Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Historia Shqiptare » Si i njoha Nanon dhe Berishėn.

Si i njoha Nanon dhe Berishėn.

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 2]

1Normal Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:35

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Nga Nikollė Lesi



Hyrje e librit


Ky libėr ėshtė shkruar nė periudhėn 2004‑2005. Inicues pėr nisjen e kėtij libri u bė Fatos Nano me sulmet e tij ndaj meje duke kėrkuar kokėn time nė "sininė e argjentė" tė Xhoana Nanos. E kisha takuar vetėm njė herė nė mortin e nėnės sė tij, vit kur ai akoma ishte nė burg. Nuk kisha patur asnjė njohje tjetėr mė parė me tė, por nė libėr mundohem tė sqaroj oshilacionet e tij ndėr vite si njeri dhe si lider. Dikush, nga miqtė e mijė gazetar, me tha se nė kėtė libėr ti ke treguar edhe oshilacionet e tua. Mundet, tė jetė e vertetė, pasi edhe unė jam pjesė e kėtij realiteti tranzicioni postkomunist, megjithatė nė libėr kam thėnė ato ēka kam pėrjetuar, bazuar nė njė film "Zbukuroj, por nuk genjej". Libri duhej tė dilte nga mesi i kėtij viti me titullin e paralajmėruar "Si e njoha Fatos Nanon?". Por pėr njėmijė e njė arsye nuk arrita ta pėrfundoj pėr botim. Meqėnėse u vonova atėhere vendosa t'i bashkoj nė njė libėr, ndonėse paksa voluminoz, edhe pėr Sali Berishėn, tė cilat janė shkruar nga periudha qershor‑ tetor 2005.

Nuk e di nėse kam arritur tė nxjerr pjesėn e padukshme pėr opinionin tė dy liderėve qė ndėrtuan, shkatėrruan dhe ribėnė Shqipėrinė nė vitet 1990‑2005.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:35

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Fatos Nano


Pse ka ndryshuar Nano?


Kishte kohė qė pėrflitej nga shumė deputetė tė mazhorancės se Fatos Nano ka tre vite qė ka ndryshuar krejtėsisht.
"Ėshtė tjetėrsuar !"‑thonin. Edi Rama e pėrqeshte kėtė metamorfozė tė kryesocialistit duke treguar barcaleta pėr Fatosin. Pas martesės ė dytė me Xhoanėn ai ishte bėrė mė cinik, mė i dhunshėm nė marrėdhėniet me vartėsit; mė i dashuruar pas euros dhe dollarit dhe servil nė plotėsimin e ēdo deshire tė Xhoanės. Personalisht mendoj se para vitit 2001 nuk ka qenė ky qė ėshtė sot, natyrisht nuk flas nė sensin fizik, pasi ai ka plot 52 vite mbi supe. Siē thotė njė analist i njohur i komenteve politike, Andi Bushati " Nano ishte njė politikan i sjellshėm, por tashmė i kthyer nė kundėrtėn e tij". Zoti Nano kishte dhėnė disa herė prova mirėkuptimi, largpamėsie dhe tolerance . Nė vitet e para tė pluralizmit ai projektoi njė tė majte perėndimore nė pėrballje e pėrplasje me tė vjetrit e PS sė, tė cilėt bėrtisnin pėr Europėn, porse shikonin ende tek vitet e kohės sė Ramiz Alisė. U desh burgu i Nanos qė e majta tė pėrbashkohej e tė ngrihej politikisht. Burgu e privoi nga liria, por e burrėroi nė burracėrinė e tij. Nga burgu i Benēės nė Tepelenė kryetari Nano shihte pėrtej dritareve tė qelisė se PS ja kishte nevojė pėr reformim drastik nė njerėz e nė program. U humbėn zgjedhjet e kontestueshme e tė manipuluara tė 26 majit 1996. Njeriu i burgosur Nano kėrkoi reformim tė udhėheqjes sė PS sė. Dėrgonte asokohe letra nga burgu pėr t'i botuar nė gazetėn e partisė ku ai ishte kryetar, pra nė "Zėri i Popullit", por nuk ia botonin. Namik Dokle jepnte urdhėrin e prerė qė asnjė shkrim apo letėr e kryetarit tė PS sė tė mos botohej, pasi " ai nuk e di se ē'thotė pasi ėshtė nė qeli !". Shkonte nė Benēė Rexhina Nano, njė grua e mrekullueshme pėr nga virtytet e njė femre tė vendosur pėr tė mbrojtur tė drejtat e burrit tė burgosur, dhe na sillte "Mocionin pėr Debat" tė Nanos drejtuar kryesisė sė PS sė nė korrik tė vitit '96. Nė darkė kundėrshtarėt e Nanos nė PS mė merrnin nė telefon herė mua dhe disa herė Ben Blushin i cili ishte kryeredaktor i gazetės "Koha Jonė" qė tė mos i botohet letra dhe as ndonjė gjė tjetėr nga kryetari i burgosur, pasi, sipas tyre "ka rrjedhur". Natyrisht gazeta "Koha Jonė" i botoi sepse ishte dhe mbetet pėrherė me opozitėn nė sensin e kritikės sė gabimeve tė ēdo pushteti. Namik Dokle dhe Servet Pėllumbi konkuruan nė kongresin e fundvitit '96 me kryetarin e burgosur dhe pėr pak sa nuk e rrėzuan pėr t'i zėnė vendin. Ndėrsa Nano vazhdonte nė solidaritet me Majkon, Islamin, Ruēin dhe gazetėn "Koha Jonė". Dyert e tjera nė PS, si dera e burgut tė qelisė, ishin mbyllur pėr kėtė tė burgosur politik. Ai rrinte nė vetminė e qelisė, kurse kundėrshtarėt e tij nė parti shėtisnin kryeqytetėve tė Europės dhe kur ktheheshin deklaronin pėr median se "ishim duke kėrkuar tė drejtat e kryetarit tė burgosur". Shkonte nė selinė e PS sė njė avokat dhe kėrkonte ta mbronte Nanon kundrejt njė pagese tė lartė, kurse sot ai jurist ėshtė zyrtar i lartė nė hierarkinė e Shtetit me firmėn e vetė kryesocialistit. Me emrin e kryetarit tė burgosur, tė Vlorės dhe tė gazetes "Koha Jonė" tė djegur natėn e 2 marsit 1997 e majta erdhi nė pushtet nė verėn e atij viti. Berisha iku me njė turp tė madh mbi supe. Por mėnjėherė nė dyert e PS sė u turrėn njė urdi njerėzish, tė mirė e tė kėqinj, kundėrshtarė e miq tė tij. Donin pushtet, donin para e prona. Iu kishte ardhur nė dorė Pushteti. Tani nuk kishte mė radhė se kush ishte mė i pėrkushtuar nė devotshmėri ndaj sė drejtės dhe viteve ' 92 ' 97. Tani kush ishte mė servil dhe sillte me tepėr lekė i duhej kryetarit Nano. I etur nga mungesa e lirisė dhe i verbuar nga mungesa e dritės nė qeli kryetari i sė majtės nė pushtet nuk shikonte pėrtej dritares sė zyrės sė tij nė PS, e cila ishte dritarja e hyrjes nė pushtet pėr kėdo qė i rinte afėr dhe rrotull. I burgosuri u bė kryeministėr i vendit. Nga qelia direkt nė krye tė drejtimit tė Shqipėrisė. Bashkė me stafin e gazetarėve tė viteve '91 '97 filluam tė hidhnim kritikat e para ndaj pushtetit tė ri tė Nanos si kryeministėr. Moria e bodigardėve dhe ulėrima e sirenave tė policisė qė hapnin rrugėn kur kalonte zoti Nano e bėnin atė, me sa dukej, tė ndihej realisht Zoti i Shqipėrisė, aq me tepėr qė ish Presidenti Berisha ishte nė fundin e humnerės sė tij politike, tė paktėn nja tre vite pas tė mbrapshtit vit '97. Aq sa ishte thellė i zhytur Berisha, po aq lart nė qiell rrinte Nano. Kritikat e para tė medias "Koha Jonė", pasi media tė tjera numėroheshin me gishta, sikur zgjuan tek kryeministri Nano reaksionin e tė paprekshmit, aq sa nė konferencėn e FRESH it tė Tiranės nė fillim tė vitit 1998 sulmoi hapur e pa mėdyshje gazetėn "Koha Jonė" dhe botuesin e saj. "Nuk kam ardhur nė pushtet pėr tė larė borxhet e Nikollė Lesit" deklaroi zoti Nano i prekur e i inatosur nga kritikat e gazetės. E shihja atė natė nė televizor fjalėn e tij dhe akoma nuk u besoja syve nėse ishte vertete Fatos Nano qė fliste kundėr medias sė parė tė pavarur nė Shqipėri. Borxhet gazeta i kishte krijuar, pasi na dogjėn krejt gazetėn me 2 mars 1997 si dhe kishim kaluar njė kalvar vuajtjesh nga sulmet e pushtetit nga vitet '92‑'97. Nga muaji nentor '96 gjer nga fundi i vitit '97 "Koha Jonė" botohej ēdo ditė mbi 70 mijė kopje ose pothuaj sa dyfishi i tirazhit tė tė gjitha gazetave nė vitin 2005. Nga muaji dhjetor '96 gjer me 30 qershor '97 gazeta shkonte nė ēdo pikė shitje, por nuk arkėtohej nė financat e gazetės as 20 pėrqind e shitjes pasi ishte rrėmujė dhe luftė . SHIK‑u i Gazidedes na dogji dhe qėlloi me armė mikrobuzat e m jetet e transportit tė gazetės nė muajt dhjetor 1996‑ shkurt 1997. Mos harroni se agjencia e transportit tė gazetės kishte mbi 11 furgona transporti dhe qė sejcila kushtonte diku tek 15 ‑ 20 milionė lekė tė vjetra. I gjithi ishte investim me paratė e gazetės me tė madhe nė vend. Nė atė periudhė saliste merrnim taksi dhe furgona taksi , qė dihet sa kushtojnė, vetėm e vetėm qė tė ēonim gazetėn "Koha Jonė" tek lexuesit. Po iu pėrmend vetėm njė fakt: edhe pėr Tropojėn qė ėshtė nė fund tė dynjasė e ku ēonim vetėm 200 gazeta paguanim mjet tė veēantė me deshirėn e mirė qė lexuesit tė kishin gazetėn. Shtetit jo vetėm qė nuk i shkonte nė mendje tė na ndihmonte, por pėrkundrazi na bllokonte, dhe shkatėrronte. Nė vend qė shteti i pasluftės tė na kompensonte djegien e gazetes, ai filloi sulmin pėr tė na "djegur" nė njė mėnyrė mė "demokratike" , siē tashmė dėshmoi vepra e Nanos. Nė fillim stafi i gazetarėve u turbullua nga ky sulm direkt dhe pa sens miqėsor i kryeministrit Nano. Disa gazetarė qė kishin punuar nė vitet e vėshtira tė saj nxituan tė iknin me vrap, pasi ndjenin hakmarrjen Nano. Ata, si tiranas tė vjetėr, e kuptuan para meje se nga "kruajtja" me Nanon gazeta do tė humbiste e do tė sulmohej, pasi akoma populli e kishte idhull Fatos Nanon. Tė paktėn shumica ende kėshtu mendonte nė fillimet e vitit '98. Fatkeqsisht kėshtu filloi tė ndodhte. Shumė gazetarė ikėn dhe u stabilizuan tek kabineti Nano, disa tė tjerė u bėnė drejtorė tė rėndėsishėm, ata qė mbetėn nxorėn "shpatat" me pushtetin e Nanos. "Borxhet e Nikollė Lesit", sipas Nanos, kishin ardhur se tirazhi i gazetės kishte shkuar me kryeredaktor Ben Blushin deri nė 82 mijė kopje nė ditė gjatė vitit 1997. Njė tmerr i vėrtetė pėr shtypshkronjėn "Demokracia", e cila "skuqej" nga tirazhi i lartė i "Koha Jonė". Tirazhi botohej, por nė kohėn e luftės sė vitit tė mbrapshtė '97 pothuaj asnjė lekė nuk arkėtohej nga pikat e shitjes sė gazetashitėsve, t‑_lėt ose ikėn mė pas jashtė shtetit ose justifikoheshin se na " I kanė vjedhur lekėt gjatė muajve tė luftės ! ". E kujt ia mbante ato muaj qė tė shkonte e tė merrtė lekėt e gazetės nė rrethe! Shumėherė policia dhe civilė tė armatosur kishin djegur furgonat e gazetės bashkė me vetė tirazhin e prodhuar. Porse nė shtypshkronjė borxhi shtohej pėr gazetėn "Koha Jonė". Shtypshkronja donte paratė, paēka se opozita bėrtiste "Rroftė "Koha Jonė" ! Gjithashtu, mė 2 mars 1997, redaksia u dogj krejtėsisht nga forcat e SHIK ut tė Bashkim Gazidedes. Pra, financat e gazetės shkuan poshtė e mė poshtė. Natyrisht, as unė e as ndonjėri nga gazetarėt nuk pranoi tė lypte tek dera e kryeministrit Nano apo zv/kryeministrit tė asaj kohe Bashkim Fino. U kėrkua qė tė ndėrhynim pėr tė marrė njė kredi tek Banka e Kursimeve pėr tė shlyer borxhet e shkaktuara nga ajo ēka sqaruam, por zoti Nano ishte "ligjor" dhe nuk pranoi tė shkelte "kushtetueshmėrinė e parimeve tė tij", ndonėse borxhi i gazetės ishte sa shuma e njė kamioni me cigare kontrabandė qė kalonte njė prej shoqėruesve tė tij nė Kakavijė vetėm nė njė natė!


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

3Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:35

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Zoti Nano deri nė mesin e vitit 1998 ishte nė majėn e Shtetit dhe nė kreun e kontrabandės sė cigarėve, kafesė dhe tė naftės. Ndėrsa ende nė publik ai mbante dafinat e njė njeriu tė drejtė e tė vuajtur nė burgjet e Berishės. Duke qenė nga natyra krejtėsisht dinak dhe, meqė nuk e kishim njohur ende, njė njeri pa skrupuj moralė, ai manovronte bukur nė fushėn e politikės. Nė shtatorin e vitit 1998, kur u vra Lideri i Lėvizjes sė Dhjetorit ',90 Azem Hajdari, Nano manifestoi edhe njė "veti" tjetėr, tė cilėn nuk e kishim njohur: frikacakun. Ikėn i veshur me rroba fshatari drejt e nė Maqedoni. U struk i pėrmjerė atje, ndėrkohė qė duhej tė rrinte e tė drejtonte Shtetin e dhunuar. Njė politikan qė quhet Burrė Shteti nuk e braktis kurrė detyrėn. Mund tė thuash ēfarė tė duash kundėr Sali Berishės, pasi edhe ai ka njėmijė e njė tė meta, porse nė periudhėn e vėshtirė tė mars‑qershor 1997 kurrė nuk e braktisi zyrėn dhe Presidencėn. Nuk themi qė Lideri qė quhet Burrė Shtetit tė shkojė "si kovė pusi" apo pėr "dhjamė qeni", porse duhet tė gjente forcėn pėr tė gjetur shpėtimin e kombit. Nano e la shtetin me 14 shtator 1998 nė mėshirė tė fatit. Erdhi kur pantallonat e lagura nga frika i ishin tharė nė freskun e Maqedonisė. U lut tek Presidenti Meidani, porse nuk kishte mė tė drejtė morale qė pa hequr brekėt me erė m. tė vishte pantollonat e kryeministrit tė ri ! Kėshtu qė pėsoi njė "atak politik", kryesisht pėr fajin e tij. Nė krye tė Ekzekutivit mbėrriti Pandeli Majko, njė njeri qė e kishte mbėshtetur nė vitet e vėshtira tė burgut. Sakaq zotin Nano e braktisėn pėrsėri Servet Pėllumbi, Namik Dokle dhe Ilir Meta. As Anastas Angjeli nuk ia hapte telefonin! Vetėm Ruēi i mbeti. Mbeti "rrugėve tė Atdheut", duke kėrkuar "drejtėsi" partiake. Dhe kishte tė drejtė, pasi Majko dhe kundėrshtarėt e pėrhershėm tė Nanos nxituan t'i merrnin PS nė nė fund tė vitit 1999. Deri kėtu nuk duhej tė arrinin. Anti Nanot e kishin gabim. Nuk mund t'i merrej partia tė cilėn e kishte rritur vetė, bile edhe me burgun e tij. Nė kėtė rast, si botues dhe si deputet i dalė nga njė zonė e lirė nga PS, por qė asnjėherė atje nuk kishte fituar e majta, dola hapur e nė mbrojtje tė Nanos. Tė mos harrojmė nė momentet qė ai nuk ka patur pushtet i kam qėndruar afėr. Kishte tė drejtė dhe duhej mbrojtur, ndonėse Majko shpeshtoi hakmarrjen ndaj medias "Koha Jonė", e cila kishte brenda saj tri "predha goditėse" pėr atė kohė; gazetėn, radion dhe televizionin "KOHA". Ēdo natė televizioni qė kish nė pronėsi jepte tė plota takimet e Nanos nė bazėn e PS sė. Ishte njė gazetare, Mimoza Picari, qė rendte me vrap nė ēdo cep tė vendit pėr ta dhėnė atė qė nuk ia jepnin tė tjerėt zotit Nano. Natyrisht nuk jam aspak i penduar, paēka se sot ndodhem nė "llogore" tjetėr, edhe pėr faj tė kryesocialistit. Por kush mė njeh nga afėr unė rri nė "llogoren time tė pavarėsisė". Unė e kam deklaruar se nuk ma kushtėzon dot mendimin tim tė lirė, as Fatos Nano e as Sali Berisha. Pra nė 1999, nė kėtė vit tė vėshtirė politik, zoti Nano u kthye tek vlerat, tė cilat, me siē duket i mban nė qilar kur ėshtė nė krye tė pushtetit dhe i nxjerr nė fushė tė hapur sa herė mbetet pa pushtet.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

4Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:35

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Fitoi kundėr Majkos, Pėllumbit, Metės, Poēit e Dokles se duhej tė fitonte, ndonėse me diferencė tė frikshme votash. Iu rikthyen "miqtė", "shokėt" dhe urdia e sejmenėve. Thėrrisnin "Rroftė Nano !" pikėrisht ata qė thonin "Poshtė Nano !" para kongresit. Falė njė bashkėshorte tė shkėlqyer qė quhet Rexhina Nano, kryetari i PS sė u kthye prapė nė tolerant e nė largpamės. I largohej sherrit dhe nxiste bashkėpunimin. Nė krye tė pushtetit erdhi njė prej kundėrshtarėve tė tij mė tė fortė e me tė rrezikshėm. Falė Nanos zoti Meta hypi atje, ku ai nuk e kishte ėndėrruar, por qė pati mundėsi tė shfaqte aftėsi nė menaxhimin kurajoz tė Ekzekutivit. Por ditėt e arta Nano Meta filluan tė njohin errėsirėn. Nano shėtiste rrugėve tė Europės, por qė donin para tė madhe pėr t'u pėrballuar nė atė mėnyrė qė filloi ta shijonte botėn nė mėnyrė tė skajshme. Filloi t'i pėlqente Athina, bile ajo e mesnatės. Rrugėt e Athinės nė mesnatė janė tė stėrmbushura me njerėz. Aty gjen qė nga i papuni i pagjumė e deri tek prostitutat. Athina e magjepsi tė parin e selisė rozė. U deh nga kėnaqėsia, por u tha nga xhepat! Meta i bllokoi ēdo kanal dogane nė Shqipėri. Por Athina qė tė jetohej donte dhrahmi. Dhrahmitė filluan t'i mbaronin kryetarit dhe u kthye nė Tiranė pėr njė betejė tjetėr. U nervozua. Njė femėr i kishte errėsuar shikimin e syzeve tė trasha. Prapė luftė nė parti ! Ishte viti 2001. Vit zgjedhjesh. Gruaja e re, Xhoana, donte pushtet . Nuk mund tė rrinte mė rrugėve tė Athinės. Synonte mė lart, mė larg dhe mė shumė .


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

5Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:36

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Gruaja qė ekuilibronte Nanon

Viti 2001. Ilir Meta, asokohe kryeministėr, kishte vendosur tė mos i bėnte asnjė lėshim zotit Nano pėr ato ēka ai kėrkonte tė realizonte me duart e Metės. Harxhet e shumta nė Athinė zoti Nano donte t'i realizonte me biznesmenė, siē bėn praktikisht tani qė ėshtė kryeministėr. Por asnjė tregtar nuk i ofrohej ato ditė ku ndodhej i braktisur e pa pushtet. Nuk kishte asgjė nė dorė nė emėrimet e doganierėve, pasi vrimat i ishin mbyllur. Vetėm njė biznesmen, i cili i ishte gjendur nė ditė tė vėshtira ia paguante ēfarė donte zoti Nano. Ky quhej Leonard Koka, vėllai i kryetarit aktual tė bashkisė sė Durrėsit. Zoti Koka, duke qenė tip kavalieri, i jepte para nė dorė dhe i fali njė benz tė blinduar. Kryetari i PS sė ishte mėsuar qė t'ia paguanin gjithēka. Kėnaqėsia e tij mbetet kur e rrjep tjetrin. Ndėrsa sot, herė pas here, bėn sikur nuk e neh Nard Kokėn, pasi kanė dalė nė skenė biznesmenėt e ndėrtimit dhe tė fshatrave turistike. Bile hamendje tė cilat mbeten tė tilla thonė lart e poshtė se nė arrestimin e Kokės ka gisht edhe Fatos Nano.E habitshme, porse edhe vertetė mbetet gjithēka tek Nano. Nė kompromis tė mos prekjes sė bizneseve tė Xhoana Nanos nga Berisha nė pushtet, thuhet se Nano e shiti Nardin tek Saliu i rikthyer.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

6Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:36

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Por le tė rikthemi paksa ndėr vite. Kishte hyrė viti elektoral dhe PS ja kėrkonte njė mandat tė dytė. Jemi akoma nė fillim tė vitit 2001. Marrėdhėniet mes Nanos dhe Metės u pėrkeqėsuan pas deklaratės nė TV Klan tė Arben Malajt se do tė kandidonte pėr postin e kryeministrit pas zgjedhjeve tė qershorit 2001. Duke qenė mik i Metės zoti Nano kėrkonte mėnyra nga mė tė ndryshmet qė tė mė ftonte pėr drekė. Donte qė unė tė negocioja mes tij dhe kryeministrit Meta pėr t'i pajtuar. Isha deputet i pavarur dhe pa asnjė angazhim direkt politik. Tė paktėn deri mė 24 janar 2002. Pra nuk isha anėtar i asnjė partie politike. E kisha mbėshtetur Metėn pėr punėt e mira nė rrjetin e infrastrukturės sė vendit, ashtu siē e kisha akuzuar nė media pėr korrupsion nė ēėshtjen e privatizimit tė fabrikės sė Birra Tirana. Megjithatė pas ndėrhyrjes sė deputetit Ramadan Hasanaj dhe Bashkim Fino pranova qė tė negocioj pėr tė organizuar njė takim mes Metės dhe Nanos pėr pajtim. Takimi u la nė vilėn kryeministrore nė Durrės. I takova. Zoti Meta qė nė fillim krijoi njė skenė tė ftohtė akull. Ndėrsa kreu i selisė rozė rrinte pėrballė Metės pa folur dhe mė bėnte me shenjė qė tė shkrija "akullin". Falė aftėsisė gazetareske ia arrita ti bėj qė tė komunikojnė njėri me tjetrin. Nė kėtė moment u largova pėr ti lenė tė lirė nė bisedėn e tyre politike. Ata u pajtuan. Nuk kaloi me shumė se njė javė dhe rastėsisht pėrballem me kryetarin e PS sė nė hotel Rogner. E pėrshendes dhe bėri sikur nuk mė shikoi. I thirra me respekt, por ai ktheu kokėn nė anėn tjetėr. Bėnte sikur nuk e linte perdja e tymit tė cigares qė thithte tėrė kėnaqėsi. Pyeta njė kolegun tim deputet, i cili kishte informacionin se ē'kishte ndodhur nė vilėn e Metės. A e di se si mu pėrgjigj?: "Nė momentin qė Nano e kalon lumin nuk tė njeh mė !".


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

7Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:36

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Kaluan pak muaj dhe prapė zjarri mes Nanos e Metės u rindez keq. Bile dhe kryetari i Bashkisė sė Tiranės Edi Rama filloi tė pėrqeshte kreun e selisė rozė, tė cilit i kishte mbetur vetėm bashkėshortja Rexhina Nano, e cila e shoqėronte kudo e kurdo. Njė grua e lartė nė cilėsitė bashkėshortore. Nano ishte acaruar nė kulmin e fushatės elektorale tė qershorit 2001. Donte ta shkatėrronte kryeministrin Meta. Nuk i interesonte humbja e mundshme e sė majtės. Tre ditė tė javės gjatė fushatės i bėnte nė Shqipėri dhe katėr tė tjerat nė Greqi. Asnjė nuk e dinte se ai ishte dashuruar keqas nė Greqi me njė femėr tjetėr, tė ndarė nga burri e qė kishte njė djalė. Nė Tiranė donte vetėm sherr . Rexhina e tėrhiqte me kujdes drejt qetėsisė dhe larg sherrit. Por asnjė nuk e dinte se ē'po bėnte e ēfarė ai po kurdiste nė Athinė asokohe. As vetė Rexhina Nano. As djali i Nanos, Sokoli , njė djalė intelegjent , nuk nuhaste asgjė se ē'po ndodhte me tė atin . Fushata elektorale vazhdonte duke u pėrballuar kryesisht nga Meta, Edi Rama dhe Gramoz Ruēi. Njė femėr i kishte zaptuar zemrėn kryetarit tė PS sė, mu buzė brigjeve greke.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

8Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:36

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
E megjithatė zgjedhjet u fituan nga e majta, me kontenstime, por gjithsesi kurora e fitores u vendos mbi kokėn e Nanos. Sindroma Malaj vėrtitej koridoreve tė PS sė, meqėnėse tashmė Nano ishte fituesi juridik i zgjedhjeve dhe donte ta eliinonte Ilir Metėn nga rizgjedhja kryeministėr. Ndėrkohė disa zona ishin kontestuar si nga PD, ashtu dhe nga PS. Unė personalisht kisha pėsuar njė kolpo elektorale nė Lezhė pėr fajin e PS sė lokale, e cila kishte bashkėpunuar fshehur me PD nė, pasi hija ime ishte zgjatur nė "token" e tyre. Ndėrkohė prisja verdiktin e KQZ. Avokati im nė kėtė proces Pėrparim Sanxhaku kishte bėrė gati dosjen me shkeljet e gjetura, pasi fjala vjen nė njė qendėr votimi numri i zgjedhėsve ishte 677, kishin votuar 457 gjithsejt dhe proces verbali i firmosur nga PS dhe PD ishte pėr 978 pro kandidatit tė PD sė ! Ndėrkohė qė prisja tė takoja zotin Nano para rezultatit tė KQZ ai mu pėrgjigj nė telefon: "Shko se ta jep mandatin Ilir Meta. Mua mos mė telefono mė!".


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

9Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:37

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Natyrisht rezultati i KQZ me telefonin e kryetarit tė PS-sė rezultoi negativ pėr mua. Celibashi kishte marrė telefonatėn fatale nga kryetari Nano qė "Lesi tė mos fitoj !". Por insistimi i Pėrparim Sanxhakut nxori fakte dhe faksimile tek Gjykata Kushtetuese, e cila pėr meritė tė korrektėsisė sė Fehmi Abdiut vendosi pėrsėritjen e zgjedhjeve. Ndėrkohė kishte ndodhur qė pas raundit tė dytė nė shumė zona akoma e majta nuk bėnte numrin 84 deputetė. Me Dushkun kishte siguruar fiks 83 deputetė. Duhej edhe vota ime pėr tė bėrė numrin 84! Zoti Nano synonte postin e Presidentit tė Republikės. Pėr kėtė gjė duheshin fiks 84 vota nė parlament. Unė vazhdoja fushatėn e dytė nė zonėn time elektorale, por kėtė herė pėrjashtova nga komisionet tė gjithė anėtarėt e PS-sė qė mi kishte caktuar PS-ja lokale. I zėnė me hallin tim elektoral nuk kuptoja se ē'po ndodhte nė kulisat politike nė Tiranė. Tre ditė para ditės sė pėrsėritjes sė zgjedhjeve nė Lezhė mė kėrcet njė telefon celular me numrin 007 nė fund. E hap dhe dėgjoj zėrin e Nanos. Dashamirės dhe plot humor. "Tė pres tek zyra ime nė PS mė tha. Tė pijmė nga njė xhin". Ishte fillimgushti 2001. E di qė asnjėri nuk e beson, por asnjėherė nuk kisha qenė nė selinė e PS-sė. Asnjėherė nė jetėn time nuk isha futur brenda hekurave tė portės sė jashtme tė PS, ndonėse e kam mbėshtetur kur ishte nė opozitė, kur kishte tė drejtė.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

10Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:37

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Nejse. Shkova. Mė priti tek dera Emin Barēi, shef i kabinetit tė kryetarit tė PSsė, dikur vartės i imi si gazetar nė vitet '94-'97. Nė zyrėn e Nanos gjeta edhe Gramoz Ruēin, i cili si me marifet u largua duke na lėnė vetėm pėr vetėm. "Nesėr do tė vij nė Lezhė pėr tė bėrė fushatė pėr ty. Nuk mund tė rrijė jashtė parlamentit legjenda Lesi e gazetarisė sė pavarur shqiptare" -tha dhe trokiti gotėn me xhin. Pimė nja dy gota secili dhe u ndamė. Tė nesėrmen e kishim lėnė qė tė shkoja unė prapė tek ai. Vajta. Mė tha " Hyp nė benzin tim. Dua tė bisedoj diēka rrugės me ty". Ai shofer dhe unė si "kryetar i PS-sė" nė vend tė parė. Para dhe pas na shoqėronte urdia e sirenave tė policisė. Ej, thashė me vete, ēka ndodhur qė u bė kaq papritur dashamirės me mua, ndėrkohė qė nė hotel Rogner nuk e linte tymi i cigares pėr tė mė pėrshendetur! E vrava mendjen, por asgjėkundi nuk mė nxirrte. Rrugės, dikush e kishte lajmėruar kryeministrin Meta se Nikollė Lesi dhe Nano janė bashkė nė njė makinė pėr nė Lezhė. Mė bie telefoni celular. Makina ecte me shpejtėsi drejt Mamurrasit. Ishte nė telefon Ilir Meta. Nano fiku kasetofonin e benzit. "Me atė po shkon nė Lezhė?" -pyeti Meta. "Ehė, e kuptova!" -tha kryeministri Meta dhe mbylli telefonin. Ē'kishte "kuptuar" ky Meta? Ndėrkohė ndėrhyri "shoferi Nano" duke mė pyetur: "Ē'kishte shkėrdhata"? Pse tė mori? Nė moment e parandjeva lojėn dhe sherrin e rinisur mes tyre. Puna si gazetar na e kishte rritur nuhatjen e sherrnajės. Makina ecte me mė shpejtėsi. "Kujdes sė do tė na rrėzosh!" ngacmova kryetarin shofer. "Ore mos mė trego shoferin mua! Pse tė mori ai?" insistonte Nano. "Mė pyeti se si ecėn fushata" e gėnjeva Gėnjeshtarin e Madh. Bėri sikur e hėngri edhe ai. Ndonėse i kisha marrė masat pėr fitoren nė Lezhė, pasi nuk do ti lija pėr tė vjedhur mė votat, porse gjithsesi "shoferi" im prishte punė, nėse i shkrepte pėr ta bėrė. "Do tė bėhemi bashkė qė ta rrėzojmė Metėn?"-mė pyeti. Atėhere mendova se ē'bėhet nėse e gėnjej edhe unė zotin Nano! Asgjė. Sa ka gėnjyer ky Nano, mendova nė ēast. Po ia "fus" edhe unė njėherė. "Po, do ta rrėzojmė Metėn!" i ktheva pėrgjigje. Mėnjėherė kryetari u bė njė "shofer" i dėgjueshėm. Nxori njė ēamkakiz nga ato qė i jepte tė dashurės sė tij tė re. U pėrtypėm sikur po shkėrmoqnim Ilir Metėn nėpėr dhėmbė ! Namin bėri nė Lezhė kundėr Metės, ndėrsa mua mė bėri heroi i medias sė pavarur.Pikėrisht nė Lezhė filloi sulmi dhe strategjia Nano pėr rrėzimin e kryeministrit dhe marrjen e postit presidencial nė vitin 2002, vit kur i mbaronte mandati zotit Meidani.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

11Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:37

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Nano para lekut

Sapo arritėm nė qytetin e Lezhės Nano nė timon si shofer e unė nė vend tė parė tė benzit tė tij na rrethuan mijėra qytetarė. Fillova tė hap derėn dhe nė momentin qė po dilja kryetari Nano mė tha "Futu brenda! Do tė vijė unė tė tė hap derėn. E, ē'ėshtė njė lider partie para njė lideri tė shtypit tė lirė!" -foli duke qeshur dhe vrapoi para njėrėzve pėr tė mė hapur derėn. Dola i skuqur nga ky lloj sherbimi i Nanos dhe thashė me vete "Ore, mos nuk e njoh mirė kėtė Nanon dhe jam unė gabim qė e quaj njė politikan mosmirėnjohės?". Nejse, turma dhe britmat nuk tė linin vend tė mendoje gjatė, pasi nxituam pėr tu futur brenda nė sallėn e pallatit tė kulturės. Ishte gusht 2001. Pjesėmarrėsit ishin tė ndarė gjysėm pėr gjysėm; njė pjesė nanoistė dhe tjetra metistė. Megjithatė Nano i hipnotizoi tė dyja palėt me njė fjalim populist, aq sa edhe metistėt u bėnė me Nanon. Sulmoi qeverinė dhe kryeministrin Meta hapur e nė prani tė medias. Pra sulmi filloi. Kisha mbetur nė kurth. Mes Nanos dhe Metės nė njė lojė pafund, sė cilės do ti dilte tymi nė KPD-nė e Dhjetorit 2001. Pas takimit nė qytet dreka na priste tek restorant "Diella" nė Kune-Vainė, njė vend perrallor qė natyra e kishte bėrė, ndofta nė njė ditė krishtlindjesh. Gjatė drekės ishim duke trokitur gotat e para tė rakisė. Ishin kryetari i bashkisė Gjok Jaku, deputetėt e PS-sė Ndrec Pema e Agustin Marku si dhe Marash Ndoka, prefekt i qarkut. Mė bie telefoni. Prapė kryeministri Meta. "Si e kam kryetarin tim?!" -mė pyeti Meta gjithė shpoti. Nanon e kisha nė krah tė majtė dhe krejt afėr meje. Si finok qė ėshtė e nuhati se dikush me rėndėsi duhej tė ishte nė telefon. Unė flisja, por as Nano nuk bisedonte me njėr, pasi veshėt i kishte tek biseda ime, qė gjithsesi mundohesha tė ishte e shkurtėr. "E ka nisur keq sulmin ai qė ke nė tavolinė majtas teje" ngriti zėrin Meta nga ana tjetėr e telefonit. Me sa duket dikush nė tavolinė i kishte raportuar kryeministrit nė Tiranė se kush ndodhej nė drekė dhe si ishte vendosur edhe tavolina! Nano e kishte mendjen tek ajo ēka komunikoja unė. Iu pėrgjigja kryeministrit Meta. "Flasim nė Tiranė. E kam anijen nė det! Kur ta ankoroj atėhere flasim". Nuk e kisha mbyllur akoma telefonin kur kėrcen kreu i tavolinės , pra zoti Fatos. -"Ore paske anije nė Shėngjin ti?! Me naftė, cigare apo me ēfarė e ke? Unė vij tė tė bėj fushatė nė Lezhė, kurse ti me Metėn keni anijet nė det?!" -bėrtiti dhe e kullufiti njė gotė dopio me raki. Eh, ē'rashė nė sherr me kėtė "anijen", tė cilėn do ta sqaroj mė vonė e qė mbetet njė histori pėr tė qeshur sa herė e kujtoj. Nano u tėrbua. Tavolina filloi tė rrėnohej. E qeshura e nanoistėve u zvenit. Karkalecat e pjekur nga Diella u mbetėn nė duar. As nuk i hanin, as nuk i ulnin nė pjatė. Ndėrkohė Nano i fut dhe njė dopio. Erdhi nė formė. Tė pranishmit filluan tė qeshnin nėn buzė, por mė parė se tė qeshnin shikonin kryetarin Nano nėse qesh ai. Sapo ai rrukulliste ndonjė gotė e qeshura mbushte restorantin natyror "Diella".


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

12Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:37

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
-"Sa anije ke nė det ?" mė pyet papritur zoti Nano." "Njėrėn ti dhe tjetrėn unė"! -e mbylli kėtė histori ai pa pyetur se ē'ishte ajo puna e "anijes" qė i thashė Metės nė telefon. Numėrova dhe sa orė duhej tė mbaronte votimi . Ishte e premte. Epo, thashė edhe dy ditė duhen dhe i pėshpėrita nė vesh.

-"Tė hėnėn vij tė takoj pėr anijen!"- i thashė Fatosit nė vesh. Gazi shpėrtheu. Nuk pihej mė, por defrehej. Filloi kenga. Vetėm orkestėr nuk kishte. Pasi kishte kaluar nja tre orė pije e ngrėnie afėr detit njė telefon i bie kryetarit Nano.

-"Do ta shkatėrroj! Ka pėr ta parė ai ***! -bėrtiste e ulėrinte Nano, aqsa krejt tavolina ngriu. "Diēka e madhe do tė ketė ndodhur" me thotė njė nanoist nga e djathta. Ndėrkohė Nano ishte larguar paksa nga tavolina, por gjithsesi dėgjohej se ēfarė thoshte. Nuk kishte nevojė tė mbaje veshėt ngrehur, pasi ai bėrtiste e shante mė fjalorin me tė fundit. "Ore trapa ! Kush kujtoni se jam unė ! Do t'ju shkrijė. Si, si guxoni tė pushoni Dhimitraq Raftin?! As nuk mė rruhet pėr PS e as pėr KPD. Do t'ju q.nenat! "e mbylli bisedėn, nuk dihet se me cilin foli dhe erdhi , rrufiti dhe njė teke tjetėr. U ngrit dhe iku. Ika dhe unė. Nuk kisha kaluar Fushė Krujėn, pasi po mendoja se ma bėri dy herė *** fushatėn e qershorit 2001. Njėherė me KQZ-nė nė qershor kur iu telefonoi kundėr meje e tani nė fundkorrik dy ditė pėrpara votimit tė pėrsėritur. Mė ra telefoni. Ishte Nano.
-"Mos harro anijen time! Tė pres nė zyrė pėr pjesėn qė mė takon!"- foli dhe pa pritur pėrgjigje qė ti sqaroja se si ishte puna e asaj "anijes" sė Lezhės e mbylli telefonin. Epo mirė, mendova nė ēast, ia jap unė "pjesėn e anijes " tė hėnėn! Nė Tiranė kishte filluar sherri ende pa mbaruar rezultati final i votimeve. E majta plasi sherrin mes vetes. Shkarkimi i drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Telekomit Dhimitraq Rafti nga kryeministri Meta i vendosi skalionet nė PS pėrballė njėri tjetrit. Kryetari i PS-sė nuk donte t'ia dinte mė pėr fitore apo humbje tė socialistėve. I ishte prekur njėriu i tij, zoti Rafti, njeriu i Telekomit. E diela erdhi shpejt dhe nė darkė rezultati doli me diferencė tė madhe pėr mua. Fitova. Tė nesėrmen, ende pa shkuar ora 9 e mengjezit, kur me merr Fatos Nano.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

13Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:38

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
-"Dua anijen time nė zyrė! Mos u vono ", dhe siē e ka pėr zakon tė mbyll telefonin pėr tė mos patur mundėsi pėr ta sqaruar. Mė mirė po shikoj edhe njėherė procesverbalet e qendrave tė votimit tė zonės, thashė me vete, se mund tė na prishė prapė punė tek KQZ-ja e tij. I pashė. Ishin tė "blinduara".
Ndėrkohė gazeta "Shekulli" kishte shpėrthyer nė sulm total kundėr rikandidimit pėr kryeministėr tė Ilir Metės. KPD-ja ishte caktuar pėr t'u mbledhur nė gusht. Skalionet nė PS ishin rreshtuar pėr betejė. Gramoz Ruēi ishte nė anėn kryeministrit Meta. Edhe Dokle. Edhe plot tė tjerė qė mė vonė u bėnė me Nano. Punėn e "anijes" ende nuk e kisha sqaruar me Nanon. E takova tė hėnėn, nė hotel Rogner. Ishte me Arben Malajn.
-"Anijen!" - ngriti zėrin Nano dhe mė zgjati njė puro. E mora dhe iu pėrgjigja duke qeshur.
-"Anija" u kthye nė bazė!".
-"Ore, ē'bazė?!- mė tha-Nuk jemi tek filmi "Ballė pėr ballė", por mė jep pjesėn time -"ngriti zėrin dhe vėshtroi me syzet e trasha gjithė tėrsellėm. "Unė tė jap mandatin e ti merr edhe anijen! Epo kjo nuk shkon! " tha prapė zoti Nano, aq sa tė tjerėt kthyen kokėn.
-"Anija" ishte mandati, o zoti Nano. Ma fute nė qershor me Celibashin. Tani jam nė molo. Jemi 1 me 1" -ia ktheva dhe ula nė tavolinėn pėrballė.
-"Shiko, ēfarė shkėrdhate qenka ky Lesi! Ma futi! Si nuk e pikasa kėtė gjė qė t'ia hiqja prapė mandatin tek Celibashi"- iu drejtua ai Arben Malajt dhe shikoi nga unė.
Kaq ishte historia e "anijes" sė Shėngjinit, pėr tė cilėn zoti Nano mendonte se do tė mund tė rruante nja 200 mijė marka gjermane.
KPD-ja e 20 gushtit 2001 ishte dueli i parė, tashmė publik mes Metės dhe Nanos. Malaj ishte nė mes. KPD-arėt ishin pozicionuar. Kryetari i PS-sė humbi thellė. Kontradiktat dalin nė publik. Beteja filloi hapur. Meta gabon nė strategji. Nano sulmon dhe bėn masakėr mbi ministrat e qeverisė sė PS-sė. Angjeli, Muēi e Fino nuk guxonin tė hapnin televizorin nė darkė nė shtėpitė e tyre. Nano grushton mbi ballin e Metės, kurse ky i fundit hesht, turbullohet, tėrhiqet. Unė vendosa ti hap mė shumė dyert e medias time zotit Nano, natyrisht dhe Metės, porse Iliri preferoi tėrheqjen. Kryetari i PS-sė shfrytėzoi mungesėn e dritave elektrike, papunėsinė, gjithēka qė i dilte pėrpara. E bėri qeverinė si Senatin e Romės sė lashtė para vrasjes sė Jul Cezarit. Mjeshtėr i madh pėr tė sulmuar e shkatėrruar gjithēka. Qeveria u kthye nė njė thes me miell qė sa herė i binte nxirrte pluhur! Gramoz Ruēit i pėrmendi se ishte veshur me fustan nė vitin 1996 pėr tė ikur nga Shqipėria nga arrestimi i Berishės dhe se i kishte pantollonat me shurrė Salarie, kur e bėri sekretar tė Pėrgjithshėm tė PS-sė. Dokles sė varfėr ēfarė nuk i sajoi pėr dhenderrin. Nano gjatė javės sulmonte e dėrmonte nė Shqipėri, kurse nė fundjavė qetėsohej nė Athinė e nė Kretė. Nard Koka vazhdonte tė paguante pėr ti bėrė qejfet e kryetarit tė PS-sė, aq sa Agim Isaku dhe Dhimitraq Rafti i thonin Nardit se po na e merr nė qafė kryetarin me kurvat e Athinės. Zakonisht, pasi merrte energji nė Greqi kryetari Nano vinte ditėn e martė dhe rrinte deri te premten nė vendin qė quhej Shqipėri. Vendi po futej nė kaos politik pėr fajin e sherrit nė mazhorancė. Opozita rrinte. Priste se ēdo ti dhuronte pozita nga sherrnaja. Nė nentor 2001 mua mė ndodhi njė sherr nė hotel Rogner me njė pjestar tė biznesit Hasanbelliu nga Durrėsi. Pushkėt u bėnė gati. Mėnjėherė mė vjen nė shtėpi zoti Nano, tamam ditėn qė do tė sulmote nė Pezė tė Tiranės zotin Meta si njė "fashist". Natyrisht qė e falenderova pėr vizitėn. Gjithsesi ishte civil, ndonėse donte ta shfrytėzonte politikisht. Duke u ndarė mė thotė diēka nė vesh.
-"Do ta pėrdorė ngjarjen tėnde kundėr Metės, por mos mė pėrgėnjėshtro!"-tha dhe iku. E plasi nė Pezė. Unė isha bėrė hero nė Pezė nga Nano. Kaq i duhej pėrdorimi i ndodhisė time. Motorat gjigand tė Nanos zakonisht punojnė mė tėrė kapacitetin nė momentin qė ai ėshtė mė ngushtė dhe nė fund tė pusit. Kur ėshtė nė majė ai shkatėrron vetveten. Megjithatė erdhi KPD-ja e dhjetorit 2001 pėr tė cilėn nuk kam se ē'tė shtoj pėr pjesėn publike tė saj. Me kėrkon kryeministri Meta qė tė shkojė nė vilėn e tij pėr darkė. Nė vilėn qeveritare gjeta kryeministrin Meta, ministrat Mustafa Muēi, Anastas Angjeli, Sokol Nako, kryetarin e Bashkisė Edi Rama dhe gruan e kryeministrit Monikėn. Situata ishte e akullt. Meta nuk fliste. Siē duket po mendonte dorėheqjen. Muēi e shkriu akullin .
-" Unė e lė postin kur tė duash e si tė duash. Por Nano nuk do tė ndalojė kėtu. Ai synon Presidencėn qė i mbaron Meidanit nė shtator 2002"- tha Ministri Muēi. Mėnjeherė reagon Angjeli.
- "Ē'post tė lemė ! Ne u shkrimė pėr kėtė vend e Nano mė thotė hajdut ! Jo, ore. Dhembė pėr dhembė do ta luftojmė. Do ti nxjerr unė llogarinė bankare qė ka nė Zvicėr. Ma thanė ato tė Bankės Botėrore kur isha nė Amerikė. Do t'ia ējerrė maskėn atij maskarai qė luan me jetėn e fėmijėve tė mijė ! Ne punojmė kėtu, kurse ai shetit me kurva nė Athinė"-bėrtiste Angjeli.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

14Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:38

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Nano, President Republike?

Ndėrsa ministri Angjeli bėnte si i pėrvuajturi i Metės dhe njėkohėsisht si i pėrkushtuar pėr sulm ndaj kryetarit tė PS-sė, ministri Sokol Nako, rrinte i menduar dhe po priste qė tė mbaronte ligjėratėn anti-Nano ministri i Financave. Edi Rama nuk pipėtinte. I hidhte nga njė sy tė tėrėve dhe nuk fliste. Monika na shėrbente me ndonjė portokall. Anastasi akoma ligjėronte pėr luftė.

-He mo Niko, mė drejtohet mua Angjeli, a e meriton Qorri qė t'i japim njė dajak tė fortė?
-Rri o Caci se po ka mbetur tek ty lufta ka mbaruar kjo punė, por Nano ka gjetur njė mėnyrė perfekte dueli. Ai po prek telat e njerėzve pėr punėn e energjisė elektrike dhe varfėrinė. Ti sonte na thua kėshtu dhe pastaj del qė kėtu pėr tė marrė nė telefon Tosin. Ai e ka fituar lojėn deri tani, -thashė dhe prita tė merrja njė pėrgjigje nga Edi Rama, i cili ishte zvogėluar e bėrė sa njė grusht.
-Po rri ore ti, -m'u hakėrrye Angjeli, ti i ke hapur katėr dritaret e gazetės "Koha Jonė" dhe TV KOHA jep natė pėr natė ēfarė ai dėrdėllit nėpėr Shqipėri.
-Ai del e u bėn sallatė- u nxeha, -dhe ti rri atje e jep magazina doganore. Hajde pra, dili ti pėrballė dhe thuaji ato ēka di pėr kryetarin e PSsė. Dil publikisht!
-Pse ē'jam unė, budalla! ndėrhyri Angjeli. " Ai tė bėn me barrė pa qenė! Unė e di se ka para nė njė bankė nė Zvicėr, se po ia merr paratė qė iton nė Durrės njė femėr nė Greqi -insistonte Angjeli- A don me tepėr o Niko? Unė pa ia marrė hakun e prindėrve tė mijė nė Sarandė, nuk rri!"- fliste dhe shikonte Metėn nėse duhej apo jo mė tepėr tė nxirrte ēka dinte.
-Praktikisht, ai e ka fituar betejėn, -foli dhe doli nga meditimi Edi Rama. " "Unė po iki. Natėn e mirė!
-Edhe unė po iki zoti kryeministėr, -nxitoi edhe Angjeli tė merrte xhaketėn e tė ngrihej.
-Prit, ku shkon? -ndėrhyri kryeministri, i cili nuk kishte folur deri atėhere. -A i deklaron dot ato ēka di pėr Nanon publikisht? -insistoi Meta.
-Unė i di tė gjitha ēka bėrė ai pis, -tha Angjeli dhe u ul prapė nė kolltuk. -Problemi ėshtė se ia vlen tė fusim kombin nė sherr tani? Ja dola e i thashė tė gjitha. A e di se ē'tė bėn ai?! Nano nuk ka moral e mirėnjohje. Unė i dhashė 350 mijė dollarė pėr fushatėn nė maj dhe ai i mori pėr vete nė vend qė t'ia jepte partisė pėr fushatė . E njeh ti , zoti kryeministėr, se ē'ėshtė ai?- lutej ministri.
-Sa, sa dollarė i ke dhėnė? -pyeta mėnjėherė, pasi u trondita nga ajo ēka dėgjova.
-Ja! E dėgjoi ky tani dhe prit kur ta nxjerrė nė gazetė. Edhe kjo mė duhej, -thoshte dhe mė shikonte nė dritė tė syrit ministri. Jo, ore Niko, bėra shaka me ty!
U largova nga vila kryeministrore dhe vrapova njėherė nė gazetė. U ktheva. Njė mendje mė thoshte qė t'u thoja gazetarėve qė tė dilnin me njė titull: "Angjeli, 350 mijė dollarė Nanos pėr fushatė", por prapė e tėrhoqa. Tė hedh nė gjyq dhe ta mohon. E, ku i dihet Angjelit! Tani ėshtė nė kėtė breg e pas njė ore ta bėn me dorė nė anėn tjetėr tė bregut! Ndėrkohė Viti i Ri 2002 filloi pėr qeverinė si pas njė varrimi. Dhe vėrtetė kryetari i PS-sė Nano e kishte bėrė gati "arkivolin" pėr qeverinė e tij tė socialistėve. Priste t'i vinte gozhdėt kapakut. Mjeshtėr si Nano nuk kisha parė asnjėherė nė politikėn shqiptare. Paradite sulmonte qeverinė e PS-sė dhe nė darkė i ēonte fjalė Berishės qė tė heshte sa tė rrėzonte Ilir Metėn. Bile njė deputet sot ishte dhe ėshtė korrier mes tyre sa herė kanė nevojė pėr njeri tjetrin. Ikja e njerit sjellė dhe largimin e tjetrit nga politika.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

15Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:38

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Nano njė ditė i premtonte njė deputeti se do ta bėnte ministėr Rendi dhe tė nesėrmen gėnjente njė tjetėr deputet. Ēorbė e bėri PS-nė. Njė e nga njė filluan t'i ikin kryeministrit Meta njerėzit e tij nė janar 2002. Pėr postin e ministrit tė Rendit Publik ishin karikuar katėr deputetė tė PS-sė. Pėr ministėr Kulture pesė deputetė. E kėshtu me radhė. Secilit deputet, kur e thėrriste, i thoshte gjoja nė konfidencė: "Kujdes, mos i trego askujt se do tė bėj ministėr!". Dhe shumica e deputetėve tė PS-sė, afro 45 veta, kishin veshur me mendje kostumin e ministrit, ndėrkohė qė vetėm 18 ministri ishin gjithsejt. Hiqi katėr qė ishin pėr aleatėt dhe ngeleshin 14 ministri. 45 deputetė kishte gėnjyer vetėm pėr 14 ministri! Si tė mos mjaftonte loja e Nanos nė kafenenė e parlamentit, unė dhe Ben Blushi, njė njeri i rrallė pėr nga zgjuarsia, talleshim me ndonjė deputet qė kishte mbetur pa post. Ē'tė bėnim. Ia jepnim njė "post" ne tė dy sejcilit deputet nanoist! "Na e tha Nano mbrėmė tek Piaza" thonim, ndėrkohė qė as nuk e kishim takuar Nanon. Veē t'i shihje deputetėt e mazhorancės nė sallėn e kafenesė sė parlamentit. Sa hynte Nano, tė gjithė kthenin kokėn se cilit do t'i fliste tė parit. Por si mjeshtėr i madh kryetari Nano shkonte sa nga njėra tavolinė nė tjetrėn. Dku pinte njė cigare, diku njė kafe, tek njė tjetėr grup deputetėsh tregonte ndonjė barceletė me femra. Mjeshtėr i papėrsėritshėm. Njė herė po vinte tek tavolina ku ishim unė, Blushi dhe Ilir Gjoni. "Shih, kur tė na mashtrojė" -tha Blushi.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

16Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:38

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Ē'kemi ēuna? -tha dhe ul duke pirė njė puro. -U mendove ti Lesi pėr atė propozimin tim?
Ben Blushi mė hasi me kėmbė poshtė tavolinės me kuptimin se "tė paska propozuar dhe ty pėr ministėr?!".
-Po e mendoj, -iu pėrgjigja, duke mos dashur t'i jap shpresė pėr njė bisedė tė bėrė muaj mė parė tek "Piaza", ku mė kėrkoi qė tė mė blinte 51 pėr qind tė aksioneve tė gazetės "Koha Jonė", TV KOHA dhe bashkėrisht tė bėnim njė kompani mediatike qė tė bėnte ligjin nė Shqipėri.
Nano iku nė njė tavolinė tjetėr. Kishte plot deputetė qė prisnin njė fjalė tė ėmbėl nga goja e Nanos. Ishte nė ditėt qė i duheshin votat pėr t'ia futur pėrfundimisht kryeministrit Meta.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

17Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:38

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
(vazhdim)

‑Ohu, ta paska futur dhe ty! Ē’ministri tė ka dhėnė?!‑ ngriti zėrin Blushi duke qeshur me tė madhe, pasi u largua shefi i selisė rozė. ‑Ti tallesh me tė tjerėt, por ta paska futur dhe ty!@. Kaq deshi Ben Blushi dhe nuk durohej mė. Sa herė e takoja qeshte me tė madhe, duke mė thėnė zoti ministri x! Ai e njihte Nanon mė nga afėr se sa unė, ndonėse isha vetė qė e kisha ndihmuar kryetarin e PS‑sė kur ishte nė burgun e Benēės. Ē’t’i thoja Blushit! Qė zoti Nano mė ka kėrkuar 51 pėr qind tė medias Koha Jonė ta blinte nėn emrin e dikujt tjetėr?


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

18Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:39

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Nano bllokoi disa herė kryeministrin Meta pėr tė zėvendėsuar ministrat qė i ishin larguar. Nuk paraqitej ai dhe as deputetėt qė iu kishte premtuar pėr ministra. As Berisha nuk vinte me deputetėt e opozitės. Lojė perfekte e Nanos me Berishėn nė distancė. Shkoja nė parlament dhe gjeja njė skemė tė Nanos pėr ta inatosur kryeministrin e tij. Njėherė desh u bė numri i nevojshėm, por erdhi deputeti Lekė Ēukaj dhe i thirri qė tė dilnin, pasi A i kėrkonte Nano pėr tė pirė njė xhin!


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

19Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:39

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Petro Koēi ishte mė katarsist se vetė ai qė e ka krijuar kėtė fjalė. Ai e shoqėroi me shpirt kudo kryetarin e PS‑sė nė luftė kundėr kryeministrit tė socialistėve. Megjithatė zoti Nano ia "shpėrbleu" pak mė vonė, pasi mbaroi punė me tė. E shkarkoi nga posti i shefit organizativ tė PS‑sė, bile urdhėroi shoqėruesit qė ta zbrisnin edhe nga makina e selisė rozė. Nė kryesinė e PS‑sė Petro hynte me leje.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

20Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:39

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Nė 8 shkurt 2002 Meta dha dorėheqjen e parevokueshme. U nxor asi spathi. Pandeli Majko kryeministėr. Qė nė fillim mendja djallėzore e Nanos kishte projektuar njė lojė tė madhe. Kishte fiks 84 deputetė. Kaq duheshin pėr t’u zgjedhur President i Republikės nė fund tė qershorit tė kėtij viti, pasi mbaronte mandati i zotit Meidani. Ēdo gjė nė shėrbim tė kėtij posti. Takime, bisedime, darka, premtime. Plot e pėrplot tasi! Por njė pjesė deputetėsh, tė cilėve iu ishte premtuar posti i ministrit me kusht qė tė rrėzonin Metėn, tani kishin mbetur pa karriken e ministrit. Ata kishin kaluar netėt e gjata tė dimrit me ėndėrra ministrore. Kishin blerė kostumet e reja. Flisnin me komshinjtė se ANano mė ka premtuar ministėr. Gratė e tyre flisnin me serbez e gjithė tangėrllėk nė zyrat ku punonin. Pra, gjithė ajo parapėrgatitje ministrore kishte sjellė ftohje ndėr radhėt nanoiste. Majko vazhdonte tė qeveriste, por nuk e pyesnin ministrat.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

21Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:39

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Kryeministėr de facto ishte Fatos Nano. Anastas Angjeli thurte intriga pėr t’u rikthyer nė ministri. Anijes sė Metės i ishte futur uji. Por Caci (Angjeli) nuk mund tė rrinte dot pa qenė ministėr. Nė fillim tė majit 2002 Ilir Meta shkon me tė shoqen, Monikėn, nė ishullin e Korfuzit pėr pushime. Ndėrkohė Angjeli kishte sponsorizuar avionin ēarter tė Marsel Skendos, bashkėpronar i TV Klan . Nė avion pėr nė Korfuz kishin hypur Anastas Angjeli, Blendi Fevziu dhe Aleksandėr Frangaj. Nga ana tjetėr Angjeli kishte telefonuar Fatos Nanon nė spitalin e Athinės, ku po kuronte gishtėrinjtė e prerė nga aksidenti automobilistik dhe i kishte kėrkuar qė tė vinte nė Korfuz pėr t’u takuar me Metėn. Nuk komunikonin me kryetarin e PS‑sė pėr arsyet qė sapo kemi thėnė. I ngritur nga spitali, me mjek tek koka dhe Nard Kokėn kudo, Nano mbėrriti nga Athina nė ishullin e Korfuzit. Nė Ishull kishte ardhur edhe Nikolas Geixh. Me tė gjitha mėnyrat qė njeh Angjeli takimi Nano‑Meta nėn vėzhgimin e Geixh u realizua. Aleksandėr Frangaj ishte njė prej negociatorėve potencial nė kėtė takim tė Korfuzit.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

22Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:39

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Takimi u bė nė Royal hotel. Nano rrinte i sikletosur nėse Meta do tė ishte nė humorin qė i duhej Fatosit nė qėllimin pėr tė cilin Angjeli‑Geixh synonin. Nano synonte tė bindte Metėn qė tė hiqnin Majkon nga kryeministėr dhe tė rikthehej pėrsėri Iliri nė postin e kreut tė Ekzekutivit me kusht qė votat e Metės tė shkonin pėr Nanon President. Votimi ishte i fshehtė dhe nuk kishte garanci. Takimi e theu akullin e dhjetorit 2001, por nuk vendosi gurėt nė kėshtjellėn presidenciale tė Nanos.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

23Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:40

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
‑Duhet tė pyesim edhe Edi Ramėn pėr kėtė gjė,‑ kishte insistuar Meta.

‑Edi ishte pardje tek unė nė spital nė Athinė. Mė solli dhe njė buqetė me lule, ‑ ndėrhyri Nano, duke parė stepjen e Ilirit, i cili nuk e dinte se Edi Rama kishte qenė nė Athinė tek kryetari i selisė rozė, ndėrkohė qė nė Tiranė shante kryesocialistin.

‑Si , Edi Rama ka qenė tek ju nė Athinė?‑ pyeti prapė Meta, duke mos i besuar vesheve. ‑Po ai ėshtė kundėr kandidimit tėnd pėr President Republike? ‑ insistoi Meta.

‑Jo. Mė solli lulet dhe mė tha se ti duhet tė jesh President i vendit. Bile vetėm Xhoana dhe Edi me kanė sjellė lule nė spital nė Athinė, ‑ e mbylli me shpoti fjalėn Fatosi.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

24Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:40

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Qeveria Nano‑Meta e Bejrutit

Ilir Meta ishte shokuar nga vajtja pa lajmėruar e Edi Ramės nė Athinė tek Nano nė spital, pasi njihej si anėtar i bllokut anti‑Nano. Ishte maj 2002. Kryetari Nano, i lindur mjeshtėr i spėrdredhjes sė fjalės dhe i cinizmit, ia kthen Ilirit, i cili ende rrinte i habitur. Natyrisht qė Aleksandėr Frangaj, drejtor i Pėrgjithshėm i TV Klan ishte prezent. Ai mė ka treguar pjesė nga ky takim nė Korfuz.

‑Ilir, si e lamė atėhere? Unė President Republike dhe ti kryeministėr? ‑ pyeti Nano nė prani tė negociatorėve tė rėndėsishėm.

‑Ta mendojmė!‑ iu kthye Meta dhe sakaq i bėri njė pyetje tė natyrės nanoiste.

‑Po katarsistėt si do tė reagojnė pėr mua nėse ne biem dakord?

‑Ata as qė i pjerdh fare! Nuk kam parė racė mė tė poshtėr dhe inefiēente se atė lloj njerėzish, ‑e mbylli bisedėn kryetari i PS‑sė, tek i cili ishte pėrzier ėndrra pėr t’u bėrė President Republike edhe me votat e njeriut, tė cilin e kishte dėrmuar nė fundvitin e 2001. Fatos Nano, duke qenė nga natyra i zgjuar, cinik, mosmirėnjohės, por edhe i batutave tė rralla, e kishte tė vėshtirė brenda vetes tė ulej nė atė nivel sa tė vinte deri nė ishullin e Korfuzit me duar tė lidhura e tė fashuara, pas operacionit. Por si njė politikan pa asnjė virtyt nuk e kishte pėr gjė qė tani tė dėrmonte e tė quante kriminel dhe nė momentin qė i vinte interesi tė darkonte me ty dhe tė tregonte batuta, nga e qeshura e tė cilave thyenin xhamat e restorantit. Takimi Nano‑Meta nė ishullin e Korfuzit mbaroi me njė bisedė tė hapur pėr mė tej, por qė nuk konkretizoi gjithēka. Ata thurnin kulisa nė ishullin grek nėn vezhgimin e Nikolas Geixh, ndėrsa shqiptarėt nuk e dinin se ē’luhej me fatin e tyre. Mė i kėnaquri ishte Anastas Angjeli. Nano u kthye prapė nė spital pėr gishtat, kurse Meta nė Tiranė. Nė opinion diskutohej se cili mund tė ishte emri i Presidentit tė ri tė Republikės, pasi zotit Meidani i mbaronte mandati presidencial. Gazetat dhe televizionet shqyheshin duke dhėnė variante nga mė tė ndryshmet, por mbizotėronte emri i Fatos Nanos, si kryetar i mazhorancės. Opozita kishte paralajmėruar se vetėm Nano nuk mund tė ishte, pasi nuk kishte votat e rregullta pėr tė fituar 2/3 e parlamentit. Berisha pranonte, indirekt, se PS‑ja kishte tė drejtėn pėr tė qeverisur, por nuk bindej qė kryetari i PS‑sė tė hypte nė karriken e Presidentit. Diku ishin prishur nė pazarin e fshtehtė. Ndėrkohė Nano nuk rrinte njė minutė pa lėvizur, biseduar, pirė kafe me njerėz tė ndryshėm qė kishin interes pėr tė, pasi duheshin votat pėr nė parlament. Siē thashė mė sipėr, i duheshin fiks 84 vota ose 2/3 e parlamentit. Pėr dreq, rastisi qė 81 vota ai i siguroi, por mbeteshin 3 tė fundit qė ishin votat e Preē Zogajt, Arben Imamit dhe e imja. AMė erdhi nė dorė ‑ thashė me vete. Ma kishte futur pėrbukuri nė zgjedhjet e 2001 me anė tė KQZ‑sė dhe tani Perėndia ma solli nė shteg. Mė kėrkoi takim nė hotel Rogner. Aty rrinte ato ditė qė ai kishte interes. Buzėqeshte dhe ishte hokatar i madh me cilindo. Por le tė rikthehemi prapė tek Fatosi qė shfaqej nė publik si tolerant e miqėsor. Ilir Meta me zor po rezistonte pas njė propozimi nė Grand Hotel nė fund tė qershorit 2002. Ben Blushi dhe Edi Rama me autorizim tė Fatos Nanos kėrkonin t’i pėrēonin mesazhin se President bėhej Nano, kurse Meta rikthehej kryeministėr. Pėr largimin e kryeministrit Majko nuk ishte problem. Nuk e donin tashmė as Nano e as Meta. Njėfarė Zhorshi , brazilian me origjinė tė ngatėrruar libaneze, qė rri nė Tiranė dhe ka interesa tek fabrikat e ēimentos nė Shqipėri merr rolin e negociatorit pėr tė vendosur mes Nanos e Metės njė urė tė fundit. Njėri President Republike dhe Meta kryeministėr. Nė kabinetin e ri Iliri mund tė merrte cilin tė donte . Bile merrte dhe PS si kryetar. Nuk kishin mė vlera akuzat e Nanos nė KPD‑nė e dhjetorit 2001. Mjaftonte vetėm qė ai tė bėhej President dhe tė kishte mandat zyrtar pėr Xhoanėn si First Lady shqiptare. Braziliano‑libanezi u bė mik edhe i Ilir Metės, ndonėse Meta e mohon nė mjedise publike. Ditėt po kalonin dhe po afrohej data e zgjedhjes sė Presidentit tė ri tė Republikės. Nga e majta dy njerėz mjaftohej tė merreshin vesh: Fatos Nano dhe Ilir Meta. Tė tjerėt ishin ushtarė tė urtė. Ndėrsa Namik Dokle e Skėnder Gjinushi punonin qė tė rizgjidhej pėrsėri Rexhep Meidan. Por nuk kishin vota. Tė dy e dinin se komuniteti ndėrkombėtar nuk e pranonte Nanon si kryetar Shteti. Ndaj mė mirė Meidanin e urtė sesa ndonjė tjetėr. Nano kėtė e dinte. Ai kishte informacion se ēfarė bėnte secili gjatė 24 orėve. Kishte ngritur njė rrjet perfekt informacioni.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

25Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:40

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Njėherė, sapo hyra nė hotel Rogner pėr njė kafe dhe ulem me Remzi Lanin e Ben Blushin, nuk vonoi as 10 minuta e mė merr vetė nė telefon. Tė fala Remziut dhe Blushit ‑ mė thotė, duke mė lėnė njė takim, pasi akoma nuk isha i qartė pėr votėn time se ku do ta hidhja nė parlament. Ndėrkohė komuniteti ndėrkombėtar dhe sidomos ambasada amerikane nė Tiranė u vunė nė alarm pėr stabilitetin e vendit, pasi opozita kishte paralajmėruar demonstrata tė forta nėse Nano zgjidhej President Republike. Filluan tė kapnin pjestarė tė rėndėsishėm tė mazhorancės qė tė bindej kryetari i PS‑sė se nuk mund ta ėndėrronte kolltukun e Kryetarit tė Shtetit. Edi Rama u qartėsua. Ben Blushit nuk i dihej mendimi. Fatos Klosi, Skėnder Gjinushi, Rexhep Meidani e Namik Dokle takoheshin si dikur njėsitet guerile pėr tė ndaluar ardhjen e Nanos si President. Fatos Klosi takonte disa deputetė tė PS‑sė qė kanė akoma dosje nė SHIK. Dhe dosja tė bėn vetė presion politik! Preē Zogaj kaloi menjėherė pro idesė sė Berishės. Arben Imami po mendohej. Ende nuk e kishte vendosur. Unė gjithashtu isha i pavendosur; nėse duhej apo jo t’ia jepja votėn. Nisur nga vitet e burgut qė kishte bėrė padrejtėsisht e politikisht thoja APO, natyrisht pėr Nanon. Shikoja mes radhėve tė mazhorancės dhe natyrisht ishte pėr moshėn mė dinaku dhe me potenciali. Prapė thoja APO. Tė mos harrojmė se deri nė kėto momente ishin tre votat tona qė mund ta bėnin atė President. Thuhej se mund tė ishin blerė dhe dy vota nga radhėt e opozitės, pasi votimi ishte i fshehtė, por pėr emrat nuk e dija se kush ishin kėta deputetė tė opozitės. Ka momente nė historinė politike qė puna shkon dhe tek njė votė, siē ka ndodhur nė fund tė vitit 2003, por do ta shpjegoj njė herė tjetėr. Akoma Meta‑Nano nuk kishin rėnė krejtėsisht dakord pėr skemėn: Nano President, kurse Meta kryeministėr. Kryetarit tė PS‑sė nuk i durohej deri sa tė ngjitej nė krye tė Shtetit. I ishte kthyer nė obsesion. E gdhinte duke pirė gjithė natėn tek Piaza. Tako, premto, gėnje, bėj ministra, drejtorė, prefektė e ēfarė nuk premtonte vetėm e vetėm pėr tė gjetur mekanizmat pėr tė marrė 84 vota pėr President. E takova ato ditė nė Rogner, krejt rastėsisht. Unė isha me Ben Blushin dhe Ilir Gjonin duke pirė nga njė birrė. Sapo kisha mbaruar edhe njė takim me Sabri Godon. Kur nga pas kolonave tė hotelit kishte qenė Fatosi me Xhoanėn. Na thirri. Shkuam. Natyrisht ai ishte mė i madh se ne e aq me tepėr qė ishte i shoqėruar nga e shoqja. Tė tjerėt i zgjatėn dorėn Nanos mė pėrpara se tė takonin Xhoin. Unė, nisur nga parimi kristian, respektova tė shoqen. E takova atė pėrpara. I putha dorėn nė shenjė respekti dhe xhentilese demokristiane, porse Nanos iu duk se u vonova nė mirėsjelljen time.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

26Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:40

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
‑Ej, kujdes zoti Lesi. Nuk ėshtė nė Partinė Demokristiane gruaja ime! ‑foli duke qeshur.

Unė sapo isha zgjedhur kryetar i PDK‑sė sė Shqipėrisė dhe iu pėrgjigja po me shaka.

‑Kam vendin bosh tė nėnkryetares sė PDK‑sė, ‑nxitova t’i ktheja pėrgjigjen me shpoti.

‑Tani pėr tani ėshtė nė partinė time! Mė vonė shohim e bėjmė ‑ u kundėrpėrgjigj kryetari i PS‑sė.

Kjo ndodhi ishte ende pa u zbardhur se kush do tė ishte President. Ēdo votė deputeti kushtonte pėr Nanon. Por Ilir Meta akoma hezitonte pėr tė pranuar ose jo fertėn e fshehtė tė kreut tė PS‑sė. Mes hezitimit mbėrriti braziliano‑libanezi i ēimentos me njė aktmarrėveshje me shkrim tė propozuar nga Fatos Nano. Po ēfarė kishte aktmarrėveshja e propozuar nė mėnyrė tė fshehtė pėr tė cilėn nuk dinte gjė as kryesia e PS‑sė dhe mazho‑ranca e majtė. Ilir Metės i jepej posti i kryeministrit dhe posti i kryetarit tė PS‑sė, pas njė kongresi tė jashtėzakonshėm, nė momentin kur Nano tė bėhej President me votat e grupit tė Metės. Mė mirė nuk kishte pėr Metėn! Edhe kryeministėr, edhe kryetar i PS‑sė. Sipas informacionit qė disponoj dhe jam i bindur se mbetet i vėrtetė, Meta pėr pak sa nuk ra dakord pėr ta firmosur. Sot do tė kishim President Nanon dhe kryeministėr Metėn. Njė dyshe mike‑armike! Meta asokohe mė thotė se nuk e pranonte komuniteti ndėrkombėtar qė Fatosi tė zgjidhej Kryetar Shteti. Por unė mendoj ende se, pėrveē kėsaj qė ėshtė e vėrtetė, Meta nuk kishte besim mė tek ai pas asaj qė i bėri nė dhjetor 2001. Kam bindjen qė nėse Meta do tė kishte garanci burrėrie dhe politike nga Nano, edhe mund ta bėnte President. Meta njihet si dorė e fortė ekzekutive dhe pragmatist. Ditėt kalonin shpejt atė mesvere 2002. Pėr herė tė parė nė historinė e kėtyre viteve pluralizėm mė thėrret zyrtarisht kryetari i PD‑sė, Berisha, pėr takim. Takimi kishte aperturėn si kryetar i PDK‑sė, si parti e qendrės sė djathtė, por qė akoma nuk ishte futur nė aleancė me PD‑nė, pasi unė kisha njė histori tė ngatėrruar me Berishėn nė vitet 1992‑1997. Njė histori qė tashmė ėshtė pjesė e kėtij libri. Pas meje ishte edhe botuesi i njė gazete tė rėndėsishme, por edhe vota e deputetit nė sallė. Njė votė ishte, por nga njė votė bėheshin shumė vota kundėr Nanos. Unė kėtė e dija. Takimi kaloi normal, por pa i besuar akoma njėri‑tjetrit. Berisha nuk kishte besim tek unė dhe e anasjellta, as unė tek ai. Fatos Nano e mori mė nė fund pėrgjigjen se nuk mund tė bėhej President. Filluan tė lakoheshin emra tė ndryshėm. Qė nga Artur Kuko e deri tek Sabri Godo. Emri i Moisiut ende nuk ekzistonte. Duhej gjetur emri i kryeministrit tė ri dhe mė pas ai i Presidentit.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

27Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:40

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
‑Unė kryeministėr?! Kurrsesi jo. Ai vend ėshtė i mallkuar pėr mua, ‑i ishte pėrgjigjur kryesocialisti Metės nė takimin kokė mė kokė. Ndėrkohė kryesia e PS‑sė as qė e dinte se ē’po luhej nėn rrogozė. Por, me sa duket, nė darkė, dikush nga familja ia kishte prishur mendjen Nanos. Tė nesėrmen e takimit nė njė restorant diku nė periferi tė Tiranės, ku ka dhe pishinė, por edhe dhoma qetėsimi, Fatos Nano thėrret urgjent mikun‑armik, Ilir Metėn.

‑Pranoj tė bėhem kryeministėr. Presidentin ta gjejmė bashkė, ‑ ishte pėrgjigja e prerė e atij qė do tė bėhej kryeministėr. Ndėrkohė ditėt nuk prisnin. Po afrohej data e zgjedhjes sė Presidentit. Nano e ndau pėrfundimisht mendjen pėr t’u bėrė kryeministėr. Nga Stambolli, ku ishte nėn shoqėrinė e pagesave tė njė biznesmeni qė bėn rrugėn Tiranė‑Stamboll e kthim zoti Nano u nis pėr nė Bejrut. Atje e priste takimi me Ilir Metėn, ku do tė bėnin qeverinė e re pas zgjedhjes sė Presidentit tė ri. Pandeli Majko ishte kryeministėr. Ai qeveriste pa e ditur se dy armiqtė ishin duke darkuar nė njė restorant luksoz me paratė e braziliano‑libanezit qė rri nė hotel Sheraton nė Tiranė. Nė Bejrut ishin Fatos dhe Xhoana Nano, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Mustafa Muēi. Nė qoshe rrinin dy biznesmenėt e ēimentos dhe ai i linjės Tiranė‑Stamboll e kthim.

‑Nuk e pranoj pa u futur dhe ti zv/kryeministėr nė qeveri, ‑ i kėrkoi kryetari i selisė rozė.

‑Ti vazhdo dhe unė tė ndihmoj nga pas,‑ pėrgjigjej Meta.

Por nuk kishte besim Nano tek Meta. Ashtu dhe ky i fundit tek Nano. Darkonin bashkė, por nuk i besonin njėri‑tjetrit! Mė nė fund, qeveria u pagėzua Nano‑Meta. Por nė Bejrut, ama! Se ē’donte Bejruti pėr tė bėrė qeverinė shqiptare, hajde e merre vesh. Nė Shqipėri debatohej pėr emrin e Presidentit, ziheshin, flisnin tė gjithė si kompetentė, por asnjėri nuk e dinte se ē’ishte vendosur nė Bejrut mes Nanos e Metės. Pėrveē postit tė zv/kryeministrit, Iliri do tė merrte dhe atė tė ministrit tė Rendit Publik. Skema ishte realizuar nė mėnyrė perfekte. Presidenti duhej tė ishte njė njeri qė ta kishin nė morsetė. I bėnin qejfin edhe Berishės dhe me kėtė rast mbyllnin problemin e zgjedhjeve tė 24 qershorit 2001. Nano donte dorėn e Berishės, pasi nuk mund tė qeveriste. E kishte provuar disa herė dhe kryetari i PD‑sė e kishte hedhur nga kreu i qeverisė sa herė kishte dashur. Ndaj duhej lojė e zgjuar pėr emrin e Presidentit. Le t’ia linin gjetjen e emrit Berishės. Saliu e kishte gjetur. Alfred Moisiu.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

28Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:41

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Darka nė Hotel Rogner

Tek zoti Nano gjatė kėtyre 14 viteve tė rremujshme e plot intensitet njoha edhe diēka tjetėr qė zotėsisht e mban mbuluar para publikut, porse kush e njeh nga afėr e pikas mėnjėherė: smirėn kundrejt atij qė ka sukses dhe deshirės pėr t’u tallur me tjetrin. Pėr kėtė tė dytin e kisha pikasur qė nė momentet e para kur e njoha pas daljes nga burgu. Ndėr vitet ’91‑,97 vetėm njėherė e kisha takuar atė. Nė vitet e burgut kur i vdiq e ėma vajta bashkė me shumė tė tjerė kolegė pėr ti shprehur ngushėllimet. Bile me anė tė Gramoz Ruēit i nisėm fjalė para se tė shkonim pėr ngushėllim me Aleksandėr Frangajn, Frrok Ēupin, Armand Shkullakun, Andi Bushatin, Teodor Kekon, etj., se nėse i nevojitet ndonjė ndihmė financiare pėr tė kryer ceremoninė e pėrcjelljes sė nėnės sė tij ishim gati tė merrnim nė financat e lodhura tė gazetės Koha Jonė. Miku nė ditė tė vėshtira tė nevojitet. Por nuk patėn nevojė, pasi biznesmeni Gaz Demi kishte paguar gjithēka duhej pėr ta nderuar familjen Nano. Kam qėndruar vetėm pėr vetėm me Fatosin dhe tė atin, Thanasin, pėr afro 30 minuta, aq sa u bė xheloz Namik Dokle e Gramoz Ruēi. Mbaj mend si sot qė insistonte qė ne si gazetarė tė gazetės Koha Jonė tė mos tėrhiqemi para presioneve tė pushtetit tė Berishės. Do tė dijmė t’ua shpėrblejmė qendresėn stoike qė po bėni ‑tha dhe iu drejtua Thanasit, tė atit : Ua kemi borxh si familje kėtyre djemve"! Mbaj mend qė i kam thėnė, ndėr tė tjera, se familja, pra gruaja e tij Rexhina dhe fėmijtė le tė vijnė e marrin lekė, aq sa kemi mundėsi financiare, duke gjendur anėn ligjore si honorare pėr shkrime. Kėshtu qė vetėm me njė takim nuk mund tė krijosh idenė pėr virtytet apo veset e njė njeriu. Nanon e pėrkrahnim me kolegėt gazetarė tė gazetės Koha Jonė gati nė idil, pasi jo vetėm qė e quanim burgosjen e tij tė padrejtė e politike, porse edhe nga letrat e tij dėrguar gazetės na thoshte se jeni dallėndyshet e lirisė dhe heronjtė e njė epoke tė re qė po lind. Bile gazetari Andi Bushati ishte gati nė shfrenim njė nanoist i pangopshėm. Kurse Frrok Ēupi, ishte i bindur se e majta shqiptare mbetet e pėrēarė dhe Berisha sundon pėrgjatė shumė viteve nėse Fatos Nanon nuk e nxjerrim nga burgu. Tė mos harrojmė se ia kishin bėrė gati litarin, pasi Servet Pėllumbi, Namik Dokle e Ilir Meta, as qė donin t’ia shihnin surratin. Ata e njihnin pėrbukuri nga afėr. Thoma Gėllēi, asokohe kryeredaktor i gazetės Zėri i Popullit ishte urdhėruar qė tė mos botonin mocionin pėr debat nė PS tė kryetarit pas zgjedhjeve tė vjedhura tė 26 majit 1996. Dritėro Agolli, Pandeli Majko, Gramoz Ruēi, Kastriot Islami, Arta Dade, Ermelinda Meksi dhe Pėrparim Sanxhaku bėnė gjatė viteve tė burgut tė pamundurėn qė tė lirohej kryetari Nano. Nė ditėt e njė greve urie pėr Nanon nė selinė rozė zoti Luan Hajdarga, pėrveē qofteve e pulave tė pjekura, mbante tek koka edhe dosjen e burgosjes sė kryetarit tė PS‑sė. Pra duke qenė me tė drejtėn dhe kundėr ēdo shfrytėzimi tė pushtetit nga ēdo mazhorancė unė dhe stafi i gazetarėve tė gazetės ende nuk e njihnim si njeri Fatos Nanon. E shikonim si lider tė burgosur dhe qė i ishte privuar liria. Sa herė na kanė rrahur punonjėsit e SHIK‑ut tė Gazidedes na thonin, duke na goditur thonin se po shkruajtėt herė tjetėr pro Nanos do t’iu shqepim nė dajak. Dhe realisht dajaku nė atė kohė nuk na ka munguar. E merrnim si racion tre herė nė muaj. Kishte raste edhe me tepėr. Megjithatė ky ishte kryetari i PS‑sė qė njihnim deri sa doli nga burgu e ndofta aty nga vitet 1999‑2000 filluam tė kuptojmė se nuk ishte ai lideri me virtyte qė idealizonim. Megjithatė qė tė mos i largohem asaj ēka doja tė thoja nė fillim zoti Nano ėshtė e mbledhur nė grykė tė fytit vesi i smirės pėr dikė tjetėr, i cili realizon suksese apo para nė mėnyrė tė ligjshme. Kur i tregojnė, urdia e servileve, se filan tregtar apo iks njeri i njohur ka suksese nė diēka apo sidomos nė para, atėhere ai bėhet shumė keq. Njė shpirt i zi duket sikur i merr frymėn dhe urdhėron gjithēka qė ta mposht, ta vjelė apo ta shikojė rrugėve si lypės atė qė ka bėrė sukses me punėn e tij dhe ėshtė bėrė i njohur.

E kisha dėgjuar nga shumėgojė nė PS pėr njė ves tė tillė qė Nano ndjehet keq kur dėgjon mirė pėr dikė, sidomos nė fushėn e politikės apo financave. Ēfarė ti bėj kėtij njeriu‑thashė me vete njė ditė. Ej bela, mendova, do ti kurdis njė lojė djallėzisht qė ta shikoj me sytė e mijė kėtė ves tė tijin.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

29Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:41

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Jemi akoma para zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės nė korrik 2002. Mora nė telefon Ilir Metėn dhe i thashė tė na ftojė pėr darkė nė hotelin me tė shtrenjtė tė Tiranės Fatos Nanon. Kishte pranuar me tė parėn, pa e zgjatur, pasi kishte pyetur se kush paguan. Ishte kohė pėr ēdo votė deputeti pėr tė.

U takuam nė restorant Rogner nėn shoqėrinė e orkestrės qė ka hoteli. Orkestrantėt janė virtuozė, tė veshur me kostum kombėtar dhe paguhen shtrenjtė. Kisha afėrsisht nja dy mijė dollarė nėpėr xhepa, por i kisha marrė Albert Xhanit, Presidentit tė "Partizanit" 20 mijė dollarė borxh vetėm pėr atė natė. I thashė qė t'i kthejė tė nesėrmen. Alberti u habit nė fillim se pėrse ia kėrkoja 20 mijė dollarėt vetėm pėr njė natė, por duke qenė miq mi futi nė xhep pa e zgjatur. Dollarėt i kisha futur nėpėr xhepa, nė xhaketė, nė pantollona dhe njė 5 mijėshe nė ēorape. E kisha menduar skemėn qė do ta ēmendja Fatosin. Kur shikon dollarė atij i ikėn mendja. Gjithēka atij i dukej nė formėn e dollarit. Edhe kur fliste pėr PS‑nė stema socialiste i merrte trajtėn e formės sė dollarit. Ma kishin thėnė njėrėz tė afėrt tė tij.

‑Ou, paskeni ardhur zoti Lesi! ‑ngriti zėrin Nano qė nė hyrje tė restorantit. Bodigardėt e tij u rreshtuan nė ēdo qoshe. Sakaq mbėrriti Ilir Meta. Porositėm njė shishe verė. Mėnjėherė ai iu drejtua kamarierit:

‑Cila ėshtė vera mė e shtrenjtė?‑ Ndėrkohė kamarierja mė shikoi mua, pasi isha unė qė i kisha ftuar. Qejfi i kryetarit Nano mbetet kur e robton tjetrin. Fatmirėsisht kėtė e dija. Brenda Fatosit ziente dėshira qė fatura e pagesės tė shkonte ku e ku mė shtrenjt.

‑220 dollarė ėshtė mė e shtrenjta! ‑pėrgjigjet kamarierja bionde.

‑Na sill dy shishe! ‑urdhėroi Nano. Meta mė hodhi njė shikim mua, shikim qė thoshte se "ky do tė rrjepė sonte", prandaj a ke marrė me vete pėr ta pėrballuar.

Nisi hareja e tė pirit mė gota tė mėdha tė verės qė e kur kujtoje ēmimin tė dukej si uthull. "Do ta pėrballoj!" thashė me vete, ndėrkohė qė dollitė filluan pėr kėtė e atė. Dy shishet kishin avulluar dhe situata ishte nxehur. Avull nxirrte kryetari. Hiqte syzet, asokohe mbante syze tė trasha, dhe iu pastronte avullin e xhamave. Donte tė shikonte ēdo lėvizje syri tė Ilirit dhe timen. Ai nuk besonte nė Perendi e jo mė tė na besonte ne tė dyve!

‑Orkestra! ‑bėrtita unė aq sa orkestrantėt u tronditėn nga qetėsia qė mbizotėronte restorantin. Po shkonte ora njė e natės. Mė mirė tani se po mė ikėn nga tavolina, mendova, dhe sakaq i hasa me kėmbė poshtė tavolinės Metės.

‑Dua njė kengė nga Zagoria e Naos ‑iu drejtova orkestrantėve, tė cilėt kishin ardhur tė pestė para tavolinės sonė.

‑Jo, jam nga Lezha! ‑u pėrgjigj gjithė shpoti Fatosi. Nisi kėnga gjirokastrite dhe shishja e tretė po shkonte drejt fundit.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

30Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:41

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
‑Edhe dy kamarier! ‑gėrthiti Fatosi, ‑njė do ta pijmė dhe tjetrėn do ta marr nė shtėpi foli. Kamarierja u bukos nga ajo ēka shihte tek tavolina e "baballarėve tė kombit".

‑Merreni nga 100 dollarė sejcili pėr kėngėn e Gjirokastrės! ‑dhe nxora shukun e dollarėve. Fatosi hoqi syzet. I pastroi shpejt e shpejt. I hodhi njė sy tufės sė dollarėve dhe shikoi nga Meta. U befasua. Sejmenėt i kishin thėnė se "Nikollė Lesi po falimenton. Nuk ka para". Me atė mendje kishte ardhur pėr tė mė shqyer nė porositė e ēmendura qė po bėnte nė restorant.

‑Dua njė kėngė nga Skrapari, ‑iu drejtova plakut tė orekstrės. Plasi kėnga nga Skrapari. I thirra tė pestė. Iu dhashė prapė nga 100 dollarė sejcilit. Orkestrantėt e shkretė u habitėn. Vetėm drejtuesi i tyre e dinte lojėn, pasi kisha biseduar me tė paradite. Kėtė rradhė nxora nga ēorapet 5 mijėshen e dollarėve.

‑Mė falni, por e kam zakon qė pėr arsye sigurie i lė ca para nė ēorape, ‑iu shpjegova zotit Nano. Ai nuk po kuptonte mė asgjė. Ishte nxirė mė keq se ka nxirjen e Perėndisė.

‑Orkestra! Njė kengė nga Shengjini! ‑nxitova qė tė krijohej prapė atmosferė.

‑Tė lutem, por nuk ka kengė nga Shėngjini ‑u shfajėsua orkestranti virtuoz.

‑Gjejeni ku tė doni! ‑iu pėrgjigja.

Dhe kėshtu mbaroi kenga "nga Shėngjini". Prapė nga 100 dollarė sejcilit.

‑Ore, shkėrdhatė! ‑mu drejtua Fatosi, ‑hidhe nganjėherė dorėn edhe kėtej nga unė!

Mbaruam nė orėn tre tė mengjezit. Pagova faturėn e restorantit dhe bėmė tė dalim. "Nė qeverinė e re do tė jesh ministėr nė kabinetin tim!" mė tha zoti Nano i bindur se kisha miliona. U ndamė nė tė hyrė tė hotelit. Ata ikėn me sirena policie, kurse unė u ktheva prapė nė restorant. Mora dollarėt qė i kisha dhėnė orkestrės. Iu lashė vetėm nga 100 dollarė sejcilit, pasi pjesėn tjetėr e kisha bėrė me fjalė me drejtuesin e orkestrės qė paradite, pasi ishte njė lojė e kurdisur. "Shfaqja" mbaroi. Tė nesėrmen tek zyrat e "Koha Jonė" mbėrriten njė grup i madh kontrollorėsh tė tatimeve. Nano nuk ishte ende kryeministėr, porse kontrollonte njė pjesė tė rėndėsishme tė Tatimeve dhe Doganave.

Ky ishte njė fragment nga moria e atyre qė pashė tek zoti Nano si njė njeri i ndėrtuar mbi smirė e nė hakmarrje.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

31Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:41

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Sindikata anti‑Xhoi e nanoistėve

Zoti Nano e kishte vendosur divorcin me Rexhinėn, gruan e tij, porse ende nuk e shpallte. Shenjat i kishte dhėnė gjatė e pas zgjedhjeve tė 24 qershorit 2001. Por kryesocialisti duke e ndjerė se asnjė nga miqtė e tij nuk do t'ia miratonte kėtė akt privat, vendosi mospėrfilljen dhe shmagien e kontakteve me ta. Agim Isaku, shkrimtar dhe kėshilltar pranė kujtdo qė ka pushtet, merr iniciativėn, e cila nė thelb mbarte kurajon pėr t'i thėnė atė ēka mendonin pėr mikun e tyre kryetar. Ndonėse ėshtė njėēėshtje personale, megjithatė miqtė kanė tė drejtė tė ta thonė atė qė mendojnė. Ata nuk e dinin se mjeshtri Fatos Nano e kishte skenarin nė kokėn e tij se si do ta gjente mėnyrėn e publikimit tė prishjes sė kurorės me Rexhina Nanon, kėtė grua me virtyte e cila kishte mbajtur familjen gjatė viteve tė arrestimit tė tij me njė kurajo tė paimagjinueshme. E mbaja mend atė grua stoike, e cila kishte ardhur disa herė nė dyert e gazetės "Koha Jonė" pėr tė sjellė letra nga i shoqi nė burg. Qante dhe lutej tek Perėndia pėr Fatosin. Teodor Keko, njė njeri i rrallė pėr nga vlerat humane, i jepte shpresa dhe i thoshte tė mos ligėshtohej, pasi "Nanon do ta nxjerrim nga burgu".

‑E mo Sandėr!‑ i drejtohej Teodori, Aleksandėr Frangajt, asokohe kryeredaktor i gazetės "Koha Jonė" dhe i burgosur nga pushteti i PD sė, a do ta lirojmė kryetarin nga Bėnēa?

‑Boll po na rrahin pėrditė, por pėr Fatosin do ta bėjmė njė rrėmujė popullore ‑pėrgjigjej Sandri dhe tregonte titujt e gazetės.

‑Ju falenderoj dhe ju jam mirėnjohėse pėr gjithēka qė po bėni pėr burrin tim dhe njerėzit e thjeshtė ‑thoshte Rexhina, e cila kishte merakun e vajzės , Adės, pasi djali, Sokoli, i ishte burrėruar para kohe nga halli qė e kishte zėnė me mungesėn e tė atit nė shtėpi.

Pak para se tė fillonte Lėvizja pėr Katarsis, u mblodhėn tek kafeja e Akademisė sė Arteve Agim Isaku, Dhimitraq Rafti, Arben Ahmetaj, Albert Ēaēi dhe Emin Barēi, njė njeri qė i kishte qėndruar afėr kreut tė selisė rozė. Ishte dhe njė tjetėr, emri i tė cilit nuk mė kujtohet. Unė po e tregoj siē ma ka thėnė njė pjesė Emin Barēi dhe pjesėn tjetėr Albert Ēaēi, tė cilėn nuk kam dashur ta besoj.

‑Nuk mund ta lemė kryetarin qė tė bėjė kėtė budallallek. I janė zėnė sytė atij ‑insistonte Isaku.

‑Mė mirė t'ia themi nė sy, pasi nuk mund tė jemi tė pafytyrė qė takojmė Rexhinėn, flasim me Tosin dhe pas pak e shohim me Xhoanėn qė ka sjellė nga Greqia. ‑Nė kėtė moment filloi sherri mes tyre. "Kush ia solli? ‑pyeste njėri. "Ku ta di unė! pėrgjigjej tjetri. "Ah, mė duket e ka sjellė" ‑dhe nuk e mbaronte fjalinė nga frika se mos ndonjėri ia ēonte nė vesh Nanos.

‑Unė mendoj qė tė shkojė dikush nė emrin tonė qė t'i thotė Nanos se po bėn gabim qė po ndan Rexhinėn ngrinte zėrin Dhimitraq Rafti, ish‑drejtor i Pėrgjithshėm i Telekomit.

‑Shko ti, Rafti! ‑vendosi Emin Barēi, ‑e ke dhe mik pėr punė tė tjera.

‑Dakord! ‑pranoi Rafti. U nis drejt Nanos. Me njė merak brenda vetes, pasi mund t'i ikte fjala nga goja, sapo Nano tė nxehej, porse, duke qenė njeri qė nuk i donte tė keqen e vendosi rrugės se ēfarė do t'i thoshte. Nga pjesėtarė tė kėsaj "Sindikate anti‑Xhoi" kam dėgjuar variantin e bisedės mes Nanos dhe Raftit.

‑Ou, zoti Rafti! Ku ke humbur more qerrata?

‑Zoti kryetar kam ardhur ‑dhe i ishte ndėrprerė fjala. Diēka si njė shuk i kishte zėnė fytin.

‑He mo, mė ke sjellė gjė mua nga ato qė ke vjedhur nė Telekom? E ē'mė kishe sjellė ato kėpucė dhuratė? Mė kėto do tė mė gėnjesh ti mua? ‑i ishte sulur kryetari Nano. Ke bėrė shumė para me emrin tim ti Rafti! Unė, edhe pėr ty e bėra *** qeverinė e Metės! ‑vazhdonte kryesocialisti.

Dhe Rafti u kthye atje ku e prisnin ata tė "Sindikatės anti‑Xhoi" pa ia thėnė kryetarit mesazhin e miqve.

‑Ia the? Si reagoi? U mėrzit? Apo nuk e ēau ****ėn fare? ‑pyesnin pa radhė "sindikalistėt".

‑Jo, nuk munda, ‑tha Rafti i vetėdorėzuar.

‑Do tė shkoj unė. Tani! ‑vendosi pa marrė miratimin e kolegėve zoti Agim Isaku. Iku Agimi, por erdhi mė shpejt se Rafti. Ishte bėrė serioz. Kishte marrė njė pamje udhėheqėsi.

‑Ikim! E lėmė kėtė punė tha dhe u ngrit i pari duke e prishur "Sindikatėn".

Se ē'kishte ndodhur asnjė nuk po kuptonte, por kur e kishte marrė vesh Albert Ēaēi, deputet i PS sė ishte mėrzitur dhe qė prej asaj dite nuk e respekton mė Agimin. Zoti Isaku kishte hyrė tek zyra e Nanos gjithė mllef dhe sapo ishte ulur pėr t'ia thėnė Fatosit mendimin e miqve ia ka prishur mendjen kryetari, i cili sapo kishte nisur Lėvizjen pėr Katarsis.

‑Agim! Bėju gati pėr ministėr i Jashtėm. Do ta rrėzoj Metėn dhe do tė jem vetė President i Republikės. Por shkurtoji paksa ato flokėt se tė kanė zėnė sytė!

Kaq kishte dashur kėshilltari shkrimtar dhe e kishte harruar Rexhinėn, Xhoin dhe vetveten. Ministėr! E ē'i duhej "Sindikata anti‑Xhoi"! Nxitonte nė darkė tė takonte Fatosin e Xhoin sėbashku me tė shoqen Verėn, e cila mė vonė do tė bėhej drejtoreshė e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės. U krijua shoqata "Miqtė e Xhoit". Agim Isaku dhe Vera ishin emrat e parė tė kėsaj liste pambarim me emra tregtarėsh, bosėsh firmash ndėrtimi, disa pronarė apo bashkėpronarė mediash. Kush ka para bėhet anėtar menjėherė.

Por njė nga miqtė me tė ngushtė familjarė tė Fatosit tepelenasi, Gramoz Ruēi, ishte kategorikisht kundėr kėsaj aventure qė po bėnte Fatosi. I kishte shkuar nė shtėpi, nė zyrė, nė kafenė tek "Kampionėt", (kafeja ngjitur me stadiumin kombėtar), qė t'i ndėrronte mendjen. "E ka vendosur ai. Nuk merr vesh"‑ ishte shprehur nė njė mjedis miqsh Gramozi. Njėherė ma pohoi edhe mua vetė Ruēi kėtė histori.

Ja kėshtu u konvertuan shokėt dhe disa miq tė Nanos. Mė kanė treguar njė histori tė jashtėzakonshme pėr "shoqatėn Xh.". U mrekullova ndaj vendosa tė mos e mbaj mė pėr vete, por t'ua jap lexuesve. Nėse je njeri publik, gjėrat dalin. Sidomos pėr tė parin e vendit dhe First Lady. Kudo nė botėn demokratike faqet e revistave apo gazetave mbushen me fotografi apo shkrime pėr VIP‑at. Sa kemi dėgjuar pėr Berluskonin dhe lidhjet e tij me botėn femėrore apo pėr Shrederin, kancelarin gjerman.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

32Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:43

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Ajo qė nisa pėr t'ua thėnė lidhet me vajtjen e zotit Nano nė ceremoninė mortore pėr kryeministrin e vrarė serb, Xhinxhiē. Po kthehemi disa kohė mė pas nga "sindikata anti‑Xhoi", porse ia vlen tė tregojmė se ē'po ndodhte me liderin e selisė rozė. Janė fakte qė publiku duhet t'i dėgjojė, pasi jemi nė njė shoqėri tė hapur. Ishin marrė masat pėr ruajtjen e kryeministrit Nano nė Beograd. Gjithēka ishte nė protokoll. Por diēka nuk shkonte. Ceremonia kishte mbaruar. Nė aeroport nuk kishte mbėrritur First Lady shqiptar bashkė me njė shoqen e saj. As makina e shoqėrimit tė tyre. Grua kryeministri! Duhet dhe shoqėrues. Nė Beograd ishte ditė zie kombėtare. Asnjė dyqan nuk ishte hapur. Qepenat rrinin mbyllur pasi po varrosej kryeministri i vendit. Avioni ēarter i kryeministrit shqiptar kishte mbi dy orė qė nuk nisej, pasi mungonte First Lady. Sipas pjestarėve tė delegacionit dhe gazetarėve qė e shoqėronin pas nja 2 orėsh mbėrrin makina e First Lady. E kishin gjetur njė dyqan, nė periferi, pėr tė blerė nė mes tė zisė sė madhe kombėtare serbe. Duheshin veshje plazhi beogradase! I kishin gjetur. Nė Shqipėri bėn shumė nxehtė e po vinte plazhi. Nė koleksion duheshin edhe tė mbathura serbe! Mė pas delegacioni erdhi nė mesnatė nė Rinas.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

33Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:43

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Megjithatė duhet pranuar se lideri rozė e kishte gjetur mėnyrėn djallėzore pėr ta kapėrcyer zhurmėn p-r kėtė akt privat, porse nė njė farė mėnyre jeta e tij personale i "pėrkiste" edhe gjithė shoqėrisė, pasi ėshtė VIP dhe kudo jeta e kėsaj kategorie bėhet publike. Jam i sigurtė qė zoti Nano qė kur ka menduar Lėvizjen pėr Katarsis ka patur nė kokė idenė pėr t'iu anashkaluar pyetjes publike "Ē'bėni me jetėn tuaj zoti Nano?". Ai krijoi njė stuhi jashtėzakonisht tė stėrmadhe gjatė fundit tė vitit 2001. Me njė ton gati teatral nė njė emision tek Blendi Fevziu nė TV Klan pas pyetjes sė gazetarit se diēka po ndodhte nė jetėn e tij personale, ai u pėrgjigj me pamje qė as aktori mė i madh shqiptar nuk e ka luajtur: "Po, kam vendosur tė divorcohem!". Ndėrsa pak mė pas u kurdis njė emision nė TVA, ku i mirėnjohuri Ardit Gjebrea, nė rolin e tij pėr herė tė parė si gazetar prezantoi gruan e re tė Fatos Nanos, Xhoanėn. Njė skemė perfekte. Njė art vėrtet i paguar. Nė mes tė emisionit kur ishte nė transmetim direkt hyn, pa lejen e rregjisė(!) djali i Xhoanės! Dhe Arditi ndėrhyn.

‑Kam njė surprizė pėr ju Xhoi!‑ foli Gjebrea dhe nė moment, pa lejen e mamasė, kishte hyrė djali nė trasmetimin direkt!

‑Ua! Shpirti i mamit! Po si erdhe?


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

34Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:44

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Dikush mund tė thotė se kėto janė ēėshtje private tė kryetarit. Natyrisht qė po, mbetet pėrgjigjia ime. Por kur njė njeri, aq me tepėr njeri publik dhe qė i pėrket shoqėrisė, ndryshon jetėn e njė udhėheqėsi, atėherė, duhet hapur kutia e Pandorės. Unė nuk kėrkova tė hap atė histori qė Fatos Klosi, ish kryetar i SHIK‑ut e deklaroi nė emisionin e gazetares sė mirėnjohur Rudina Xhunga, tek Top Channel. Ndonėse zoti Klosi bėri njė pohim tė rėndė pėr njė zonjė dhe pėr shtetarėt e kėtij vendi. Ai, e jo unė, tha se dyshohet se kjo zonjė ka patur lidhje me shėrbimet greke. Megjithatė ndoshta mbetet njė akuzė nė kuadrin e luftės pėr postin e Presidentit tė Republikės, pasi Klosi njihej si njė mbėshtetės i zotit Meidani. Personalisht do tė preferoja qė ish‑kryetari i SHIK‑ut ta pėrgėnjeshtonte njė akuzė tė tillė, pasi kėshtu i bie qė nė krevatin kryeministror flinte agjentura greke. Nuk mė duket bindėse akuza e tij, pasi agjentura greke ka politikanė, deputetė dhe zyrtarė tė lartė qė punojnė pėr ta, duke patur bekimin e zotit Nano.



Nano: O me mua, ose me Ilirin!

Kisha dėgjuar plot bėma nga mazhoranca socialiste gjatė viteve pas '97‑ės, por qė tė vinte puna ku kryeministri dhe zv/kryeministri i njė shteti tė mos komunikonin me njėri tjetrin kėtė nuk e kisha menduar apo dėgjuar. Paradoksi ishte se rrinin nė njė kabinet, nė njė parti dhe nė njė sallė mbledhje qeverie dhe nuk pėrshendetnin njeri‑ tjetrin. I kisha parė Nanon dhe Metėn shumėherė nė marrėdhėnie tepėr tė ftohta, porse njėri ishte nė qeveri e tjetri diku nė parti ose shėtiste jashtė shtetit gjatė kohės qė qeveriste kundėrshtari.

Ishte maji 2003. Meta kishte kėrkuar shpjegime pėr disa gjėra qė ndėrkombėtarėt ia kėrkonin atij si ministėr i Jashtėm, por qė ishte njėkohėsisht numri dy nė qeveri. Nano i vendosur pėr ta acaruar e denigruar nuk e pyeste nė asgjė. Ēdo projektvendim vinte direkt e nė qeveri dhe zv/kreministri vihej para faktit tė kryer. Bisedimet e fshehta nė Bejrut, nė qershor 2002 kreu socialist i kishte shkelur me kėmbė. Emėronte e ē'emėronte zv/ministra apo drejtorė tė rėndėsishėm pa e pyetur, tė paktėn edhe formalisht nė telefon. Duke qenė ministėr i Jashtėm zoti Meta e kalonte gjysmėn e muajit jashtė nė vizita zyrtare tė detyrueshme. Puna e ministrit tė Jashtėm ėshtė sa nė njėrin avion nė tjetrin. Nga Europa nė Azi e kudo qė shteti shqiptar ka interesa politike dhe ekonomike. Roli i ministrit tė Jashtėm ėshtė i rėndėsishėm, pasi ėshtė dora e djathtė e njė kryeministri. Bile pėr ta acaruar siē kam mėsuar shumėherė nga jeta parlamentare i bėnte mbledhjet e qeverisė nė ditėt qė Ilir Meta ishte nė vizitė jashtė shtetit. Nė ditėt e tjera as qė nuk komunikonte me zėvėndėsin e tij. Duke qenė personalisht nga natyra njeri qė rri pa paragjykime me tjetrin, duke mos dashur t'ia dijė, nėse ėshtė i djathtė apo i majtė, pija kafe apo bisedoja me politikanė tė gjitha krahėve. Ndėrsa me Ilir Metėn kisha njė miqėsi edhe se ishte me miqėsor me median se sa tė tjerėt. Nuk them se "bisedonim vetėm pėr sportin apo bujqėsinė"! Mes miqsh shkon gjuha atje ku dhemb dhemballa. Natyrisht qė kemi biseduar, edhe pėr Nanon, edhe pėr Berishėn, por dhe pėr vetė pozicionin e tij nė qeveri. Raportet tona kryesocialisti Nano i dinte pėrbukuri. Ndaj njė ditė maji tė 2003 mė ulet si rastėsisht nė tavolinėn time nė kafenė e parlamentit. Isha me Ben Blushin.

‑Ē'thotė miku ynė i pėrbashkėt? ‑thotė dhe mė zgjat njė puro. Kisha disa oshilacione me Nanon pėr hir tė kritikave qė bėnte gazeta "Koha Jonė", ku unė jam botues. E respektoj pėr arėsyen se kemi kaluar kohė tė vėshtira me njėri‑tjetrin, porse gjithsesi jam i bindur se kam qenė tepėr korrekt me tė nė momentet qė ai ishte nė burg apo kur nuk kishte pushtet. Nė ato momente, pra kur i kishte zbritur "kalit tė pushtetit", kam qenė afėr tij, i bindur se kishte tė drejtė nė shumicėn e rastėve. Nė ditėt e mbretėrimit Nano tė harron, nuk tė njeh nėse nuk ka ndonjė interes financiar apo politik tė mirėfilltė. Pra kthehet si nė pyetjen "Ku jemi parė bashkė?!". Tashmė e kisha njohur gjysmėn e portretit Nano. Por kishte prapė punė tė njihja pjesėn e rrezikshme tė tij. Dhe, pėrveē kuriozitetit si gazetar nė profesion mė mundonte ideja qė tė bindja vetveten qė nėse kam vepruar mirė apo keq qė po distancohesha pėrditė nga ky njeri me emrin Fatos Nano.

Para tij ishte kongresi i PS‑sė nė fundviti. Frikėsohej nga ideja se mos kandidonte personalisht Meta pėr postin e kryetarit tė PS‑sė. Nė njė pėrleshje tė vertetė do tė kthehej kongresi. Kėtė gjė e dinte zoti Nano mė mirė se sa vetė Iliri. Kryetari e vuri gjithēka nė shėrbim tė kongresit. Emėrimet, shkarkimet, deklaratat, dhuratat nė pronat shtetrore pėr klane tė caktuara financiaro‑politike. Ishte nė ethe. Nuk e thoshte, por dukej nė mėnyrėn se si vinte e ulej, si kėrkonte miqėsi e afėrsi.

‑Iliri! A ėshtė mirė? I thuaj tė mė bėj njė telefon futi kunjin dhe bėri sikur fliste me Blushin.

‑Nuk jam sekretari i Metės! Dakort? Bashkė punoni, bashkė i keni bėrė lėmsh punėt ‑dhe u ngrita i nevrikosur pa i dhėnė dorėn.

‑Prit ore, pse nxehesh? ‑e urtėsoi zėrin kryesocialisti. Ti shquhesh pėr gjakftohtėsi! ‑mė futi kunjin tjetėr, duke e ditur se pikėrisht kėtė tė keqe tė temperamentit e kisha dhe nuk mund ta hiqja nė moshėn ku kisha kapėrcyer tė 40 vitet. E kisha "zbutur", por prapė mbetem fajtor nė kėtė pikė. Ben Blushi, me tė cilin kemi punuar bashkė nė gazetėn "Koha Joė", nė vitet '96‑'97, gjeti mėnyrėn pėr tė mė ulur nė tavolinė.

‑E lemė nesėr njė takim bashkė? ‑foli si pėr tė thyer heshtjen kryeministri Nano. Ky ėshtė numri im i ri i celularit‑ mė tha dhe ma shkroi nė njė copė letėr. U largua ai para meje nga tavolina.

‑Kujdes! Kij mendjen ‑tha ministri Blushi.

Tė nesėrmen nė mėngjez shkova si zakonisht tek Grand Hotel pėr tė pirė kafen e ditės. Nuk kishte kaluar shumė kohė kur ia mbėrrin drejtori i kabinetit tė kryeministrit Dritan Shano. E kisha njohur kėtė djalė qė nė vitin 1992 kur shkonim tek shtėpia e Gramoz Pashkos. Me Aleksandėr Frangajn, Frrok Ēupin dhe Armand Shkullakun rrinim pasdite tek Pashko dhe Shano ishte si njė "sekretar" i Gramozit. Ishte djalė i mirė. Na shėrbente nė mėnyrė korrekte. Kishte bėrė karrierė ky djalė, nga sekretar i Pashkos nė vitin 1991 tek drejtor kabineti i kryeministrit Nano nė vitin 2003.

‑Kryeministri tė pret sonte pėr tu takuar ‑u fut direkt nė bisedė Shano.

Ku? ‑pyeta, duke mos e fshehur pėrgjigjen pozitive. Doja tė bindesha nė vetvete nėse jam unė gabim apo ai ėshtė po Nano qė thonin shokėt e tij.

‑Ku tė duash ti!

‑Si rregull kryeministri e cakton orėn dhe vendin, ‑insistova qė tė fliste me tė nė telefon. Dritani u ēua dhe seē bisedoi nuk e di, por u kthye shpejt.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

35Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:44

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
‑Caktoje ti me tha kryeministri ‑foli i vendosur drejtori i kabinetit. ‑Ne vilen e tij ose ne ndonje restorant ku te mos kete njerez. Ku te duash! ‑nxitimthi foli dhe priste pergjigjen.

‑Ore une nuk e kam te fshehte takimin. Pse te shkojme si ne ilegalitet? Ne zyren e tij ne kryeministri do te vij ne oren 20.00

‑Ok.

Darka erdhi shpejt. Ne 19.55 shkova tek dezhurni i kryeministrise. I ngjita shkallet nje e nga nje, pa u ngutur. Ne koridor me priti Shano. Nderkohe i thote sekretares gjithe shqetesim.

‑Shpejt! I thuaj shefit se erdhi zoti Lesi. Nxito! ‑fliste Shano. I hodha nje veshtrim pikepyetes, por me shume po pyesja veten: "Ore c’estrade po luajne keta me mua?. Une nuk isha as minister, as ambasadori amerikan qe pritet qe ne shkallen e pare te nderteses se kryeministrise. Aq me teper e njihja shume mire Fatosin. I kisha kerkuar njehere takim ne dhjetor te vitit 1997, asokohe ishte prape kryeminister. Doja te me ndihmonte te merrja nje kredi ne Banken e Kursimeve, pasi isha ne hall ekonomik, meqenese redaksine e gazetes ma kishin djegur me 2 mars 1997 shikasit e Bashkim Gazidedes. A e dini c’pergjigje me dha kur e takova ne hyrje te hotel Rognerit bashke me Bashkim Finon e Arben Malajn.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

36Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:45

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
‑Aha, kete hall ke ti?! Tako Kristinen! ‑dhe kishte ikur i shoqeruar nga shpura e rojeve te shumta. Nuk me dha kohe qe ta pyesja se c’ishte kjo Kristina. Ate darke mendova se Kristina do te ishte ndonje drejtoreshe banke apo krediti, apo edhe me tej zv/ministre e Financave. Kisha fjetur plot enderra te bukura ate dhjetor te ftohte te vitit 1997. E takova vete zotin Nano! Me premtoi se do te me ndihmoj per gazeten e djegur ‑ i kisha thene gruas, Natales. Por kur kisha pyetur te nesermen Ben Blushin e Vladimir Prelen, asokohe keshilltare te zotit Nano se kush eshte kjo Kristina qe duhet te takoj?, Blushi ishte shkulur se qeshuri.

‑Si te tha, tako Kristinen?! ‑pyeste dhe pergjigjej prape duke u gajasur Ben Blushi.

‑Pse, ore cke? ‑isha nxehur me Benin.

‑Ama Kristinen! E paske zgjidhur hallin! ‑thoshte dhe nuk pushonte se qeshuri.

‑Degjo Niko! ‑nderhyri Vladimir Prela, nje burre i thinjur, por plot gjalleri. Ladi kishte punuar tek une ne gazeten Koha Jone si shef i rubrikes se jashtme ‑Ne punojme me te dhe kur don teheq qafe ndonje i thote tako Kristinen! Pra, ka tallur...


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

37Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:46

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
******! ‑nderhyri Beni dhe vetem gajasej ‑Kristina eshte sekretare e tij ne parti. C’pune ka ajo me banken dhe kredine tende?! Te gjithe atje perfundojne tek Kristina ‑theksoi Beni dhe me ne fund u be serioz.

‑Ma ka futur domethene? ‑pyeta kot se koti, pasi pike gjaku nuk me kishte mbetur ne fytyre. Kisha kater vite qe e ndihmoja me shpirt, pasi ishte burgosur me pretekste politike. Nje fytyre me vinte e nje tjeter me shkonte. Nje duf i madh me ishte mbledhur ne gryke.

‑Po pse me genjeu? Te pakten te me thoshte qe nuk behet ‑iu drejtova Vladimirit.

‑Me degjo mua ‑nderhyri Beni ‑Shite gazeten! Kaq tu desh sa u bere deputet. Me i rendesishem je zv/drejtor dogane me Gezim Bleten se sa drejtor gazete ne kohen e Nanos.

Te gjitha keto mu kujtuan brenda pak sekondave kur po prisja te hyja tek Nano ne maj 2003. Kujdes me kishte thene prape Blushi dje ne kafene e parlamentit. Ai e njihte me mire se kushdo Fatos Nanon. Dhe u pergatita. Hyra brenda ne zyren e tij .

‑Hajde miresevini zoti Lesi. Keni pa ardhur qekur ishte Meta ketu ne kete zyre ‑u fut ne loje direkt kryeministri. Kujdes ! ‑me shoqeronte ne cdo fjale e levizje ‑Si te ka ecur gazeta? Po lejen e nderteses se gazetes e more nga Edi Rama? E zgjidhim! ‑pyeste dhe pergjigjej po vete. Akoma nuk po e merrja vesh se ku donte te dilte ai. Nje hall e kishte, kete e dija, por pikerisht se ku i pikonte catia ende nuk po e nuhasja.

‑Te vije Shano! ‑thirri drejtorin e kabinetit nepermjet sekretares. Hyri Dritan Shano.

‑Cdo problem qe ka zoti Lesi do ta mbash shenim dhe me thuaj mua nese ndonje minister vonon zgjidhjet. Edhe me Edi Ramen do ti thuash ne emrin tim qe te mos ia vonoj lejen e nderteses se Koha Jone. Dakort? Na sill dy xhin ‑foli prere kryeministri ‑Ah, dhe nje kafe per zotin Lesi. Apo je per nje darke bashke tek Piaza? ‑fliste kaq i shpenguar zoti Nano, aq sa prape mu kujtua ajo e Blushit Kujdes!.

‑Si mund te merremi vesh bashke? E kam problem qendrimin tend ‑prape fliste, ndersa une ende nuk kisha thene, te pakten nje fjale. Donte te krijonte atmosfere miqesore pas atyre replikave ne parlament mes nesh, e sidomos kritikat ne gazeten Koha Jone ndaj tij. Po vinte Kongresi i PS‑se dhe hija e Metes e copetonte zemren e tij. Por Kongresi vendoste per kryetarin, per KPD‑ne. Kryetari ishte edhe kryeminister. Pra gjithcka ishte ne dispozicion te kongresit. Thirreshin kryetaret e PS‑se ne rrethe, u jepeshin premtime, doganiere, toka; ftoheshin pronare mediash televizive apo te shkruara. Cfare donin e merrnin. Thesi ishte hapur!

‑Me jep nje cigare ‑thashe, duke u ngritur nga vendi dhe zgjata doren tek nje pakete cigaresh.

‑Mos u co! Ngrihem une per miqte.

U krijua nje heshtje qe po zgjaste. Pinim xhin. Ajo puna e Kristines sec me kujtohej here pas here kur e shikoja ne drite te syrit.

‑Une ketu nuk kam ardhur as per Edi Ramen e as per njeri tjeter ‑e theva me ne fund heshtjen ‑Kemi qene dikur miq

‑Jemi prape. Ou! Sa here zihemi ne te dy aq me shume afrohemi tek njeri‑ tjetri ‑nderhyri gjithe gjalleri Nano.

‑Mire, mire, por une sherbetor ne oborr nuk te behem. As ty e as Saliut! Por me mua ke gabuar. A jeni ju apo dikush rreth jush qe fut pyka kete akoma nuk po e zbuloj

‑Jo, ka eqkuptim ‑me nderhyri pa me lene ta mbaroja idene e nisur ‑Nuk pyes une asnjeri. Emini (Barci) me ka folur mire per ty. Djale kurajoz! Ndersa Agimin (Isakun) nuk e pyes ‑tha Nano dhe mu afrua tek karrikja tjeter, qe ishte mu ngjitur. ‑Ai eshte pa dinjitet. Ashtu perkulet Agimi. Nje dite i hodha ne koke, mu ne Rogner, tavllen e duhanit, pasi me kerkoi qe ta largoja Arta Daden nga ministre. Donte te behej vete minister kulture. Mendova se nuk do te vinte me ne zyre, por erdhi‑ ligjeronte Fatosi.

‑Edhe mua me vjen keq per nderlikimin e marredhenieve tona. Une e di se ti do ta fitosh kongresin, pasi i ke te gjitha ne dore ‑nxitova t’ia prisja hovin e masakres ndaj Agimit. Nuk me krijonte nje shije te mire nxirja qe po i bente Isakut. Ne fund te fundit, ndonese ai fliste keq per mua, por perseri ishte shkrimtar dhe nuk mund te denigrohej ashtu. Atij i duhej hequr veshi, por jo leshrat e gjata te kokes.

‑Pse Iliri nuk do te kandidoj? ‑me pyeti rrufeshem

‑Nuk e di saktesisht.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

38Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:48

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
‑Une me ate ********** bashke?! Atij do t’ia fus... deri ne fund kete rradhe. Mbaje mend, zoti Lesi! ‑u nxeh kryeministri‑kryetar, aqsa nuk po kuptoja se si i erdhi menjehere inati. Ishte e qete biseda dhe nuk gjeta asnje arsye qe te bertiste ashtu. Me nje fjalor te eger, fjalor lufte. Filloi te ece neper sallen e madhe te zyres se tij. Shante Ilir Meten. Thithte cigaren. Prape ecte plot nervozizem.

‑Te mos e zgjasim ‑mua drejtua dhe qendroi perballe ne kembe ‑Do te jesh me mua apo Meten ne kete duel per ne Kongresin e dhjetorit? Fol! Me dy ***** mos me luaj mua! ‑bertiste dhe ecte plot nervozizem. Nderkohe edhe une u nxeva. Kishim hasur koke per koke. Nuk e zgjata. U ngrita. Fola plot zjarr, me ate temperament qe manifestoja;

‑Epo atehere do te ndihmoj Meten me gazeten time!

‑A me hani ****** ti dhe Meta! ‑bertiti kryeministri.

‑Vagabond! ‑fola. Dola plot tersellem. Sekretaret, Dritani dhe shoqeruesit e kryeministrit nuk po kuptonin asgje. Kisha hyre duke qeshur e dola plot nerva.

Keshtu perfundoi takimi im me kryeministrin koke me koke. Pas kesaj filloi lufta e hapur. Bile krejt e hapur. Ai shfrytezoi cdo gje qe kishte ne dore si kryeminister. Por dhe une zoteroja; parlamentin, mitingjet dhe median.



Nano, Tajvani, Leke Cukaj dhe Marko Bello

Ne Mars 2003 bera gati nje delegacion parlamentar per nje vizite ne Tajvan. Eshte nje shtet me siperfaqe sa Shqiperia dhe Kosova bashke, ishull me 22 milion banore qe shkon kah 30 milioneshi. Historia e Tajvanit eshte e ngaterrruar, pasi me fitoren e komunisteve me 1 tetor 1949 ne Kine udheheqesi i asaj kohe Can Kai Shia iku me shpuren e tij drejt ishullit te Tajvanit e ku themeloi nje shtet te pavarur. Kina kishte probleme njohje diplomatike si nje vend komunist. Nderkohe Tajvani kishte marredhenie diplomatike me shumicen e shteteve te botes. Me Vatikanin marredheniet diplomatike jane ne fuqi. Me vone Kina u forcua ne arenen nderkombetare si nje fuqi e ekonomike dhe interesat shkuan kah saj. Ajo kishte si kusht qe nese nje shtet vendos marredhenie diplomatike me shtetin e Tajvanit, te cilin ajo e quan si pjese te tijin, atehere prishen marredheniet me Pekinin. Por SHBA mbetet aleati me i forte strategjik i Tajvanit. Ne kohen e sulmit te NATO‑s mbi ambasaden kineze ne Beograd rane predhat e Aleances. Te nesermen e kesaj goditje u sulmua ambasada shqiptare ne Pekin nga turma popullore. Kina ishte me Beogradin dhe jo me Kosoven. Rastesisht qelloi qe dy dite pas sulmit te ambasades tone ne Pekin ministri i Jashtem Paskal Milo ishte ne seance pyetjesh kerkuar nga une per disa gjera te tjera. Spartak Ngjela me hoqi menjane para se te fillonte seanca parlamentae .

‑Godit politikisht Kinen! Kerko vendosjen e marredhenieve diplomatike me Tajvanin.

Dhe me shpjegoi ne pak minuta krej historine e Tajvanit, te cilen une nuk e dija per ate moment. Dija dicka te turbullt per forcen elektronike dhe si nje prej pese dragonjve te Azise, por jo aq sa Ngjela. Me vone u bera ekspert i Tajvanit. Realisht veprova sic me tha Ngjela dhe nuk me doli keq. Ministri Milo u mvrenjt ne fytyre, sapo hapa ceshtjen e Tajvanit ne parlament. Ai ishte superekspert ne politiken e jashtme dhe njohes i historise ndaj e ndjeu efektin qe do te vinte me vone nga reagimi i ambasades kineze ne Tirane.

‑Te vendosen marredheniet diplomatike edhe me Tajvanin! ‑kerkova dhe ministri me kerkoi urgjent takim qe te mos e hapja me kete problem. Po ku rrija me une kur mesova se i digjte Kines dhe si hakmarrje qe na kishin sulmuar ambasaden tone. Fillova te studioj per Tajvanin aq sa me shaka me thone tajvanist!. Si per cudi pas nja nje muaji nje perkthyes i gjuhes kineze ne radio Tirana, nuk ia mbaj mend emrin, me merr ne telefon. Me thote se interesohet kryeministri tajvanez qe eshte per vizite ne Shkup te Maqedonise per te takuar pasneser. Ej, bela!, ‑thashe me vete. Ku dreqin e moren vesh cfare kisha deklaruar ne parlamentin shqiptar? Por, me sa duket, Shqiperia eshte e mbushur plot me sherbime te huaja sekrete. E takova ne Shkup. Si per te qene me i plote delegacioni im me kryeministrin tajvanez mora dhe Ylli Dylgjerin si keshilltar tim per ceshtjet e Azise! Dylgjeri mbante shenim nga takimi me kryeministrin. Kur mbaruam me tha duke qeshur.

‑Asgje nuk kuptova! More vesh ti?!‑ mu drejtua Ylli.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

39Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:48

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
‑Mora vesh se te shkosh per Tajvan duhen 16 ore me avion!‑ thashe dhe qesha bashke me Yllin. Nderkohe mora nje ftese nga ministri i Jashtem tajvanez ku shkova bashke me Ben Blushin. Blushin e kisha si perkthyes te anglishtes. Kaluan shume muaj pas vizites time te pare ne kryeqytetin e Tajvanit, Taipei, ku me priten ministri i Jashtem, kryetari i parlamentit dhe kryeministri. Gjitheandej na shoqeronin me makina policie. Ishim te paret shqiptare qe shkonim ne kete nivel. Blushi sapo hypnim ne makinen tone dhe fillonin uturimat e sirenave te policise rrugeve te kryeqytetit te Tajvanit me ngacmonte.

‑Hajde c’delegacion!

‑Rri serioz! thoja dhe beja sikur nuk e shikoja Benin qe donte vetem te me bente qe te shkrihesha duke qeshur. Ai e kishte per shetitje viziten. Une mision. Sapo isha kthyer me Benin me kerkoi takim Fatos Nano per Tajvanin. Me tha si ne koifidence qe kur te vije ne pushtet ti Ado te jesh ambasadori im prane Tajvanit!

Kane shume force ekonomike dhe na duhen per Shqiperine. Por ne mars te vitit 2003 ishim ne lufte me njeri‑tjetrin. Donte te me shqyente . Sapo erdhi nje faks nga ministria e Jashtme e Tajvanit, ku kerkohej qe te kryesoja une nje delegacion me deputete te te gjitha kraheve politike ku afersisht numri i deputeteve te ishte diku nga 5 - 7 deputete. Atehere vrava mendjen qe edhe te shkoja, por edhe te acaroja kryeministrin Nano me kete vizite ne Tajvan. Futa ne delegacionin parlamentar deputete Marko Bello, Mustafa Muci dhe Leke Cukaj nga PS. Leken e mora se ishte kryetar i Komisionit parlamentar per Ceshtjet Kushtetuese. Jashte shtetit nje detyre e tille eshte e larte dhe i jepet nje njeriu VIP. Tajvanezet nuk e dinin se kush ishte Leke Cukaj. Kishin kthyer pergjigje se nje funksion kaq i larte eshte i mirepritur ne Tajvan. Marko ishte i lire akoma nuk ishte bere nanoist.

‑Kush paguan?‑ me pyeti a thua se do te harxhonte gje nga xhepi.

‑Tajvani!‑ iu pergjigja. Ne grupin tone futa dhe deputet e PD‑se Gjovalin Bzheta dhe Astrit Bushati. U beme gjashte deputete per ne Tajvan. Erdhen biletat. Sejcila kushtonte 5100 euro. U nisem per ne aeroportin e Tiranes. Deri sa hypem ne avionin e linjes Tirane‑ Rome kisha frike se mos kryeministri Nano e merrte vesh nisjen tone dhe per inat tim urdheronte Leke Cukaj dhe Marko Bello te zbrisnin nga avioni. Per Mustafa Mucin e dija se nuk e pyeste fare Nanon. Arritem ne Rome. Na priti ambsadori tajvanez qe eshte me seli diplomatike ne Vatikan. Hoteli ishte shume i shtrenjte. Ishin te gjitha te paguara nga shteti i Tajvanit.

‑Ku eshte kryetari i delegacionit?‑ tha perkthyesi. Te gjithe shikonim njerin tjetrin. Sejcili e quante veten kryetar! Ku ka shqiptar qe pranon qe te mos jete vete i pari. Hyra ne loje ne moment.

‑Zoti Musfafa Muci!‑ thashe shpejt pa i lene rradhe Leke Cukajt te na behej kryetar. Muci filloi te fliste me ambasadorin ne anglisht. Darka ishte prenotuar nga ambasadori ne nje restorant shume te shtrenjte te Romes. Vera e kuqe ishte jashtezakonisht e mire dhe nje pjese prej nesh i mori paksa pija. Ishte diku afer ores 1 te nates, kur ne vazhdonim duke festuar me ambasadorin tajvanez ne Rome.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

40Normal Re: Si i njoha Nanon dhe Berishėn. prej Sat Jan 26 2008, 06:48

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
‑Rrofte Tajvani! - bertiste Marko Bello.

‑Jam tajvanez!‑ therriste Leke Cukaj.

‑Per Tajvanin!‑ ngrihej Astrit Bushati. Sapo ishte duke ngritur dolline tjeter Marko Bello i bie zilja e celularit.

‑Po zoti kryeminister! Ne Rome jemi ‑ fliste dhe i merrej goja. Nano e kishte marre vesh me vonese nisjen tone. Donte me cdo kusht qe te ma deshtonte viziten. Ne kohen e arte mes nesh me kishte kerkuar qe per Tajvanin duhet te merremi vesh bashke. Tashme ishim ndare.

‑Nuk mund te kthehem zoti kryeminister! ‑dhe ktheu koken nga ne Bello. Kryeministri e kishte urdheruar qe ai dhe Leke Cukaj te ktheheshin neser me avionin me te pare ne Tirane. Per Mucin nuk kishte pyetur. E dinte se nuk e degjonte ai. U krijua nje situate e ndere. Leka kerkoi te dinte nga Marko se a pyeti per te. Ambasadori tajvanez nuk po kuptonte se c’ndodhi me ate telefonate qe iu iku e qeshura delegacionit. Muci mundohej ti thoshte tjeter gje ambasadorit. Pas pak mora inisiativen une. Mbusha gotat dhe thirra.‑

‑ Leke! Gezuar! Per Tajvanin!‑ dhe plasi prape e qeshura.

‑Nuk pjerdh per Nanon une!‑ gerthiti Leka tape. Ia mbusha edhe njehere goten plot me vere. Marko nuk po e merrte veten nga telefonata e kryeministrit. Muci u fut ne loje. Karikoi Bellon. Nuk vonoi dhe Marko bertiste per tajvanin dhe APoshte Nano! me shume se ne te gjithe. Prape telefoni. Leke Culaj nxori telefonin nga xhepi. Nuk dinim se kush ishte, por vetem kur degjuam nje te bertitur ne telefon.

‑Nuk te pjerdh fare zoti Nano! Nuk te jap llogari se ku shkoj une! Hajt! Naten e mire!‑ foli Leka. Mbushi vete goten e veres dhe e rrokullisi. Prape i binte telefoni. E fiku me inat. Pas pak Marko Bellos i binte zilja e celularit.

‑Eshte Fatosi!‑ na tha me ze te vogel.

‑Mbyllja *****!‑ ngriti zerin Muci.

‑Mos me merr me telefon mua! Naten!‑ i foli Nanos edhe Marko Bello.

‑Fike celularin!‑ nderhyri Leka. Pime ate nate gjer nga ora 3 e nates. Me pas ne hotel dhe nisje per ne linjen e avionit Rome ‑Abudabi dhe Abudabi‑Taipei. 15 ore nga Roma ne ajer te arritur ne ishullin e Tajvanit. Kaluam mbi Egjipt, Arabi Saudite, Indi, Tajlande, Kamboxhia, Vietnam, perballe Hong Kongut dhe direkt e ne aeroportin e Taipeit.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 2]

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi