Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Historia Shqiptare » Deklerata e Pavesise

Deklerata e Pavesise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Deklerata e Pavesise prej Mon Feb 18 2008, 05:00

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Deklarata e Pavarėsisė
Tė mbledhur nė mbledhje tė jashtėzakonshme mė 17 shkurt 2008, nė kryeqytetin e Kosovės, nė Prishtinė,
Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė popullit pėr tė ndėrtuar njė shoqėri qė respekton dinjitetin njerėzor dhe afirmon krenarinė dhe synimet e qytetarėve tė saj,
Tė zotuar pėr t'u pėrballur mė trashėgiminė e dhembshme tė sė kaluarės sė afėrt nė frymė tė pajtimit dhe faljes,
Tė pėrkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit tė diversitetit tė popullit tonė,
Duke riafirmuar dėshirėn tonė pėr t'u integruar plotėsisht nė familjen Euroatlantike tė demokracive,
Duke vėrejtur se Kosova ėshtė njė rast special qė del nga shpėrbėrja jokonsensuale e Jugosllavisė dhe nuk ėshtė presedan pėr cilėndo situatė tjetėr,
Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunės nė Kosovė, qė shqetėsuan ndėrgjegjen e tė gjithė popujve tė civilizuar,
Mirėnjohės qė bota intervenoi mė 1999, duke hequr nė kėtė mėnyrė qeverisjen e Beogradit mbi Kosovėn dhe vendosur Kosovėn nėn administrimin e pėrkohshėm tė Kombeve tė Bashkuara,
Krenarė qė Kosova qė atėherė ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike tė demokracisė qė shprehin lirisht vullnetin e qytetarėve tanė,
Duke rikujtuar vitet e negociatave tė sponsorizuara ndėrkombėtarisht ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės mbi ēėshtjen e statusit tonė tė ardhshėm politik,
Duke shprehur keqardhje qė nuk u arrit asnjė rezultat i pranueshėm pėr tė dyja palėt pėrkundėr angazhimit tė mirėfilltė tė udhėheqėsve tanė,
Duke konfirmuar se rekomandimet e tė Dėrguarit Special tė Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnė Kosovės njė kornizė gjithėpėrfshirėse pėr zhvillimin e saj tė ardhshėm, dhe janė nė vijė me standardet mė tė larta europiane pėr tė drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirė,
Tė vendosur qė ta shohim statusin tonė tė zgjidhur nė mėnyrė qė t'i jepet popullit tonė qartėsi mbi tė ardhmen e vet, tė shkohet pėrtej konflikteve tė sė kaluarės dhe tė realizohet potenciali i plotė demokratik i shoqėrisė sonė,
Duke nderuar tė gjithė burrat dhe gratė qė bėnė sakrifica tė mėdha pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme mė tė mirė pėr Kosovėn:
1. Ne, udhėheqėsit e popullit tonė, tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike, nėpėrmjet kėsaj Deklarate shpallim Kosovėn Shtet tė Pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonė dhe ėshtė nė pajtueshmėri tė plotė me rekomandimet e tė Dėrguarit Special tė Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės.
2. Ne shpallim Kosovėn njė Republikė demokratike, laike dhe multietnike, tė udhėhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes sė barabartė sipas ligjit. Ne do tė mbrojmė dhe promovojmė tė drejtat e tė gjitha komuniteteve nė Kosovė dhe krijojmė kushtet e nevojshme pėr pjesėmarrjen e tyre efektive nė proceset politike dhe vendimmarrėse.
3. Ne pranojmė plotėsisht obligimet pėr Kosovėn tė pėrmbajtura nė Planin e Ahtisarit, dhe mirėpresim kornizėn qė ai propozon pėr tė udhėhequr Kosovėn nė vitet nė vijim. Ne do tė zbatojmė plotėsisht ato obligime, pėrfshirė miratimin prioritar tė legjislacionit tė pėrfshirė nė Aneksin XII tė tij, veēanėrisht atė qė mbron dhe promovon tė drejtat e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre.
4. Ne do tė miratojmė sa mė shpejt qė tė jetė e mundshme njė Kushtetutė qė mishėron zotimin tonė pėr tė respektuar tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore tė tė gjithė qytetarėve tanė, posaēėrisht, ashtu siē definohen me Konventėn Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do tė inkorporojė tė gjitha parimet relevante tė Planit tė Ahtisaarit dhe do tė miratohet nėpėrmjet njė procesi demokratik dhe tė kujdesshėm.
5. Ne mirėpresim mbėshtetjen e vazhdueshme tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zhvillimin tonė demokratik, nėpėrmjet pranive ndėrkombėtare tė themeluara nė Kosovė nė bazė tė Rezolutės 1244, tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara (1999). Ne ftojmė dhe mirėpresim njė prani ndėrkombėtare civile, pėr tė mbikėqyrur zbatimin e Planit tė Ahtisaarit dhe njė mision tė sundimit tė ligjit tė udhėhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmė dhe mirėpresim NATO-n qė tė mbajė rolin udhėheqės nė praninė ndėrkombėtare ushtarake dhe tė zbatojė pėrgjegjėsitė qė i janė dhėnė sipas Rezolutės 1244, tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara (1999) dhe Planit tė Ahtisaarit, deri nė atė kohė kur institucionet e Kosovės do tė jenė nė gjendje tė marrin kėto pėrgjegjėsi. Ne do tė bashkėpunojmė plotėsisht mė kėto prani nė Kosovė pėr tė siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin nė tė ardhmen nė Kosovė.
6. Pėr arsye tė kulturės, gjeografisė dhe historisė, ne besojmė se e ardhmja jonė ėshtė nė familjen europiane. Pėr kėtė arsye, ne shpallim synimin tonė pėr tė marrė tė gjitha hapat e nevojshėm pėr tė siguruar anėtarėsim tė plotė nė Bashkimin Evropian sapo qė tė jetė e mundshme dhe pėr tė zbatuar reformat e kėrkuara pėr integrim evropian dhe Euroatlantik.
7. Ne i shprehim mirėnjohje Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, pėr punėn qė ka bėrė pėr tė na ndihmuar nė rimėkėmbjen dhe rindėrtimin pas lufte dhe ndėrtimin e institucioneve tė demokracisė. Ne jemi tė pėrkushtuar tė punojmė nė mėnyrė konstruktive me Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara gjersa ajo vazhdon punėn e saj nė periudhėn nė vijim.
8. Me pavarėsinė vjenė detyra e anėtarėsisė sė pėrgjegjshme nė bashkėsinė ndėrkombėtare. Ne e pranojmė plotėsisht kėtė detyrė dhe do t'i pėrmbahemi parimeve tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, Aktin Final tė Helsinkit, akteve tjera tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Europė, obligimeve ligjore ndėrkombėtare dhe parimeve tė marrėdhėnieve tė mira ndėrkombėtare qė shėnojnė marrėdhėniet ndėrmjet shteteve. Kosova do tė ketė kufijtė e saj ndėrkombėtarė ashtu siē janė paraparė nė Aneksin VIII tė Planit tė Ahtisaarit, dhe do tė respektojė plotėsisht sovranitetin dhe integritetin territorial tė tė gjithė fqinjėve tanė. Kosova, po ashtu, do tė pėrmbahet nga kėrcėnimi apo pėrdorimi i forcės nė cilėndo mėnyrė qė ėshtė jokonsistente me qėllimet e Kombeve tė Bashkuara.
9. Ne, nėpėrmjet kėsaj Deklarate, marrim obligimet ndėrkombėtare tė Kosovės, pėrfshirė ato tė arritura nė emrin tonė nga Misioni i Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera tė ish-Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė, ndaj tė cilave obligohemi si ish-pjesė konstituive, pėrfshirė Konventat e Vjenės pėr Marrėdhėniet Diplomatike dhe Konsullore. Ne do tė bashkėpunojmė plotėsisht me Tribunalin Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė. Ne synojmė tė kėrkojmė anėtarėsim nė organizatat ndėrkombėtare, nė tė cilat Kosova do tė synojė tė kontribuojė pėr qėllime tė paqes dhe stabilitetit ndėrkombėtar.
10. Kosova shpall zotimin e saj, ndaj paqes dhe stabilitetit nė rajonin tonė tė Evropės Juglindore. Pavarėsia jonė e sjell nė fund procesin e shpėrbėrjes sė dhunshme tė Jugosllavisė. Gjersa ky proces ka qenė i dhembshėm, ne do tė punojmė pa pushim pėr t'i kontribuar njė pajtimi qė do tė lejonte Evropėn Juglindore tė shkojė pėrtej konflikteve tė sė kaluarės dhe tė farkojė lidhje tė reja rajonale tė bashkėpunimit. Pėr kėtė arsye, do tė punojmė sė bashku me fqinjėt tanė pėr tė avancuar tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt evropiane.
11. Ne shprehim, nė veēanti, dėshirėn tonė pėr tė vendosur marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt tanė, pėrfshirė Republikėn e Serbisė, me tė cilėn kemi marrėdhėnie historike, tregtare dhe shoqėrore, tė cilat synojmė t'i zhvillojmė mė tej nė tė ardhmen e afėrt. Ne do tė vazhdojmė pėrpjekjet tona, pėr t'i kontribuar marrėdhėnieve tė fqinjėsisė dhe bashkėpunimit me Republikėn e Serbisė duke promovuar pajtimin ndėrmjet popujve tanė.
12. Ne, nėpėrmjet kėsaj, afirmojmė nė mėnyrė tė qartė, specifike dhe tė parevokueshme se Kosova do tė jetė ligjėrisht e obliguar tė plotėsojė dispozitat e pėrmbajtura nė kėtė Deklaratė, pėrshirė kėtu, veēanėrisht, obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Nė tė gjitha kėto ēėshtje, ne do tė veprojmė nė pajtueshmėri nė parimet e sė drejtės ndėrkombėtare dhe Rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, pėrfshirė Rezolutėn 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se tė gjitha shtetet kanė tė drejtėn tė mbėshteten nė kėtė Deklaratė, dhe i bėjmė apel tė na ofrojnė pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e ty


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi