Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Muzika e Huaj » Shakira!

Shakira!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Shakira! prej Sat Jan 26 2008, 03:50

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
SHAKIRA FLET PER VETVETEN

"Kam lindur dhe jam rritur ne Kolumbi, por gjithnjė kam dėgjuar grupe si Led Zeppelin, The Cure, the Police, Beatles dhe Nirvana. Isha shumė e dashuruar me tingujt e rokut. Pėr faktin se babai im ėshtė 100 perqind libanez, i jam kushtuar shijeve dhe tingujve arabike.

Gjithsesi, unė jam njė shkrirje e tė gjitha kėtyre pasioneve dhe muzika ime ėshtė njė pėrzierje e elementeve qe unė mund ti ve ne bashkejetese ne te njėjtin vend, ne njė kėngė.
Kėnga e pare qe kam shkruar vete pėr njė regjistrim ishte "Objection". Iu luta Zotit dhe i kėrkova te me frymėzonte pėr njė kėngė te mirė, dhe mė kujtohet se fillova te shkruaja kėngėn disa ore me vonė. Kam shkruar muziken dhe poezine ne te njėjtėn kohe. Dhe kur me ndodhi kjo ishte shumė shumė magjike."

***

"Duhet te gjeja njė rrugė pėr te shprehur idetė dhe ndjenjat e mia, historite e mia te pėrditshme ne Anglisht. Kėshtu qe bleva fajlore, lexoja poezi, dhe autore si Leonard Cohen dhe Walt Whitman. Ndjej dashuri ne spanjisht, por duhet te mendoj se si ta shpreh kėtė dashuri edhe ne Anglisht. Me pas u be njė proces i natyrshem.
Nėse vereni subjektin e kengeve te mia, shumė nga ato flasin pėr eksperiencen dhe ndjenjat personale dhe pjesė nga jeta ime. Ėshtė e pamundur tė mos flasėsh pėr dashurinė. Ėshtė misteri me i madh i jetės qe me bėn t'i bėj pyetje tė reja vetes ēdo ditė."

***
"Unė pėrpiqem te paraqes vetėm vetveten, por kanė shumė gra te cilat personifikohen me mua. Unė nuk jam gruaja qe laj rrobat e burrit ēdo ditė. Shpresoj tė mos dukem si lidere feministe duke thėnė gjėra te tilla. Jam perpjekur te jem e ndershme me mėnyrės si shkruaj. Bota ėshtė bėrė kaq e vogėl dhe muzika ėshtė kaq eklektike tani, shijet tona janė kaq te larmishme, saqė ato kalojne kufijte nga njė kulturė tek njė tjetėr. Por unė e di se rok'en'rolli nuk ka pėr te vdekur kurrė"

Garcia Marquez: Sensualiteti i kolumbianes


Nuk kishte si tė mos frymezohej nga Shakira edhe Nobelisti Garcia Marquez, bashkatdhetari i saj, shkrimtari i cmimit Nobel. Ne jo pak raste ai ka shprehur opinionin e tij pėr yllin e muzikes me te cilin krenohet vendi i tij. Gabriel Garcia Marquez shkruan: "Muzika e Shakires ka njė karakteristike personale qe nuk i ngjan asnjė tjetre dhe askush nuk mund te kendoje dhe te kerceje si ajo, ne ēfarėdo moshe qe te jetė, me njė sensualitet te tillė pafajesie, e cila personifikohet vetėm me te".


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: Shakira! prej Sat Jan 26 2008, 03:50

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
SHAKIRA, KENGETARJA ME E DEGJUAR NE EUROPE

Bashkepunimi i Shakires me Wyclef Jean vazhdon te jetė ne krye te klasifikimeve europiane pėr te gjashtėn jave me radhe. Kenga "Hips Don't Lie," ėshtė me e pelqyera pėr momentin ne Europe. Ne 9 qershor 2006, Shakira solli pėr fansat njė remiks te hitit te saj, "Hips Don't Lie," nga Albumi "Oral Fixation vol. 2" te cilin e quajti "Bamboo Hips Don't Lie Remix". "Oral Fixation: Vol. 1" doli ne treg me 6 qershor 2005 ne Europe, po kėtė muaj ne Ameriken Veriore dhe ne Australi. Pas "La Tortura" ne bashkėpunim me Alejandro Sanz, zuri vendin e pare ne Spanje dhe vendin e 23 te ne 100 kėngėt me ta mira amerikane, ajo edhe sivjet dėgjohet me shumė pėr kėtė sezon.

Shakira, kėngėtarja plot hirė, fituesja e cmimit Grammy, ėshtė po kaq e adhuruar nga dashamiresit e muzikes. Jeta e saj ėshtė e lidhur me muziken. Ajo e ka shkruar kėngėn e saj tė parė ne moshen tetevjecare. Bjondja nga Kulumbia flet tre gjuhe te huaja por ėshtė e dashuruar me spanjishtes.

Ajo ėshtė njė perfeksioniste qe shpenzon ore te tera ne studio, ka dėshirė te jetė pranė natyres, por pasioni i saj ėshtė kitara. Magia (Magic) ishte dalja e pare e saj, ne bashkėpunim me Sony Colombia ne 1991, ne moshen 15 vjeēare. e tashmė ajo ėshtė ne kulmin e karrieres se saj muzikore.

Frymezimi i kėtij ylli pėr kėngėt e saj vjen nga legjenda latino amerikane. Pas diplomimit ne shkollėn e mesme ajo vendosi t'i dedikohet pergjithnje muzikes. Me pas ajo ka regjistruar albume te njepasnjeshme si Peligro ("Danger") dhe Pies Descalzos, te cilat kapen menjehere rekordin e me shumė se njė milion shitjesh ne Ameriken Latine dhe ne Brazil. Albumi i saj "DĆƒĀ³nde EstĆƒĀ”n Los Ladrones", njė prodhim i saj me bashkepunimin e Emilio Estefan, e bėri atė te famshme pėrtej pop rokut latin.

Ai u pelqye ne Amerikė, Argjentine, Kili, Meksike dhe ne Spanje. Pėr talentin u dhanė njė Grammy nga MTV Award, si dhe dy Grammy latine. Daljet e saj ne TV e terhoqen gjithnjė e me shumė publikun sa tashmė ajo njihet si yll i muzikes. Kenget e albumit Laundry Service, te parat ne gjuhėn angleze, u bėn hit ne botė pėr muziken pop.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

3Normal Re: Shakira! prej Sat Jan 26 2008, 03:51

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Shakira, njė shkollė pėr fėmijėt e varfėr ne qytetin e Lindjes.

Mijėra fėmijė tė varfėr kolumbianė do tė kenė mundėsinė pėr t'u arsimuar mė mirė, nė sajė tė njė vajzė qė ka qenė dikur si ta, Shakira. Kėngėtarja e famshme, kėto ditė ka shpalosur njė tjetėr ide shokuese, sikurse ēdo dalje e saj nė skenė. Ka planifikuar tė hapė njė shkollė pėr rreth 2 000 fėmijė nė qytetin e lindjes, Barankila, si pjesė e njė programi pėr arsimimin e fėmijėve tė shpėrngulur nga konflikti kolumbian. "Arsimimi nuk ėshtė luks, ėshtė njė e drejtė qė duhet ta ketė gjithkush, ndaj dhe kjo ide e imja pėr hapjen e njė shkolle tė tillė mendoj se ėshtė nė tė mirė tė tė gjithėve", deklaroi Shakira, pėrpara njė koncerti, tė ardhurat e tė cilit do tė shkojnė nė favor tė shkollės. Ajo thekson se edhe tė ardhurat e shumė koncerteve tė tjera qė do tė pasojnė do t'i akordojė pėr ndėrtimin e shkollės.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

4Normal Re: Shakira! prej Sat Jan 26 2008, 03:52

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Shakira, ylli latin, njė personazh i frikshėm?

Shumė njerėz e konsiderojnė Shakirėn si njė talent tė madh, ndėrsa shkrimtari i shquar Gabriel Garcķa Mįrquez ka shkruar: Muzika e Shakirės ėshtė e paimitueshme sepse ėshtė e mbushur me ritėm, tė cilin askush tjetėr nuk mund ta zotėrojė si ajo. Nisur nga mosha e re dhe sensuliteti i saj i pafajshėm duhet tė pranoj, qė muzika e Shakirės ėshtė njė shpikje”. Ėshtė ky njė vlerėsim i jashtėzakonshėm, qė vjen pėr yllin latin tė muzikės nga njė nobelist i letėrsisė. Biondia bukuroshe, qė me lėvzijet dhe ritmet sensuale arriti tė pushtojė zemrat dhe mendjet e miliona dashamirėsve tė muzikės nė tė gjithė botėn, vetėm pak javė mė parė ėshtė shpallur fituese e muzikės latine nė MTV. Sensualia Shakira ka marrė ēmimin pėr kėngėn mė tė mirė tė vitit me suksesin ndėrkombėtar “Hips Don’t lie”.
“Nė kėtė kėngė, qė ka shėtitur nė tė gjithė botėn kam mundėsinė tė nxjerr nė dukje edhe qytetin qė adhuroj, Barranquillėn. Mė ka bėrė tė lumtur”, ka deklaruar e emocionuar Shakira gjatė marrjes sė ēmimit nė MTV.

Shakira dhe KUPTIMI I emrit tė saj
Isabel Mebarak Ripoll, e njohur thjesht me emrin Shakira u lind nė Barranquilla tė Kolumbisė mė 2 shkurt tė vitit 1977 dhe sot ėshtė njė kėngėtare e nivelit ndėrkombėtar. Emri i artit Shakira, i pėrkthyer nga arabishtja do tė thotė “femėr e mbushur me mirėsi”, por ėshtė edhe njė formė falėnderimi duke qenė se vjen nga fjala arabe Shukhran (faleminderit).

Origjina dhe dėshtimet e para
Bijė e njė babai libanez dhe njė nėne me origjinė spanjollo-italiane, Shakira u shpėrngul drejt Bogotės, kryeqytetit tė Kolumbisė nė moshėn 13-vjeēare. Pasioni pėr kėngėn dhe muzikėn e ēoi drejt realizimit tė albumit tė parė nė vitin 1991, kur ajo ishte vetėm 14 vjeēe. Albumi, qė mbante titullin “Magia”, u prit ftohtė si nga kritika ashtu edhe nga publiku. Ēuditėrisht njė fat edhe mė tė keq pati albumi i saj i dytė “Peligro” (Rrezik). E zhgėnjyer nga kėto dėshtime pėr njė ēast vendosi ta braktiste botėn e muzikės pėr t’iu dedikuar aktrimit. Nė fakt, kishte njė pjesė nė telenovelėn kolumbiane “El Oasi” dhe xhiroi disa spote nė vendlindje.

Suksesi i parė
Por dashuria pėr muzikėn nuk ishte shuar dhe duke mposhtur mosbesimin, qė njerėzit kishin pėr muzikėn e saj vendosi tė publikojė nė vitin 1995 njė tjetėr album “Pies descalzos”, qė nė fakt ndryshe nga dy albumet e mėparshme ishte shumė mė tepėr autobiografik dhe pasionant. Disku arriti sukses tė madh komercial dhe kėnga “Estoy aquķ” u bė botėrisht e njohur. Tashmė nė kreshtėn e suksesit, Shakira vendosi tė publikonte sėrish njė album tjetėr me kėngėt e remiksuara tė albumit “Pies descalzos”.
Pas kėtij suksesi mori kontakte me producentin Emilio Estefan Junior, qė vendosi tė financonte punėn e saj diskografike “Dónde estįn los ladrones”?. Pavarėsisht kostos sė lartė tė kėsaj pune (3 milionė dollarė amerikanė), albumi fitoi mbėshtetjen e publikut, qė e shndėrroi menjėherė nė njė disk platini, ndėrsa kritika e cilėsoi si albumin mė tė mirė tė kėngėtares.
Mes kėngėve mė tė suksesshme tė albumit u cilėsuan “Inevitable”, “Si te vas”, “Octavo dia e Ojos asi” (qė u pėrkthye nė anglisht nga Gloria Estefan pėr tė hyrė mė pas nė albumin “Laundry Service” me titullin “Eyes like yours”) ku shfaqen ndjeshėm gjurmėt instiktive tė muzikės sė Shakirės. Mė pas, ajo regjistroi nė Nju Jork “MTV Unplugged” (i pari pėr njė artiste latio-namerikane), sigurisht nė gjuhėn spanjolle.

Kujdesi pėr gjuhėn angleze
Nga ky moment e mė pas, Shakira e pėrqendroi vėmendjen drejt tregut anglofon: pėrmirėsoi anglishten (gjuhėn e marketingut) falė poemave tė Walt Whitman-it dhe nisi tė shkruajė dhe tė kėndojė nė gjuhėn anglo-saksone. Albumi i parė i kėtij drejtimi tė ri ėshtė “Laundry Service”. Ky album i karakterizuar nga kėngė rok-melodioz u publikua fillimisht nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe mė pas nė pjesėn tjetėr tė botės edhe pse brenda tij kishte disa tekste nė gjuhėn spanjolle. Edhe pse shumė njerėz mendonin se njohuritė e Shakirės pėr gjuhėn angleze ishin tė dobėta, “Laundry Service” rezultoi si njė prej albumeve mė tė shitura nė vitin 2002 dhe kėnga “Whenever, wherever” (varianti anglisht i “Suerte”) u pėlqye edhe nė Evropė. Pėr t’i dhėnė forcė publikimit tė kėtij albumi ajo vendosi tė realizojė nė videoklipet e kėngėve tė saj vallėzime intensive dhe sensuale, qė e marrin fillesėn nga origjina arabe (i njohur pėr tė gjithė p.sh., vallėzimi i barkut.

Nė vijim tė suksesit
Nė dhjetor tė vitit 2002 doli pėrmbledhja e parė e sukseseve tė Shakirės nė gjuhėn spanjolle, nėn titullin “Grandes éxitos”, ndėrkohė, qė nė 30 mars tė vitit 2004 mbėrriti nė tregjet ndėrkombėtare “Live & Off the Record”, njė DVD, e cila pėrmbante 10 kėngė tė Shakirės tė performuara gjatė koncertit ndėrkombėtar, “Tour della Mangusta” (2002-2003), i quajtur kėshtu pėr tė nderuar njė prej kafshėve, qė ėshtė nė gjendje tė vrasė kobrėn. Koncerti pėrfundonte me filmimin e njė lufte tė ashpėr mes tė dy kafshėve.

Albumet e fundit
Njė punė e jashtėzakonshme e ndarė nė dy pjesė. Kėshtu janė cilėsuar albumet e fundit tė kėngėtares, “Fijación Oral 1”, qė doli nė tregjet botėrore nė verėn e vitit tė shkuar dhe “Oral Fixation 2” i cili u publikua disa muaj mė vonė, nė nėntor. Bashkautorė tė Shakirės nė kėtė stėrmundim muzikor janė Luis Fernando Ochoa dhe Lester Méndez, ndėrsa Rita Quintero e ka ndihmuar Shakirėn nė dy duete me tonė tė ulėta.

Jeta private dhe lidhja me djalin e presidentit

Nė vitin 2000, kėngėtarja u fejua me Antonio de la Rśa, djalin e ish- presidentit tė Argjentinės. E megjithatė bashėkpunėtorėt e de la Rśa-sė e kanė paragjykuar pėrherė kėtė lidhje duke u nisur nga fakti, qė sipas tyre Shakira ėshtė njė personazh i frikshėm, narcizistik dhe arrogant, qė zor se mund tė pėrshtatej me krizėn ekonomike qė kishte prekur vendin amerikan-latin nė ato vite. Pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj akuze Shakira organizoi njė koncert, fondet e tė cilit iu dhuruan njė shoqate bamirėsie pėr fėmijėt e varfėr. E megjithatė, zemėrimi me tė cilin ajo u pėrgjigj i bėri shumė njerėz tė besojnė se koncerti ishte vetėm njė falje dhe njė mėnyrė qė argjentinasit ta duan. Megjithatė publiku i prnaishėm nė koncert e priti ngrohtė kėngėtaren kolumbiane.
Aktualisht Shakira jeton nė Majami, atje ku janė vendosur edhe prindėrit e saj.



Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi