojnė nga 30-60 ditė mė tepėr nė SHBA, nė varėsi tė programit mėsimor.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi