Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Kėngetaret & Muzika Shqiptare » Nora Istrefi- e vogėl nė moshė, por e madhe artistikisht !

Nora Istrefi- e vogėl nė moshė, por e madhe artistikisht !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Ju kujtohet nje vajze yllke qe jepte e merrte duke kerkuar nje "Taxi " dhe nuk i behej vone se ishte femer dhe e vetme , dopnte te largohej nga ēuni qe ia kishte cingeritur nervat ?! Sigurisht e mbani mend se eshte nje zane mali , dhe kjo per te cilen une po bej fjale nuk eshte kush tjeter pos Nora Istrefit , kengetares brilante qe pushtoi skenen shqiptare dhe zemrat e publikut posa u zbulua talenti i saj muzikor qe qdo dite e me teper po del ne pah !
Fillimisht , ajo realizoi tri kenge : "Rrufeja ", "Shko tash " dhe padyshim hiti i saj "Taxi " dhe me keto kenge ajo arriti te zinte nje vend te merituar ne estraden kosovare .
Bashkepunimi i saj me Tingullin 3 ia shtoi popullaritetin ne Shqiperi dhe Diaspore dhe nga ky bashkepunim kane dale disa kenge shume te bukura .
Nuk ka shume dite qe kjo kengetare , Nora , lansoi edhe albumin e saj te pare " Engjell " te cilit i parapriu videoklipi i kenges " Negativ " .
E suksesshme , sharmante , talente , kercimtare e shkelqyeshme ..... Zoti i dhashte fat dhe gjithe te mirat ne rrugen e saj te bukur artistike !


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
nje interviste me Noren


Elbino: Ku gjendeni ne keto momente,me ēfare jeni duke u marre dhe ku do te shkoni ?

Nora Istrefi: Une gjindem ne Prishtine dhe momentalisht po pregaditem per provim pranues ne fakultet...njekohesisht jam ne pergaditje perfundimtare per realizimin e videoklipit tim te pare,pastaj planifikoj ti mbaj disa koncerte ne Gjermani....

-Per te gjithe ata qe ende nuk kane degjuar per Noren, na tregoni ne pak fjale diēka per veten tuaj...

Jam 18 vjeqe,ne horoskop jam Dashi..kam mbaruar shkollen e mesme te muzikes ne Prishtine ku aty edhe jetoj sebashku me nenen time,dy motrat dhe vellaun.

- Bashkepunimet tuaja me Tingulli 3 dhe Mc Mimo, kane sjell disa prej hiteve me te mira te vitit si u lidhet me Tingullin?

Po, ideja per nje bashkepunim te tille ka qene e Getoarit sebashku me kompozitorin e mirnjohur Enis Presheven.Kjo kenge u kombinua shum mire dhe mund te them lirisht se ishte nje HIT shum i madh vitin qe shkoj pra..

- Po per ju cila ka qene kenga me e preferuar e vitit qe shkoi ne muziken shqiptare?

Po,kan qen disa kenge shqiptare qe me kane pelqyer, por do ta veqoja kengen "Faleminderit" nga Elita 5.

- Si ju duk Tirana? Cilat jane pershtypjet nga kryeqyteti?

Ne Tirane per here te pare isha vitin e kaluar dhe me la pershtypje shum te mire,dhe me pak fjale mund te them se Tirana per mua eshte Prishtina e 2-te,me te vertete ndihem si ne shtepine time.


- Ku jane fansat me te medhenj te hip-hopit, ne Kosove apo ne Shqiperi?

Ne Kosove eshte mjaft e pelqyer tek publiku muzika Hip-Hop e sidomos tek te rinjte, mirpo sa e perket Shqiperise nuk jam edhe aq e informuar..

- Me vjen mire qe ju nuk keni vendosur te hyni ne “grupin” e kengetareve shqiptare te cilat kendojne muzike orientale-popullore.A na premtoni qe do i qendroni besnike muzikes qe kendoni tani?

Do do te perpiqem deri me maksimum te jem korrekte ne kete drejtim se pari per veteveten por gjithsesi edhe per publikun.

- Pjesa me e preferuar...qafa apo beli?

Gjithsesi beli.

- Kush eshte trendi me i fundit ne Kosove ?

Hmm trendi me i fundit ne Kosove per momentin jane videoklipet muzikore.


- Ju pashe ne nje program te RTV21 ku dalluat nga kengetaret e tjere, per veshjen, kenget qe kendonit dhe menyren e te kercyerit....plus qe jeni shume seksi. Cilet jane personat qe kujdesen per pamjen dhe prezantimin tuaj ne publik?

Se pari ju falenderoj per komplimentin.Per te gjitha keto me se shumti perkujdesem vet,por me ndihmon mami dhe motra.


- Thashethemet qe qarkullojne ne media dhe tek fansat ne i dime, po ne rrethet e kengetareve cili eshte thashethemi i fundit qe keni degjuar?


Thashethemet nuk me pelqejn fare dhe i konsideroj si nje gje e lige. Nuk merrem fare me to...


- Cila eshte gjeja me e bezdisshme qe vjen me te qenit nje person i njohur?

Personat e famshem shikohen me nje sy tjeter,te njohin ngado qe shkon dhe kjo me pelqen por shpeshhere edhe jo..por gjithnje egziston edhe ana e kundert e medaljes.

-Ju keni patur goxha sukses gjate vitit 2004. Si ka mundesi qe ende nuk jeni prezantuar me nje album tuajin?


Po fatmiresisht kam arritur goxha sukses pasi qe nuk kam pasur deri me tani as album dhe as videoklip dhe per fillim kjo eshe mjaft per mua mirpo une mendoj qe per te relizuar nje projekt te mir pra ne kete rast nje album te mire nevoitet kohe...pra eshte vonuar per kete shkas, per te plasuar nje album ashtu siq une deshiroj.

- Kur mund ta presim te dale ky album?

Do te dale dikun ne muajin Prill,por se pari albumit do ti paraprij nje videoklip te cilin mendoj ta realizoj ne Prishtine.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi