Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Gjeografia, Biologjia & Kimia » Grupet e Gjakut

Grupet e Gjakut

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Grupet e Gjakut prej Thu Feb 21 2008, 03:30

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Grupet e Gjakut, Përcaktimi i Grupeve të Gjakut dhe Transfuzioni i Gjakut
Zbulimi i Grupeve të Gjakut


Eksperimentet me Transfuzionin e Gjakut, transferimi i gjakut apo komponenteve të gjakut nga një person në tjetrin, ka qenë një brengë e madhe pë qindra vjet. Shumë pacient kanë vdekur, por kjo ka ndodhur vetëm deri në vitin 1901, kur shkencëtari Austrian Karl Landsteiner zbuloi grupet e gjakut të njerëzve, me të cilat transfuzionet e gjakut kanë qenë më të sigurta.
Përzierja e gjakut të dy njerëzve mund të shkaktoj bllokimin dhe aglutimin e gjakut. Kjo mund të shkaktoj reaksione toksike dhe mund të ketë reaksione me pasoja fatale. Karl Landsteiner zbuloi se ky është një reaksion imunologjik, i cili ndodh kur marrësi i gjakut ka antitrupa kundër qelizave të gjakut të dhuruesit.
Puna e Karl Landsteinerit e bëri të mundshme të përcaktohen grupet e gjakut dhe kjo e shtroi rrugën që transfuzioni i gjakut të jetë i sigurtë. Për këtë zbulim ai u shpërblye me çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 1930.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: Grupet e Gjakut prej Thu Feb 21 2008, 03:30

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Cila është përbërja e gjakut?

Njeriu i rritur në qarkullimin e gjakut ka rreth 4–6 litra gjak në trup. Në mes tjerash, gjaku bën transportimin e Oksigjenit në të gjitha pjesët e trupit.
Gjaku përmban disa tipe të qelizave, të cilat notojnë nëpër lëngun e quajtur Plazma.

Eritrocitet (Qelizat e kuqe të gjakut) përmbajnë hemoglobinë, një proteinë e cila e lidh oksigjenin. Qelizat e kuqe të gjakut transportojnë oksigjenin dhe e largojnë dioksidin e karbonit nga indet e trupit.

Leukocitet (Qelizat e bardha të gjakut) i luftojnë infeksionet e ndryshme.

Trombocitet bëjnë mpiksjen e gjakut, p.sh. kur shkaktohet ndonjë plagë me gjakderdhje.

Plazma përmbanë kripëra dhe proteina të ndryshme.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

3Normal Re: Grupet e Gjakut prej Thu Feb 21 2008, 03:32

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Cilat janë grupet e gjakut?

Dallimet në gjakun e njeriut janë në prezencën ose mosprezencën e molekulave të caktuara proteinike të quajtura antigjene dhe antitrupa. Antigjenet janë të lokalizuara në sipërfaqe të qelizave të kuqe të gjakut (eritrocite), ndërsa antitrupat janë në plazmë të gjakut. Individët kanë tipe dhe kombinime të ndryshme të këtyre molekulave. Grupi i gjakut, të cilit ju i përkisni, varet nga trashëgimia prindërore.
Janë rreth 20 sisteme gjenetike të grupeve të gjakut të njohura deri më sot, por sistemi ABO dhe Rh i grupeve të gjakut është më i rëndësishmi i shfrytëzuar për transfuzionet e gjakut. Jo të gjitha grupet e gjakut janë kompatibile me njëra-tjetrën. Përzierja e grupeve jokompatibile të gjakut shkakton aglutinimin e gjakut, i cili mund ta rrezikoj jetën e pacientit.
Laureati i çmimit Nobel, Karl Landsteiner ishte i përfshirë në zbulimin e të dy sistemeve të grupeve të gjakut ABO dhe Rh.


Sistemi ABO i grupeve të gjakut

Në pajtim me sistemin ABO të grupeve të gjakut, janë katër grupe të ndryshme të gjakut: A, B, AB apo 0 (zero).


Grupi i Gjakut A

Nëse ju i takoni grupit A të gjakut, atëherë ju keni A antigjenet ne sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut dhe B antitrupat në plazmën tuaj të gjakut.

Grupi i gjakut B

Nëse ju i takoni grupit B të gjakut, atëherë ju keni B antigjenet ne sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut dhe A antitrupat në plazmën tuaj të gjakut.

Grupi i Gjakut AB

Nëse ju i takoni grupit AB të gjakut, atëherë ju keni të dy A dhe B antigjenet ne sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut ndërsa nuk keni as A as B antitrupat në plazmën tuaj të gjakut



Grupi i gjakut 0

Nëse ju i takoni grupit O (zero) të gjakut, atëherë ju nuk keni as A as B antigjenet ne sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut,por ju keni të dy A dhe B antitrupat në plazmën tuaj të gjakut.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

4Normal Re: Grupet e Gjakut prej Thu Feb 21 2008, 03:32

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Transfuzionet e gjakut ! kush mund të pranoj gjak nga kush?


Natyrisht çdoherë mund ti dhurohet gjak i grupit A personit që e ka grupin A të gjakut, gjakun e grupit B personit që e ka grupin B të gjakut dhe kështu me radhë. Por nganjëherë pacienti mund të merr gjak edhe të ndonjë grupi tjetër.

Një transfuzion do të ishte i sukseshëm nëse një person, i cili do të merr gjak e ka një grup të gjakut që nuk ka asnjë antitrup kundër antigjeneve të gjakut të dhuruesit. Por në të kundërtën mund të ketë pasoja për pacientin.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi