Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Pas shpalljes se Pavaresise,si reagon SHBA,BE,NATO,Rusi,,,,

Pas shpalljes se Pavaresise,si reagon SHBA,BE,NATO,Rusi,,,,

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, reagon SHBA, BE, NATO dhe disa vende tė BE
Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės ishte njė akt qė zgjati pak minuta gjatė seancės plenare nė Kuvendin e Kosovės, por ajo ēfarė tashmė shihet me interes nga autoritetet kosovare, por edhe mė gjerė, ėshtė njohja e pavarėsisė nga shtetet e tjera tė botės. Tashmė njė pikėpyetje e madhe shtrihet para autoriteteve Kosovare: Cilat do tė jenė ato shtete qė do tė njohin Kosovėn sovrane? Pėr kėtė ēėshtje, sot do tė mblidhen nė njė seancė tė jashtėzakonshme Ministrat e Jashtėm tė Bashkimit Evropian, ku pritet tė vendosin lidhur me njohjen apo jo tė pavarėsisė sė Kosovės. Pavarėsisht kėsaj, kanė nisur hipotezat se cilat vende do ta njohin apo jo pavarėsinė e Kosovės, nisur edhe nga qėndrimet paraprake qė janė mbajtur deri mė tani. Madje, kėto hipoteza janė pasqyruar dje edhe nė agjenci tė ndryshme lajmesh siē ėshtė edhe ajo serbe "B92", ku sipas raportimeve tė kėsaj agjencie thuhet se disa vende myslimane, si Arabia Saudite apo Pakistani, do tė jenė vendet e para qė do tė njohin pavarėsinė. Po sipas kėtyre agjencive, njohja e pavarėsisė sė Kosovės do tė pasohet mė pas nga shtete tė tjera, si Austria, Danimarka, Finlanda, Luksemburgu, Belgjika, apo Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia. Gjithashtu, edhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės futen nė ato vende qė do tė njohin tė parat, pavarėsinė e shtetit mė tė ri nė botė, Kosovės. Kroacia dhe Maqedonia janė vende qė po ashtu pritet tė njohin pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa Rusia, Kina, Qipro, Rumania, Bullgaria, Spanja, Sllovakia dhe Greqia, pritet tė mos e njohin pavarėsinė, referuar agjencive te huaja. Sipas asaj qė pėrflitet edhe nė lajmet e agjencive tė huaja, edhe vende si India, Brazili apo Argjentina janė kritike ndaj mundėsisė pėr ta njohur Kosovėn si njė vend mė vete.

Disa prej vendeve tė mėsipėrme janė shprehur qysh dje pėr pavarėsinė e Kosovės. Kėshtu, Bullgaria ka bėrė thirrje pėr njė qėndrim tė unifikuar tė Bashkimit Evropian. Nė njė deklaratė tė Ministrisė sė Jashtme Bullgare thuhet se njė qėndrim i tillė do tė kontribuonte nė uljen e rreziqeve tė sigurisė nė rajon dhe Evropė. Gjermania i ka bėrė thirrje palėve qė tė mbajnė qėndrime tė moderuara, duke theksuar se prioriteti mė i lartė ėshtė ruajtja e stabilitetit nė Ballkan. Nga ana tjetėr, Britania e Madhe e ka konsideruar pavarėsinė e Kosovės njė kontekst tė ri pėr statusin e Kosovės. Edhe Maqedonia ėshtė shprehur dje pėr pavarėsinė e Kosovės, duke theksuar se vendimi i saj pėr njohjen, do tė jetė nė pėrputhje me interesat nacionale dhe shtetėrore tė Maqedonisė. Pėr pavarėsinė e Kosovės janė shprehur dje edhe zyrtarė tė BE-sė dhe NATO-s. Shefi i Politikės sė Jashtme tė BE-sė, Havier Solana i bėri thirrje palėve nė Kosovė, por edhe nė rajon, tė ruajnė qetėsinė e tė mos u pėrgjigjen provokimeve, ndėrsa Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Scheffer tha se KFOR do tė kryejė misionin e tij nė Kosovė derisa tė vendoset ndryshe nga Kėshilli i Sigurimit nė OKB.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Vendet qė do ta njohin pavarėsinė, sipas agjencive tė huaja
Pakistani, Arabia Saudite, Shqipėria, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Austria, Danimarka, Finlanda, Luksemburgu, Belgjika, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Kroacia, Maqedonia.
Vendet qė pritet tė mos e njohin, sipas agjencive
Rusia, Kina, Qipro, Rumania, Bullgaria, Spanja, Sllovakia, Greqia, Bosnjė-Hercegovina, India, Brazili, Argjentina
SHBA, Xhorxh Bush
"Pėr Kosovėn, qėndrimi ynė ėshtė se statusi i saj duhet zgjidhur qė Ballkani tė jetė i qėndrueshėm. Shtetet e Bashkuara do tė punojnė me tė gjithė aleatėt tanė, qė tė bėjmė mė tė mirėn qė tė mundemi pėr tė garantuar qė tė mos ketė dhunė".
Rusia
Rusia e quajti shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės, shkelje tė sė drejtės ndėrkombėtare. Ministria e Jashtme Ruse deklaroi se, pret "nga misioni i OKB-sė dhe pėrfaqėsuesit e NATO-s nė Kosovė, qė t'u pėrgjigjen detyrimeve dhe tė anulojnė kėtė vendim tė Prishtinės".
Gjermania
Ministria e Jashtme nė Berlin, ministri i Jashtėm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer u bėri thirrje tė gjitha palėve, tė mbajnė qėndrime tė moderuara pas deklarimit tė pavarėsisė sė Kosovės. Zyra e ministrit tė Jashtėm gjerman bėri tė ditur se, ai ka folur me homologėt e tij nė Serbi dhe Slloveni dhe kishin konkluduar se, "prioriteti mė i lartė" ėshtė ruajtja e stabilitetit nė Ballkan. Zėvendėskryetari i fraksionit socialdemokrat nė Bundestag, Valter Kolbov tha se beson se Gjermania do ta njohė sė bashku me partnerėt e tjerė evropianė Kosovėn, ditėt e ardhshme.
Britania
Njė zėdhėnės i Foreign Office-t britanik tha se Britania e konsideron pavarėsinė e Kosovės "njė zhvillim tė rėndėsishėm, qė krijon njė kontekst tė ri pėr statusin e Kosovės". Njė deklaratė mė tė plotė, Britania do ta bėjė tė hėnėn.
Franca
Ministri i Jashtėm i Francės, Bernard Kushner e uroi Kosovėn pėr Pavarėsinė. Kushneri, i cili po zhvillon njė vizitė nė Jerusalem, deklaroi se i uron "fat tė mirė" Kosovės.
Maqedonia
Zėdhėnėsi i qeverisė sė Maqedonisė tha se, Maqedonia do tė ndjekė me vėmendje zhvillimet nė rajon. Ivica Bocevski tha lidhur me njė njohje tė pavarėsisė sė Kosovės nga Maqedonia se, "cilido vendim qė do tė marrim, ne do tė mbajmė parasysh interesat e qytetarėve tanė, si dhe interesat nacionale dhe shtetėrore tė Maqedonisė".
Bullgaria
Bullgaria bėri thirrje pėr njė qėndrim tė unisuar tė Bashkimit Evropian, pas shpalljes sė Pavarėsisė. Nė njė deklaratė tė Ministrisė sė Jashtme Bullgare thuhet se "njė qėndrim i harmonizuar i BE, do tė kontribuonte shumė nė uljen e rreziqeve tė sigurisė nė rajon dhe nė Evropė". Bullgaria do ta zbulojė qėndrimin e saj ,ndaj njė njohjeje tė pavarėsisė sė Kosovės vetėm pas mbledhjes sė Ministrave tė Jashtėm tė BE, tė hėnėn.
Bashkimi Evropian, Solana
Shefi i Politikės sė Jashtme tė BE, Havier Solana tha se stabiliteti nė Kosovė dhe nė gjithė Ballkanin ėshtė me rėndėsi esenciale, pas pavarėsisė sė Kosovės. Zėdhėnėsi i BE, Jens Mester, nė emėr tė Bashkimit Evopian, bėri thirrje "tė gjitha palėve nė Kosovė dhe mė gjerė nė rajon" tė rrinė tė qeta dhe tė mos i pėrgjigjen ndonjė provokimi".
NATO, Scheffer
NATO-ja deklaroi pėrmes Sekretarit tė saj tė Pėrgjithshėm, Jap de Hoh Scheffer se do tė vazhdojė ta kryejė misionin e saj nė Kosovė, "derisa KS i OKB-sė tė vendosė ndryshe". "Nė kėtė situatė delikate KFOR-i do tė reagojė, shpejt dhe me vendosmėri, kundėr tė gjithė atyre qė do tė kėrkojnė tė pėrdorin dhunė",- deklaroi Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s.
Sllovakia
Sllovakia, njė vend anėtar i BE-sė, tha se nuk do ta njohė Pavarėsinė e Kosovės pėr momentin, bėri tė ditur Ministria e Jashtme Sllovake.
Ēekia
Presidenti ēek, Vaslav Klaus tha se deklarata e pavarėsisė sė Kosovės mund tė ketė pasoja tė paprecedent pėr Evropėn pasi mund tė shkaktojė njė situatė, ku pjesė tė tjera tė vendeve evropiane tė kėrkojnė shkėputjen. Klaus tha se ai konsideron vendimin pėr shkėputjen e njėanshme tė Kosovės nga Serbia, si njė "vendim me tė vėrtetė unik nė Evropė".
Papa Benedikti i XVI-tė
Papa Benedikti i XVI-tė kėrkoi pas Pavarėsisė sė Kosovės, angazhim konkret dhe qetėsues tė politikanėve nė rajon, pėr tė penguar reagime tė dhunshme dhe dhunė. Njė zėdhėnės i Vatikanit tha se Papa ėshtė pranė njerėzve, nė Serbi dhe nė Kosovė, dhe "falet pėr ta nė kėtė moment vendimtar tė historisė sė tyre".
Hillari Klinton
Kandidatja demokrate Hillari Klinton ka pėrshėndetur Deklaratėn "historike" tė Pavarėsisė sė Kosovės, ndėrsa u ka bėrė thirrje vendeve mike dhe aleate "tė bashkohen me SHBA dhe BE, pėr njohjen e Kosovės sė pavarur". Sipas senatores sė Nju Jorkut, deklarata e Prishtinės, do t'i lejojė Kosovės dhe Serbisė "tė hedhin pas krahėve njė kapitull tė vėshtirė tė historisė sė tyre". Hillari vuri theksin "qė zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje ka marrė shumė kohė dhe i ka penguar tė dy popujt tė shohin pėrpara, dhe tė ndjekin njė tė ardhme mė tė mire europiane dhe Euroatlantike".
Edhe Rusia e quajti shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės, shkelje tė sė drejtės ndėrkombėtare
Presidenti, Boris Tadiē: Serbia kurrė s'do e njohė Pavarėsinė
BEOGRAD- I menjėhershėm ka qenė reagimi i Serbisė ndaj shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės. Ashtu si edhe pritej, Serbia ka hedhur poshtė, me vendosmėri, shpalljen e Pavarėsisė nga Kuvendi i Kosovės. Ndėrsa nė Prishtinė ishte nė pėrfundim e sipėr ceremonia e shpalljes sė Pavarėsisė, nga Beogradi mesazhi erdhi mjaft i qartė kundėr kėtij akti. Si presidenti Boris Tadiē, ashtu edhe kryeministri Vojisllav Koshtunica kanė pėrsėritur se Serbia i ka anuluar tė gjitha vendimet pėr shpalljen e pavarėsisė. Kryeministri serb Koshtunica tha dje se, pavarėsia e njėanshme dhe tė gjitha aktet e ardhshme tė Kosovės do tė quhen "vendime anti-juridike". "Evropa sot uli kokėn dhe prandaj edhe ajo do tė jetė pėrgjegjėse pėr tė gjitha pasojat afatgjata",- ėshtė shprehur kryeministri Serb, ndėrsa fajėsoi pėr kėtė atė qė ai e quajti "politikė destruktive, tė egėr e jomorale qė zbatojnė Shtetet e Bashkuara". "Duke vėnė dhunėn mbi parimet e tė drejtės ndėrkombėtare, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, me zbatimin e forcės sė verbėr nėnēmuan dhe detyruan Bashkimin Evropian tė shkelė parimet mbi tė cilat mbėshtetet vetė BE-ja",- tha Kryeministri i Serbisė, nė njė fjalim qė u dha direkt nė disa televizione serbe. Mė tej Koshtunica tha se, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe aleatėt Evropianė "do tė shkruhen me germa tė zeza nė historinė e Serbisė dhe ēdo histori e sė drejtės ndėrkombėtare dhe e rendit botėror tė mbėshtetur mbi tė". Edhe Presidenti i Serbisė, Boriē Tadiē, ka reaguar ndaj shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Nė njė deklaratė pėr shtyp, Tadiē ėshtė shprehur se, Serbia kurrė nuk do tė njohė pavarėsinė e Kosovės. Sipas tij, shteti serb nuk do tė ndėrmarrė hapa tė ngutshėm, ndėrkohė qė nga UNMIK-u dhe KFOR-i, Tadiē ka kėrkuar shkallėn mė tė lartė tė sigurisė pėr serbėt. Edhe Rusia e quajti shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, shkelje tė sė drejtės ndėrkombėtare. Ministria e Jashtme Juse deklaroi se, pret "nga Misioni i OKB-sė dhe pėrfaqėsuesit e NATO-s nė Kosovė, qė t'u pėrgjigjen detyrimeve dhe tė anulojnė kėtė vendim tė Prishtinės". Me kėrkesėn e Rusisė, Kėshilli i sigurimit tė OKB-sė duhej tė mblidhej dje nė njė seancė emergjente, pėr shkak tė pavarėsisė sė Kosovės, por gjithēka u shty pėr sot.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Reagon Presidenti i SHBA-sė, Xhorxh Bush dhe pėrfaqėsuesi i posaēėm i SHBA-sė, Wisner
SHBA garantohet kundėr dhunės nė Kosovė
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, sė bashku me aleatėt, nuk do tė lejojnė qė nė Kosovė tė ketė dhunė. Ky ka qenė mesazhi qė ėshtė dhėnė dje nga Presidenti i SHBA-sė, Xhorxh Bush, lidhur me shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės. Nė njė konferencė pėr shtyp dhėnė gjatė vizitės sė tij nė Tanzani, presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara do tė punojnė sė bashku me aleatėt, pėr tė parandaluar pėrplasje tė dhunshme nė Kosovė pas shpalljes sė Pavarėsisė. "Pėr Kosovėn, qėndrimi ynė ėshtė se statusi i saj duhet zgjidhur qė Ballkani tė jetė i qėndrueshėm. Shtetet e Bashkuara do tė punojnė me tė gjithė aleatėt tanė qė tė bėjmė mė tė mirėn qė tė mundemi, pėr tė garantuar qė tė mos ketė dhunė",- u shpreh Bush. Mė tej, Presidenti i Amerikės tha se, ishte i inkurajuar qė Kosova kishte marrė angazhim pėr tė mbrojtur tė drejtat e serbėve. "Ne jemi tė inkurajuar nga fakti qė qeveria e Kosovės ka shprehur qartė vullnetin e saj dhe dėshirėn e saj, pėr tė mbėshtetur tė drejtat e serbėve nė Kosovė",- tha Bush, ndėrsa i bėri thirrje Serbisė qė tė punojė pėr integrimin nė Evropė dhe garantoi popullin serb, se do tė ketė mbėshtetjen e Amerikės. Pavarėsia e Kosovės ėshtė pėrshėndetur dje edhe nga pėrfaqėsuesi i posaēėm i SHBA-sė nė negociatat pėr statusin, Franc Wisner, i cili shprehu kėnaqėsinė qė Kuvendi i Kosovės angazhoi respektimin e planit "Ahtisari". Wisner tha se, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės mund ta njohin pavarėsinė e Kosovės qė nesėr. Jam gjithashtu shumė i kėnaqur qė ky veprim u ndėrmor nė paqe dhe siguri",- tha ai, duke shtuar se ishte i lumtur qė forcat e NATO-s janė nė terren pėr tė mbrojtur tė gjitha komunitetet dhe pėr tė ruajtur rendin",- tha ai. Ambasadori Wisner tha se tani mbetet vetėm qė tė merren masat qė vijnė pas pavarėsisė dhe tė ndėrtohet njė shoqėri e re dhe e drejtė. Pas shpalljes sė pavarėsisė, hapi tjetėr i rėndėsishėm ėshtė njohja e saj dhe ėshtė thėnė gjerėsisht, qė Shtetet e Bashkuara dhe vendet perėndimore do tė jenė tė parat qė do ta ndėrmerrnin kėtė veprim, pėr tė cilin Ambasadori Wisner thotė qė do tė bėhet shumė shpejt.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi