Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Diskutime Shoqërore » Zbulo,cfar feste preferon

Zbulo,cfar feste preferon

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Zbulo,cfar feste preferon prej Tue Feb 19 2008, 01:33

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Party time

Zbulo se cila lloj feste të shkon më tepër, cili është look-u i përshtatshëm, si dhe personi ideal për të kaluar sa më mirë. Të gjitha këto, sipas shenjës suaj të horoskopit.
Shenjat e zjarrit Dashi, Luani dhe Shigjetari
Je njeri i qejfit, gjithë pasion dhe entuziazëm. Dëshiron të jesh përherë me njerëz përreth dhe ndihesh rehat në një festë të madhe. Shpesh edhe rrëmbehesh, por kjo është karakteristika jote, që i bën për vete njerëzit.Festa perfekte: Një superfestë, me gjithë shoqërinë tënde, ku do të jepet mundësia “të shpalosësh” veten. (Një mbrëmje karaoke ose një konkurs kërcimi).Look-u i duhur: Shumëngjyrësh dhe ngjyrat ju japin jetë, por edhe ju shkojnë. Jeni person që guxoni edhe në veshje.Muzika: Disco music të viteve 70, muzikë e gëzueshme dhe e kërcyeshme.Personi ideal: Që të kaloni mirë, keni nevojë për një person të ngjashëm me ju, të gëzueshëm, gjitha pasion, me energji të pashtershme dhe që është gati për gjithçka.
Shenjat e tokësDemi, Virgjëresha dhe Bricjapi
Person i llastuar, e ndërron shpesh gjendjen tënde të humorit dhe vështirë se të bien nervat. Të duhet kohë për t’i besuar njerëzit dhe, vetëm pasi i ke njohur mirë, u hapesh për gjërat e tua.Festa perfekte: Një festë në një shtëpi të miqve të tu, me persona që njeh dhe që mund t’u besosh lehtë. Të pëlqejnë lojërat në grup, sidomos ato që të japin rastin të jesh çift me dikë.Look-u i duhur: Thjesht dhe asnjëherë shumë provokues. Nuk të pëlqen të ndihesh në siklet prej veshjes.Muzika: E tipit pop, funky.Personi ideal: Një person i çmendur dhe i papërmbajtshëm do të të bënte të largoheshe me vrap. Më mirë të zgjedhësh një person të qetë, të ndjeshëm dhe romantik, që mund të jetë pjesë e shoqërisë tënde.
Shenjat e ujitGaforrja, Akrepi dhe Peshqit
Të shkujdesur e të gëzuar, por, thellë-thellë, të ndjeshëm. Mjafton të ndodhë, qoftë edhe një gjë e vogël, dhe mbyllesh në vetvete e merr fund festa për ty. Prandaj, mirë do bësh të zgjedhësh shoqërinë e duhur, e cila nuk do të bëjë surpriza.Festa perfekte: Në një disko ose buzë detit. E rëndësishme për ty është shoqëria. Të pëlqen të ndihesh pjesë e një shoqërie të dashur dhe të bashkuar.Look-u i duhur: Të shkojnë veshjet sportive, por mund të vishesh edhe në mënyrë të tillë, që të dukesh seksi.Muzika: Muzika më e çmendur techno ose ritmet latino-amerikane. Të pëlqen të kërcesh pa pushim dhe muzika të shkon me energjinë tënde.Personi ideal: Duhet të jetë romantik dhe i ndjeshëm, ashtu si ty, por edhe të jetë i gatshëm të të ndjekë nga njëra festë në tjetrën.
Shenjat e ajritBinjakët, Peshorja dhe Ujori
Je e paparashikueshme, argëtuese dhe seksi e me një mënyrë të veçantë; ajo që do është të tërheqësh vëmendjen e të gjithëve. Kujdesesh gjithmonë sesi vishesh, si lëviz e çfarë thua. Është si të prezantosh shoun tënd, i cili ka nevojë për publik.Festa perfekte: Të pëlqejnë vendet që janë plot jetë, sidomos në vende të hapura, ku mund të njohësh njerëz të rinj.
Look-u i duhur: Elegant, sipas rastit. Ndonjëherë mjafton një detaj ose një aksesor, që të të bëjë të veçohesh nga të tjerët.
Muzika: Që nga dance e deri tek pop dhe techno. Mjafton të ketë ritëm.
Personi ideal: Duhet të ketë parasysh dëshirën tënde, për të qenë e para në gjithçka. Kështu që mund të jetë një tjetër person i një shenje të ajrit.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi