Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Shkenca & Jeta » Evolucioni

Evolucioni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Evolucioni prej Thu Feb 28 2008, 04:40

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Evolucioni: Fakt dhe Teori

Kur personat qe nuk jane biologe diskutojne rreth evolucionit, ata shpesh ngaterojne dy aspekte te ndryshme te perkufizimit. Nga njera ane kemi te bejne me ceshtjen se nese organizmat kompleks moderne jane evoluuar nga organizma te lashte apo speciet moderne po ndryshojne me kalimin e kohes. Nga ana tjeter, perballemi me ceshtjen e mekanizmit te ndryshimeve te vrojtuara: si ndodh(i) evolucioni?

Biologet e konsiderojne ekzistencen e evolucionit si nje fakt,sepse mund te vertetohet sot dhe ne baze te evidencave derrmuese te se shkuares. Por, ajo per te cilen biologet nuk jane te sigurt eshte mekanizmi i proceseve evolucionare. Per kete arsye, ekzistojne disa teori ne lidhje me shpjegimin e mekanizmave evolutive.

Shkencetari S. J. Gould, ka pohuar se: "...evolucioni eshte nje teori. Por eshte edhe nje fakt. Dhe faktet e teorite jane dy gjera te ndryshme, qe nuk shpalosin ndonje shkalle sigurie ne rritje. Faktet jane te dhenat e botes. Teorite jane ide te strukturuara qe shpjegojne dhe interpretojne faktet. Faktet nuk zhduken teksa shkencetaret debatojne rreth teorive konkurruese qe t'i shpjegojne ato (faktet). Per shembull, Teoria e Gravitetit e Einstein-it e zevendesoj teorine perkatese te Newtonit, por molla bie prape se prapi ne toke. Dhe qeniet njerezore kane evoluuar nga krijesa qe i ngjajne majmunit, qofte sipas mekanizmit te propozuar nga Darvini, qofte me ndonje tjeter mekanizem qe duhet specifikuar (pra, fale ndonje teorie tjeter).

Per me teper, 'fakt' nuk do te thote siguri absolute. Vertetimet perfundimater te logjikes e matematikes rrjedhin ne menyre deduktive nga premisa te paracaktuara dhe arrijne siguri vetem sepse nuk flasin rreth botes empirike. Evolucionistet nuk bejne pohimi rreth se vertetes se panderprere, teksa kreacionistet shpesh bejne te kunderten (dhe na atakojne me falsitete duke perdorur nje stil argumentimi qe vete ata favorizojne). Ne shkence, 'fakt' ka vetem nje kuptim: 'i konfirmuar deri ne ate mase sa do te ishte perverse te refuzoje miratimin provizional'. Supozoj se molla mund te filloje te mos bjere ne toke te nesermen, por gjasat e kesaj nuk meritojne nje shpenzim te njejte kohe neper kurset e fizikes.

Qe nga fillimi, evolucionistet kane qene me se te qarte rreth ketij dallimi te faktit dhe teorise, vetem sepse ne e kemi pranuar se sa larg jemi nga te kuptuarit e plote te mekanizmave (teorive) fale te cileve evolucioni (fakti) ndodhi. Darvini vazhdimisht theksonte dallimin midis dy arritjeve te tij te medha: themelimi i evolucionit si fakt, dhe propozimi i nje teorie - perzgjedhjes natyrore - si nje shpjegim i mundshem i mekanizmit te evolucionit.
"

Ekziston nje argument epistemologjik se evolucioni nuk mund te jete kurre nje fakt, sepse autori, H. J. Muller, ka vertetuar se probabiliteti qe evolucioni te jete nje fakt eshte 99.9999...9%, por kurre 100%. Ne te vertete, kjo ka vlere vetem nga ana filozofike, por asnjehere nuk mund te qendroje si argument ne boten reale, sepse, sic thote Stephen J. Gould (shih me lart): "Nje 'fakt' do te thote dicka qe ka nje probabilitet aq te larte sa mospranimi i tij do te ishte i trashe."

Me pak fjale, evolucioni eshte nje fakt, por ekzistojne disa teori qe mundohen te shpjegojne mekanizmat e tij.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi