Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Matematike,Fizike & Astronomi » Albert Ajnshtajn

Albert Ajnshtajn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Albert Ajnshtajn prej Fri Feb 01 2008, 12:44

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Albert Ajnshtajn.......



Albert Ajnshtajn lindi nė Ulm tė Gjermanisė nė vitin 1879, nė njė familje hebrenjsh. I ati ishte pronar i njė fabrike qė prodhonte pajisje elektrike, ndėrsa e ėma pėlqente librat dhe muzikėn. Vetė Ajnshtajni ishte fėmijė i mbyllur, i cili filloi tė fliste vonė dhe kishte vėshtirėsi tė mėsonte pėr tė lexuar. Kur mbushi pesė vjeē, i ati i dha njė busull, qė menjėherė i ngjalli djalit njė interes tė paparė pėr gjilpėrėn magnetike dhe fenomenet natyrore qė shkaktonin lėvizjen e saj nė tė njėjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rėndesės. Ajnshtajni e kishte tė vėshtirė tė kuptonte koncepte tė tilla nė atė moshė. Nė komentet e tij pėr vitet e fėmijėrisė, Albert Ajnshtajn kujtonte se nuk e kishte me qejf shkollėn. Metoda e prerė mėsimore, ku nxėnėsve nuk u lejohej tė bėnin pyetje e bėnte atė tė ndjehej si i burgosur. Por me kalimin e viteve, fizikani i ardhshėm zhvilloi njė dashuri tė madhe pėr matematikėn. Ai filloi tė mėsonte logaritmet dhe pjesė tė tjera tė vėshtira tė matematikės, ndėrkohė qė moshatarėt e tij ende mėsonin aritmetikėn e thjeshtė. Albert Ajnshtajn ndoqi mė pas Institutin Politeknik nė Zyrih tė Zvicrės, ku studjoi fizikė dhe matematikė. Pas diplomimit ai punoi pėr qeverinė zvicerane si inspektor patentash pėr shpikjet e reja. Gjatė kėsaj periudhe ai filloi punėn pėr teoritė e tij tė ardhshme shkencore. Nė njė nga punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lėviz pėrmes valėve dhe pjesėzave, njė nga elementėt e rėndėsishėm tė teorisė sė tij kuantike. Nė njė tjetėr punim ai flet pėr pjesėza tė vogla qė pluskojnė nė lėngje apo nė trupa tė gaztė, e cila mbėshtet teorinė e pėrbėrjes atomike tė materies.
Por teoria mė e rėndėsishme ėshtė ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lėviz gjithmonė me tė njėjtėn shpejtėsi, pavarėsisht nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund tė ndryshojnė dhe varen nga vend-ndodhja e njė personi nė raport me njė objekt apo njė ngjarje.Ajnshtajn botoi nė vitin 1905 veprėn e tij mė tė rėndėsishme, dhe njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme shkencore nė histori tė titulluar Teoria e Relativitetit. Dhjetė vjet mė pas ai botoi njė vėllim tė zgjeruar tė kėsaj vepre me titullin Teoria e Pėrgjithshme e Relativitetit, ku pėrfshin ide themelore qė pėrdoren pėr tė pėrshkruar fenomene natyrore lidhur me kohėn, hapėsirėn, masėn, lėvizjen dhe forcėn e rėndesės. Ajnshtajni thotė se objektet humbasin masė kur emetojnė dritė, pasi drita ėshtė njė formė energjie. Nė vitin 1921 Ajnshtajni fitoi Ēmimin Nobel nė Fizikė pėr zbulimin e ligjit tė efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon pėrse disa metale emetojnė elektrone pasi mbi sipėrfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim ēoi nė zhvillimin e elektronikės, pėrfshirė edhe radios dhe televizionit. Albert Ajnshtajn punoi si pedagog nė Zvicėr dhe Gjermani. Ai u largua nga Evropa kur nė 1933 erdhi nė pushtet Adolf Hitleri. Fizikanti u vendos nė Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punėn e tij shkencore nė Institutin pėr Studime tė Avancuara nė Princeton, Nju Xhersi. Megjithė famėn e tij, Ajnshtajni ishte njė njeri i thjeshtė, i veshur me rroba tė vjetra dhe me flokė qė dukeshin tė pakrehur. Studentėt e tij tregojnė se ai kishte aftėsinė tė ilustronte ide shumė tė vėshtira me figura dhe krahasime qė i bėnin ato shumė tė kuptueshme. Megjithėse ishte kundėr luftės, Ajnshtajni i shkroi presidentit amerikan Franklin Ruzvelt nė vitin 1939 pėr ta nxitur qė Shtetet e Bashkuara tė prodhonin bombėn bėrthamore para Gjermanisė. Albert Ajnshtajni vdiq nė moshėn 76 vjeēare nė vitin 1955.

__________________


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi