Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Muzika e Huaj » VIP-at qe nuk jetuan te lumtur

VIP-at qe nuk jetuan te lumtur

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal VIP-at qe nuk jetuan te lumtur prej Sat Jan 26 2008, 04:04

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ka pritur plot shtatë vjet lirimin e bashkeshortit nga burgu. Por pak ditë pasi Mentor Hadergjonaj është kthyer ne shtepi Alberia ka vendosur te ndahet prej tij. Një histori kjo qe na kujtoi ndarjen po kaq te çuditshme te Ingrid Gjonit me Enean, vetëm pak jave pas fejeses se tyre te bujshme. Apo dhe ndarjen e papritur te Alban Dudushit me Nigda Dakon, pasi ishin kurorezuar e betuar për besnikeri te perjetshme. "Koha VIP" i ka rimarre këto histori për te zbuluar se cilat kanë qenë arsyet qe shkaterruan dashurite e deklaruara si shumë pasionante

Vitet e pritjes ne familjen Hadergjonaj- qe nuk ishin pak, por plot shtatë - patën një fund shumë te çuditshëm. Vetëm pak kohe pas atyre deklaratave te bujshme e shumë te gezuara te ribashkimit te familjes- pasi i zoti i shtepise, Mentori, perfundoi denimin e tij ne qelite e burgut- do të ndodhte ajo qe askush nuk e priste: ndarja.

Ne fillim sigurisht qe një lajm i tillë do të qarkullonte nëpër Tiranë thjesht si një thashethem, i cili vështirë të merrej shumë seriozisht, deri ne ditën kur Alberia do ta jepte vete sinjalin se diçka kishte ndodhur vërtetë mes tyre. Duke u prezantuar ne "Kenga Magjike 2007" thjesht me emrin dhe pa mbiemrin e bashkeshortit te saj, e me një kenge, teksti i se cilës fliste hapur për një marredhenie qe nuk mund te vazhdonte, këngëtarja i bëri me te besueshme thashethemet, derisa një ditë do të vendoste te rrefehej në media se gjithçka ishte e vërtetë: martesa e saj shumevjecare me Mentor Hadergjonajn ishte prishur pikërisht atëherë kur sapo e kishin rigjetur njeri- tjetrin, kur mund te jetonin përsëri tok, bashke me dy vajzat e tyre, siç kishin bërë vite me pare, para se Mentori te perfundonte ne qelite e burgut. Por ja qe nuk ka funksionuar aspak kështu.

Lumturia e ribashkimit, e rrefyer edhe në media ato ditë, nuk ka zgjatur shumë. Cifti është gjendur shumë shpejt mes debatesh dhe grindjesh pa fund, aq sa Alberia ka vendosur një ditë te largohet nga shtëpia bashke me dy vajzat e saj. Ç'ka do të thotë se problemet duhet te kenë qenë shumë serioze. Alberia vete ne rrefimin e saj për revisten "Klan" ka pohuar se krisja ne këtë marredhenie erdhi ndoshta prej largesise 7-vjeçare. "Mbase vitet e qelise kanë ndikuar tek Mentori. Mendova se pas gjithë këtyre viteve sakrifice mundi im do të shperblehej", ka thënë vete ajo, duke te lënë te nenkuptuar se bashkeshorti nuk ia ka njohur aspak sakrificen e saj ne gjithë këto vite. Por kaq nuk do të mjaftonte kurrësesi për te marrë vendimin për t'u ndare nga njeriu qe e ka pritur për shtatë vite me radhe. Jashte rrefimit te Alberies, nëpërmjet thashethemeve qe qarkullojne këto ditë nëpër Tiranë, kemi ndertuar një variant tjetër te historisë se ndarjes se saj me Mentor Hadergjonajn: shkak për ndarjen e ciftit duket se është bërë xhelozia qe Alberia ka nisur te ndjeje ndaj bashkeshortit te saj. Dhe jo pa e pasur ndonjë arsye te fortë. Gjithsesi ajo nuk ka preferuar te rrefeje arsyet e ndarjes dhe e ka mbyllur këtë histori duke thënë shprehjet me korrekte qe mund te përdoren ne këto raste: "Ne e vleresojme njëri-tjetrin dhe mbase kështu edhe marredhenia jonë do të jetë me e mirë. Ai është babai i fëmijëve te mi". Por nuk mund te quhet me bashkeshorti i saj.

Pas një dashurie aq shumë te zjarrte, sa ata vetë e rrefenin nëpër intervistat e ndryshme dhënë pothuajse për të gjitha gazetat shqiptare, ndarja e Ingrit Gjonit dhe Eneas do të dukej shumë e çuditshme dhe krejt e papritur. Ne fakt, jo me e papritur se fejesa e tyre, vendimin për te cilën dy te rinjtë e dashuruar do ta merrnin vetëm një jave para se të ndodhte vërtetë, pa e diskutuar shumë gjatë. Ata bashkejetonin, qe prej ditëve te para kur u njohen- katër muaj tek shtëpia e Eneas e me pas tek shtëpia e re e Ingritit tek "Komuna e Parisit"- ndaj ndjeheshin shumë te kënaqur me njeri- tjetrin. Kështu qe vënia e një unaze ne gisht s'kishte ndonjë rëndësi te madhe për ta, sepse nuk do t'u sillte ndonjë ndryshim ne marredhenien e tyre. Por ja qe, si ne një loje femijesh "e bëjmë apo s'e bëjmë dot", te ngacmuar nga komentet e shumta qe u bëheshin nëpër kronikat roze te gazetave, ata i kishin thënë një ditë prej ditesh njeri- tjetrit: "Do ta bëjmë fejesen". E vendosen sa hap e mbyll sytë dhe ndërsa Enea kishte nisur të marrte ne telefon gjithë miqte e tij për t'u dhënë lajmin e t'i ftonte ne ceremonine e fejeses, Ingriti kishte njoftuar te sajet. Ndërsa prindërit e te dyja paleve kishin qenë te fundit qe e kishin mësuar këtë "çmenduri" te fëmijëve të tyre. Gjithsesi familjet e mirepriten vendimin e tyre dhe respektuan gjithë dëshirat qe ata shprehen për këtë fejese, deri dhe tek shkembimi i vizitave zytare mes familjareve për vendosjen e unazave. "Donim qe këtë fejese ta benim sipas zakoneve shqiptare, te cilat nuk i dinim fare, por i mesuam duke pyetur te tjerët dhe ia arritem t'i respektojme të gjitha çfarë na thanë. Për shembull, kur Enea erdhi me njerëzitë e tij ne shtepine time, unë si një nuse e mirë dola dhe i qerasa me llokume. Pastaj shkembyem dhuratat e pastaj dhe unazat. Enea u ul ne gjunje para meje kur erdhi momenti qe te më vinte unazen ne gisht". Kështu do të rrefehej Ingriti ne një intervistë dhënë vetëm një jave pas fejeses. Duke te treguar qartë se këtë here bëhej fjale për një histori te vërtetë dashurie e për një lidhje qe do të funksiononte gjatë, shumë gjatë. Por vetëm pak muaj me pas do të ndodhte "gjema". Thashethemi se Enea dhe Ingriti ishin ndare nga njeri- tjetri do të zinte menjehere vend nëpër të gjitha rubrikat roze te gazetave. E shumë shpejt, ajo qe dukej si një ze i kotë e asgjë me shumë se kaq, u vertetua 100 për qind. Intervistat qe do të jepte ne ato ditë Ingrit Gjoni, e pastaj për inat te saj edhe Enea, treguan qartë se dashuria e zjarrte mes dy te rinjve ishte shuar. Fejesa ishte prishur po aq shpejt sa ishte bërë. Arsyeja? Xhelozite dhe dyshimet për tradhti. Të paktën këtë nenkuptuam me aq sa u tha e me aq sa treguan ata vetë nëpër interevistat e atyre ditëve.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: VIP-at qe nuk jetuan te lumtur prej Sat Jan 26 2008, 04:04

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Lajmin se Alban Dudushi dhe Nigda Dako po ndaheshin nga njeri- tjetri, shumëkush e pati te vështirë ta besonte qe ne ato ditet e para kur nëpër kafenete apo dhe faqe të ndryshme gazetash nisi te qarkullonte ky informacion. Ne fakt ishte e vështirë ta merrje seriozisht një thashethem te tillë për ciftin qe e kishin kurorezuar lidhjen ne martese pasi kishin provuar me pare, për vite me radhe, bashkejetesen nën te njëjtën çati e pasi kishin lindur edhe femijen e tyre të parë. E për aq kohe sa Alban Dudushi do të perpiqej ta pergenjeshtronte këtë lajm qe po merrte dhënë me shpejtesine e eres, ata qe dyshonin tek permbysja, e patën me te lehtë te besonin se e gjitha paska qenë një gënjeshtër, pra se cifti Dako- Dudushi nuk kishin ndërmend te ndaheshin. Por ne fakt e vërteta, pavarësisht përpjekjeve te Dudushit për ta mbuluar, kishte qenë krejt ashtu siç ishte lakuar nëpër rreshtat e gazetave: cifti kishte mberritur ne pikën e ndarjes. Jo duke iu drejtuar dyerve te gjykates, për te kërkuar divorcin (ç'ka nuk duket se e kanë bërë as sot e kësaj ditë), por duke mos jetuar me ne te njëjtën shtepi.

Shkak për ta çuar ciftin detyrimisht ne një pikë te tillë- gjithmonë duke iu referuar thashethemeve te shkruara e te pashkruara ne ato kohe- duket se u be një histori e re dashurie qe Alban Dudushi nisi me një kolegen e tij ne Top Channel. Duke dalë kështu edhe një here me shumë jashtë rregullave, ashtu siç ka bërë gjithmonë edhe kur ishte me Nigden, qe ne ditet e para kur u njohen e kur u lidhen me njeri- tjetrin pas një kinoprove për një film te Spartak Pecanit. Qe ne fillim shkembyen vizitat nëpër shtepite e njeri- tjetrit. Nuk e ndjene aspak te nevojshme te bënin ato ceremonite e fejeses, shkembimet e nishaneve e te tjera gjëra te tilla si këto. Edhe unazat i vune ne 25 qershorin e vitit 2005, ne pranine e vajzes se tyre te vogël Joel, ne naten e dasmes se tyre, te cilën e organizuan gjithashtu jashtë rregullave, sepse ishin te bindur se pikërisht atëherë kur vajza e tyre kishte mbushur 1 vjeç, ata ishin me te konsoliduar se kurrë për t'u kurorezuar e betuar përballë njeri- tjetrit për besnikeri te perjetshme. Betim qe nuk zgjati shumë. Shumë shpejt nëpër faqet e gazetave, historinë e dasmes se tyre te famshme e zuri historia e ndarjes.

Puthja e fundit

Një histori e tillë do të perseritej pak a shumë sipas te njejtit skenar edhe për ciftin Rama-Magjistari. Fillimisht te pakte do të ishin ata qe do të besonin se lidhja e tyre nuk do të perfundonte me "happy end", ashtu siç kishte filluar te besohej ne ato kohët kur bashkejetesa e tyre po funksiononte me së miri- ne fillim ne shtepine e Edi Rames, tek Rruga e Elbasanit, e me pas edhe ne vilen ne fshatin Peze. Por pikërisht ne një kohe te tillë nisen te dilnin zerat e pare për krisjen qe po bëhej gjithnjë e me dukshme ne marredhenien e tyre. Zera qe ata do të perpiqeshin t'i pergenjeshtronin duke u shfaqur përsëri se bashku ne ekspoziten "MidMaps", qe Edi Rama do të hapte ne Galerine e Arteve, ne tetorin e 2006-es. Por misioni i tyre nuk rezultoi shumë i suksesshem. Ne këtë dalje- e cila mund te konsiderohet si dalja e fundit publike- u duk qartë se diçka ishte thyer vërtetë. Dhe vetëm pak kohe me pas kjo u vertetua. Rudina dhe Edi nuk ishin me bashke. Arsyet qe e cuan marredhenien e tyre drejt ndarjes as njeri e as tjetri nuk preferuan t'i komentojne e as te jepnin qoftë edhe sqarimin me te vogël. Gjithçka qe qarkulloi si histori e rrefyer goje me goje, vazhdon te mbetet edhe sot e kësaj ditë e tillë. Ata, as njeri e as tjetri nuk pranojnë kurrë te ngacmohen me për atë histori qe tashmë e quajne te shkuar. Rudina ndonjëherë lëshon pe. Ama vetëm kur një rrefim i tillë i intereson për te bërë ndonjë promovim te ndonjë projekti te saj të ri.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

3Normal Re: VIP-at qe nuk jetuan te lumtur prej Sat Jan 26 2008, 05:53

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
LuNa se pari te pergzoj per temen se dyti: jam dakord me ate qe po thua ata jan vipa shum te njoftur neper ter boten por nuk jane te lumtur ka shume raste qe i ngjane temes qe hape ti.P.sh ka shume aktore qe kan bere vetvrasje sepse nuk kan qene telumtur d.m.th. se ka shum ksi rastesh! Shpresoj se nuk do ndodhet ashtu me vetvrasje me!gjith te mirat LuNa Laughing


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

4Normal Re: VIP-at qe nuk jetuan te lumtur prej Sat Jan 26 2008, 06:07

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
se jan vipa,nuk dmth qe jan dhe te lumtur

sic e dime shumica,jete te lumtur nuk ka,vetem dite te tilla
ne si qenie njerezore,jemi te pangopur dhe tentojme cdo here ne ate qe nuk e kemi ,,,,

nese arrim dicka,qe me pare ishte deshire e madhe e jona,,,,arrim ate shkalle,pe te cilen luftuam dhe nga andej shikojme nje vend me te larte e me ndricues,,,harrojme luften qe beme me pare,per te arrit deri aty ku jemi,e ja fillojme nga fillimi perseri,per te arrit nje nivel tjeter,,,,,,,pra,perseri aty ku ishim,te palumtur per ate qe arritem dhe me deshiren e gjalle,per te arrit me shume
ja pra,ky eshte shkaku qe njeriu nuk mund te jete i lumtur

lumturija i takon cdo here te kaluares,keshtu qe,njeriu duke kujtuar te kaluaren,nuk mund te jete i lumtur,,,e tashmja eshte aq e shkurter,saqe njeriu nuk arrin te perceptoje lumturine
sa keq!!!!!!!!!!! Sad Sad


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

5Normal Re: VIP-at qe nuk jetuan te lumtur prej Sat Jan 26 2008, 07:24

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
shum bukur LuNa pa mase skam fjalë


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi