Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Mjekesia » Semundjet Psiqike

Semundjet Psiqike

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Semundjet Psiqike prej Fri Feb 01 2008, 12:34

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Sëmundjet Psikike



I. Skizofrenia

A. Me “defekt” te thellë, që kërkon asistencë te vazhdueshme të familjarëve ose te kujdestarit ligjor.
Aftësia për punë:
Të siguruarit, pavarësisht nga profesioni që kanë ushtruar, përfitojnë invaliditet te plotë, si dhe shtesë per kujdesje, per pesë vjet ose më shumë.

B. 1. Me ecuri progresive dhe shenja te defektit (otuzitet emocional, varfëri në mendime, pasivitet, reduktim te kërkesave dhe interesave, sjellje bizare, etj, që instalohen që në krizën e parë ose te dytë.
Aftësia për punë:
Të gjithë të siguruarit, pavarësisht nga profesioni që kanë kryer, përfitojnë invaliditet të plotë për tre vjet, të paaftë për punë.

2. Me recidiva te shpeshta (mbi dy recidiva në vit) në mjekim te pandërprerë me neuroleptikë.
Aftësia për punë:
Të siguruarit, pavarësisht nga profesioni që kanë ushtruar, përfitojnë invaliditet te plotë për dy vjet, të paaftë për punë.

3. Me simptoma psikotike gjatë një periudhe 6 mujore te mjekimit.
Aftësia për punë:
Të siguruarit, pavarësisht nga profesioni që kanë kryer, përfitojnë invaliditet të plotë per një vit, të paaftë për punë.

C. 1. Në remision të plotë
Aftësia për punë:
Të punësuarit dhe të vetëpunësuarit që kryenin punë në profesione si: shofer, berber, elektriçist, minator, arësimtar, kasap, nëpunës, që kërkojnë tension psikik, si dhe profesione të tjera që paraqesin rrezikshmëri për të siguruarin dhe shoqërinë, përfitojnë invaliditet të pjessshem për tre vjet, të aftë për punë të përshtatshme, jo ne profesionin e tyre.

2. Dy ose më pak kriza në vit, me defekt te lehtë që manifestohet me: rënie të vullnetit për punë, ulje te rendimentit, vështirësi të integrimit në shoqëri, me deluzione fragmentare të inkapsuluara, si dhe me ndryshime të personalitetit.
Aftësia për punë:
Të siguruarit, pavarësisht nga profesioni që kanë kryer, përfitojnë invaliditet të pjesshëm për dy vjet, të aftë për punë në profesionin e tyre me orar të reduktuar, ose transferim në një punë tjeter më të përshtatshme.


II. Çrregullimi deluzional (297; 0502297)

A. 1. Me ide delirante te persekutimit, xhelozisë, helmimit, etj që janë tepër rezistente ndaj mjekimit dhe kontrollojnë sjelljen e të siguruarit.
Aftësia për punë:
Të siguruarit, pavarësisht nga profesioni që kanë kryer, përfitojnë invaliditet të plotë për dy vjet, të paaftë për punë.

2. Dy ose më shumë kriza në vit
Aftësia për punë:
Të siguruarit pavarësisht nga profesioni që kanë kryer, përfitojnë invaliditet të plotë për dy vjet, të paaftë për punë.



Edituar për herë të fundit nga në Fri Feb 01 2008, 12:38, edituar 1 herë gjithsej


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: Semundjet Psiqike prej Fri Feb 01 2008, 12:35

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
B. 1. Me gjithë mjekimin intensiv vazhdojnë të kenë ide delirante të inkapsuluara, por me sjellje relativisht të ekuilibruar.
Aftësia për punë:
Të siguruarit, pavarësisht nga profesioni që kanë kryer, përfitojnë invaliditet të pjesshëm për dy vjet, të aftë për punë në profesionin e tyre ( jo të rrezikshëm) me orar të reduktuar, ose punë në një profesion tjeter më të përshtatshëm.

2. Ne remision
Aftësia për punë:
Të punësuarit dhe të vetëpunësuarit që punonin në profesione si: shofer, arësimtar, berber, elektriçist, minator, kasap, etj, si dhe në profesione që paraqesin rrezikshmëri për të siguruarin dhe shoqërinë, përfitojnë invaliditet të pjesshëm për tre vjet, të aftë për punë të përshtatshme jo në profesionin e tyre.



III. Çrregullimet afektive (296; 0502296)

A. 1. Me recidiva të shpeshta (dy ose më shumë recidiva në vit) qofshin maniakale ose depresive.
Aftësia për punë:
Të siguruarit, pavarësisht nga profesioni që kanë kryer, përfitojnë invaliditet të plotë për dy vjet, të paaftë për punë.

2. Rezistente ndaj mjekimit, qe manifestojnë (mbi 6 muaj) simptomatikë maniakale ose depresive.
Aftësia për punë:
Të siguruarit, pavarësisht nga profesioni që kanë kryer, përfitojnë invaliditet të plotë për një vit, të paaftë për punë.

B. 1. Në remision
Aftësia për punë:
Të punësuarit dhe të vetëpunësuarit që kanë punuar në profesione si: shofer, arësimtar, berber, elektriçist, minator, kasap, si dhe në profesione që paraqesin rrezikshmëri për të siguruarin dhe shoqërine, përfitojnë invaliditet të pjesshëm për tre vjet, të aftë për punë të përshtatshme jo në profesionin e tyre.

2. Kur persiston vazhdimisht një subklinikë depresive ose maniakale
Aftësia për punë:
Të siguruarit, pavarësisht nga profesioni që kanë kryer, përfitojnë invaliditet të pjesshëm për dy vjet, të aftë për punë në profesionin e tyre me orar të reduktuar, ose transferim në një punë tjetër më të përshtatshme.



IV. Çrregullimi skizo-afektiv (295.70 ; s’ka kod)

Aftësia për punë:
Do të bëhet sipas rastit, ose me kriteret e sëmundjes së skizofrenisë, ose të psikozës maniako-depresive, meqenëse këto sëmundje kanë simptomatikë të ngjashme herë me atë të skizofrenisë dhe herë me atë të psikozës maniako-depresive.


V. Çrregullimet mendore organike (294; 0501294)

A. Me demencë të plotë ( pavarësisht nga origjina) të pakthyeshme
Aftësia për punë:
Të siguruarit, pavarësisht nga profesioni që kanë kryer, përfitojnë invaliditet të plotë dhe shtesë për kujdesje, për pesë vjet, të paaftë për punë.

B. Me demencë, ku shkalla e degradimit karakterizohet me humbje të theksuar të aftësive njohëse, dëmtim të kujteses, etj.
Aftësia për punë:
Të siguruarit, pavarësisht nga profesioni që kanë kryer, përfitojnë invaliditet të plotë për tre vjet, të paaftë për punë.

C. Me shfaqje të shenjave të para të demencës, të cilat nuk janë të shprehura
Aftësia për punë:
Të siguruarit përfitojnë invaliditet të pjesshëm për tre vjet, të aftë për punë në profesionin e tyre me orar të reduktuar, ose transferim në një punë tjetër të përshtatshme.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

3Normal Re: Semundjet Psiqike prej Fri Feb 01 2008, 12:36

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
VI. Çrregullimet e ankthit

A. 1. Çrregullimet e konversionit me çrregullime të rënda motore (plegji e pareza) rezistente ndaj mjekimit.
Aftësia për punë:
Të siguruarit, pavarësisht nga profesioni që kanë kryer, përfitojnë invaliditet të plotë për dy vjet, të paaftë për punë.

2. Çrregullimi obsesivo-kompulsiv me intensitet të rëndë të simptomave dhe rezistent ndaj mjekimit
Aftësia për punë:
Të siguruarit, pavarësisht nga profesioni që kanë kryer, përfitojnë invaliditet të plotë për një vit, të paaftë për punë.

B. Çrregullimet e tjera të ankthit ( përjashtuar dy rubrikat e mësipërme)
Aftësia për punë:
Të siguruarit, pavarësisht nga profesioni që kryenin përfitojnë invaliditet të pjesshëm për tre-gjashtë muaj, të aftë për punë në profesionin e tyre me orar të reduktuar, ose transferim në një punë tjeter më të përshtatshme.



VII. Prapambetjet e zhvillimit mendor (Oligofrenitë)

Aftësia për punë:
Për të siguruarit e të punësuarit që kanë prapambetje të moderuar dhe që pësojnë çrregullime psikike të natyrës neurotike, paranoide, afektive, reaktive, etj, aftësia për punë do të bëhet mbi bazën e kritereve të përcaktuara për çrregullimet psikike që lindin në terrenin e prapambetjes mendore.


VIII. Çrregullimet mendore nga marrja e substancave


Aftësia për punë:
Të siguruarit që do të vuajnë pasojat e intoksikacionit akut ose kronik nga substancat, aftësia për punë do t’ju caktohet sipas kritereve të psikozave organike.



Edituar për herë të fundit nga në Fri Feb 01 2008, 12:37, edituar 2 herë gjithsej


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

4Normal Re: Semundjet Psiqike prej Fri Feb 01 2008, 12:36

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
ÇRREGULLIMI DEPRESIV MADHOR



I. KRITERET DIAGNOSTIKE SIPAS DSM-IV-ËS PËR ÇRREG. DEPRESIVE MADHORE
A. Anamnezë për një ose më shumë episode depressive madhore
B. Të mos ketë patur anamnezë për asnjë episod maniakal,hipomaniakal apo episod të përzier.

II. TIPARET KLINIKE TË ÇRREGULLIMIT DEPRESIV MADHOR
A. Çrregullimi depresiv madhor ka nje mortalitet të larte ; rreth 15% .
Diagnozat bashkëekzistuese përfshijnë çrregullimin e panikut,çrregullimet e te ngrenit dhe çrregullimet që lidhen me substancat. Këta çrregullime duhet të perjashtohen me anamnezë
B. Çrregullimi depresiv madhor shpesh komplikon prezencën dhe trajtimin e të sëmurëve me sëmundje të tjera si infarkti i miokardit,insultet cerebrale dhe diabeti.
C. Çrregullimi shpesh shfaqet pas një stresi të rëndë si psh : humbja e një të afërmi.
D. Të gjithë pacientët duhen pyetur nëse kanë patur ndonjehere ide apo tentative qëllime suicidale .shtrimi në spital ështe i domosdoshëm sidomos në rastet akute.
Rreziku për suicid mund të rritet edhe në rastin kur pacienti fillon ti përgjigjet mjekimit. Mungesa e iniciativës dhe energjitë e ulura mund të përmisohen më përpara dhe më shpejt se se sa humori gjë që i bën shpesh pacientët të kryejnë tentativa suicidale
E. Rreziku për suicid është më shumë I lidhur me shkallen e humbjes së shpresës dhe jo se sa nga ashpërsia e depresionit.

III. EPIDEMIOLOGJIA E ÇRREGULLIMIT DEPRESIV MADHOR
A. Prevalenca varion afeërsisht nga 3-6%, në raportin 2:1 femra meshkuj.
B. Afërsisht 50% e pacientëve të cilët kanë patur vetëm një episod depresiv madhor pësojnë rekurrencë. Rekurenca rritet në 70% pas dy episodeve dhe në 90% pas tre episodeve.
C. Dy të tretat e pacientëve rikthehen në nivelin premorbid të funksionimit në periudhat ndërmjet episodeve depressive madhorë.
D. Çrregullimi depresiv madhor haset dy herë më shumë në nivelin e kushërinjve të parë, në krahasim me popullatën e përgjithshme.

IV.KLASIFIKIMI I ÇRREGULLIMIT DEPRESIV MADHOR
A. Çrregullimi depresiv madhor me tipare psikotike. Depresioni është I shoqëruar me halucinacione deluzione të cilat mund të jënë humor përputhëse (përmbajta është kryesisht e perputhur me temat tipike depresive) ose jo humor përputhëse (përmbajtja nuk përfshin temat tipike depresive).
B. Çrregullimi depresiv madhor,kronik. Plotëson të gjithë kriteret e çrregullimit depresiv nadhor së paku 2 vjet.
C. Çrregullimi depresiv madhor me tipare katatonike Shoqërohet së paku me dy nga kriteret e mëposhtme:
1. Palëvizshmëri motore ose stupor
2. Hiperaktivitet motor i paqëllimshëm.
3. negativizëm ekstrem ose mutizëm
4. postura bizarre ose te papërshtatshme ,lëvizje steriotipike, ose grimassa
5. Ekolali ose ekopraksi.
D. Çrregullimi depresiv madhor me tipare melankolike. Depresioni shoqërohet me anhedoni të ashpër ose mungesë reagimi dhe dëshire për aktivitete stimujve të këanqshëm që dikur I sillinin kënaqësi,dhe së paku së paku me tre nga të mëposhtmet:
1. Kualiteti i humorit ështe dukshëm i depresuar
2. Humor shumë të rënduar në mëngjes
3. Zgjim herët në mëngjes .
4. Ngadalësim psikomotor i dukshëm.
5. Rënje e theksuar në peshë.
6. Ndjenjë Fajësim ti tepruar ndaj vetes

E. Çrregullimi depresiv madhor me tipare atipike. Depression is accompanied by mood reactivity and at least tëo of the folloëing:
1. Shtim I rëndësishëm në peshë.
2. Hipersomni.
3. "ndjenje rëndimi" në ekstremitete (leaden paralysis - paraliza me gjymtyre si prej plumbi).
4. Chronic pattern of rejection sensitivity, që rezulton në disfunksion të rëndësisshëm social ose profesional.
5. Nuk plotëson kriteret për çrregulim depresiv madhor me melankoli ose tipare katatonike.

F. Çrregullimi depresiv madhor i paslindjes.
Fillimi i episodit brenda katër javëve të para, pas lindjes.
G. Çrregullimi depresiv madhor stinor
1. Episode të rikthyeshme të depresionit me një model fillimi në të njëjtën kohë të çdo viti.
2. Remisione të plota që vërehen në të njëjtën periudhe të vitit.
3. Mbi një periudhe dyvjeçare janë vërejtur të paktën dy episode sezonale por pa ndodhur episode jashtshtë stinore.
4. Episodet stinore janë në numër më tepër se ato jo stinore.

V. DIAGNOZA DIFERENCIALE E ÇRREGULLIMIT DEPRESIV MADHOR
A. Trishtimi,zija
1. Zija mund të shkaktojë shumë simptoma të episodit depresiv madhor .
2. Zija normale nuk duhet të paraqesë simptoma depressive të cilat të mund të shkaktojnë mosfunksion social që zgjasin më shumë se dy muaj.
B. Çrregullimi i përshtatjes me humor depresiv
1. Ngjarja stresante mund ti paraprijë may precede fillimit të episodit depresiv madhor, gjithësesi disforia që lidhet me stresorin nuk permbush kriteret për Episod depresiv madhor duhet të diagnostikohet si një çrregullim përshtatje.
C. Çrregullimet e ankthit
1. Simptoma të ankthit shpesh që shoqërojnë depresionin coexist bashkekzistuese
2.Kur simptomat e ankthit shoqërojnë simptomat e depresionit , depresioni duhet te jetë fokus I trajtimit sepse mund të mbartë nje sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë .Antidepresivët janë shpesh efektivë në trajtimin e çrregullimeve te ankthit.
D. Skizofrenia dhe çrregullimi skizoafektiv
1. Depresioni mund të shoqërojë psikozat akute.Depressioni I spikatur psikotik mund te bëhet I vështirë për tu dalluar mga një çrregullim I mirëfilltë psikotik.
2. ne përgjithësi në Depressioni psikotik ,simptomat e humorit munfd te paraprijnë fillimin e simptomave psikotike.
I3.Funksionimi premorbid dhe në periudhën ndërmjet episodeve ndërepisodik janë përgjithësisht të larta në pacientët me çrregullime të humorit,krahuasuar me pacientët me çrregullime psikotike.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi