Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Mjekesia » Ndihme per mjeket-Robotet!!

Ndihme per mjeket-Robotet!!

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Ndihme per mjeket-Robotet!! prej Thu Feb 07 2008, 12:52

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Robotet ne ndihme te mjekeve???????





"Gjithnjë e më shumë spitale në mbarë Shtetet e Bashkuara po përdorin robotët për të ndihmuar në operacione. Një spital në shtetin veriperendimor të Washingtonit por përdor tani robotët për kirurgjinë gjenekologjike. Operacioni është një përvojë që shkakton ankth tek pacientët. Ndihma e një roboti në operacion mund ta shtojë edhe më shumë frikën e pacientit – veçanërisht tani që robotët lejohen të kryejnë rol në detyrën delikate të operacioneve gjinekologjike. Por specialistët thonë se operacioni robotik është i sigurtë. Krahu robotik ka rreze më të gjerë veprimi sesa dora e njeriut dhe mund të shkojë aty ku kjo e fundit nuk mundet. Kirurgjia robotike krijon mundësinë e prerjeve të vogla kështu që edhe plagët janë të vogla. Pacientët nuk kanë pse të shqetësohen pasi mjekët kanë gjithçka nën kontroll. Roboti është thjesht një ndihmës për kirurgun John Lenihan. “Roboti nuk kryen operacionin, atë e kryen kirurgu që është në kontroll të gjithçkaje. Roboti thjesht mban instrumentat. Dhe me thënë të drejtën roboti mund ti mbajë ato në mënyrë më të qëndrueshme sesa kirurgu”, thotë doktori Lenihan. Betsy McGuire-Robinson sapo ka kryer një operacion robotik dhe nuk është e shqetësuar. “Mjeku është aty dhe të gjitha veprimet bëhen nën kontrollin e tij. Roboti nuk rezikon asgjë”, thotë ajo. Ka shpresa se një ditë kirurgjia robotike do të përpunohet aq sa të mund të hyjë edhe në operacionet e trurit."

Marre nga gazeta "Koha Ditore"



Edituar për herë të fundit nga në Thu Feb 07 2008, 13:25, edituar 1 herë gjithsej


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: Ndihme per mjeket-Robotet!! prej Thu Feb 07 2008, 12:53

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
nanorobote




Sot per sot nuk po mundohen te behen perparime vetem ne robote te medhenj qe mund te bejne operacione.Teknologjia ofron mundesine e zhvillimit te roboteve te vegjel ose nanorobotet sic quhen ndryshe qe do te ndihmojne ne terapi te ndryshme qofshin keto per ilace qofshin keto per diagnoze.Per momentin jane disa lloj nanorobotesh qe jane duke u testuar duke filluar nga robotet bombe qe lidhen ne siperfaqe te qelizes dhe sapo gjejne nje receptor qe normalisht e ka nje qelize kancerogjene vetvriten (nanorobote kamikaze) duke bere keshtu qe mos te shkaterrohen qelizat normale jo kancerogjene qe me terapite e sotme shkaterrohen shume shpesh (nje rast qe lexova para pak ditesh eshte rasti i efekteve kolaterale te radioterapise ne rastet e trajtimeve te kancerit te gjoksit ku nje doze teper e larte mund te shkaktoje semundje te mushkerise qe quhet fibroze me pak fjale, ose perikardit,qe eshte nje enjtje(infiammazione sic i thone italianet) e asaj mbuleses se zemres)...pra mundesia e nje terapie te drejtuar.
Disa nanorobote te tjere kane aftesine te njohin sekuenca te ndryshme ADN-je dhe vetem kur te njohin ate sekuence,do te ushtrojne funksionin e tyre qe mund te jete leshimi i ilacit qe trasportojne,vetshkaterrim etj...
Nje tjeter robot nese mund ta quajme te tille eshte edhe nje kapsule qe u shpik para 3 vjetesh dhe tani perdoret per te bere diagnoze per sa i perket semundjeve te zorres se holle (semundjen e kronit ne me te shumten e rasteve) dhe ka zevendesuar ate analize qe behet duke futur nje tub ne rruge anale dhe te mundoheshin te arrinin zorren e holle ose ose ne disa raste perfundoje edhe ne salle te operimit per te arritur qe te shifnin se cfare problemi kishte ajo zone (eshte ajo qe quhet laparoskopi eksplorative dhe perdoret ne rastet kur nuk arrihet me menyrat tradicionale te kesh nje ide te semundjes.Behet duke hapur vetem 2-3 vrima ne trup pa pasur nevoje ta cash te tere zonen)
Pra, sic shihet,priten shume gjera edhe nga kjo ane,ne ndihme te mjeksise!!!


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi