Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Filozofi-Psikologji&Sociologji » Hipokrizi apo Psikologji???

Hipokrizi apo Psikologji???

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Hipokrizi apo Psikologji??? prej Fri Feb 01 2008, 12:54

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Hipokrizi Apo Psikologji?



Mos u mashtro nga maska ime.Degjo ate qe nuk jam duke thene!

Mos u mashtro prej meje. Mos u mashtro nga maska qe mbaj. Une mbaj me mijera maska; maska, te cilat kam frike t’i heq, ndersa asnjera prej tyre nuk jam une. Shtirja eshte shkathtesi e natyres sime te dyte, por mos u mashtro.

Une jap pershtypjen se jam e sigurt, se cdo gje eshte e gezueshme dhe e pashqetesuar ne mua, si nga brenda ashtu edhe nga jashte; se vetebesimi eshte emri im, ndersa gjakftohtesia eshte loja ime; se ujerat jane te qeta dhe se jam duke udhehequr e nuk kam nevoje per askend. Mirepo, mos besoni; ju lutem mos besoni.

Siperfaqja ime mund te duket e bute, mirepo ajo eshte maska ime, gjithnje ndryshuese dhe e fshehte. Nen te nuk fshihet kurrfare bukurie, kurrfare gjakftohtesie, kurrfare vetekenaqesie. Nen te jeton uni im i vertete, ne huti, ne frike, ne vetmi. Mirepo une e fsheh kete; nuk dua askush ta dije. Me kaplon paniku nga vete mendimi se dobesia ime mund te zbulohet. Prandaj me terbim krijoj nje maske pas se ciles dua te fshihem, nje fasade te nderlikuar indiferente qe te me ndihmoje te shtirem, te me mbroje nga shikimi qe di. Mirepo, shikimi i tille eshte pikerisht shpetimi im. Kjo eshte gjeja e vetme qe mund te me cliroje nga vetevetja, nga muret e vetendertuara te burgut, nga pengesat qe i ngre me aq zell. Por une nuk ua them kete. Nuk kam guxim, kam frike.
Kam frike se shikimi juaj nuk do te ndiqet me dashuri dhe me pranim. Kam frike se do te mendoni me pak per mua, se do te qeshni, ndersa ajo do te me vrase. Kam frike se brenda ne thellesine time une jam asgje, se thjesht nuk jam e mire dhe se ju do ta shihni kete dhe do te me braktisni. Keshtu, une do te luaj lojerat e mia. Lojerat e mia te deshperuara, shtirese, me nje fasade te sigurise nga jashte dhe te femijes se dridhur nga brenda.

Vertet kisha deshiruar te jem e realte,e vetevetishme dhe te jem une; por ju duhet te me ndihmoni. Ju duhet te me ndihmoni duke i zgjatur duart tuaja, madje edhe kur duket sikur ajo eshte gjeja e fundit te cilen e deshiroj ose per te cilen kam nevoje.
Cdohere kur jeni te miresjellshem, te kujdesshem dhe inkurajues, cdohereqe perpiqeni te kuptoni per shkak se vertet kujdeseni, zemres sime fillojne t’i rriten krahet. Krahe shume te vegjel. Krahe shume te dobet. Por, krahe. Me ndjeshmerine dhe me simpatine tuaj, si dhe me fuqine tuaj te te kuptuarit, une mund t’ia dal. Ju mund te futni jeten ne mua. Kjo nuk do te jete lehte per ju. Bindja e gjate per pavlefshmeri nderton mure te forta. Mirepo, dashuria eshte me e forte se muret e forta, e keshtu shtrihet shpresa ime. Ju lutem qe te perpiqeni t’i shembni keto mure me duar te fuqishme, por te buta, per shkak se femija


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: Hipokrizi apo Psikologji??? prej Fri Feb 01 2008, 12:54

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Sa shume me duhet te luftoj dhe te genjej Unin tim, Unin qe eshte ndryshe nga ajo qe duket ne hapesire, qe perpiqet te qeshe kur do te qaje dhe qan kur do te qeshe....

Sa shume me duhet te luftoj me Unin tim, qe nuk do te jetoje ne lluksin e ndertuar nga mundi i viteve, por do te zhduket ne ishullin e vetem ne oqean atje ne natyren e gjalle dhe te vertete., mes tingujve te zerave te vertete....

Sa shume me duhet te luftoj me Unin tim, te gris cdo gje, para, credit cards, letra dokumenta pafund dhe te jetoj atje ku isha dikur, pa letra, pa zarfe, pa fatura atje ne qetesine qe i madherishmi me dhuroi dhe une nuk pata kohe ta shijoja...

Sa shume me duhet te luftoj me Unin tim dhe te te them te verteten se sa shume u lodha nga kjo jete dhe nje jete te re dua te nis, larg hipokrizise, larg genjeshtres, larg zbukurimit, larg asaj joreales.....


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi