Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Çështja Kombëtare » Kosova shpalli pavaresine, feston e gjithe shqiptaria

Kosova shpalli pavaresine, feston e gjithe shqiptaria

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
17.02.2008
15:51 - Me te gjitha votat e deputeve prezent, Parlamenti miratoi deklaraten e Pavaresise dhe shpalli Kosoven e Pavarur. REPUBLIKA E KOSOVES, tashme eshte e pavarur dhe pret njohjen e shteteve te tjera. Gezuar te gjitheve!
Pas kesaj Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeminisitri Thaci dhe Kryeparlamentari Krasniqi nenshkruan deklaraten e Pavaresise.e pasu pasu me neshkrimin e deklarates nga te gjithe te pranishmit.

Në mbledhjen solemne Kuvendi i Kosovës, në ora 15:50 shpalli pavarësinë e vendit. Deklaratën e Pavarësisë e lexoi kryeministri, Hashim Thaçi, ndërsa u miratua njëzëri nga 109 deputetë. Nga dita e sotme vendi ynë quhet Republika e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duke paraqitur deklaratën e pavarësisë tha: "Ne e shpallim Kosovën republikë demokratike dhe laike". Ai tha se do të miratohet shumë shpejt kushtetuta e Kosovës, që do të respektojë të drejtat e të gjithëve. Kjo kushtetutë tha kryeministri, do të respektojë të gjitha parimet e dokumentit të Ahtisaarit.
Kosova e pavarur do të jetë e "përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit", thuhet në deklaratën, e cila u miratua në Kuvend. "Kosova mirëpret praninë ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë", thuhet në vazhdim. "Me pavarësinë, Kosova i merr përsipër përgjegjësitë ndërkombëtare, i garanton kufijtë e fqinjëve të saj dhe përmbahet nga dhuna si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve", thuhet në vazhdim. Më tej theksohet se Kosova e "deklaron vullnetin e saj për marrëdhënie të mira me fqinjët e saj". Deklarata e pavarësisë thotë se Kosova e pavarur gjithashtu e "garanton trashëgiminë kulturore dhe fetare" në territorin e saj.
Pas miratimit të Deklaratës së Pavarësisë për Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik, deputetët do të miratojnë edhe simbolet shtetërore, flamurin dhe stemën.

Feste ne qender te Prishtines

Nderkoh, ne te gjitha anet e Prishtines eshte nje feste madheshtore me rastin e shpalljes se pavaresise. Brohorima, Fishekzjarre dhe atmosfere madheshtore festive po mbreteron ne te gjitha anet e Kosoves. Tashme kane nisur edhe oret e para te festimit pas leximit te deklarates se pavaresise dhe se mijera qytetare jane grumbulluar ne sheshin qendror te Prishtines.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Incidentet

Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka kaluar dje pa incidente. Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur në orën 18 e dhjetë minuta qytetin verior të Mitrovicës dhe për fat të mirë nuk ka shkaktuar asnjë viktimë. Bomba ishte vendosur në oborrin e gjykatës lokale dhe mendohet se autorë janë serbët që banojnë në Mitrovicë. Vetëm pak minuta më pas, policia lokale ka gjetur edhe dy bomba të tjera, të cilat fatmirësisht nuk kanë shpërthyer. Burimet zyrtare të policisë në Mitrovicë kanë konfirmuar dje zyrtarisht ngjarjen e ndodhur duke e shënuar edhe si incidentin e parë të Republikës së Kosovës. "Në orën 18.10, në oborrin e gjykatës së qarkut të Mitrovicës, e vendosur në veri të qytetit, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, i cili ka shkaktuar dëme materiale. Konfirmohet se nuk ka të dëmtuar në njerëz ndërsa të paktën dy vetura janë shkatërruar",- thanë burimet zyrtare të Shërbimit Policor të Kosovës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e policisë lokale. Ata kanë bërë këqyrjen e vendit ku ndodhi shpërthimi. Ekspertët e kriminalistikës kanë pohuar dje se ende nuk kanë arritur që të zbulojnë se çfarë lloj mjeti shpërthyes është përdorur. Vetëm pak minuta më pas, qentë e policisë kanë arritur që të zbulojnë edhe një tjetër mjet shpërthyes. Ai ishte vendosur vetëm pak metra tej "bombës" së parë dhe për fat të mirë nuk ishte aktivizuar siç duhet. Kjo ka bërë që policia të nisë kontrollet e detajuara për të parë nëse kishte apo jo mjete të tjera shpërthyese, të cilat mund të shkaktonin viktima të konsiderueshme. "Në orën 18 e 20 minuta është gjetur një tjetër mjet shpërthyes, i cili nuk ishte aktivizuar siç duhet. Ai ishte vendosur në ndërtesën e hotel "Sasha" në veri të qytetit të Mitrovicës",- thanë burimet zyrtare të policisë. Në lidhje me këtë rast policia lokale ka njoftuar edhe ekspertët e KFOR-it për të bërë një ekspertizë më të specializuar. Në asnjë prej rasteve policia nuk ka mundur që të zbulojë autorët e vendosjës së eksplozivëve.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi