Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Filozofi-Psikologji&Sociologji » Mundeni te keqen me forcen e dashurise

Mundeni te keqen me forcen e dashurise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Mundeni te keqen me forcen e dashurise prej Fri Feb 29 2008, 03:57

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Mundeni tė keqen me forcėn e dashurisė"
60 vjet mė parė, lamtumira e indianit tė paqtė qė erdhi pėr t‘i thėnė "jo" dhunės. Nė fund tė shekullit tė njėzetė, revista e njohur amerikane, "Time", shpalli, sipas zgjedhjes sė saj, njėqind personalitetet mė tė shquara tė shekullit tė njėzetė. Sipas fushave tė aktiviteteve, ajo i ndau ata nė pesė grupe, me nga 20 persona nė secilin grup. Njėri prej grupeve emėrtohej: "Udhėheqės dhe Revolucionarė". Nė kėtė grup hynin kryesisht politikanė. Midis tyre ishte edhe Gandi. Revista, veēas, shpallte fizikanin Albert Ainshtain, si personalitetin mė tė shquar tė shekullit dhe bashkė me tė edhe dy shoqėruesit e tij. Ata ishin udhėheqėsit shoqėrorė e politikė: indiani Mohandas Gandi dhe amerikani Franklin Delano Rusvelt (Franklin Delano Roosevelt). Po tė kemi parasysh se pėr caktimin e Rusveltit nė atė vend pa tjetėr ka ndikuar edhe tė qenėt e tij amerikan dhe President dhe se Ainshtaini ishte mė shumė shkencėtar e fare pak udhėheqės shoqėror e politik, mund tė thuhet se pėr revistėn "Time" Gandi mbetet personaliteti botėror shoqėror e politik mė i shquar i shekullit tė njėzetė. Dhe, ndoshta, ajo revistė nuk ishte larg sė vėrtetės. Pa dyshim Gandi ishte autoriteti moral e shpirtėror mė i madh i kohės qė jetoi.

Luis Fisher (Louis Fischer), studiues dhe biograf i Gandit, thotė: "Gandi ndofta ishte figura mė e madhe e nėntėmbėdhjetė shekujve tė fundit".

Nė njė vlerėsim qė bėn Martin Luter Kingu pėr Gandin dhe gandizmin, thotė: "Si shumė tė tjerė, kisha dėgjuar pėr Gandin, por nuk e kisha studiuar seriozisht. Teksa e lexoja, mrekullohesha nga fushatat e tij tė qėndresės pa dhunė... I gjithė koncepti i satyagrahės (i qėndresės civile) ishte thellėsisht i rėndėsishėm pėr mua... Gandi ishte, ndoshta, i pari person nė histori qė ngriti etikėn e dashurisė sė Jezusit pėrtej marrėdhėnieve midis individėve, nė njė forcė sociale tė fuqishme dhe efektive tė shkallės sė lartė. Kėnaqėsitė intelektuale dhe morale qė nuk arrita t‘i merrja dot nga utilitarizmi i Benthamit dhe Millit, nga metodat revolucionare tė Marksit dhe Leninit, nga teoria e kontratės sociale e Hobsit, nga "kthimi te natyra" e Rusoit, nga filozofia e mbinjeriut e Niēes, i gjeta te filozofia e mosdhunės sė Gandit... Nė qoftė se njerėzimi do tė pėrparojė, Gandi ėshtė i pashmangshėm. Ai jetoi, mendoi dhe veproi i frymėzuar nga vizioni i zhvillimit tė njerėzimit drejt paqes botėrore dhe harmonisė... Ne mund ta mėnjanojmė Gandin, por do tė rrezikojmė veten tonė... Gandi e pėrballoi tė keqen me tė njėjtin vrull dhe forcė sa edhe qėndrestari i dhunshėm, por ai e pėrballoi atė me dashuri nė vend tė urrejtjes. Pacifizmi i vėrtetė nuk ėshtė nėnshtrimi jorealist ndaj forcės sė tė keqes. Pėrkundrazi, ai ėshtė pėrballimi kurajoz i sė keqes me forcėn e dashurisė".

***

Mė 20 janar tė vitit 1948, ndėrkohė qė Gandi po u thoshte pjesėmarrėsve tė takimit tė lutjeve nė kopshtin e Shtėpisė Birla se ai qė ishte armik i myslimanėve, ishte edhe armik i Indisė, shpėrtheu njė granatė dore. Njerėzit u larguan tė tmerruar. Gandi qėndroi i qetė. Njė bandė terroriste hindu kishte planifikuar qė pas granatės sė parė tė hidhte edhe njė tė dytė pranė Gandit, por nuk mundi. Pas kėsaj, shumė miq tė Gandit, duke pėrfshirė edhe Kryeministrin Nehru dhe zėvendėskryeministrin Patel, kėrkuan qė Shtėpinė Birla ta vinin nėn mbrojtje. Gandi, mė shumė pėr tė mos kundėrshtuar ata, sesa pėr tė siguruar veten, pranoi pa dėshirė vetėm qė rrotull shtėpisė tė viheshin policė, por nuk lejoi nė asnjė mėnyrė qė tė kontrolloheshin personat qė do tė hynin nė kopshtin e asaj shtėpie pėr lutje.

Mė 25 janar tė vitit 1948, ditėn e diel, Gandi ishte nė gjendje tė ecte pėrsėri. Filloi tė rimėkėmbej nga mosngrėnia e fundit qė kishte kryer pėr tė frenuar armiqėsitė dhe pėrleshjet midis hinduve dhe myslimanėve. Nė takimin e lutjeve tha se ishte i gėzuar qė marrėveshja pėr paqe e pėr pajtim po funksiononte. Ai kėrkoi nga pjesėmarrėsit e asaj mbrėmjeje qė tė nesėrmen secili hindu apo sikh tė sillte me vete nė takimin e lutjeve edhe nga njė mysliman, si dėshmi e pajtimit dhe e vėllazėrimit.

Ditėn e premte, mė 30 janar tė vitit 1948, nė orėn 03:30 tė mėngjesit, Gandi u zgjua si zakonisht pėr tė filluar punėn. Ai mėngjes do tė ishte i fundit i jetės sė tij.

Mbas njė dite tė ngjeshur pune, nė orėn 4 pasdite erdhi Pateli, zėvendėskryeministri, pėr tė takuar Gandin e pėr tė biseduar mbi mosmarrėveshjet qė kishte me Kryeministrin Nehru. Gandi i tha se edhe pse mė parė kishte menduar se ose ai, ose Nehruja duhej tė tėrhiqeshin nga kabineti, tashti po pajtohej me Mauntbatenin, i cili mendonte se tė dy ishin tė rėndėsishėm pėr Indinė dhe se asnjėri nuk duhej tė largohej. Kėtė gjė ai do t‘ia thoshte edhe Nehrusė, qė do tė vinte mė pas atė mbrėmje. Pėr Gandin Nehruja ishte mik i paanshėm i hinduve, myslimanėve dhe sikhve, ndėrsa Pateli ishte njė shtetar dhe administrator i aftė. Ikja e secilit do ta dėmtonte qeverinė.

Nė orėn 16:30, atentatori i Gandit, Godse, veshi xhaketėn e sapo blerė kaki, tė ndryshme nga rrobat khadi qė vishnin pasuesit e Gandit dhe u nis pėr nė shtėpinė Birla. Ai shoqėrohej nga dy bashkėpunėtorė. Tė tre atentatorėt hynė nė Shtėpinė Birla pa asnjė vėshtirėsi.

Nė orėn 17:10 Abha, mbesa e tij, i tregoi orėn Gandit, e cila kishte kaluar nga pesa, ora e caktuar pėr lutjet. Gandi ishte gjithnjė i pėrpiktė nė kohė, veēanėrisht nė mbrėmjen e lutjeve. Biseda me Patelin u ndėrpre. Gandi, sė bashku me "shkopin e ecjes", nga njė anė me Manu-n dhe nga ana tjetėr me Abha-n, u nisėn pėr te populli.

Me pėllėmbėt e duarve tė bashkuara, duke kaluar midis njerėzve, Gandi i pėrshėndeste dhe ata largoheshin disi pėr ta lejuar tė kalonte. Godse, duke hapur rrugėn, iu afrua Gandit, edhe ai me pėllėmbė tė duarve tė bashkuara nė formėn e pėrshėndetjes namaste, brenda tė cilave fshihte njė pistoletė tė vogėl "Bereta". Dhe pastaj..., Manu kujton: "Unė po ecja nė tė djathtė, kur nga i njėjti krah, njė i ri i fuqishėm me veshje kaki, me duar tė bashkuara, doli nga turma dhe erdhi drejt nesh. Mendova se donte t‘i prekte kėmbėt Baput, por ai i drejtoi armėn Mahatmas dhe zbrazi me shpejtėsi tri plumba nė gjoksin e tij tė zhveshur. Shalli i tij i bardhė u skuq, por ai dukej sikur vazhdonte tė ecte... Hei Raā€¦ma! Heirā€¦ aā€¦ ishin fjalėt tij e fundit. Pastaj trupi i tij fisnik u shemb pėr tokė dhe pushoi tė merrte frymė nė orėn 17:17".

Gandi i vrarė u ēua brenda Shtėpisė Birla dhe u vendos nė shtratin prej dėrrase, ku edhe flinte. Manu qante e recitonte vargjet qė i pėlqenin Gandit nga Gita. Doktor Bhargava, tė cilin dikush e solli dhjetė minuta mė pas, i pėrkulur mbi trupin e Gandit konfirmoi vdekjen. Shpirti i tij i madh kish fluturuar te qielli i Zotit Rama: kėshtu mendonte ēdo indian, pasi fjalėt e fundit tė Gandit ishin "Hei Rama". Dr. Bhargava deklaroi solemnisht: "Bapu nuk ėshtė mė".

Vrasėsi i Gandit, Nathuram Godse, nuk ishte as pakistanez e as mysliman, ai ishte hindu brahmin, fanatik qė mendonte se Gandi po bėnte shumė pėr myslimanėt nė dėm tė hinduve.

Djali i Gandit, Devdas, ishte i pari qė arriti nė Shtėpinė Birla. Nehruja erdhi me tė. Dridhej i gjithi, me sy tė buhavitur, me lot nė sy, me duar tė dredhura, i hutuar, gati nė gjendje shoku, pėrqafoi Patelin. Tė dy u betuan tė qėndronin bashkė, ashtu siē kėrkonte Bapu e tė mos merreshin mė me zėnka. Vdekja e Gandit ndihmoi tė bashkonte qeverinė e Indisė, si dhe shumicėn e myslimanėve, hinduve dhe sikhėve tė Delhit. Miliona persona u mblodhėn pranė Shtėpisė Birla dhe rrugėve qė tė ēonin aty, duke premtuar se do tė jetonin sipas mėsimeve tė Baput. Ky ishte shėrbimi i fundit pajtues e paqėsues i Gandit pėr Indinė dhe popullin indian, tė kapluar nga urrejtja dhe dhuna ndėrfetare.

Pėr varrimin zyrtar u ngarkua ushtria, e cila, ndofta po tė bėhej Gandi President, do tė ishte shpėrndarė krejtėsisht. Ditėn tjetėr, trupi i Gandit, i mbuluar me lule, u vendos nė njė shtrat topi. Shtatėdhjetenėntė tė shtėna topi qė pėrfaqėsonin vitet e jetės sė Gandit, thyen qetėsinė mortore tė Delhit.

Ramdasi, djali tjetėr i Gandit, arriti nė Shtėpinė Birla tė nesėrmen, nė orėn 11 paradite dhe me tė arritur ai filloi procesioni i gjatė prej 11 kilometrash, i cili drejtohej nga reparte tė zgjedhura tė ushtrisė indiane. Mė 31 janar, ndėrsa dielli po ulej, trupi i pajetė i Gandit u vendos mbi turrėn e druve nė Raxhghat. Zjarrin pėr kremimin e Gandit e ndezi nė orėn 16:45 Ramdasi. Drutė morėn flakė, gratė vunė kujėn, burrat u pėrlotėn, dinjitarėt e shumtė sikur u shembėn pas rėnkimeve dhe psherėtimave. Flaka u ngjit nė qiell e prej saj u pėrhap mesazhi: "Mos tė harrohet Gandi"! Njė flakė tjetėr u ndez edhe nė zemrat e miliona njerėzve nėpėr botė.

Zjarri qė vazhdoi gjatė gjithė natės ndriēoi qiellin e Delhit. Ngadalė, zjarri i dashurisė dhe butėsisė sė Gandit, zjarri i atij qė bėri tė vėrtetėn dhe pėrulėsinė mė tė fortė se perandorinė, u kthye nė hi. Kėtu u mbyll jeta e atij qė i dha aq shumė botės dhe i kėrkoi aq pak asaj.

Faji dhe pėrgjegjėsia qė ndjente shumica e indianėve pėr vrasjen e Gandit shėrbeu pėr tė ulur pėrkohėsisht tensionet, tė cilat Gandi nuk mundi t‘i ulte tė gjitha sa qe gjallė. India e trazuar ra nė qetėsi. Ajo lutej e falej pėr gjendjen qė ishte krijuar.

Pas trembėdhjetė ditė zie, mė 12 shkurt tė vitit 1948, hiri i Gandit iu nda me kujdes guvernatorėve tė provincave dhe pjesė tė tij u hodhėn nė tė gjithė lumenjtė e shenjtė tė Indisė. Njė pjesė ata e shpėrndanė nė vendin ku bashkoheshin lumenjtė Ganga dhe Yamuna, njėsuesit tė lypsarėve dhe mbretėrve, tė mėkatarėve dhe shenjtėrve.

Gandi e parandiente dhe, si tė thuash, e kishte pėrcaktuar mėnyrėn e vdekjes sė tij. Lordi Mauntbaten, nė njė fjalim tė mbajtur me rastin e njėqindvjetorit tė lindjes sė Gandit, tregon se dhjetė ditė para atentatit fatal, kur ai i kishte shpėtuar atentatit me granatė, gruaja e Mauntbatenit e uroi Gandin, por Gandi nuk e pranoi urimin. Ai i tha asaj se do tė meritonte vėrtet urime, nė qoftė se nė mes tė detyrės sė cilės i kishte kushtuar veten, dikush do ta qėllonte drejtpėrsėdrejti nė zemėr dhe do tė vdiste pa urrejtje, me buzėqeshje dhe me emrin e Zotit nė gojė.

Pėr vrasjen e Gandit, Kombet e Bashkuara ulėn flamurin nė gjysmė shtize. Njerėzimi i gjithė botės u bashkua si njė familje nė hidhėrim.

Luis Fisher shkruante: "Burra, gra dhe fėmijė kuptuan se kur Gandi ra nga plumbat e njė vrasėsi, vetėdija e njerėzimit u la pa njė pėrfaqėsues. Njerėzimi u varfėrua, sepse vdiq njė i varfėr. Asnjė pas tij nuk i pėrballoi kundėrshtarėt e fuqishėm nė Indi dhe jashtė saj me armėn e mirėsisė, ndershmėrisė, pėrulėsisė dhe mosdhunės si ai... Jeta e tij ėshtė historia e njė fitoreje tė jashtėzakonshme me mjetet mė tė jashtėzakonshme".

Kurse Ainshtaini tha: "Kushdo qė i qe pėrkushtuar njė tė ardhmeje mė tė mirė pėr njerėzimin, u trondit thellė nga vdekja tragjike e Mahatma Gandit. Ai vdiq si viktimė e parimeve tė tij, e parimeve tė mosdhunės. Ai vdiq, sepse nė kohė trazirash dhe acarimesh tė pėrgjithshme nė vendin e tij refuzoi mbrojtje tė armatosur pėr vete. Ishte besimi i tij i patundur se pėrdorimi i forcės ėshtė njė e keqe nė vetvete dhe prandaj duhej shmangur prej tė gjithė atyre qė synojnė drejtėsinė supreme. Me kėtė besim nė mendje dhe nė zemėr, ai udhėhoqi njė vend tė madh drejt lirisė. Ai vėrtetoi se njerėzit mund tė tė ndjekin jo vetėm kur pėrdor dinakėrinė politike, por edhe kur pėrdor shembullin e njė jete superiore moraleā€¦ Admirimi pėr Mahatma Gandin kudo nė botė ndofta shkaktohet nė nėnvetėdijen e njerėzimit, nga fakti se nė kohėn tonė tė dekadencės morale, ai ishte i vetmi shtetar qė kėrkoi njė nivel tė lartė nė marrėdhėniet e njerėzve me politikėn. Atė nivel duhet tė pėrpiqemi ta arrijmė me tė gjitha forcat".

India e pėrkujton edhe sot ditėlindjen e Gandit si njė festė kombėtare. Udhėheqėsit indianė vazhdojnė tė ēojnė lule nė vendin e bėrė gropė, ku u kremua trupi i Gandit. Vendet ku jetoi Gandi janė kthyer nė monumente kombėtare, ku turistė e pelegrinė vijnė pa pushim. Shtėpia Birla nė Nju Delhi ėshtė kthyer nė muze, nė tė cilėn ruhen sendet personale tė Gandit, si dhe rrobat qė mbante ditėn qė u vra. Jashtė saj, fshatarėt e varfėr dhe harixhanė vijnė ēdo ditė me makina, me autobusė a mė kėmbė; qajnė e recitojnė vargjet qė pėlqente mė shumė Gandi.

Edhe pse figura e Gandit u kthye nė idhull dhe nė perėndi nga populli indian, sepse ai ishte vėrtet ashtu, kėrkesa e tij pėr njė epitaf ishte fare modeste. Ai kėrkonte tė thuhej: "Tė vetmet virtyte qė pretendoj tė kem, janė e vėrteta dhe mosdhuna. Nuk kam fuqi mbinatyrore. Nuk dua tė kem".

Marre nga : Gazeta Shqip


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi