Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Historia Shqiptare » Kritika e veprės sė Aristidh Kolės

Kritika e veprės sė Aristidh Kolės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:07

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Mund te marrin pjese ata qe e kane lexuar veprat e tij.

Le te fillojme me te gjitha veprat e A. Koles dhe teorite e tij.

Do filloj se cituari nga libri Αρβανιτες και η καταγωγη των Ελληνων, Θαμυρις, Αθηνα 1997 pra: Arvanitet dhe prejardhja e Grekeve (botimi i 9 i plotesuar). Botimi i pare ka ene me 1983.

Duke hedhur nje sy literatures (rreth 76 libra, nga te cilat kam lexuar 62) ve ne dukje disa gjera interesante. E para eshte se Kola nuk perdor fare literature shqipe. Librat e vetem qe jane nga autore shqiptare jane libri i S. Pollos-A. Putos, Historia e Shqiperise, qe kishte qarkulluar ne greqisht, <> e Th. Mitkos (edhe kjo ne greqisht) si dhe <> e J. Vretos (greqisht). Perdor edhe nje fjalor Shqip-Greqisht te N. Gjinit qe kishte qarkualluar ne Greqi dhe fjalorin e Kristoforidhit qe doli me 1904 ne Athine.

Kjo eshte e gjithe literatura shqipe e Koles per librin e tij.

Njohurite e Koles per Historine dhe Gjeografine e Shqiperise (ne kete perjudhe) jane shume te pergjithshme dhe kjo duket nga literatura e tij qe perdor pasi ka vetem librin e Pollo-Puto si udhezues dhe librin e Ll. Malamas: Αλβανια, νυφη των αετων (Shqiperia: Nusja e Shqiponjave).

Kush ka qene Ll. Malama? Ka qene nje komunist i terbuar nga Janina qe donte ta shikonte Greqine ne bllokun lindor. Mjafton te hidhni nje sy librit te tij: Η Αλβανικη Λογοτεχνια (Letersia Shqiptare) me c'fare llafe flet per <>.

Duke vazhduar literaturen e tij te bie ne sy vepra e dy Arvaniteve te shquar te Greqise, K. Biris dhe M. Mihail-Dede te cilet Kola i kopjon ne mase ne librin e tij.

C'fare interesante kane keta shkrimtare?

K. Biri ne librin e tij Aρβανιτες, οι Δωριεις του Νεωτερου Ελληνισμου, Aθηνα, 1968 (Arvanitet, Dorianet e helenizmit Modern) argumenton dhe shprehet se arvanitet nuk jane gje tjeter vecse greke dhe shqiptaret e jugut (tosket) jane greke dhe ata. Librin e Birit mund ta gjeni dhe sot se qarkullon ne ribotim.

M Mihail-Dede qe eshte edhe kjo arvanite ka shkruar librat Αρβανιτικοι μυθοι και νεραιδοιστοριες (Mitet arvanite dhe historite me zanat) dhe librin Οι ελληνες Αρβανιτες (Arvanitet Greke). Edhe kjo si Biri thote se shqiptaret e jugut (tosket) nuk kane asnje lidhje me shqiptaret (albanet) e vertete qe jane vetem geget e veriut. Bile libriat e saj te fundit ia ka botuar Instituti i Kerkimeve Vorio-Epirote, nje nga institutet me nacionaliste te greqise me pozita antishqiptare.

Keto me te vertete do ishin per tu cuditur pasi Kola (mendoni ju) nuk do mbante nje pozite te tille. Po hajde qe nuk eshte keshtu. Edhe Kola pranon te njejten gje se edhe Tosket jane greke por sipas tij jo vetem keta por edhe Geget (qe i quan geke) te cilet bile jane grekerit me autentike.

Kjo eshte teoria e Koles. Se Shqiptaret dhe Greket jane nje dhe bejne pjese ne Kombin Grek dhe jane pasardhes te grekve te lashte, pra pasardhes te Pellazgeve.

Libri me te vertete do shume durim per ta lexuar. Gjuha (edhe pse Kola ka qene avokat) eshte shume e dobet. Ka shume gabime drjtshkrimi, qe i pranon dhe vete ne hyrjen e botimit te 9-te, gabime llogjike, sintakse, historike etj.

Per te gjitha ka nje teori te tijne dhe sipas saj (pa argumente) pranon ose kundershton teorite shkencore.

Nga studimet albanologjike dhe studiuesit albanologe nuk ka njohuri vetem se i permend keta (si Hahn-in, Meyer-in, etj) nga perkthime jo te plota sic pohon dhe vete ne fund te literatures (f. 520).

Libri eshte nje sallate, duke permbajtur brenda elemente mitologjie, historie, biografie, vetebiografie, folklori, estetike, etnologjie, linguistike, feje etj.

Kritikon gjtihcka qe nuk i pelqen, nga muzika dhe kengetaret e nates, fene kristiane (qe i karakterizon te krishteret si hebreokrishtere), Bizantin (armik i betuar i Bizantit i cili sipas tij <>), hebrenjte (te cilet i karakterizon sikur bejne <>), etj, etj.

I gjithe botekuptimi i Koles mund te permblidhet nga kjo shprehje: Ο Σκεντερμπεης ελεγε και πιστευε, αυτο που και γω τωρα απο πολυ δυσσκολη θεση αγωνιζομαι ν' αποδειξω. Πως Αλβανοι και Ελληνες ειμαστε μια φυλη...

ne shqip: Skenderbeu thoshte dhe besonte ate qe une tani nga nje pozite e veshtire po mundohem te provoj. Se Shqiptare dhe Greke jemi nje rrace... (f. 223).


me poshte (f. 498): Οι Ελληνες και Αλβανοι δεν χρειαζονται προστατες και καθοδηγητες. Οι Ελληνες και οι Αλβανοι εχουν το δικο τους μακραιωνο ιδεολογικο τους πιστευω, που δεν ειναι ευκολο να το αντικαταστησει, μητε ο Χριστιανισμος, μητε ο Μουσουλμανισμος, μητε ο Κομουνισμος η ο Καπιταλισμος η οποιοσδηποτε αλλος <<-ισμος>>.

Greket dhe Shqiptaret nuk nevojiten mbrojtes dhe udheheqes. Greket dhe Shqiptaret kane kredon e tyre ideologjike shumeshekullore, qe nuk eshte e lehte ta zevendesoje, as Krishterimi, as Myslymanizmi, as Komunizmi, as Kapitalizmi as gje tjeter <<-izem>>.


me poshte: (f. 517)

Ειναι κατανοητο, Ελλαδα και Αλβανια, να ειναι δυο διαφορετικα κρατη, αλλα οχι και διαφορετικα εθνη!

Υπο το πρισμα αυτης της ιστορικης αληθειας, πρεπει να κατανοησουμε οι σημερινοι Ελληνες (Ελλαδιτες και Αλβανοι), οτι τα συνορα του Ελληνικου Εθνους αρχιζουν απο την Κατω Ιταλια και περνωντας απο την Βαλκανικη τελειωνουν στα παραλια της Μ. Ασιας, οπου μεχρι σημερα κατοικουν μερικα εκατομμυρια Αρβανιτες.

......

Οι Βορειοηπειροτικοι Συλλογοι νομισαν οτι παιζουν το δικο τους εθνικο παιχνιδι. Ας μελετησουν αυτο το βιβλιο σοβαρα και θα καταλαβουν, οτι επαιξαν παιγνιδι ξενων, που δεν ηθελαν μιαν Ελλαδα μεγαλη και δυνατη, αλλα κομματιασμενη, αλληλοσπαραγμενη και μικρη.


ne shqip:

Eshte e kuptueshme, Greqi dhe Shqiperi, te jene dy shtete me vete, por jo dy kombe me vete.

Nen kendveshtrimin e kesaj te vertete historike, duhet te kuptojme Greket e sotem (te Greqise dhe Shqiptaret), se kufijte e Kombit Grek fillojne nga Italia e Poshtme dhe duke kaluar nga Ballkani mbarojne ne Azine e Vogel, ku deri me sot banojne disa miliona arvanite.

......

Silloget Vorioepirote menduan se po luajne lojen e tyre kombetare. Le te studiojne kete liber seriozisht dhe do kuptojne, se luajten lojen e te huajve, qe nuk donin nje Greqi te madhe dhe te fuqishme, por te copetuar, qe haet me veten dhe te vogel.


Por thote dhe te tjera per Vorio Epirin:

(f. 436)


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:08

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Ky ishte Aristidh Kola mor miopi i greqizuar.


VRASJA E DYTE E ARISTIDH KOLIAS


"Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė
vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret
tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te
cilet vdiqen, edhe keta, nga "leucemia".
Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...

Fjalet e arvanitasit te madh Aristidh P. Kolia
ne shtratin e vdekjes.


Shkruar nga KOLEC TRABOINI, Boston

Kush nuk e ka njohur nga afer shkrimtarin e madh arvanitas,
ase nuk ka arritur te lexoje veprat e tij,kurr nuk mund ta
mendonte se sa prane me nocionin e vdekjes rronte ai njeri,
e kjo per dy shkaqe, se pari, se ai, tere jeten germoi neper
shtigjet, sa te ndritura, dhe aq te errta te historise, ku mpleksej
trimeria me pabesine, helmi me plumbin dhe thiken, ē'ka percaktoi
fundet tragjike te shume udheheqeseve arvanitas qe kane bere emer
ne historine e Greqise.
Se dyti, edhe se neper skutat e kthinat e sotme te falangave te
megaloidhese qe kerkon pushtimin e Shqiperise madje deri me
gojen e ish presidenteve si Saratzetaqis, apo te kapsalioteve
qe kerkojne publikisht kthimin e Stambollit ne kryeqytet te
Greqise, perpunoheshin plane per neutralizimin e vepres se
Aristidh P.Kolias dhe nese ishte e mundeshme edhe eleminimin
e tij fizik.
Ne gazetat e krahut nacionalist ekstremist, Aristidh Kolia
cilesohej si armiku i Greqise, si agjent i shqiptareve, si nje
mallekim, duke hedhur mbi te te gjitha te zeza qe mund te
thuhen per nje, kushdo qe e njihte nga afer shkrimtarin
arvanitas mund te konstatonte se kishte te bente me nje
njeri zemermire, i shtruar, i qete, i dashur, i durueshem,
qe kishte per nder qe ishte qytetar grek, por te njejten
kohe, ndjente krenari per gjakun shqiptar qe i vlonte ne zemer.
E pikerisht gjaku shqiptar ishte ajo qe urrenin me teper
fantazmat e megaloidhese,cka shprehej dhe nga nje sportist
renegat shqiptar Piro Dhima qe thoshte se nese kishte gjak
shqiptar ne damare do ti priste damaret qe te mos i ngelte as
dhe nje pike nga ai vend e nga ai popull ku lindi dhe u rrit.
Ne kete klime e perbuzese ndaj shqiptareve dhe arvanitasve
jetonte shkrimtari dhe studiuesi Aristidh Kolia.
Por nuk mjaftonte vetem klima e pergjitheshme, por ishin
dhe kercenime sa te fshehta aq dhe publike per jeten e tij,
kercenime per te cilat i kishte folur dhe mikut te tij shqiptar,
piktorit Robert Alia Dragot i cili ka i punuar dy kopertina
te librave te tij.
Letra, telefonata, pergjime telefonike, ndjekja ne ēdo hap,
madje kur zhvillohej lufta ne Kosove, ne ankthet proserbe e
antishqiptare qe jetonte shoqeria greke, guximi i ekstremisteve
grek u be akoma me i madh dhe arriten deri atje qe te mbushnin
muret e kryeqytetit grek me parulla ku kerkohej denimi me
vdekjev i autorit te librit "Greqia ne kurtin e serbeve te
Millosheviqit".
Aristidh Kolia, pati kurajon qytetare, qe ne nje mjedis filoserb
sic ishte Greqia,te mbronte luftėn e drejtė ēlirimtare tė UĒK-sė,
nė dhjetėre emisione televizive,si dhe kudo nė massmediat greke,
duke iu kundėrvu asaj propagande histerike kundėr vėllezėrve
tanė kosovarė, gjatė masakrave tė barbarive serbe nė Kosovė dhe
bombardimeve tė NATO-s mbi mbeturinat e tė sė ashtuquajturės
Jugosllavi.
Aristidh Kola, si kryetar i Shoqatės sė Arvanitasve tė Greqisė
"Marko Boēari", do tė akuzohej nga forcat ultrashoviniste
orthodokse greke, vazhdimisht, pėr tė vėrtetėn e ngjarjeve tė
Kosovės,( "Edhe une jam kosovar- shkruhej ne revisten e tij
"Arvanon"), si dhe pėr tė vėrtetėn e shqiptarėve nė
Greqi, tė cilėt edhe i pėrfaqėsonte nėpėrmjet shoqatės sė
tij - tė njohur nga ligjet greke. "Ai, -shkruan avokati
Ilir Malindi, - do te hidhej nė gjyq nga organizata
ultrareakcionare greke, si dhe do tė kėrcnohej me vdekje.
Nuk ėshtė rastėsi,qė nė tė gjithė Athinėn, nė pranverėn e
vitit 1999 (gjatė ngjarjeve tragjikenė Kosovė) ishin shkruar
me dhjetėra parulla, nė tė cilat kėrkohej varja nė litar e
Aristidh Kolės dhe vdekja e tij."
Ishte ajo atmosfere qe e ktheu nje bisede televizive te drejtuar nga
komentatorja e televizionit grek, "Skaj", Liana Kaneli, ne nje sulm
te pacipe edhe te diskutanteve te tjere fanatike e mediokerr mbi
shkrimtarin e ftuar Aristidh Kolia, sikur ky ti armik i Greqise.
Sulmeve te pacipa publike deri ne masmedia, shkrimtari arvanitas i
priti me gjakftohtesi, pa acarime, me nje kulture qe i shkonte pershtat
emrit te tij si shkrimtar e studiues i shquar, veprat e te cilit kishin
perhapje te gjere dhe ribotoheshin shume here.
"Shume miq ne telefonuan per te shprehur indinjaten per balten
qe hodhi mbi mua zonja Liana Kaneli, gjate emisionit televiziv
ne "Skaj" 5 Maj 1999, dhe me pyeten perse e perballova
me qetesi , kur duhej te kundersulmoja....
Miqt e mi mos u merzisni e mos u hidheroni per kete, sepse "
e drejta del vjen kur ti vije ora". ...E kam dashur dhe e dua
vendin tim por dashuria ime nuk eshte me fjale por me veprat
e mija te cilat do te kujtohen kur balta e z.Kaneli te kaloje
ne harresen e shekullit.
Kam preferuar gjithmone te shkoj kundra rrymes e jo te shkoj
nga shkon rryma dhe fryjne ererat.Nuk jam lepire e nuk kam puthur
kurre kembet e permjera dhe per kete e paguaj shtrenjte dhe ne
menyre te perditeshme me nderin e dinjitetin dhe lirine time..."
Por gjithesesi zemra e madhe e Aristidh Kolias e dinte se sa
shqetesim e sa deme i sillnin me krijimtari, sa tundime madje edhe
ne rrethin familjar, sepse presioni i opinjonit shoqeror binte edhe
mbi familjen e tij, mbi te afermit e miqt.
Aristidh Kolia gjithashtu ndiqej ne heshtje, pergjohej,ne perpjekje
per t'ja bere jeten ferr sepse ishte njeriu qe ringjalli tek qindra
mijra arvanitas ane e mbane Greqise dinjitetin e neperkembur, qe
nocionin e asaj popullsie te perbuzuar ta ktheje ne dinjitet e krenari.
Ishte Aristidh Kolia i pari shkrimtar arvanitas qe ne librat e
fjalen e tij tha se arvanitasit duhej te ishin krenar sepse
90 perqint te heronjeve te revolucionit e pavaresise se Greqise ishin
arvanitas nga gjaku dhe gjuha.
Por fale aftesive te tij per kerkime ne histori, per te cilen braktisi
dhe profesionin e juristit, ai u faktoi se jo vetem bijt e arvanitasve
ishin herojt kombetare te Greqise, por edhe se kultura e arti
arvanitas tashme ishte bere pjese e tradites kombetare greke duke
perfshire kenget,veshjet dhe shkoi deri atje sa te spjegoje nepermjet
gjuhes se arvanitasve mitologjine e lashte greke, emrat e perendive te
Olimpit, cka nuk mund te behej kurrsesi me nepermjet gjuhes greke.
Libri i tij "Arvanitet dhe prejardhja e grekeve", botuar se pari ne
1983, liber voluminoz me mbi 500 faqe njohu mbi dhjete botime
ne Greqi, dhe u be si bibla per arvanitasit te cilet e kishin
mbajtur mbyllur kaq vjet ndjenjat e veta te krenarise per
origjinen e gjakun shqiptar.
Bashke me librin "Gjuha e Perendive",botimi i pare 1989, te cilin
A.Kolia e konsideronte si pjese a kapitull te librit te madh
"Arvanitet",ato perbejne dy monumente qe Artistidh Kolia ngriti per
popullin e vet, e me kete monument emri i tij mbetet i pavdekshem.
Ai, sė bashku me tė madhin Antonio Bellushi, nė vitin 1988, pranė
organizmave ndėrkombėtare, bėjnė tė njohur zyrtarisht se nė Greqi
jetonin mbi 2 milion shqiptarė, si dhe se atje kishte mbi 600 qendra
banimi shqipfolėse. Kjo u be publike nė shumė mjete tė informimit, duke
filluar nga revista e Kozencės "Lidhja", qė e nxirrte Papas Bellushi.
Ishin pikerisht shembja e vepres se tij monumentale qellimi dhe
perpjekjet e ekstremisteve nacionaliste greke, te cilet enderronin
djegiet e tyre publike si ne gjyqet e inkuzicionit, bashke me autorin e
tyre si heretik.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

3Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:08

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Duke mos pasur fuqi ligjore ( legjislacioni grek eshte demokratik),
ata perdoren metodat me te sterholluara per t'ja bere jeten e
padurueshme me shprese se ai do te hiqte dore nga vepra e vet.
Pra ata kerkonin se pari, vrasjen e vepres duke e shuar jehonen e
saj, duke ēpifur se autori eshte nje tradhetar i Greqise, per te
larguar arvanitasit nga vepra e tij, nga organizimi i veprimtarive,
nga blerja e leximi i revistes qe nxirrte Aristidh Kolia si drejtues
i Qendres se Studimeve Arvanite, ne fillim me emrin "Besa" e me
pas "Arvanon". Perdornin dhe metoden tjeter te sterholluar e cila
ishte dhe platforme e masmediave greke, shtypit dhe televizionit,
njollosja publike e emigranteve shqiptar si vrases te lindur dhe
hajdute.Arriten deri atje keto lloj propogandash saqe ne nje fshat
ne afersi te Athines, Kryekuq, e banuar me arvanitas, te ngrihej
i tere fshati ne ndjekje te shqiptareve, duke perdorur armet e zjarrit
dhe vegla bujqesore duke perfshire sopata, me synimin per ti
cfarosur emigrantet.
Aristidh Kolia e ndjente se ē'po ndodhte, e nuhaste qellimin e
mbrapsht te propogandes zyrtare qe me nje gur vriste dy zogj,
njolloste emigrantet shqiptare si presion ndaj qeverise shqiptare
per leshime ne jug te Shqiperise, dhe e dyta te neveritej
popullsia arvanitase nga vllezerit e vet te nje gjaku shqiptaret
e ardhur rishtas ne Greqi si ata shekuj me pare. Shkrimtari
arvanitas kishte kurajon e guximin ti stigmatizinte keto
perpjekje dinake te masmedias greke qe binte mrekullisht
ne sinkrone me ultranacionalistet e shovenistet e Greqise.
E tere ajo propogande antishqiptare, e tere ajo klime mbytese e
dinjitetit te te qenit shqiptar llogaritej te fashiste deshiren e
arvanitasve qe ta konsideronin vehten te nje gjaku me emigrantet e
perbuzur qe benin pune skllavi per pak dhrahmi pa vlere, e
rrjedhimisht vepra e Aristidh Kolias do te zbehej, do te lihej ne
nje ane si perēartjet e nje njeriu qe nuk di se c'thote.Mirepo nuk
ndodhi krejt keshtu. Vepra e shkrimtarit te madh arvanitas njohu
nje perhapje gjithnje e me te gjere, revista e tij me studime per
traditat e kulturen arvanitase kerkohej, dhe nga ana tjeter Kolia
vazhdonte te nxirrte vepra te reja.
Kishte shume libra neper duar.Kishte shume pune per te bere.
Sė fundi ishte duke pėrgatitur fjalorin Arvanitas-grek, i
cili do tė mund tė bėnte dallimin e gjuhės arvanitase me atė zyrtare
greke. Kishte kohė qė kishte hedhur idenė e botimit tė njė fjalori me
alfabet latin tė shqiptarėve tė Greqisė per ta afruar sa me afer me
gjuhen shqipe dhe komunikimin me historine,kulturen e artin shqiptar.
Aristidh Kola bashkėpunonte me tė gjitha rrethet e Diasporės
Shqiptare nė botė. Ai mbante lidhje dhe gjithnjė bashkėpunonte
me shqiptarėt e Amerikės, me mikun e tij tė ngushtė e me
bashkėstudiuesin Papas Antonio Belushi-n nė Kozencė tė Italisė,
me intelektualėt e Kosovės, tė Maqedonisė, tė Turqisė dhe tė Shqipėrisė.
Ai ishte i lidhur deri dhe me Arbėreshėt e Korsikės
Sikur ta ndjente rrezikun qe do ta kercenonte, ai botoi nje veper,
ne pronovimin e te ciles thirri studiues, miq e shoke te shumte,
nga Greqia, Shqiperia dhe Italia. Kishte ardhur dhe miku i tij i
ngushte, studiuesi arberesh nga Italia Antonio Bellusci si dhe
ambasadori shqiptar ne Athine Kastriot Robo.
Ishte data 24 maj. Pikerisht ne pronovimin e librit shkrimtari
55 vjecar Aristidh Kolia ndjen dhembje te papritura qe kurr nuk
i kishte ndjere me pare. Dicka po ndodhte me organizmin e tij.
Parandjente dicka ogurzeze.
I shkuan ndermend gjitha ato mallekime dhe kerkesa per
vdekjen e tij jo me shume se nje vit muaj me pare.
Kaloi nje vere te nxehte athinjote me shqetesime te
jashtezakoneshme per gjendjen e papritur dhe fatin e
veprave te veta qe i kishte neper duar. Shtatori e vuri ne
shtrat. Tetori po e dermonte trupin e tij.
I vinin shoke e miq te shumte por ai nuk gjente ngushellim.
Si nje vizion i tmerrshem i kalonte neper mend fati i
personazheve historike arvanitase per te cilet kishte shkruar
ne vepren e vet madhore "Arvanitet".
Teodor Kollokotronin e helmuan ne burg, edhe pse kurr me
fjale nuk e tha publikisht se ishte arvanitas, paēka se mbiemri
i tij i vertete brez pas brezi ishte Bithguri, Gjergj Karaiskaqin e
vrane ne prite dhe fjala e fundit qe tha kur e mori plumbi ishte ne
gjuhen arvanitase.
Kishin vrare dhe te tjere perfshire dhe heroinen arvanitase
Laskarina Bubulina.
E kush nuk e di historine e kafes me helm qe u perdor per te
zhdukur arvanitasin e shquar te shekullit te kaluar, gazetarin
nga Salamina, Anastas Kullurioti?
Deri vone kishte ardhur rrjedha e helmit e plumbit, duke marre
dhe jeten e dy presidenteve te shoqates arvanitase"Marko Bocari".
Keto te fundi i fiksoheshin ne kujtese sepse ishin shume me
afer kohes se tij. Kishin qene adhe ata, si ai, president i arvanitasve
te Greqise. Dhe diagnoza e te dyve ne vdekjet e papritura kishte
qene e njejte: Leucemi. E njejta siptome vdekjeprurese per tre
presidente te arvanitaseve te Greqise Dy jeteve te rrembyera
mizorisht, nga duar qe kurre nuk dalin ne skene, po i afrohej dhe
nje e trete. Ish jeta e tij.
Ne nje nga takimet e fundit prane shtratit te vdekjes i kishin
shkuar ambasadori shqiptar bashke me nje avokat po shqiptar
Ilir Malindi i cili me pas deshmon:
"Unė pata rastin qė ta vizitoja tė madhin Aristidh Kola, nė
ditėt e fundit tė jetės sė tij, nė spitalin e Athinės "Evangjelizmos"
dhe pash gjendjen e tij tė pashpresė. Mė tha se ishte gėzuar
qė gazetat e Shqipėrisė kishin shkruar pėr sėmundjen e tij...
I dhash kurajo, duke i thėnė se do tė shėrohej shumė shpejt dhe
se sė bashku do tė vazhdonim me studimet dhe publikimet e reja,
mirėpo... Ahhh! Ai, me trishtim dhe krenari tė njėkohėsishme na
tha edhe kėto fjalė:
"Ju lutem mos ushqeni asnjė iluzion. Mua mė vranė dhe kėshtu
kanė vepruar edhe me dy kryetarėt tjerė tė Shoqatės sė Shqiptarėve
«Marko Boēari», tė cilėt vdiqėn, edhe kėta, nga "leucemia".
Kėto fjalė ua kam thėnė edhe miqve tė tjerė tė mij"...
" Kam shkuar ta shoh serisht ne ditet e para te tetorit -,
me thote ambasadori shqiptar ne nje bisede telefonike nga
Athina- por kur e mora ne telefon nga kati i pare i spitalit
"Evangjelizmo", qe eshte prane ambasades, me tha se ate dite
ndjehej shume keq, dhe do ta mirepriste viziten e tij ne nje nga
dite e ardheshme.
Kater dite me pas me njoftojne se Aristidhi vdiq. Ishte nje
lajm tmerresisht i pikellueshem".
Ishte 11 tetori 2000 dita kur ndodhi fizikisht vrasja misterioze e
shkrimtarit dhe udheheqesit arvanitas, per ta mbeshtjedhe edhe kete
vdekje me nje enigme tjeter greke ne histori.
Por gjithesi vrasja e dyte vazhdon. Dhe kjo eshte e senderzuar ne nje
platforme po as mistike e te rafinuar si eleminimi fizik i shkrimtarit.
Behen tere perpjekjet per ta varrosur bashke me trupin dhe vepren e tij.
Ne Athine per vdekjen e Aristidh Kolias, shkroi vetem nje gazete greke.
Revista "Klan" ne Shqiperi refuzoi botimin e shkrimit me rastin e
vdekjes me shkakun se " kete teme e ka trajtuar gazeta "Albania"."
Shoket e miqt e tij te afert arvanitas kane rene si te shushatur prej
gjemes dhe mbase prej frikes. Pyetjes qe i bera presidentit te sotem te
arvanitasve Jorgo Jeru, nese keni ndermend te botoni ndonje
nekrologji, shpallje a komunikate per vepren e veprimtarit
te madh me tha se nuk kemi ndonje plan.
Vdekja u pasua me nje heshtje ogurzeze.
Hienat e nacionalizmes greke nga skutat e errta, si ju gezuan
zhdukjes fizike te arvanitasit te madh qe ringjalli "gjuhen e
perendive", tani pergatiten te hidhen ne sulme po aq
vdekjeprurese ndaj vepres se tij.
Nese arvanitasit dhe shqiptaret nuk do ta kuptojne kete mision
te zi te megaloidhese shoveniste, qe nuk i kursen as parate dhe
as helmin, per qellime makabre ndaj arvanitasve, emigranteve dhe
mbare popullit shqiptar, atehere gjitheseicili prej nesh, ka marre
pjesen me heshtjen e tij ne vrasjen e dyte te Aristidh Kolias.
Vepren e arvanitasit te madh Aristidh Kolia, qe meriton nje
vend nderi ne historine e letrave shqipe, mund ta vrase edhe
indiferenca dhe kopracia jone.
Le te mendojme sot qe te mos na vrase ndergjegja neser!


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

4Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:08

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Vazhdim ...


Personaliteti i madh arvanitas Aristidh Kola vdiq nė mėnyrė enigmatike, siē cilėson ende pas pesė vjetėsh shtypi shqiptar, por e thėnė hapur e vranė ultranacionalistėt grekė siē janė vrarė edhe arvanitas tė tjerė tė shquar nė histori, duke filluar me Gjergj Karaiskaqin nė fushė tė luftės, me Teodor Kollokotronin (Bithguri) nė burgjet ku u pėrplas heroi kombėtar nga hierarkėt grekė tė fanatizmit nacionalist, e vite me pas me tė zjarrtin arvanitas tė Salaminės, gazetarin Anastas Kullurioti e tė tjerė, krime tė cilat historia i mban akoma nė skutat e fshehta e tė errta tė arkivave greke, mbase pėr tė mos u hapur kurrė.
Ky fillim shekulli kishte ruajtur tė njėjtin fat edhe pėr ish presidentin e Arvanitasve tė Greqisė, historianin e studiuesin Aristidh Kola, pėr tė treguar kėshtu, se edhe nė kushtet e zhvillimeve moderne Greqia, qė e quan vehten pjestare tė asaj bote tė ndritur e tė kulturuar, qė quhet Bashkim Europian, mjerisht vazhdon ende qėndrimin e paprinciptė tė njė shteti arrogant, qė nuk njeh asnjė tė drejtė pėr minoritetet, pėr t’u shkolluar e ruajtur traditat e kulturėn e tyre. Traditat e kulturat e minoriteteve pėrbėjnė sot vlera pėr ēdo lloj shoqėrie nė shtetet e zhvilluara demokratike, por natyrisht jo nė Greqinė e mentalitetit mesjetar e bizantin, tė cilėt mjerisht kanė harruar se ishin vetė grekėt, ata qė urreheshin dhe pėrsekutoheshin si popull nga jerarkėt bizantinė. Grekėt e sotėm, ndėrkohė qė pėrdorin tė tėrė makinacionet e stilit bizantin pėr t'u mohuar tė drejtat minoriteteve, ēuditėrisht, i kanė si idhujt e tyre tė admirueshėm shtypėsit e tyre tė dikurshėm. Tė kthesh nė idhull xhelatin tėnd qė tė ka dhunuar, pėrzėnė e shfarosur, ėshtė njė paradoks i ēuditshėm qė vetėm nė Ballkan mund tė ndodh.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

5Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:09

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Kemi shėnuar qė nė shkrimin “Vrasja e dytė e Aristidh Kolės”, botuar ne gazeten “Dielli”, New York 2000, se me vrasjen fizike tė studiuesit e udhėheqėsit arvanitas Aristidh Kola, nuk qe e mbaruar puna e megaloidhesė shoveniste, e mohuesve tė lirisė e tė drejtave tė arvanitasve pėr gjuhėn e kulturėn e vet, se edhe mė tej do tė vazhdonin tė vrisnin pak e nga pak idealin e ndritur tė Anastas Kulluriotit dhe Aristidh Kolės.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

6Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:09

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Nuk do tė shkonin veē dy vite pas tragjedise se Aristidh Koles, qė nė shtypin grek, e mė pas pėrkthyer edhe nė shtypin shqiptar, tė shfaqej njė shkrim i dy autoreve grekė Leonidha Embirikos dhe Lambros Balciotis me titull: “Grekėt dhe shqiptarėt nė shekullin e 19-tė dhe 20-tė”, i cili qė nė krye e deklaron thuajse hapur qellimin e platformėn e vet kur thotė se “ėshtė absurd e qesharak pretendimi i emigrantėve shqiptarė nė Greqi se Aristidh Kolėn e helmoi shteti grek”.
Zotėrinjtė nė fjalė, qė tashmė nė shtyp, na hiqen si ish miq tė afėrt tė Aristidh Kolės duke shprehur nje keqardhje hipokrite pėr vdekjen( jo vrasjen) e tij, jo pa qėllim pėrpiqen tė konfondojnė faktin se askush prej miqėve tė tij tė vėrtetė qofshin shqiptarė apo grekė, nuk kanė thėnė me parė e as nuk e thonė tani se shteti grek ėshtė drejt pėr sė drejti vrasės i Aristidh Kolės, pėrkundrazi ėshtė thėnė fillimisht prej vetė Aristidh Kolės nė shtratin e vdekjes dhe mė pas prej miqėve tė tij se, vrasės janė qarqe tė caktuara shoveniste, qė gjithėsėsi kanė tė drejtė tė shfaqen nė forma legale sepse kanė pėrkrahjen idirekte a direkte, jo vetėm nga shteti por edhe nga mediat ultranacionaliste dhe klima raciste qė ekziston masivisht nė shoqėrinė greke.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

7Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:09

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Zotėrinjtė Leonidha Embirikos dhe Lambros Balciotis nuk marrin fare nė konsideratė faktin se dėnimi me vdekje i Aristidh Kolės ėshtė shpallur publikisht para se tė ekzekutohej fshehtėsisht, pra tė gjithė e parandjenin atė qė do tė ndodhte. Nuk marrin nė konsideratė bisedėn nė njė rubrikė televizive direkte transmetuar nė Athinė mė 1999, kur tėrė tė pranishmit nė njė kor shovenist e racist( intelektualė grekė kėto!!!) tė dirigjuar nga komunistja shtėrpė Liana Kaneli, shanin e mallkonin pa pikė kulture e etike dhe u hodhėn si tė tėrbuar kundėr Aristidh Kolės qė gjithėsesi i qėndroi me dinjitet kėsaj lukunie cakejsh si te kishin dale nga shpellat e mesjetes, e qe nuk jane pa pergjegjesi me pergatitjen e klimes per vrasjen e Aristidh Koles. Sulmeve te pacipa deri ne masmedia publike, shkrimtari arvanitas i priti me gjakftohtesi, pa acarime, me nje kulture qe i shkonte per shtat emrit te tij si shkrimtar e studiues i shquar, veprat e te cilit kishin perhapje te gjere dhe ribotoheshin shume here. Ja si shkruan ne revisten e tij duke ju referuar ketij incidenti te turpshem te masmedias greke:


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

8Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:09

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Shumė miq mė telefonuan pėr tė shprehur indinjatėn pėr baltėn qė hodhi mbi mua zonja Liana Kaneli, gjatė emisionit televiziv nė "Skaj" 5 Maj 1999, dhe mė pyetėn perse e pėrballova me qetėsi , kur duhej tė kundėrsulmoja...

Miqt e mi mos u merzisni e mos u hidhėroni pėr kėtė, sepse "e drejta del, vjen kur ti vije ora"...

E kam dashur dhe e dua vendin tim por dashuria ime nuk ėshtė me fjalė por me veprat e mija tė cilat do tė kujtohen kur balta e zonjės…Kaneli tė kalojė nė harresen e shekullit. Kam preferuar gjithmonė tė shkoj kundra rrymės e jo tė shkoj nga shkon rryma dhe fryjnė erėrat .Nuk jam lėpirė e nuk kam puthur kurrė kėmbėt e pėrmjera dhe pėr kėtė e paguaj shtrenjtė dhe nė mėnyrė tė pėrditėshme me nderin e dinjitetin dhe lirinė time..."

Por gjithesesi zemra e madhe e Aristidh Kola e dinte se sa shqetesim e sa deme i sillnin me krijimtari, sa tundime madje edhe ne rrethin familjar, sepse presioni i opinjonit shoqeror binte edhe mbi familjen e tij, mbi te afermit e miqt.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

9Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:10

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Nuk marrin nė konsideratė faktin se banditėt kapsalistė kishin shkruar nėpėr muret e Athinės “Vdekje Aristidh Kolės”, apo “Tradhėtari Kolia nė litar”, pėr faktin se Aristidh Kola denonconte gjenocidin sėrb ndaj shqiptarėve tė Kosovės nė librin e tij “Greqia nė grackėn e serbėve tė Millosheviēit” . Kėto gjėra pėr kėto dy zotėrinjė nuk ekzistojnė. Nuk ekziston as fakti se zyrat e Aristidh Kolės nė rrugėn “Filipidu” tė Athinės kanė patur njė bombardim intensiv me rreze radioakative, sa ndoshta edhe sot, pesė vjet pas vdekjes sė tij, do tė kenė mbetur ende gjurmė. Pėrpara se zotėrinjtė grekė, pseudo miq tė arvanitasit tė madh, tė mohojnė me njė tė rėnė tė lapsit plot tė verteta mbi ēfarė po ndodh me arvanitasit nė Greqi apo tė mohojnė ēfarė tė tjerėt besojnė se tragjikisht e mizorisht ka ndodhur le ti kėrkojnė organeve tė specializuara t’i bėjnė njė hetim studios sė Aristidh Kolės, qė tashmė familjarėt e tij, me tė drejtė e kanė kthyer nė rezidencėn e vet pėr t’ju shmangur sa tė jetė e mundur manipulimit tė fakteve qė ėnde mund tė kenė mbetur diku nė suvatė e mureve e qe neser mund te flasin. E pėr mė tepėr kėta dy zotėrinjė qė duan tė mbrojnė dinjitetin e shtetit grek, le ti kėrkojnė kėtij shteti apo organeve tė specializuara tė Bashkimit Europian mundėsi qė t’i bėjnė analizė kockave nė varr tė Aristidh Kolės, nėse kanė apo nuk kanė ende gjurmė radioaktive qe te ēojne fatalisht drejte leuēemise. Mbase kėshtu do ta lehtėsojnė shtetin dhe opinionin mediatik tė mbarsur me shovenizėm prej peshės sė fajit e tė krimit tė pėrbashkėt tė mbarė shoqėrisė greke jo vetėm ndaj Aristidh Kolės por ndaj mbarė arvanitasve qė nuk janė pak por mbi njė milion, paēka se shifrat e verteta fshihen po nga ky shtet i "pafajshėm" sipas tyre.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

10Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:10

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Gjithmonė kur do tė shkatrrosh njė njėri, mėnyra mė e mirė ėshtė tė hiqesh si mik, e kėtė dy zotėrinjtė grekė Embirikos dhe Balciotis e dinė mė mirė se kushdo nė botė sepse janė grekė dhe kanė lidhje jo vetėm shpirtėrore por dhe gjeneze me Kalin e Trojės.

Zotėrinjtė e tyre arrijė deri atje sa stilin grek tė eleminimit fizik tė njerėzve "tė padėshėrueshėm" ta vėnė nė dyshim madje deri dhe nė rastin flagrant tė Anastas Kulloriotit, duke shkruar nė artikullin e tyre se ai ishte mbase njė rast “i mundshėm nė dhjetvjeēarin 1880”. Pra grekėt bashkohorė, tashmė tė europianizuar!!! ngjarjen reale e bėjnė tė dyshueshme ( mbase) ndersa rastin e dyshueshem e bėjnė tė paqėnė duke shtuar se kėto janė mė shumė vartėsi tė ideologjive tė shkuara madje edhe atyre tė shekullit tė 19-tė, tė cilat, gjithnjė sipas dyshės greke Embirikos dhe Balciotis, “torturojnė” edhe sot shoqėrinė shqiptare dhe shkencen e historisė.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

11Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:10

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Kėta dy zotėrinjė antishqiptarė, ēfarė nėnkupton dhe antiarvanitas mė kot hiqen si ish miq tė Aristidh Kolės me tė cilin, siē thonė, qė nė tė gjallė kishin patur divurgjenca sa i pėrket vlerėsimeve tė historisė.Duket hapur qellimi i tyre qė nė krye tė shkrimit, ndaj tė gjitha rrokanisjet e tjera gjoja shkencore pėr mardhėniet shqiptaro-greke nė histori janė vetėm njė kontorno e stilit grek tė helmit nė kafe ku pėrpara Aristidh Kolės mund tė radhitėt njė plejadė herojsh duke nisur , siē mė pare permendem, me kryeheroin Teodor Kollokotronin e plot tė tjerė.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

12Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:10

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Por gjithėsėsi tė vinė punėt e gjithėsėsi tė spėrdridhėn grekėt e politikės dhe diplomacisė sė pa principtė, arvanitėt, arbėrėshėt e Greqisė, tė stėres dhe tė ishujve, kurrė nuk mund ta harrojnė amanetin e tė pavdekshmit Anastas Kullurioti, qė nga Salamina e betejave navale arvanitase, ngrinte zėrin e tij: "Kombet nuk janė insekte, qė mund tė heqin dorė dhe tė braktisin aq kollaj kombėsinė, gjuhėn zakonet dhe traditat e tyre si gjarpėrinjtė qė ndėrrojnė lėkurėn, tė mohojnė etėrit, mėmėdheun dhe fisnikėrinė e tij, traditat e trimėrisė sė vet, ėshtė anakronizėm dhe e padėgjuar, qė nė historinė e kombeve tė gjėjmė njė popull aq haram dhe indiferent ndaj vetvetes".


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

13Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:11

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Kėshtu tha nė tė gjallė tė tij Anastas Kullorioti dhe nga kėto mėsime u udhėhoq nė tė gjallė tė tij Aristidh Kola pėr zgjimin e ndergjegjėsimin sė mbi njė milion arvanitasve tė Greqisė, prandaj qė tė dy i vranė. I vranė se guxuan.I vranė se mbrojtėn tė vėrteten. Edhe mėsuesin edhe dishepullin e vazhduesin e veprės sė tij.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

14Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:11

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Tashmė hienat e shovenizmit grek po i pervishėn ethshėm veprave tė tyre.Por kėtu e kanė tė vėshtirė. Tepėr tė vėshtirė. Dhe, nė kėtė rast, per mjerimin e tyre, nuk u bėjnė punė as helmi nė kafe e as rrezet radioaktive, por as dhe haluēacionet e pseudostudiuesve, qė nėn petkun e “mikut” tė martirėve, marrin nėn mbrojtje mbrapshtitė e shekujve.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

15Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:11

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Thelbi i gjithe asaj qe ka thene dhe ka shkruar Aristidh Kola eshte qe : "arvanitasit jane krijuesit e Greqise se Re", thenie kjo e cila nuk ka nevoje per komente dhe qe tregon qarte pse eshte kaq mister vdekja e tij.
Me poshte po postoj nje interviste te tij :

Interviste me shkrimtarin Aristidh P.Kola, ish-kryetar i Lidhjes se Arvanitasve te Greqise


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

16Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:12

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Marre ne Athine, ne vitin 1995 nga Kolec Traboini

- Qe ne krye te kesaj bisede, zoti Kola, ju falenderojme per mundesine qe na dhate per t'ju intervistuar dhe per te realizuar nje cikel fotografish, te cilat jane te destinuara per shtypin e diaspores shqiptare ne SHBA, lexuesit e te ciles, per fat te keq, nuk kane akoma njohuri te plota mbi vepren tuaj studimore si dhe veprimtarine tuaj.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

17Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:12

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
A.KOLA: Ju falenderoj gjithashtu dhe gezohem qe kjo interviste do te behet shkak qe te njihem me shqiptaret qe jetojne e punojne ne Amerike.

- Jeni i njohur ne boten shqiptare dhe i vleresuar si nje nder perfaqesuesit me te shquar te arvanitasve (Arberesheve, siē quhen ne Shqiperi, Kosove e Itali), te Greqise. Ēfare ka qene zanafilla e ngacmimi per te ardhur deri tek dy veprat madhore siē jane: "Arvanitet" dhe "Gjuha e Perendive" ?


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

18Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:12

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
A.KOLA: Qe nga shekulli i kaluar, ne Greqi jetuan studiues te veēante, te cilet u perpoqen te hidhnin drite ne histori per te njohur racen shqiptare e gjuhen e saj. Ajo ishte logjike, sepse nje pjese e madhe e popullit grek e ka prejardhjen e tij nga Epiri i sotem e nga Shqiperia dhe jane njohur si arvanitas.
Jane pikerisht ata arvanitas qe dhane thuajse shumicen e heronjve te vitit 1821, ata ishin gjithashtu krijuesit e shtetit te ri grek. Kjo e vertete, veēanerisht vitet e fundit, i eshte fshehur popullit grek per shume arsye. Emri "arvanitas" ne Greqi duhej te ishte titull nderi e jo te perfundonte pothuajse i share. Veēse krejt keshtu ishte katandisur dhe emri "grek" ne fillim te viteve bizantine. Ky ishte shkaku kryesor qe nxiti te shkruaj librin "Arvanitet dhe prejardhja e grekeve" duke i bere nje vrojtim tere historise greke qe nga lashtesia me pellazget e deri ne kryengritjen e vitit 1821.
Historianet greke, bashkekohes te mi, shkruajne historine e Greqise dhe i nxjerrin jashte tyre: pellazget ne lashtesi dhe arvanitet ne historine e re. Por, nje histori greke, e cila nuk merr ne konsiderate te saj pellazget dhe arvanitet, ajo nuk eshte as greke dhe as histori nuk mund te jete. Nderkohe ne librin tim te dyte "Gjuha e perendive" (I glossa ton Theon) nuk mund te jete veēse nje kapitull i librit tim te pare e ku percillet, ne essence dhe ne permbatjen e tij, adhurimet e grekeve te vjeter dhe pellazgeve, udherrefyes ne kete teme eshte etimologjia e emrave te perendive, te adhurimeve dhe perkufizimi i toponimeve madje dhe thjeshte emrat e heronjve e gjysmeperendive. Perpjekjet e reja te tanishme sjellin qe etimologjia te shpjegohet jo vetem me ndihmen e antikitetit grek, latin e te sanskrishtes, por dhe te arvanitasve (pra shqipes se vjeter). Edhe gjuha arvanitase, siē do te konkludoje lexuesi, eshte nje zbulim i vertete ne kete perpjekje.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

19Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:13

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
- Vepra se shumti nuk shkeputet me njeriun - krijuesin e saj, prandaj pa u shkeputur prej saj na lejoni t'ju pyesim diēka mbi trungun tuaj familjar si dhe emocionet e femijerise ne mjediset arvanitase ku jeni lindur e rritur.

A.KOLA: Prejardhja ime eshte nga nje fshat 20 km. ne perendim te Thivas, atje ku gjendeshin Thespieset e lashte. Fshati quhej Kaskaveli, por tanime shumica e fshatrave kane nderruar emra per shkak te ndonje nenpunesi burokrat injorant, keshtu qe fshati im quhet Leontari.
Te gjitha fshatrat e krahines se Thivas dhe vete Thiva, jane arvanitase. Ne kete vend kalova vitet e mia te para dhe kam kujtime shume interesante. Atehere mungonin shume nga te mirat te cilave u gezohen njerezit sot, por zoteronte gezimi, e qeshura, ngrohtesia e marredhenieve njerezore te sinqerta e te ēiltra. Njerzia dinte se ē'donte, dinte si te gezonte ate qe kishte.
Gjysherit e pashkolle si dhe gjyshet tona, kishin nje menēuri te admirueshme dhe nje ngrohtesi njerezore, qe shprehej ne jeten e perditshme te tyre, ne histori, ne perrallat, kenget, vallet e ne vajtimet e tyre.
Natyrisht qe ne mes tyre flisnin gjithnje ne gjuhen arvanitase, veēse me ne femijet flisnin, aq sa dinin te flisnin, ne greqisht qe e konsideronin gjuhe te shkollimit, te dijeve e te ardhmes ne pergjithesi. Pavaresisht nga ky kushtezim, gjuha e pare me te cilen u shpreha ishte gjuha arvanitase. Kur u rrita, ne gjimnaz, fillova te dalloj ngjashmerine e disa fjaleve me gjuhen e Homerit dhe latinishten, por nuk kisha kuptuar akoma lidhjen e thelle te saj me keto gjuhe.
Njohurite tona rreth temes "Arvanitet" dhe "gjuhes arvanitase", atehere ishin jo vetem te kufizuara por pothuajse nuk ekzistonin. Mbizoteronte erresira. Ato pak vepra qe ishin shkruar per kete teme, per ne ishin krejt te panjohura. Ne asnje prej librave te njohur nga femijet ne gjimnaz, por edhe ne universitetet, nuk behej fjale per arvanitet dhe gjuhen arvanitase. Personalisht une, ne dekaden e 1960, kontaktova keto probleme dhe fillova t'i studioj, keshtu qe me 1983 nxorra vepren time "Arvanitet dhe prejardhja e grekeve", te cilit ju be nje pritje shume e mire dhe tani ndodhet ne ribotimin e 7-te.

- Ē'eshte per ju Thiva, kjo krahine tipike arvanitase? Cila eshte shtrirja e arvanitasve ne hapesiren e Atikise e me gjere ne Evia, Peleponez e gjetke?

A.KOLA: Thiva dhe ne pergjithesi krahina e Thives ku qe nga shekulli i 14-te banohet veēanerisht prej arvaniteve, ka nje histori shume te lashte. Thiva pra konsiderohet sot nder qytetet me te vjetra te botes, e cila vazhdimisht dhe ne menyre te panderprere ka qene e banuar. Themeluesi i Thives, siē dihet, konsiderohet Kadmos, te cilin Herodoti e quante Fenikas, duke besuar ēka i thane finikasit ne nje udhetim te tij ne Lindjen e Mesme. Ky mendim mbizoteron akoma. Por, ne qofte se do te studiosh ne thellesi te miteve te antikitetit grek historine e Thives, do te konstatosh se Kadmos nuk ishte finikas, por nje prej shume te ardhurve te races se madhe pellazgjike qe kishin strehet e tyre ne male te Epirit te sotem dhe Shqiperise. Kete kam theksuar ne librin tim te pare, gjithashtu jam ne perfundim te nje studimi analitik per kete teme, te cilin do ta botoj se shpejti. Duke shqyrtuar me kujdes mithin e Kadmit, do te shikosh menjehere lidhjet e ngushta te Thives me Ilirine.
Kur Kadmi kthehet merr gruan e tij dhe shkon te jape shpirt ne atdheun e tij. Nuk shkoi ne Finik, por ne Iliri. Atje beri femijen e tij te fundit te quajtur Ilir, thote mitologjia qe do te lidh Iliret me Kadmin. Gruaja e tij Armonia, eshte nga Dardania (Kosova e sotme) dhe mitologjia thote se ajo eshte motra e prijesit te dardaneve, Dardanit. Ne Thespoti, ekzistonte nje lume Kadmos ne lashtesi. Me vone kur u be lufte ne mes te Thives e te Argosit dhe fituan Thivasit, u detyruan te shperngulen. Dhe ku mendoni se shkuan? Ne Iliri! Me vone erdhen ne kete krahine biotet, pak me vone se lufta e Trojes. Dhe nga ku mendoni se erdhen? Prape nga Iliria. 2500 vjet me vone, nga i njejti vend, erdhen ne krahinen e Thivas arvanitet. Siē shihet, te gjithe te ardhurit ne kete krahinen time, por edhe ne te gjithe Greqine e Jugut, erdhen nga vendet e Epirit te sotem dhe te Shqiperise. Per kete kam nxjerre konkluzionin se, prejardhja e races grekopellazgjike eshte nga keto vende. Ekzistojne natyrisht shume fakte te verteta dhe dokumenta, por nuk mund te permblidhen ne nje interviste. Arvanitasit, pra, te cilet erdhen te grupuar ne shekulllin e 14-te, u ngulen ne te gjitha vendet ku banonin greket e lashtesise dhe qe atje u shperndane ne te gjitha ato vende ku kishin ngulmimet greket e vjeter: Italia e jugut dhe Siēilia, Azia e Vogel, etj. Historia pra ka nje vazhdimesi dhe perseritet ne menyre te mahnitshme me te njejtat motive.
Ja vlen te theksojme se greket qe kishin rezistuar ne Greqi, kur erdhen arvanitet, ishin pak e ndiqeshin nga forcat e Perandorise Kristiane Bizantine, nga uria dhe shkaterrimet e ndryshme qe po mbulonin ate vend. Ata pak greke te perndjekur u unifikuan me Arvanitet dhe u treten ne komunitetet arvanitase te fshatrave arvanitase dhe gjaku i ri arvanitasve te shekullit 14-te. As te mos mendohet se ne kete periudhe keta greker qe shpetuan ishin te ditur e artiste si ata te shekullit te 4-te para Krishtit. E kunderta, me perndjekjet, varferine, fatkeqesite, ishin katandisur ne nje popull analfabet, por krenar, ashtu siē ishin dhe gjysherit tane. Prandaj u unifikuan plotesisht. Keshtu, ne Atiki, Biotia, ne ishujt e Argosaronikos, ne Argolia, Korinth, Evia dhe pergjithesisht ne hapesirat e Peloponezit, ku kish lulezuar lashtesia greke, mbizoteroi Gjuha me arvanitet, pavaresisht se nuk njihnin lidhjet e thella nderracore ndermjet tyre. Mjafton t'ju sjell nje tregues qe ne vitin 1479, ne nje raport te venedikasit Marko Varvarigu derguar qeveritareve venedikas, thuhet fjale per fjale keshtu: "Arvanitasit dhe greket jane nje popull, qe urrejne ēdo te huaj".


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

20Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:14

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
- A rron folklori arvanitas? Apo kenga arvanitase aq e pasur dhe burimore ka heshtur?

A.KOLA: Ndodh diēka e ēuditshme, thuajse tragjike, me folklorin arvanitas. Me krijimin e shtetit te ri grek, kur traditat e arvanitasve ishin te shumta e te medha, shume nga keto u bene perfaqesuese te folklorit te ri grek. P.sh. fustanella arvanitase konsiderohet veshja kombetare e grekeve, vallja ēamiko konsiderohet vallja kombetare greke. Veshjet e grave arvanitase jane krenaria e veshjeve greke. Shume mite arvanitase, legjenda, gojdhena, konsiderohen si pjese e kultures se re greke.
Persa i perket kenges, aty ka ndodhur diēka tragjike. Muzika nuk ka humbur, por vargjet jane perkthyer prej kohesh ne gjuhen greke, por fatkeqesisht pa u ruajtur, ne te shumtat e rasteve, vargjet e vjetra arvanitase. Te gjitha kenget me te vlefshme te vjetra arvanitase, siē e pohojne kerkuesit e vjeter, jane perkthyer ne greqisht duke u bere me vone si folklor i shtetit te ri grek, dhe vargjet arvanitase, me kohe, humben pergjithmone. Keshtu per fat te keq humben kenget suljote, perveē 3 - 4 prej tyre. Ky eshte nje krim tragjik dhe faji bie mbi intelektualet arvanitas qe ishin te paret qe e perēmuan kulturen popullore dhe gjuhen arvanitase.
Arvanitet kane prirje dhe talent per poezine. Kur isha i vogel nuk mundesha ta konceptoj madheshtine dhe veēantine e vetkrijimeve te pafundme te dasmave, te gezimeve si dhe te hidherimeve. E konsideroja si shume te thjeshte e te natyrshme te krijosh vargje dhe kenge neper gezime, vajtime. E konsideroja shume te natyrshme qe dikush te ndjente nostalgji per jeten e tij dhe ta shprehte kete me vargje e kenge, si gjyshja ime tek thurte endete nen zhurmat e veglave te endeses. Tani e kuptoj se ato per te cilat thjeshte gezohesha, si kenaqesh nga ujerat e fresketa, ishin gjera te veēanta dhe te admirueshme qe deshmonin per nje popull, i cili mund te ishte analfabet, por kishe tradita kulturore shume te rendesishme, ndjenja poetike qe nuk gjendeshin ne popujt e tjere.
Tani pra, rralle degjohen vetkrijime arvanitase nder gezime. Vetem disa plaka vajtojne ne gjuhen arvanitase nder morte. Jam larguar shume vjet me pare nga fshati im dhe kur dy - tri vjet me pare u rigjenda atje ne nje varrim dhe degjova te vajtojne ne greqisht, u befasova dhe me erdhi t'ja plas te qeshurit. Eshte njesoj si te shikosh te vallezojne vallen ēame me rrobe banje.

- Kur i keni nisur studimet e para mbi arvanitet ?

A.KOLA: Nxitja perfundimtare qe me shtyti te merrem sistematikisht me arvanitet, ishte nje liber i vogel i te paharruarit Kosta Rodi me titull "Arvanitet zgjohen" me 1978. Grumbullova te gjithe bibliografine arvanitase, por nuk u mjaftova tek kjo. Fillova studimet, kuptova se duhej t'beja nje veshtrim te tere historise greke qe te kuptoja problemet e arvanitasve dhe sa munda, i permblodha dhe dhashe mendimet e mia ne librin "Arvanitasit dhe origjina e grekeve", qe u botua me 1983.

- Vepra juaj studimore "Gjuha e Perendive" shkon larg ne kohe, mbeshtetet ne vepren e Homerit dhe ne kohen e perendive te Olimpit. Sa kohe ju eshte dashur ta perfundoni ate veper?

A.KOLA: Kjo veper ne fund te fundit eshte nje kapitull i librit tim te pare. U botua ne vitin 1989, por temat e saj kam pas nisur t'i perfundoj qysh ne fillim te vitit 1980. Ky liber eshte perkthyer dhe ne anglisht dhe shpresoj qe te qarkulloje edhe ne ate gjuhe.

- Ju zoti Aristidh i referoheni dhe koheve pellazgjike. A mendoni se per historianet shqiptare por edhe ate greke, ka rendesi studimi i asaj periudhe te lene disi ne mjegullnajen e shekujve?

A.KOLA: Kam nje besim te patundur se pellazget, te cilet greket e lashte i konsideronin si paraardhesit e tyre, jane ēelesi per te kuptuar problemet e erreta te prehistorise, jo vetem te Greqise e te Ballkanit, por te tere pellgut te Mesdheut dhe ne te njejten kohe, te botes se lashte, qe nisi nga Evropa dhe perfundon ne Indi. Nuk mund t'i afrosh epokat parahistorike, duke mohuar pellazget si dhe mitologjine e lashtesise, e cila nuk eshte perralle, por nje rrjedhe ngjarjesh historike me veshje poetike. Nuk mund ta konceptoj se si mund te ekzistojne sot shkencetare greke, te cilet kane ngecur ne studimet indoevropiane dhe nderkohe mohojne pellazget. Persa i perket shkencetareve shqiptare dhe keta do te thoja duhet te marrin persiper studimet e pellazgeve, jo vetem per shkak te prejardhjes se lashte pellazgjike te qendrave si Dodoni dhe vendeve te shenjta si Tomorri, qe gjendet ne zonen e Ilirise se Jugut te moēem dhe Epirit, si dhe per faktet gjuhesore pellazge, te cilat kane mbijetuar; gjitha keto i bejne shkencetaret te dalin ne konkluzionin se gjuha shqipe eshte e vetmja, qe ka shpetuar nga trungu i gjuhes pellazgjike.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

21Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:14

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Ju deshifroni gjuhen e Perendive te Olimpit nepermjet te folures arvanitase. Kadare tek Eskili gjen motive, tradita, zakone, te cilat jane ruajtur aq besnikerisht vetem ne rrafshin shqiptar. Pse disa te tjere (dhe jo te paket keto) kane ndrojtje, per te mos thene frike, nga keto pika takimi ne lashtesi e me pas ne historine e mevonshme?

A.KOLA: Kushdo qe merr persiper te beje nje paralelizem te lashtesise paraklasike greke dhe te shoqerise arvanite te shekullit te 18 - 19-te do te befasohet nga ngjashmerite karakteristike. Tani si arritem te kemi turp per gjera, per te cilat duhet te jemi krenare, kjo eshte nje histori tjeter tragjike.
Koncepti i sotshem nacionalist i historise, ose propaganda nga njera ane - mohimi dhe dobesite nga ana tjeter, kane transformuar shume gjera, ne mes te cilave dhe ndergjegjen historike, kulturore dhe kombetare te shume popujve. Kjo ka ndodhur dhe ne te kaluaren. Ne shekujt e pare bizantine, shembull, fjala "grek" konsiderohej sinonim i fjales "barbar". Ne epoken bashkekohore, greqishtfolesit e Italise se Jugut, konsideronin si perulje te perdornin gjuhen greke. Diēka e ngjashme ndodh edhe me arvanitet. Por, edhe ne Shqiperi shekullin e kaluar intelektualet nuk perdornin shqipen, por turqishten, greqishten, italishten etj., sipas fese se secilit. Gjuha arvanite qe flasim ne Greqi, eshte gjuha e heronjve kombetare qe bene kryengritjen e vitit 1821. Eshte gjuha e heronjve te lashte dhe te perendive te Greqise (pellazgeve) dhe si e tille duhet te jete e respektuar dhe e shenjte. Por, nuk eshte keshtu! Dhe fajtoret jane te shumte, por para se gjithash ne vete.

- A eshte perkthyer vepra juaj ne gjuhen shqipe dhe nese jo, ēka qene sipas jush kjo "harrese", kur dihet se autorit, pra juve, u eshte akorduar dekorate nga shteti i sotem shqiptar per nje kohe me kolegun e mikun tuaj, arbereshin Italise, Antonio Belushi?


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

22Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:15

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
A.KOLA: Fatkeqesisht, "Arvanitet dhe origjina e grekeve" dhe "Gjuha e Perendive" nuk jane perkthyer ne shqip. Shpresoj se shpejt a vone do te perkthehen. Shume pedagoge e miq me jane afruar qe t'i perkthejne dhe dikur do te behet dhe kjo. Gjithashtu ka mbaruar perkthimi i vepres sime "Greqia ne gracken e serbeve te Millosheviqit", qe shpresoj te botohet shpejt. Kjo ndodh sepse eshte aktuale.

- A do te deshironit qe vepra e juaj "Gjuha e Perendive", per te cilen eshte shprehur interes nga botues ne Angli, te shihte driten e botimit edhe ne Amerike, nen kujdesin e Diaspores shqiptare?

A.KOLA: Do te ishte lumturi per mua, te shoh kete veper te botohet edhe ne Amerike. Nuk kam ndonje propozim nga shtepite atje, veē ndonje ftese per leksion nga ndonje bashkekombasi yne ne Amerike. Por, shpresoj qe veprat e mia te botohen edhe ne Amerike.

- Diaspora shqiptare tashme ka nje shtrirje te gjere, nga Evropa ne Amerike e Australi. A mendoni se intelektualet e saj i kane lidhjet qe duhen ne mes vedit?

A.KOLA: Intelektualet shqiptare te Diaspores e kane per detyre dhe pergjegjesi te luftojne me te gjitha forcat te fitojne terrenet e humbura gjate kaq vjeteve, te luftojne qe te mos keputet populli nga rrenjet e veta, te njohe historine e vet e me te, te ndjehet krenar. Te luftojne qe populli te kaperceje pengesat e ndryshimeve fetare, qe disa mundohen t'i bejne te medha e te pakalueshme.
Eshte nje nga rastet e rralla qe problemet e nje populli nuk mund t'i zgjidhin as politikanet, as ushtaraket, as ekonomistet, as intelektualet, te pakten deri ne kete faze ku ndodhet populli. Gjithashtu edhe para 100 vjeteve, ishin intelektualet shqiptare qe me perpjekjet e tyre krijuan Rilindjen Shqiptare, e cila udhehoqi ne shpetimin e shqiptareve si komb e si shtet. Ne baze te dhenave te historise, Shqiperia nxorri personalitete te medha qe u nderuan dhe nderohen ne vende te huaja. Tragjike eshte se shqiptaret shpetuan shume te tjere, por vehten e tyre nuk arriten ta shpetojne dhe kjo per shkak te shume faktoreve, te cilet nuk po marrim persiper t'i analizojme. Konsideroj te rendesishme qe populli dhe ne pergjithesi intelektualet, te konceptojne kete situate tragjike e te mundohen ta ndryshojne.

- Evropa shkon drejt bashkimit, ndersa Ballkani drejt luftes dhe shperberjes. Si e shpjegoni kete paradoks te historise?

A.KOLA: Eshte teme pjekurie. Kete faze qe po kalon Ballkani ne kete shekull, e jetonte para 3 - 4 shekujsh Evropa. Mos harroni luftat qindravjeēare dhe konflitet e tjera. Shtetet e Ballkanit u formuan vone dhe si arriten te dalin nga zgjedha e turqve (te cilet e vertiten rroten e historise se Ballkanit shume shekuj pas), duke mbetur me nje vorbull problemesh te cilat akoma mbeten te pazgjidhura, Ballkani pra, i perflakur dhe i dobet, perben nje rrezik te vazhdueshem, nje shpate Demokleu.
Por, ne ballkanasit jemi mesuar te jetojme ne rreziqe, do te mbijetojme sido qe te vijne punet.

- A mendoni se miqesia dhe klima e mirekuptimit ne mes te Greqise dhe Shqiperise, i ndihmon arvanitasit per t'u ndjere me te lehtesuar ne krenarine e prejardhjes se tyre dhe ne ruajtjen e identitetit?


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

23Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:16

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
A.KOLA: Sigurisht qe perkeqesimi i marredhenieve te Greqise e Shqiperise ka ndikime mbi arvanitet. Megjithe veshtiresite dhe pengesat qe na shkaktojne, perveē Greqise e Shqiperise ka edhe shkaktare te tjere, fuqi te tjera qe prishin pune, besoj qe shpejt a vone greket e shqiptaret do ta gjejne rrugen qe i afron. Kujtoj prape fjalet e nje antropologu te madh, te Jani Kumarit: Duan, s'duan, shqiptaret e greket jane vellezer!

- Ka mendime se ardhja masive e emigranteve nga Shqiperia ka ndikuar per te keq ne kete ndjenje. Sa eshte e vertete kjo?

A.KOLA: Zbritja e fundit e shqiptareve ne Greqi, siē i quaj une ngjarjet e viteve te fundit, mund te jete e frytshme per Greqine dhe Shqiperine. Fatkeqesisht llogaritjet e keqia dhe influencat e jashtme i udhehoqen politikanet greke ne zgjidhje te gabuara. Ne vend qe te mbeshteste mikun e vertete, popullin shqiptar, mbeshteti pseudomiqte serbe. Tani ne Greqi eshte bere me se e qarte, se kjo alternative ishte e gabuar.
Megjithate populli grek e perqafoi dhe vazhdon te perkrah popullin shqiptar vellazerisht. Mijera shqiptare vijne pergjithmone ne Greqi. Shume jane martuar dhe kane krijuar familje dhe perpiqen te mbijetojne. Dhe e arrijne. Ne nje analize perfundimtare zbritja e shqiptareve do te tregohet e rezultatashme per te dy popujt, pavaresisht nga deshirat e disave.

- Ju zoti Aristidh jeni jurist ligjor, shkrimtar, gazetar por edhe veprimtar i shquar arvanitas. Mund te na flsini diēka per "Lidhjen e Arvanitasve te Greqise" dhe revisten "Besa" qe drejtoni?

A.KOLA: Shoqata e Arvanitasve eshte krijuar ne vitin 1981. Qellimi yne eshte:
Te pershkruajme dhe te ruajme te dhenat gjuhesore, t'i studiojme ne menyre shkencore dhe te bindim popullin grek, pavaresisht se ka apo jo zanafille arvanitase, se e ka per detyre qe te ruaje "gjuhen e Perendive dhe te heronjve te Greqise", dmth. te arvanitasve. Dhe ne pergjithesi te bindim arvanitasit, se eshte nder dhe krenari te ruajne e te flasin ate gjuhe qe ua lane trashegim paraardhesit e tyre. Te zbuloje historine e vertete te arvanitasve si dhe rolin e tyre ne krijimin e shtetit te ri te Greqise... Te shkruhen te dhenat ose cilesite me te pasura folklorike te arvanitasve, qe ne kete moment perbejne trungun bazor folklorik te Greqise, qe te mos mbetet e panjohur per brezat e ardhshem dhe e dyta te mos humbase.
Asimilimi i pakuptueshem ka ndodhur tek materiali folklorik, fjale te urta, perralla, kenge. Natyrisht kemi shume pengesa e veshtiresi por qe i perballojme me ambicje e vullnet arvanitasi.

- Cili eshte mesazhi juaj per lexuesit?

A.KOLA: Studioni historine dhe konceptoni qe diēka qe nuk vete mire sot, nje pjese te madhe te pergjegjesise per historine e kemi secili nga ne.

- Ēfare do te presin lexuesit ne te ardhmen nga dora juaj?

A.KOLA: Se fundi kam botuar librin "Greqia ne kurthin e serbeve te Millosheviqit" dhe pergatis traktatin qe arvanitasit me 1899 i drejtuan shqiptareve, per krijimin e nje federate greko - shqiptare me prolog dhe komentet e veta. Kam dhe nje studim per simbolet e Zeusit, nje biografi te Marko Boēarit, nje veshtrim mbi Kadmin dhe alfabetin grek, etj.

- Po nga terreni i veprimtarit te e shquar per ēeshtjen arvanite?

A.KOLA: Sa te kem mundesi, do te punoj ne kete drejtim: studimin e historise e te kultures se botes pellazgjike, si dhe per permiresimin e marredhenieve shqiptaro - greke, te cilat i konsideroj faktore te domosdoshem dhe te nevojshem per sigurimin e te ardhmes se races sone.

- Megjithese bisedes sone i erdhi fundi, do te deshiroja ta mbyllja po me nje pyetje: a ka ndonje gje per te cilen nuk pyetem dhe ju keni deshire te flisni?

A.KOLA: Kurre nuk mbarojne pyetjet, i dashur miku im dhe kurre nuk mbarojne pergjigjet ne mes te dy njerezve te shqetesuar e te ndjeshem. Me veprat e mia nuk bej kurrgje tjeter veēse u jap pergjigje pyetjeve te se kaluares, te se kaluares e te se ardhmes. Vetem se ndryshe flet ne libra e ndryshe ne nje interviste ku gjithmone te mbetet shija se ke thene shume dhe nderkohe nuk ke thene kurrgje. Prandaj, preferoj te flas permes librave te mi, duke ju shmangur intervistave dhe publicitetit. Ka raste, ku ndjehem vertete si nje eremit i perhumbur ne mes te nje autostrade...

Botuar ne gazeten "Illyria" New York, Nr.555,556, Gusht 1996


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

24Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:17

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Per te gjithe ata qe mahniten nga dijenite "a priori", dhe studimet mbi dokumentat "origjinale" te rishkruara nga murgjit. Per te gjithe ata qe gjuajne ar per te marre nje dore duhan.

Kjo vjen nga tipi shkolles ku eshte bere lavazh truri TanHausi.

"pėrmend shembullin e njė dokumenti tė falsifikuar nga historianėt serbė tė cilėt, thirrjen e dokumentuar tė Perandorit tė Austrisė drejtuar serbėve “Unė Perandori i Austrisė, ju kėrkoj tė mos largoheni nga shtėpitė tuaja”, qe pėr tė justifikuar variantin e tyre ideologjik, e transformojnė duke i hequr dokumentit atė fjalėzėn “mos” qė te pėrmbysin kuptimin.

I zhytur nė historinė e Ballkanit tė mbushur me mite e falsifikime, veēanėrisht nė historinė e shkruar nga serbėt, ...."


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

25Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:17

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Pa ju futur ne thellesi informacionit per momentin kisha nja dy komente.

1) Pse eshte problem nese Aristidh Kola nuk ka perdorur literaturen e shkolles Hoxhiane ?

Per mendimin tim ai skishte si me e perdor nje literatur ku cakun e ka patur qe te shkonte deri ne shekullin e V-VI(edhe atje dyshim kam a kane arrit apo jo) dhe te linte cdo gje deri tek Iliret dhe mos shkonte me tutje. Pellazgollogu me i madh qe mund te kete ekzistuar te pakten i shekullit qe kaloi qe dihet, Dhimiter Pilika u internua me vite te tera ne burg, e nderkohe ajo akademi e famshme shqiptare nuk bente as edhe nje gje. Si mund t'i shkruante Kola librat me nje literature Hoxhiste ?! Megjithate ti jep versionin tend pse ty te vriten syte qe ai perdor burime greke dhe burime arvanite.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

26Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:17

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Simeonidhi ka harruar (pa dashje) tė shtojė shprehjen e famshe tė Kolias se qė tė provosh qė je grek duhet sė pari tė provosh qė je shqiptar. Pellazgėt, dorėt, dardanėt, jonėt, yllėt, grekėt, ilirėt, arbėrit, shqipot, janė njė fis, njė gjuhė, njė qytetėrim nė faza tė ndryshme historike nėpėr Mesdhe kryesisht nė Ilirik.

...pastaj erdhėn armenėt e krishterė... dhe tė zgjedhurit e Jahvehut... pa harruar shtesat e konsiderueshme afrikane nga Siria, Libia e Etiopia ku lulėzoi feja e re e paqes me shpatė nė dorė... dhe sot ėshtė viti 2006... dhe tashmė emri grek po ashtu si ai maqedon kanė tjetėr pėrmbajtje gjenetike...

...dhe nisur nga status-kuoja e tė XX-it ngatėrrohen nė analizė disa


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

27Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:18

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
.Kola perdor letersi jo-shqipe sepse ne ate menyre e ben kritiken me te balancuar, duke perdorur ato qe ka pasur gjetur ne vitin 1983. Mos harro se atehere veprat e S.Pollo,A.Puto ishin nga te paktat burime qe perdoreshin si udhezues te plote deri ne vitin 1993(madje dhe nga vepra amerikane) deri kur u permbys monizmi.


Njohurite e Koles per Historine dhe Gjeografine e Shqiperise (ne kete perjudhe) jane shume te pergjithshme dhe kjo duket nga literatura e tij qe perdor pasi ka vetem librin e Pollo-Puto si udhezues dhe librin e Ll. Malamas: Αλβανια, νυφη των αετων (Shqiperia: Nusja e Shqiponjave).

Per nje avokat qe ishte ai dinte shume, dhe kerkonte shume.
Ti sa ai te ecesh dhe te ngri kapelen.(Oh me fal ti nuk je arberesh si ai, dhe nuk ke shpirt luftetari dhe s'e koncepton dot lirine si shqiptaret revolucionare)


Duke vazhduar literaturen e tij te bie ne sy vepra e dy Arvaniteve te shquar te Greqise, K. Biris dhe M. Mihail-Dede te cilet Kola i kopjon ne mase ne librin e tij.
Ai nuk i kopjon por i qorton ne pikeveshtrimet e njeanshme te tyre te fabrikuara nga "Gjigandi Asimilues" grek.

Keto me te vertete do ishin per tu cuditur pasi Kola (mendoni ju) nuk do mbante nje pozite te tille. Po hajde qe nuk eshte keshtu. Edhe Kola pranon te njejten gje se edhe Tosket jane greke por sipas tij jo vetem keta por edhe Geget (qe i quan geke) te cilet bile jane grekerit me autentike.

Per te folur mbi autenticitetin, shqiptaret e sotshem jane me shume te aferm me diturine klasike,historine,dhe filologjinine greke sesa greket moderne "qe jane arap te zinj nga Azia e Vogel" Une njoh me shume shqiptare me emra te lashte{Pirro,Sokrat,Gent,Teuta,Kleves,Kleit,Justin ,Mikena,Enkelejd,Andronik,Aleksander,Akil,Themisto kli etj) sesa greke me emra {John,Nick,George,Michael,Peter,Gus,Sotir,Lambi,Il ia,
Dimitri,Nick,Nick,Nick,Nick,Nick,John,John and................. finally wow Nicky}

Kjo eshte teoria e Koles. Se Shqiptaret dhe Greket jane nje dhe bejne pjese ne Kombin Grek dhe jane pasardhes te grekve te lashte, pra pasardhes te Pellazgeve.
Po, drejte Shqiptaret nuk kane ardhur nga Azia e vogel as Egjipti,Siria,Izraili, Iraku e Armenia. Ειμαστε ντοπιοι χιλιαχρονοι.

Libri me te vertete do shume durim per ta lexuar. Gjuha (edhe pse Kola ka qene avokat) eshte shume e dobet. Ka shume gabime drjtshkrimi, qe i pranon dhe vete ne hyrjen e botimit te 9-te, gabime llogjike, sintakse, historike etj.
Μοs shih gabimet shih lart "drjtshkrimore" por ndermarrjen dhe perkushtimin e nje njeriu te vendosur (tipik arvanitas).

Libri eshte nje sallate, duke permbajtur brenda elemente mitologjie, historie, biografie, vetebiografie, folklori, estetike, etnologjie, linguistike, feje etj.
Kjo eshte nje dukuri tipike shqiptare. Shqiptaret kane horizont nga te gjitha dritaret e jetes, dmth. jane universale dhe pershtaten me cdo ambjent ku shkojne ose emigrojne duke u integruar ne shoqeri.

Skenderbeu thoshte dhe besonte ate qe une tani nga nje pozite e veshtire po mundohem te provoj. Se Shqiptare dhe Greke jemi nje rrace...

kjo eshte nje shkeputje nga libri:
...Nderkohe qe te gjithe europianet shkruanin per Skenderbeun, kronistet bizantine ose e injoronin krejtesisht ose e permendin diku dhe me nje ftohtesi te madhe (Halkokondili,Francis,Kritovulos.) Shkaku nuk eshte vdekja e tij e palavdishme, sic thote Paparigopulo, as fakti se ishte shqiptar dhe jo grek. me tej... Nuk eshte as lavdia dhe as kombesia kriteri i ketyre kronisteve. Eshte dallimi i besimit fetar te Skenderbeut,qe nuk eshte i krishtere ortodoks, por katolik, apo per te qene me te sakte, ishte "unit". Unitet ishin per bashkimin e dy kishave. Por keto gjera dhe hollesi gjate asaj periudhe kishin rendesi te jashtezakonshme dhe sulltanet i shfrytezonin me shume djallezi...

Prandaj mos i shfrytezo gjerat dhe mos i shtrembero faktet dhe mbi te gjitha: Si ke kurajo dhe e quan komedi ate liber? Kur e di qe cdo veper historike dhe politike ka gabime dhe te meta, si vete autoret nuk ka njeri te perkryer. Dhe nje here vlereso punen dhe jo gabimet ortografike. Mos i bej sallate gjerat vete dhe pastaj na e quan sallaten Greek Salad. Shkoqiti gjerat nje nga nje dhe pastaj kategorizoi.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

28Normal Re: Kritika e veprės sė Aristidh Kolės prej Sat Jan 26 2008, 06:18

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
ju flm per mirkuptimin!


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi