Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Shkenca & Jeta » Krijimi i Zemres Bio-Artificiale

Krijimi i Zemres Bio-Artificiale

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Krijimi i Zemres Bio-Artificiale prej Fri Feb 22 2008, 04:42

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Studiuesit krijojne nje zemer bio-artificiale ne laborator


Nese zemra e njeriut mund te krijohet nga organe kafshesh, keto te fundit do te shpetojne jete njerezish. Studiuesit e Universitetit te Minesotes qe po perpiqen te gjejne kurime te reja per semundjet e zemres kane rritur nje zemer miu ne laborator duke perdorur qeliza embrionale. Perfundimet e studimit te botuar ne revisten “Nature Medicine” vendosin bazat per transplantimin e atyre qe shkencetaret i quajne organe bio-artificiale te njerezit. Ekspertet thone se ne te gjithe boten llogaritet te jene rreth 100 milione njerez, zemrat e te cileve nuk arrijne te ushqejne me gjak trupin e tyre. Ne eksperimentet e tyre, studiuesit hoqen zemrat e minjve te sapolindur te laboratorit dhe ua hoqen qelizat. Studiuesja kryesore, Doris Taylor, qe drejton Qendren e Universitetit te Minesotes per Riparimin Kardiovaskular, thote se shkencetareve u mbeti ne dore nje mase e bardhe proteinash ne forme zemre, qe permbante tuba aty ku kishte pasur ene gjaku. Dr. Taylor thote se keto skelete zemrash u mbushen permes injektimit te disa qelizave qe kane aftesine e riperteritjes dhe transformim, pak a shume si qelizat embrionale. Brenda pak ditesh, thote Doktoresha Taylor, zemrat e minjve filluan te krijojne qeliza nga jashte. Qelizat e reja iu injektuan lende ushqyese dhe ndaj tyre u perdor nje stimulues kardiak. Pas kater ditesh, studiuesit vune re disa tkurrje ne zemrat e minjve. Doktoresha Taylor thote se pas tete ditesh organet eksperimentale filluan te qarkullonin leng lehte. Nese kjo metode perfeksionohet ne zemra me te medha do te mund te perftoheshin rezerva te pakufizuara organesh te nevojshme dhe studiuesit thone se perdorimi i qelizave baze te vete pacientit do te sillte si rezultat qe nje zemer bio-artificiale t’i pershtatej sistemit imunitar te tij. Hapi i ardhshem ishte perdorimi i kesaj procedure ne nje zemer derri per te pare nese do te funksionoje ne nje zemer me te madhe. Doktoreshe Taylor thote se zemrat bio-artificiale per njerezit mund te perftohen nga organet e derrit, sepse kane pothuajse te njejten mase. Valvulet e derrave perdoren per zevendesimin e valvuleve te dala jashte perdorimit te njerezit.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi