Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Shkenca & Jeta » Kurriozitete shkencore dhe mjekesore

Kurriozitete shkencore dhe mjekesore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Kurriozitete shkencore dhe mjekesore prej Sun Feb 03 2008, 08:22

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ethet e tifos

Ethet e tifos jane nje semundje e njohur ne lashtesi gjer ne vitet 1200 me emra te ndryshem si ; ethet e spitalit, ethet e burgut ,ethet e anijes etj. qe nga ajo kohe nuk njihen me epidemi te kesaj semundjeje, por kur flitet per te , te gjithe popujt e botes i kujtojne me tmerr. Jane diktuar raste shume te rralla ne kontinentin afrikan.

Ethet e verdha

Kjo semundje epidemike eshte e njohur dhe si nje semundje qe prekte me se tepermi zonat qe ne ate kohe quheshin dhe si Spanja Qendrore. Ka pasur tre zona kryesore te perhapjes se saj;
1) Zona focale, nga ku epidemia nuk ishte kurre e zhdukur, perfshinte Havanen, Vera Cruz, Rio dhe vendet te ndryshme te Amerikes Latine.
2) Zona perifocale qe ishte nje zone e epidemive periodike, perfshinte portet e Atlantikut tropikal dhe Afriken.
3) Zona e epidemive aksidentale qe perfshinte zonen midis paraleleve 45°ne veri dhe 35° ne jug.

Leproza

Eshte nje semundje me origjine orientale dhe mendohet te jete sjelle ne Europe nga ushtaret romake te Pompeit, pas nje inkursioni ne Palestine. Eshte nje semundje ngjitese ne disa raste. Emri vjen nga elephantiasis graecorum. Shkrimtaret e atehershem arabe e quanin "juzam" dhe me vone perkthyesit e zevendesuan me fjalen "lepra".

Vdekja e Zeze

Eshte quajtur ndryshe dhe si plaga Orientale , ose Mortalega ne Itali.
Infeksionet e ndryshme, tumoret dhe njollat e zeza qe ishin shenja te dekompozimit te trupit,ishin shenja te panjohura me pare ne ndonje semundje tjeter epidemike. Te gjitha shenjat nuk gjendeshin se bashku dhe , ne me te shumten e rasteve dhe nje shenje e vetme , ēonte drejt vdekjes. Gjurmet e saj njihen rreth shekullit te dyte para Krishtit dhe arrijne gjer ne shekullin e IV te eres sone.
"Pestilentia gravissima" ne vitin 314 era jone, mendohet te kete lindur ne fshatin Peleuse ne Egjypt. Nga doreshkrime te ndryshme, jane gjendur prova se kjo semundje qe arriti ne Constandinople(Stambolli i sotem) rreth pranveres se vitit 543, merrte ēdo dite 5000-10 000 viktima, nje numer qe eshte nje rekord i paarritur nga ndonje semundje tjeter deri me sot.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: Kurriozitete shkencore dhe mjekesore prej Sun Feb 03 2008, 08:23

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Bioetika dhe e ardhmja e njerezimit



Kėshilli i Presidentit Bush pėr bioetikėn ka botuar njė raport pėr pasojat e mundshme morale dhe politike tė zhvillimeve tė kohėve tė fundit nė shkencė dhe mjekėsi. Autorėt paralajmėrojnė se aftėsia pėr tė tjetėrsuar dhe kontrolluar proceset jetėsore mund tė sjellė pasoja negative tek njerėzit.

Nė librin fantastiko-shkencor “Brave New World” botuar nė vitin 1932 nga shkrimtari britanik Aldous Huxley, njerėzit pinė njė tabletė tė quajtur “soma” qė i bėn ata tė kėnaqur. Fėmijėt lindin nė laboratorė tė caktuar nga embrione tė krijuara me kujdes.

Po tė zėvendėsosh “somėn” me njė nga ilaēet e njohura qė tė ngrejnė humorin, si Prozac dhe po tė shikosh pėrparimet nė inxhinierinė gjenetike dhe nė klonim, bėhet e qartė se jemi nė prag tė kthimit nė realitet tė fantazisė sė librit “Brave New World”. Doktor Leon Kass ėshtė kryetar i Kėshillit tė Presidentit pėr Bioetikėn. Ja ē’thotė ai:

“Epoka e bioteknologjisė filloi plot shpresa. Pėrparimet nė gjenetikė, nė zbulimin e barnave tė reja dhe nė mjekėsinė rigjeneruese premtojnė kura pėr sėmundjet e frikshme dhe lehtėsimin e vuajtjeve tė tmerrshme. Pėrparimi nė shkencėn neurologjike dhe nė psiko-farmakologji premtojnė kura mė tė mira pėr tė sėmurėt mendorė. Teknikat e riprodhimit me ndėrhyrje nga jashtė u kanė dhėnė shansin mbi njė milion ēifteve qė nuk mund tė riprodhojnė, pra qė tė kenė fėmijėt e tyre”, thotė ai.

Por doktor Kass mendon se nė tė ardhmen bioteknologjia nuk do tė pėrdoret pėr qėllime terapike. Ai mendon se shkenca do tė bėhet nė mėnyrė tė pashmangshme njė mėnyrė pėr arritjen e lumturisė dhe pėrsosmėrisė tek njerėzit: jetė mė e gjatė, trupa mė tė fortė, shpirtra mė tė lumtur, sukses mė i lartė dhe fėmijė mė tė mirė. Megjithatė, Kėshilli i Presidentit pėr Bioetikėn paralajmėron se tjetėrsimi dhe kontrolli mbi mendjen dhe trupin e njeriut mund tė kenė njė ndikim negativ tek liria njerėzore, dinjiteti, ndjenjat dhe integriteti moral.

Doktor Kass thotė se pėrpjekjet pėr tė kontrolluar mendjen e njeriut pėrmes barnave qė ngrenė humorin dhe stimulantėve janė tė diskutueshme. Ai thotė se ēelėsi pėr tarritjen e lumturisė nuk ėshtė pėrbėrja kimike e trurit, por rrjeta e pasur e marrėdhėnieve njerėzore.

Pėrfundimet e Kėshillit tė Presidentit pėr Bioetikėn u diskutuan nė njė takim tė organizuar nga Instituti Amerikan Enterprise. Njė nga pjesėmarrėsit nė diskutim, profesor Peter Lawler i Kolegjit Berry beson se ēdo pėrpjekje pėr tė arritur lumuturinė mendore pėrmes mjeteve teknologjike dhe farmaceutike do tė resultojė tė pafrytshme dhe kundėrproduktive.


“Tė gjitha pėrpjekjet moderne ose teknologjike pėr tė na bėrė ta ndjejmė botėn mė shumė si shtėpinė tonė, na ka bėrė tė ndjehemi mė shumė tė pastrehė. Edhe nė kėtė rast nuk do tė jetė ndryshe. Shumė shpejt mund tė vijė dita qė tė na krijohet bindja se pėr t’u bėrė tė lumtur nuk ka rrugė tjetėr pėrveē pirjes sė njė grushti tabletash. Kjo varėsi e re dhe thelbėsore nga manipulimi teknologjik do ta bėjė ekzistencėn tonė mė tė kushtėzuar se asnjėherė mė parė. Dhe nėn lumturinė tonė sipėrfaqėsore, do tė jetė njė formė e re ankthi, njė trishtim vėrtet i madh. Vrapi ynė drejt lumturisė do tė jetė mė fanatik dhe mė i kotė se kurrė”.

Anėtarėt e Kėshillit tė Presidentit pėr Bioetikėn theksojnė se qeveria amerikane nuk do ta pėrdorė teknologjinė pėr tė imponuar vizionin e saj pėr njė shoqėri tė pėrkryer. Ata mendojnė se nė vende tė hapura me tregje tė lira, pėrdorimi i lėndėve biologjike qė ngrenė humorin do tė jetė personal dhe vullnetar. Megjithatė, ata paralajmėrojnė se kultura e prirur nga tregu dhe konsumi mund tė krijojė nxitjet e veta tė fuqishme pėr tė luftuar pėr njė jetė mė tė mirė dhe tė pėrmirėsuar biologjikisht. Pėr kėtė arsye nė raport thuhet se shoqėritė e lira duhet tė pėrpiqen tė reflektojnė nė atė qė i jep jetės mė shumė kuptim dhe tė heqin dorė nga kėnaqja e menjėhershme e ēdo dėshire njerėzore.

Zeri i Amerikes


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

3Normal Re: Kurriozitete shkencore dhe mjekesore prej Sun Feb 03 2008, 08:24

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Semundjet me Vdekjeprurese ne Bote





Si paranteze ne kete vazhdim, me duhet te theksoj per ju te dashur lexues se jam i bindur qe pasi te keni lexuar 10 semundjet e para, pervec informacionit e disa viruseve te cilat ju ndoshta si keni degjuar kurre (shumicen e tyre), mund t`ju lindin pyetje:



E ne mes tyre mund te jene dhe keto :

A vertete e justifikojne titullin e ketij shkrimi, keto semundje?

A mund te fusim ne semundjet me vdekjeprurese te botes nje semundje qe ka prekur 2 vete apo tre,
apo qofte dhe 100 paciente?

Me duhet t`ju them se kjo eshte e natyrshme, me shume njerez vdesin ne urgjenca apo ne shtepi nga fasulet,
komcat e objektet e huaja ne rruget e frymemarrjes. Me shume njerez vdesin nga semundjet "ordinere", pra pse?


a.) Shume prej ketyre semundjeve te reja nuk i "masim" dot me numrin e viktimave. Jane zbuluar relativisht vone,
e per faktore subjektive e objektive nuk mund ta bejme nje gje te tille.

b.) Egersia e nje semundje matet nga vdekshmeria qe shkakton, nga njohurite qe kemi ne per te, e mjetet ne dispozicion per kurim.
Prandaj themi nese ne semundjen e re, te pare ne tre paciente (ne gjithe boten) - dy vdesin.
Kjo "perkthehet" qe 2/3 vdesin, pra ne rast perhapje te ketij virusi ne 100 paciente /66 jane pashprese, statistikisht.

c.) Me kryesorja, mbani mend se bejme fjale per semundje infektive. Pra qe perhapen,
jane ngjitese ne nje forme a nje tjeter. E ne kurre nuk e dime se kur ky virus do "vendose" te marre nje viktime tjeter ose te na cudise me nje epidemi masive.

d.) Njohurite tona minimale, elementi surprize ne favor te virusit dhe vdekshmeria teper e larte,
krahasuar me semundjet e tjera, nuk jane thjesht nje tregues i pafuqise se shkences mjekesore ne kete aspekt,
por nje shtytje per te kerkuar e zbuluar rruge te paeksploruara !

Per keto arsye, e shume te tjera keto semundje i quajme SEMUNDJET ME VDEKJEPRURESE NE BOTE !



11. Hepatiti C.

Ky infeksion viral i melcise eshte shkak madhor ne sjelljen e kancerit te melcise,
verdhesit e vdekjes nga helmimi i gjakut. Zbuluar per here te pare ne 1989, perhapet nga kontakti direkt me gjakun e njeriut,
p.sh nga transfuzionet e gjakut apo kontakti seksual. Ne menyre globale mendohet se jane mbi 170 milione persona me kete infeksion kronik,
e cdo vit kesaj armate i shtohen 4 milione te tjere. Nuk ka vaksine per Hepatitin C.


12. Hepatiti E.

Zbuluar ne 1988, ngjan me Hepatitin C, pervec se mund te transmetohet nga ushqimet e ka me pak shance te jete fatal.


13. HIV-Human Immunodeficiency Virus.

Ne 1983 u zbulua HIV qe eshte pergjegjes per SIDA-n, Sindromin e imuno-deficiences se fituar.
Nje semundje kjo e indentifikuar per here te pare ne burrat homoseksuale ne Amerike.
Qe atehere perhapja e kesaj semundje eshte bere me virulente ndermjet heteroseksualeve, vecanerisht ne Afrike e Azi.
Shperndahet nepermjet gjakut e lengjeve trupore. Nuk ka kure dhe as vaksine per te, por nje forme e re trajtimi me ilace e quajtur "terapia treshe" po jep rezultate inkujaruese.


14. Escherichia coli 0157 : H7.

Ky variant i rrezikshem i Escherichia coli u zbulua per here te pare ne 1982 pas nje shperthimi te nje diarreje te tmerrshme me gjak me origjine nga hamburger-et e kontaminuar.
Pas kesaj, shumica e infeksioneve kane ardhur nga ngrenia e mishit te grire te pa gatuar plotesisht.
Te rriturit e shendetshem, zakonisht e marrin veten, por mund te jete vdekjeprurese te femijet e vegjel e tek te moshuarit.

15. Campylobacter jejuni.

Eshte shkaku kryesor i diarrese ne vendet e zhvilluara. Identifikuar ne `77, ky bakter prek kedo, por femijet nen 5 vjec dhe te rinjte jane me ne rrezik.
Campylobacter jejuni shpesh gjindet ne pulen e pagatuar, ne qumeshtin e paziere, pasi bakteria bartet nga kafshet e mizat neper ferma.

16. Cryptosporidium parvum.

Tjeter fajtor per diarrene, prek nje ne 40 persona ne Europen perendimore.

17. Rotavirusi.

Kjo eshte nje endemi mbare boterore, pergjegjes per gjysmen e shtrimeve ne spitale nga diarreja te femijeve.
Zbuluar ne `73 vjen nga pergatitja e ushqimit me duar te palara, zakonisht ne shtepi.
Mbi 1.000.000. femije vdesin nga pasojat e rotavirusit cdo vit !

18. Semundja e Legjionareve.

Mori kete emer ne 1976 kur nje shperthim i pneumonise u pa ndermjet pjesemarresve ne takimin e Legjionit Amerikan ne Filadelfia.
Qindra-mijera persona infektohen prej saj ne te gjithe boten cdo vit; 5-30% e tyre vdesin.
Perhapet nga sistemi i ajrit te kondicionuar. Kapur ne fazen e hershme trajtohet me rrezultat.

19. Ebola.

Ethet hemorragjike Ebola, jane nje semundje vdekjeprurese te njerezit e majmunet, shihet ne menyre sporadike qe nga zbulimi i saj ne 1976.
Merr emrin e nje lumi (Ebola) ne Kongo (ish Zaire). Eshte teper infektiv nepermjet kontaktit me lengje trupore,
sjell temperature te larte e te vjella masive. Shumica e viktimave vdesin brenda nje jave nga fillimi i infeksionit,
pasi gjithe organet e brendshme te tyre bejne kolaps total. S`ka kure !

20. Semundja Lyme.

U pa ne fillim kur po vrojtohej artriti ne femijet e qytetit Lyme (Connecticut, USA).
Shkaktohet nga bakteri Borrelia burdorferi e transmetohet me pickim. Rralle eshte fatale,
por nese skuqja fillestare nuk trajtohet sjell invaliditet nepermjet semundjes se kyceve e lodhje kronike.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

4Normal Re: Kurriozitete shkencore dhe mjekesore prej Sun Feb 03 2008, 08:24

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Semundja e Alzheimer



Shpesh kur pyesim njerzit , qe nese e dini se cfare eshte SIDA ose KANCERI te gjithe thone PO, por kur pyesim se cfare eshte semundja e ALZHEIMER, nuk dime te pergjigjemi me siguri….e pra kjo semundje, ka kohe, qe eshte zbullur dhe kohet e fundi po flitet shume per te…

Kjo semundje eshte indentifikuar ne 1907 nga nje mjek gjerman, qe quhej Alois Alzheimer…
Dhe sot njihet si semundja e pleqerise, ose me sakte qe vjen nga pleqeria, ne fakte eshte nje gabim te quhet e tille…kjo semundje shfaqen me rritjen e moshes por kjo eshte nje semundje e vertet…

Cfare eshte semundja e Alzheimer… ?
Alzheimer eshte nje semundje qe prek trurin, (neurodegenerative) mos fonksionim normal i disa qelizave nervoze, qe shkakton ne menure progresive dhe te pa riparushme humbjen e memorjes, duke shkaktuar keshtu edhe veshtiresi ne xhestet e jetes se perditeshme…

Shkaqet e semundjes..

Origjina e kesaj semundje eshte akoma e pa shpjegueshme, e mjeket nuk e dine akoma si te ndalojne progresin e kesaj semundjeje.
Kerkuesit dine, qe kjo semundje prek moshat mbas 65 vjec, por ka raste qe kjo prek edhe mosha me te reja se 50 vjeē,… dine, qe kjo semundje prek po aq meshkuj sa dhe femra.
Dine gjithashtu qe nuk eshte semundje ngjitese, nuk ka lidhje me problemet arteriel cerebral, e qe nuk vjen nga stresi…
por kerkuesit nuk shpjegojne asnje shkat te kesaj semundjeje.

Siptomat e semundjes.

Semudja e Alzheimer shfaqet me humbjen e memorjes, por me nje humbje qe nuk i ngjason humbjes se memorjes, qe vjen nga mosha, por nje humbje te memorjes ne menyre consideruse, sigurisht kjo humbje e memorjes nuk vjen nga sot, neser, por ne menure progresive.
I semuri nuk do jete ne gjendje te kujtoje, ngjarje qe i ka jetuar para pak kohesh, nuk do jete ne gjendje te memorizoj asgje te re.
Fatkeqesishte, gjendja ose situata, vjen e keqesohet, deni ne ate shkalle, ku i semuri duhet te spitalisohet, ose dikudh te kujdeset per te ne jeten e perditeshme, sepse ai behet dependante…

Diagnostika

Per te identifikur kete semundje, nuk egzistojne, teste ose egzamime te thjeshta e te sigurta.
Keshtu qe per mjekun, nuk eshte e thjeshte te vendose diagnostiken…
Mjeku shqyrton me hollesi, te gjitha mundesi, qe mund te jene origjine e humbjes se memorjes, para se te vendose diagnostiken…


E vetmja diagnostik e sigurte per momentin, eshte autopsia (sigurisht mbas vdekjes se paējentit)
Ku, vertetohen dy demtimet e trurit, qe karakterizojne kete semundje..ato jane les « plakes stenile » e « degjenerim te neurofibrille »


Trajtimi i semundjes..

Fatkeqesishte, ne kete moment, nuk egziston akoma nje medikament, qe mund te sheroj semundjen e Alzheimer ose te uli progresin e saj..
Egzistojne medikamente, qe ndihmojne ose letesojne siptomat dytesore, qe jane depresioni, akthi, pa gjumesia e paranoja. Sigurisht eshte shume e rendesishme, qe marja e ketyre medikamenteve te jete e kontrolluar ne menyre sistemetike nga mjeku…


Sinqerisht nuk i di shifrat, qe e karakterizojne shqiperine, por kjo semundje po perhapet dhe ndihma me e mire, qe mund ti behet pacjentin ose familjes se tij, per momentin, eshte ndihma socjale…


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

5Normal Re: Kurriozitete shkencore dhe mjekesore prej Sun Feb 03 2008, 08:25

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Nje zgjerim



Cod. A30072004

Mbaj mend sikur kam shkruar me pare per kete semundje por se di ku, ndoshta brenda forumit diku.

Perhapja e semundjes eshte pak a shume e njejte ne gjithe boten dhe leviz 5% - 10% ne moshen 65 vjecare. Cdo vit perqindja e te semureve pas kesaj moshe rritet me 2% per te arritur sipas disa statistikave jo shume optimiste ne 50% ne moshen 85 vjecare. Pra cdo dy pleq ne ate moshe njeri ka Alzheimer.

Duke llogaritur qe edhe ne Shqiperi qendrojne pak a shume keto statistika filloni te shtrydhni kujtimet dhe jam i sigurte qe do ju vijne ne mend gjysher tuajet apo shokeve qe kane patur simptoma Alzheimeri.

Problemi i mjekesise shqiptare sidoqofte nuk qendron ne te kaluaren sepse ndoshta injoranca e atehershme nuk lejonte diagnostikimin e kesaj semundje. Problemi qendron sot qe akoma vazhdon te thuhet per pleqte se kane "skleroze" ose vdesin "nga pleqeria". Kur ka probleme memorie gjyshi apo gjyshja juaj kujtohuni se MUND te jete Alzheimer.

Persa i perket shkaqeve.
Eshte e vertete qe shkaqet nuk jane zbuluar plotesisht, por kerkuesit nuk jane krejt ne erresire. Ka disa hipoteza qe bazohen ne njohurite e deritanishme. Shumica nuk verifikohen dot kollaj prandaj mbeten vetem hipoteza. Duhet kuptuar qe hipoteza ne mjekesi (dhe shkence) nuk jane ide spekulative artistike por argumentohen me fakte. Psh. plakat senile permbajne derivate te nje proteine qe prodhohet nga kromozoma 21. Kjo kromozome eshte ajo qe shkakton dhe semundjen e Down (kane tre kromozome 21). Ata qe jane me Down nese arrijne te rrojne deri 40-50 vjec zhvillojne te shumten e hereve dhe Alzherimer. Pra ka dicka ne ate kromozome qe mund te jete nje nga aresyet. (E kote te kujtoj qe kur mjeket tane nuk diagnostikojne dot Alzherimerin vetem nuk besoj se do diagnostikonin Alzheimerin kur i fillon nje Down-i.)

Ata qe preken nga semundja e Alzheimer ne moshe te re (40 - 50 vjec) qellon qe kane patur ne familje dike tjeter qe ka vdekur me Alzherimer. Ne kete rast ekziston nje komponent i forte gjenetik dhe prognoza e semundjes eshte pesimiste pasi e vdes pacientin ne 2-3 vite (Alzheimeri normal e vdes pacientin ne 5-15 vjet).

Per kete semundje nuk ekzistojne medikamente sheruese por ekzistojne rregulla te caktuara qe mund te ndiqen ne shtepi per ti vonuar semundjen dhe kollajtesuar jeten e coroditur te pacientit.

Nuk e di nese e kam thene me pare por me kujtohet nje profesor qe spjegoi diferencen mes harresave normale dhe harresave patologjike te dikujt me Alzherimer. Ai tha: "Eshte normale te harrosh ku ke lene makinen kur shkon ne pazar, por eshte anormale te harrosh qe ke ardhur me makine dhe te kthehesh ne shtepi ne kembe". Kuptohet qe eshte shembull pak i trashe qe ka perjashtimet e veta por sherben per te kuptuar diferencen e problemeve te memories qe kemi ne te zakonshmit me ata me Alzherimer.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

6Normal Re: Kurriozitete shkencore dhe mjekesore prej Sun Feb 03 2008, 08:26

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Kolesteroli ndryshon me stinet.



Cod. A05032005

Nivelet e kolesterolit ndryshojne me stinet. Eshte ky rezultati i arritur nga nje kerkim i kryer nga Universiteti i Masacusetit mbi 517 persona te shendetshem. Doli si perfundim qe nivelet e kolesterolit ishin me te medha ne vjeshte dhe ne dimer dhe me te ulet ne pranvere dhe vere. Nuk dihet mire se cilet jane mekanizmat qe cojne ne kete rezultat. Matjet tregonin qe vlerat me te medha per meshkujt mberrin ne dhjetor kurse per femrat ne janar. Vlerat e regjistruara tregonin nje rritje rreth 3.9 mg/dL te meshkujt (vlerat mesatare ishin 222 mg/dL) dhe 5.4 mg/dL te femrat (vlerat mesatare ishin 213 mg/dL). Disa nga keto ndryshime mund te pershkruheshin me variacionet qe peson plasma(pjesa qe mbetet pasi hiqen qelizat e gjakut) ne stinet e ndryshme. U gjet edhe qe nuk kishte lidhje me dieten qe perdoret ne stinet e ndryshme.

Duhet te kemi parasysh qe kolesteroli luan nje rol te rendesishem ne formimin e aterosklerozes qe eshte pergjegjse per pjesen me te madhe te semundjeve te zemres dhe te disa semundjeve te eneve te gjakut si psh ajo e aneurizmes(semundje ku ka nje zmadhim te aortes ose te eneve qe ndahen nga ajo si arteria e shpretkes dhe arteriet iliake)...


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

7Normal Re: Kurriozitete shkencore dhe mjekesore prej Sun Feb 03 2008, 08:28

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
pirja e alkolit rrit rrezikun e kancerit



Cod. A10032005

Konsimimi i alkolit,duke perfshire veren ,shton rrezikun e disa kancereve me te zakonshem megjithse shume studime tregojne qe ulin rreziqet e semundjeve kardiovaskulare. Ne nje artikull te dale ne "Journal of Thrombosis and Haemostasis" paraqesin fakte perfundimtare rreth efektit te tyre tek kanceret.

"Pirja e alkolit ne sasi me pak se 25 gram ne dite,ka nje rol te favorshem ne semundjet e zemres"-thote profesor Carlo la Vecchia,koautor i artikullit-"por kjo eshte e shoqeruar me nje rritje te rrezikut te kancereve te zonave te larta aparatit tretes si dhe te laringut,si dhe te kancereve te melcise,zorreve dhe gjoksit."

Artikulli vendos ne liste ne fillim kanceret e melcise,te gjoksit te femres si te lidhura me pirjen e alkolit. Po ashtu efekte te alkolit jane edhe shume semundje te tjera qe nuk kane lidhje me kanceret si psh cirroza(shkaterrim i arkitektures se melcise. Ne kete rast nuk mbetet gje tjeter pervec operacionit ose trapiantit),pankretitit kronik,hipertensionit etj

Kjo analize bazohet ne nje permbledhje e 156 studimeve te ndryshme ku eshte verejtur nje rritje e semundjes tek ata qe pinin. Rreziqet shtohen sipas sasise sa alkolit te konsumuar por prape nuk mund te vendoset nje sasi qe te jete si tip limiti pertej se ciles ka semundje ose jo.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

8Normal Re: Kurriozitete shkencore dhe mjekesore prej Sun Feb 03 2008, 08:28

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
virusi i sarsit ka nje sekuence te pandryshuar



Cod. B29032005

SARS(severe acute respiratory syndrome) eshte nje virus me material gjenetik te perbere nga ARN dhe jo nga ADN tradicionale qe gjendet ne qeliza.eshte klasifikuar ne klasen e koronavirus ,e njejta klase qe permban viruset qe jane pergjegjes per disa lloj gripesh por qe nuk jane edhe shume te fuqishem,vetem se SARS paraqitet si nje virus pak me kompleks dhe ka cuar ne nje rishikim te kesaj klase virusesh. te gjithe viruset me ARN kane nje aftesi te madhe per mutacione qe bejne qe shume shpejt ato te behen rezistente kundrejt ilaceve.por me sa duket ne virusin e SARS qenka nje sekuence e gjenomes qe nuk ndryshoka. perderisa kjo nuk ka pesuar mutacione con ne mendimin se duhet te jete e rendesishme per virusin por nuk dihet me saktesi funksioni i saj.shpresohet qe kjo sekuence te perdoret si pike lidhjeje per ilace te ndryshme qe mund te lidhen ne kete sekuence dhe te bllokojne cilindo funksion qe mund te kete qe mund te jete jetesor per virusin. struktura e asaj pjese te ARN ne nje zone te paperkthyer ne njerin cep te cdo mARN qe con ne formimin e proteinave virale ne qelizat e infektuara.ndoshta sherben per te bere qe sistemet e formimit te proteinave ne qelize te fillojne te punojne per virusin.me e forta eshte se kjo sekuence ndodhet ne 2 klasa te tjera virusesh:koronavirus dhe astrovirus dhe mund te coje ne nje kerkim te kesaj sekuence edhe ne viruset e tjera teketyre klasave.(janar 2005)


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

9Normal Re: Kurriozitete shkencore dhe mjekesore prej Sun Feb 03 2008, 08:29

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
A e dini se?!



Cod. A29030025

Nje njeri i shendetshem ka 100 000 deri ne 130 000 qime flokesh dhe se floku i njeriut zgjatet 2 milimetra ne jave.

Me te forten e kam ruajtur per ne fund...

Fajin per renien e flokeve e ka nje hormon seksual mashkullor i quajtur testosteron.
Ky hormon quhet ndryshe hormoni i burrerise dhe eshte pergjegjes per zhvillimin e karakteristikave seksuale mashkullore.

Testosteroni ka dy efekte madhore:

1) Efektin androgjen- rritja e qimeve trupore, trashja e zerit dhe rritja dhe zmadhimi i organeve gjenitale.
2) Efekt anabolik- rritja e mases muskulare dhe pershpejtimi i rritjes trupore.
Zakonisht trupi i mashkullit prodhon 7 miligram ne dite nga ky hormon.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

10Normal Re: Kurriozitete shkencore dhe mjekesore prej Sun Feb 03 2008, 08:35

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
kristali i syrit



Cod. A17112005

Dicka rreth struktures me te cuditshme te trupit te njeriut e cila thyen nje nga konceptet baze te jetes qelizore!!!
KRISTALI I SYRIT
Nje opacitet i vogel i tij do te conte ne imazhe te perthyera e te ēuditeshme dhe po te kishte minimumin e ngjyres do te thithte driten duke na penguar perceptimin e disa hijeve.struktura e tij eshte e bere ne ate menyre qe te os humbe asgje nga figura qe reflektohet.
Eshte i perbere nga 1000 shtresa qelizash trasparente.Gje pak e ēuditeshme per faktin se ne brendesi te qelizes ka shume oragnele qe ēojne ne pengimin e drites .Po ashtu ka qeliza qe thithin rreze drite te frekuencave te ndryshme qe formojne ngjyra.Po ashtu shume qeliza kane melanine qe thithin driten.Kristali nuk ka melanine dhe ene gjaku qe do te ēonin ne humbje e pastertie vizioni.Po si jetojne atehere keto qeliza pa gjak?Meqenese nuk kane mitokondri,disa substanca futen me difuzion nga qelizat e jashtme ngadale.a nuk duhet te vdisnin keto qeliza nga nekroza ose apoptoza?
Te gjitha qelizat e reja te kristalit kane organele qe shkaterrohen me ane te nje proēesi qe quhet apoptoze.Ky proēes bllokohet pak para se qeliza te vdese duke e lene kristalin komplet te tejdukshem.Brenda qelizave mbetet vetem nje gel proteinash komplet i tejdukshem.Tek qelizat normale kjo gje do te ēonte ne katastrofe por ne qelizat e kristalit nuk ndodh.Keto duhet te punojne gjithe jeten(rigjenerimi i tyre eshte i paket).(90% e qelizave te trupit nderrohet ēdo 6 muaj)
Eshte pak i cuditshem fakti se si jane ne gjendje keto qeliza te bllokojne apoptozen si dhe si jetojne gjate gjithe jetes se njeriut duke llogaritur qe vetem nje pjese e vogel e tyre do te zevendesohet kurse pjesa me e madhe do te jetoje ne ate menyre gjithe jeten.mekanizmat qe cojne ne kete gjendje jane akoma te paditura sepse cojne edhe ne shume pyetje te tjera si psh si bejne keto qeliza te rregullojne membranen e tyre me lipide te tjera ose me proteina te reja. Nese gjehet mekanizmi se si bllokohet apoptoza mund te sherbeje edhe per te shpjeguar nje sere semundjesh qe kane si karakteristike te pare nje numer te madh qelizash qe vdesin me apoptoze... (per informacione me te detajuara rreth apoptozes do te ju duhet te prisni pak sepse do te trajtohet tek tema e kancerit)...


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi