Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Më Pran Njëri-Tjetrit «« » Ndihmoni Njeri-Tjetrin » Universiteti Italian.Cfar duhet te aplikoni?

Universiteti Italian.Cfar duhet te aplikoni?

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Universiteti Italian.Cfar duhet te aplikoni? prej Thu Jan 24 2008, 06:20

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Duke filluar nga data 2 maj 2008 hapen prenotimet e regjistrimeve për studentet e huaj qe deshirojne te studiojne ne Universitetet italiane.
Të interesuarit duhet te paraqesin kerkesen se bashku me titullin e
studimit te perkthyer e te legalizuar ne ambasaden italiane. Ne
shtator do të kryhet prova e hyrjes (e gjuhës italiane është me
detyrim). Ndërsa ata qe jetojne ne Itali mund te regjistrohen ne
universitet duke ndjekur te njëjtën procedure qe vlen edhe për
italianet.
Tashme (regjistrimet bëhen deri ne datën 30 prill) ministria
dell'Università e della Ricerca scientifica po punon për te dhënë një
shifer maksimale te qytetareve të huaj jo komunitare te cilët mund te
regjistrohen nëpër kurset fakultetet italiane për vitin akademik
2008-2009 .
Vendet për studentet e huaj ne fakt janë te limituara, numri vendoset
çdo vit ne baze te te kerkeses te Universiteteve te cilët
stabilizojne "numra te caktuar" te ndare ne kurse studimi. Ne këtë
rast Ministria autorizon leshimin e një numri te caktuar vizash ne
baze te vendeve te disponueshme(ne 2006 ishin 50 mijë viza, një
numer i konsiderueshem, tepër i lartë ne krahasim me kerkesat e
paraqitura). Kuotat nuk janë te ndara sipas kombesive, por
universitetet e interesuara mund te parashikojne vende te rezervuara
për studentet e një vendi te caktuar.
Ndërkohë il Ministria e Universitetit ka vënë ne dukje kalendarin me
te dhenat qe duhet te ndjekin te rinjtë e interesuar për regjistrim.
Nga 2 maji deri ne 4 qershor, kush deshiron te studioje ne Itali duhet
te paraqese kerkesen e pararegjistrimit ambasades ose konsullates
italiane ne vendin e tij. Kerkeses duhet ti ngjiten edhe titulli i
studimit te perkthyer e te legalizuar. Edhe ata qe janë duke vazhduar
vitin e fundit te shkolles se mesme mund te paraqesin kerkesen. Me pas
duhet te dërgoje dokumentat e plota (me diplomen e matures) brenda 3
shatorit 2008. Mund te kërkohet regjistrimi për një kurs akademik te jne
universiteti te caktuar.
Brenda afatit te 6 korrikut ambasadat italiane u dergojne kerkesat çdo
ATENEI te te vlerësojnë kerkesat e te verifikojne se cili mund te
pranohet ne provën e hyrjes. Lista e te pranuarve dhe kalendari i
provimeve do të bëhen publike brenda 10 gushtit .
Ne këtë faze ata qe janë pranuar ne provën e hyrjes duhet te kërkojnë
(gjithmonë ne ambasaden italiane) një vize për studim. Për ta patur
atë duhen demostruar burimet ekonomike te cilat duhet te jenë te mjaftueshme. Një banese, (duhet një kontrate qiraje ose një deklarate mikpritjeje)
dhe shuma e mjaftueshme për t'u kthyer. Duhet dhe një asikuracion
për sherbimet mjekesore. Viza bën te mundur hyrjen ne Itali dhe
marrjen e një leje qëndrimi "për studio" e cila zgjat për 12 muaj, por
mund te rinovohet çdo vit deri ne tre vjet pas kohezgjatjes normale te se kursit te
studimit
Provimi i gjuhës italiane është i detyrueshem, këtë vit do të bëhet ne
3 shtator. Për kurset e laureimit me numer te
limituar(arkitektura,mjekesia,odontoiatria,veterinaria, profesinet
sanitare, shkencat e formimit primar)me pas janë parashikuar prova te
tjera për t'u kaluar në lidhje me disiplina te veçanta. Brenda 12
dhjetorit universitetet do të bëjnë te ditur nëse ka ende vende te
lira, ne këtë pikë ata qe kanë mbetur jashtë mund te paraqesin
kerkesen për një kurs tjetër laureimi ose për te njëjtin kurs ne një
universitet tjetër.
Të rinjtë e huaj te cilët jetojne ne Itali e deshirojne te
regjistronen ne universitet nuk hyjne ne këto kuota por mund te
paraqesin kerkesen e regjistrimit pa limite ne numer duke ndjekur te
njëjtat rregulla te cilat aplikojne italianet.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Regjistrimet
Të gjithë studentet që duan të regjistrohen pranë një universiteti italian duhet të dërgojnë një zarf dorazi në sportelet e ambasadës italiane në adresën e njohur: Ambasada Italiane, Kancelaria Konsullore, rruga: “Lek Dukagjini” nr.2, zyra e Regjistrimeve Universitare, Tiranë, brenda datës 18 qershor 2007. Mbushja e formularit të regjistrimit është e detyrueshme, dhe ajo duhet bërë sipas modelit që paraqet vetë ambasada. Në këtë formular duhet të shkruhet qartë dhe pa gabime vetëm një fakultet që përzgjidhet dhe dega që do të studiohet në këtë fakultet, si dhe një numër telefoni. Aplikuesve u tërhiqet vërejtja për të qenë të kujdesshëm që në fillim të mbushjes së formularit, sepse dega dhe fakulteti i përzgjedhur që në fillim nuk mund të ndryshojnë më. Fakultetit dhe degës se preferuar nga vetë ata.

5 procedurat që duhen ndjekur

1-Dëftesa e pjekurisë, e cila dorëzohet në ambasadë
2-Formulari në të cilin ke përcaktuar degën që ke zgjedhur, si dhe qytetin përkatës
3-Studentët që ndodhen aktualisht në vitin e fundit të maturës dhe do të marrin diplomën në përfundim të provimeve të Maturës Shtetërore do të fusin në zarf vërtetimin me notat e të gjitha viteve dhe të semestrit në vazhdim, pra të vitit 1, 2, 3, dhe të semestrit parë të vitit të katërt.
4-Këta studentë sapo të marrin në dorëzim dëftesën e pjekurisë nga Shkollat e Mesme Shqiptare përkatese, duhet në mënyrë të detyrueshme të dërgojnë origjinalin në ambasadë, si dhe dy fotokopje të plota, në rast të kundërt ata do të skualifikohen, pavarësisht nga faza ku mund të këtë arritur aplikimi i tyre.
5- Në procedurat e publikuara nga Ministria Italiane e Arsimit shpjegohet qartë dhe se titulli i studimit duhet patjetër të jetë origjinali, i firmosur dhe i vulosur nga Drejtoria Arsimore e Rrethit dhe nga Ministria e Arsimit; gjithashtu origjinale duhet të jetë i përkthyer në italisht në çdo pjesë të tij, përfshirë

Çfarë shkruhet mbi zarf

Mbi zarf duhet të shkruhen qartë dhe me germa të mëdha:


1-Emri dhe Mbiemri i studentit
2-Universiteti, Fakulteti, Dega
3-Adresa e saktë e banimit, numër telefoni fiks (jo celular)
Për ata që kanë mbaruar shkollën e mesme, mesatarja e saktë e katër viteve.
4-Për ata të cilët ndodhen në vitin e katërt:
Po këto të dhëna që duhet të shënohen mbi zarfin e
parë do të shkruhen dhe në zarfin e dytë, kur të dërgohet dëftesa e pjekurisë në origjinal së bashku me 2 fotokopjet e plota të të gjitha fletëve, duke mos harruar të shtohet patjetër dhe mesatarja e përgjithshme e të katër viteve.
5-Zarfi i dytë duhet të mbërrijë në ambasadën italiane në vendin tonë dorazi ose në sportel ose me postë në adresën përkatëse të ambasadës brenda afatit të përcaktuar.

Si mund të kërkojmë në internet

Të gjithë të interesuarit mund të klikojnë në faqen e ambasadës italiane në Shqipëri, e cila është

¨ www.Ambitalia-tirana.com
¨ ose në faqen e Ministrisë Italiane të Arsimit, e cila është www.miur.it me seksion Universita http://offertaformativa.miur.it/studenti/elenco2005/
¨ Kujdes
¨ Adresa në internet e ambasadës italiane për informacionin e duhur: www.Ambitalia-tirana.com
¨ Adresa në internet e Ministrise së arsimit italian : www.miur.it
¨ Adresa në internet për zgjedhjen e degës apo fakultetit:
¨ www.offertaformativ a.miur.it/studenti/elenco2005


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Studimet në Itali, më 10 mars provimet e gjuhës

Sqarohen dhe çfarë duhet të kenë me vete studentët dhe çfarë nuk u lejohet. "Kandidatët duhet të paraqesin në momentin e hyrjes: Faturën origjinale prej 55 euro të taksës së regjistrimit të kryer pranë Institutit Italian të Kulturës.

Tiranë-Të gjithë ata që duan të studiojnë këtë vit akademik në Universitetet e Italisë, ditën e shtunë, më 10 mars, duhet të japin provimin e gjuhës italiane. Ky shërben për t'u pajisur me certifikatën e gjuhës italiane "Celi 3", të lëshuar nga Universiteti për të Huaj i Peruxhias. Në një njoftim të Institutit Italian të Kulturës janë sqaruar datat, oraret, vendet, si dhe kushtet e tjera që do të kenë studentët për të dhënë provimin në fjalë. Në tabelat e mëposhtme, të publikuara nga Instituti Italian i Kulturës, janë të sqaruara oraret përkatëse për zhvillimin e provimit me shkrim dhe me gojë, për t'u pajisur me certifikatën e gjuhës italiane "Celi 3" te lëshuar nga Universiteti për të Huaj në Peruxhia. Provimet janë organizuar nga Instituti Italian i Kulturës pranë tre Konsullatave italiane të Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës, të cilat shërbejnë edhe për t'u pararegjistruar në universitetet italiane.
Sipas të njëjtit njoftim, kandidatet duhet të paraqiten të shtunën, në date 10 mars 2007, sipas orarit të parashikuar në tabelat e mëposhtme, pranë qendrave të përcaktuara, sipas mbiemrit të tyre si dhe vendit ku kanë kryer pagesën e taksës së regjistrimit. Ndërsa provimi do të zgjasë rreth 4 orë.
Po ashtu, Instituti Italian i Kulturës ka sqaruar dhe çfarë duhet të kenë me vete studentët dhe çfarë nuk u lejohet. "Kandidatët duhet të paraqesin në momentin e hyrjes: Faturën origjinale prej 55 euro të taksës së regjistrimit, të kryer pranë Institutit Italian të Kulturës, ose pranë përgjegjësve të kurseve të Institutit; dokumentin e identifikimit ende te vlefshëm (pasaportë të firmosur, certifikatë lindje me fotografi ose patentën); laps të zi (është i ndaluar përdorimi i stilolapsit). P.sh., është e ndaluar futja në ambientet e provimit të çfarëdolloj materiali (libra, fletore, fjalorë etj), si dhe telefonave celularë. Njoftohen studentet se për provimin me shkrim, ashtu edhe për provimin me gojë, duhet të paraqiten pranë qendrës së provimit që i korrespondon vendit ku kanë kryer pagesën".
Kështu, më 10 mars, të gjithë ata që duan të ndjekin studimet në Itali, duhet të japin provimin për gjuhën italiane. Pajisja me certifikatën "Celi 3" i paraprin regjistrimit të tyre në universitetet italiane.

marre nga:GazetaShqiptare


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi