Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Mjekesia » Si te mbrohemi nga Kanceri

Si te mbrohemi nga Kanceri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Si te mbrohemi nga Kanceri prej Sun Mar 02 2008, 22:58

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Kėrkimet identifikojnė 12 faktorė tė dyshuar si nxitės tė tij

Nuk ka mendim mė tė shėndoshė sesa tė shijosh ushqimin duke e zgjedhur atė nė mėnyrė qė ta mbani sa mė larg kancerin. Kėshtu, ėshtė shumė e nevojshme qė tė bėhet njė administrim i mėnyrės sė tė ushqyerit. Nė krahasim me 30 vitet e kaluara, rastet e pėrgjithshme tė mbijetesės ndaj kancerit janė dyfishuar falė trajtimeve mė tė mira, diagnozave tė hershme dhe tė qenit sa mė shumė tė informuar nga ana e shoqėrisė pėr dallimin e simptomave. Pothuajse gjysma e pacientėve (46.2 pėr qind) tė diagnostikuar nė 2000-2001 ishin tė predispozuar tė jetonin edhe 10 vjet tė tjera, krahasuar me ēerekun (23.6 pėr qind) e pacientėve tė diagnostikuar nė vitin 1971, sipas rasteve tė shpallura nga shoqata bamirėse “Kėrkime mbi kancerin”. Dhjetė vjet mbijetesė ėshtė njė etapė e suksesshme nė trajtimin e kancerit dhe ėshtė e lidhur sa me izolimin, aq edhe me kurėn dhe trajtimin. Progresi i rrezikshėm, i cili ishte intensiv nė dekadėn e kaluar, ka tendencėn tė vazhdojė, parashikojnė ekspertėt. Diagnostikimet dhe trajtimet mė tė fundit janė nė rrugė tė mbarė dhe me njė fjalė do tė thotė rritje nė pėrqindjen e tė mbijetuarve. Por nė ditėt tona shtimi i elementeve kanceroze dhe toksike pėrbėn njė problem serioz pėr shėndetin dhe zhvillimin e kancerit.
Tymi i makinave
Rrugėt e mbushura plot me makina jo vetėm qė janė njė problem fort i diskutuar nė ditėt e sotme pėr shkak tė tymrave tė tepėrta tė shkarkuara nė atmosferė, ndotjes sė ambientit dhe favorizimin e ngrohjes globale, por pėrbėn edhe njė problem serioz pėr shėndetin. Tymi i makinave ėshtė identifikuar nga shkencėtarėt si njė ndėr shkaktarėt kryesorė tė shfaqjes sė kancerit te njerėzit qė banojnė nė qendra urbane. Djegia e karburanteve pėrmban lėndė toksike dhe kanceroze.
Pirja e duhanit
Ėshtė mjaft e konsumuar tema e dėmtimeve dhe pasojave serioze nė organizėm qė shkakton pirja e duhanit. Megjithatė, vihet re se numri i duhanpirėseve femra rritet. Kjo pėrbėn njė nga faktorėt kryesorė nė shtimin e rasteve tė kancerit tė mushkėrive jo vetėm te meshkujt, po edhe te femrat. Duhani dhe drogat e ndryshme pėrmbajnė lėndė kancerogjene qė shkaktojnė mutacione nė organizėm, duke shkaktuar kancer. Pirja e duhanit mund tė shkatėrrojė jo vetėm mushkėrinė, por edhe sistemin tuaj imunitar.
Mbetjet toksike dhe industriale
Nuk ėshtė aspak e rastit qė banorėt pėrreth zonave industriale janė mė tė rrezikuarit nga shfaqja e formave tė ndryshme tė kancerit. Dhe realisht janė kėta njerėz tė diagnostikuar me kancer mė sė shpeshti nė mushkėri. Ajri nė kėto zona ėshtė tejet i ndotur dhe i ngarkuar me mbetje toksike dhe industriale, tė cilat pėrbėjnė njė problem serioz jo vetėm pėr ata qė punojnė nė kėto industri, por edhe pėr banorėt e zonave pėrreth. Femrat qė banojnė nė kėto zona rrezikojnė menopauzė tė hershme.
Pirja e alkoolit
Studiues tė ndryshėm, po ashtu edhe shumė njerėz, mendonin se pirja e sasive tė limituara tė alkoolit mund tė reduktonte rrezikun e shfaqjes sė kancerit. Por, studimet mė tė fundit kanė treguar se substancat parėsore qė shkaktonin kancer janė gjetur te alkooli, pėrfshirė kėtu verėn dhe birrėn. Analizat e bėra kanė treguar se konsumimi i ēdo 10 ml alkool rrit rrezikun e shfaqjes sė kancerit rreth 9 pėr qind. Pirja e alkoolit pėrbėn rrezik serioz, sidomos pėr ata persona tė cilėt abuzojnė me tė.
Elementet toksike te ushqimet
Ushqime tė ndryshme, pėrfshirė edhe ato tė konservuarat, mund tė pėrmbajnė pesticide tė ndryshme. Kėshtu, disa lloje mishi tė disa lloj kafshėsh tė ushqyera me pėrbėrės tė ndryshėm, rritja e peshqve nė akuarium etj., mund tė pėrmbajnė elementė absolutisht tė dėmshėm pėr organizmin e njeriut. Disa lėndė tė gjendura te mishi apo peshku, po ashtu edhe te qumėshti industrial, pėrmbajnė disa lėndė qė shkaktojnė mutacione nė organizėm dhe pėrbėjnė rrezik pėr shfaqjen e kancerit tė zorrės sė trashė apo tė aparatit tė tretjes.
Rrezet radioaktive
Njė studim i kryer nė vitin 2005 nga njė program toksilogjik amerikan i ka klasifikuar rrezet X dhe gama si shkaktare tė kancerit te njeriu. Kohėt e fundit ėshtė zbuluar se edhe radioaktiviteti jonizues apo solarėt e ndryshėm pėrbėjnė njė rrezik tė madh nė shfaqjen e tumoreve tė ndryshme. Ne jemi tė ekspozuar ndaj radioaktivitetit tė rrezeve X pėr shkak tė rrezeve X tė pėrdorura edhe nė mjekėsi. Duke menduar se kėto trajtime mund tė pėrmirėsojnė shėndetin tuaj, ato realisht edhe mund tė pėrbėjnė njė problem serioz.
Niveli i lartė i hormoneve
Kėrkimet e bėra kanė rezultuar se gratė e ekspozuara ndaj estrogjeneve natyrale pėr njė kohė tė gjatė, pra janė tejet tė ngarkuara emocionalisht, shtojnė rrezikun e shfaqjes sė kancerit. Kjo sepse estrogjenet sintetike dhe progresteroni, dy hormone, janė zbuluar si dy faktorė me rrezik tė lartė nė shfaqjen e llojeve tė ndryshme tė kancerit te njeriu. Studimet kanė treguar se edhe shumė simptoma tė menopauzės sė hershme shėrbejnė si tregues tė shfaqjes sė kancerit te kėto gra, tė cilat kanė nevojė pėr trajtime mjekėsore.
Konsumimi i ujit tė ndotur
Uji i ndotur dhe jo i dezinfektuar pėrmban pėrbėrės tė ndryshėm dhe lėndė tė shumta toksike, tė cilėt mund tė shkaktojnė sėmundje nė masė te njerėzit. Uji i pijshėm meriton gati vėmendjen kryesore gjatė kujdesit pėr shėndetin tuaj. Konsumimi i ujit tė pijshėm, pėrveē shfaqjes sė sėmundjeve tė ndryshme si hepatit, diarreja, pėrbėn njė rrezik pėr shfaqjen e kancerit. Nė tė mund tė ketė elemente tė ndryshme toksike, qė bėhen shkak pėr mutacione tė ndryshme. Pėr kėtė ėshtė i nevojshėm klorimi ujit pėr t’u pastruar nga pesticidet dhe kimikatet e ndryshme.
Kimikatet qė gjenden nė shtėpi
Edhe shtėpia juaj mund tė pėrmbajė pėrqindje tė ndryshme kimikatesh. Ato mund tė gjenden kudo, te muret, boja e mureve, mobilieve, tapetet, veshjet. Por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet pėr pastrim shtėpiak etj; produkte kėto me tė cilat jemi nė kontakt tė pėrditshėm, sidomos femrat. Dėgjojmė pėr pesticide dhe kimikate tė ndryshme kundėr insekteve, buburrecave dhe mushkonjave, por s’duhet tė harrojmė se ato pėrbėjnė rrezik edhe pėr shėndetin tonė, duke u kthyer nė njė faktor i rrezikshėm nė shfaqjen e kancerit.
Gazi, benzeni, vajguri
Gazi po gjen pėrdorim ēdo ditė e mė tepėr jo vetėm pėr gatim, por edhe pėr ngrohje, duke bėrė qė tė jemi nė kontakt tė vazhdueshėm me tė. Por rreziku mė i madh ekziston pėr ata qė punojnė nė nxjerrjen dhe pėrgatitjen e kėtyre lėndėve. Kimikatet e ndryshme dhe pėrbėrėsit toksikė qė ato pėrmbajnė pėrbėjnė rrezik nė shfaqjen e formave tė ndryshme tė kancerit pėr shkak tė mutacioneve qė mund tė shkaktojnė nė organe tė ndryshme nė trupin e njeriut. Pastrimi kimik apo edhe puna nė garazh e servise tė ndryshme pėrmbajnė sasi tė larta elementesh toksike.
Produktet farmaceutike
Nuk ėshtė ēudi qė vetė produktet farmaceutike tė radhiten ndėr faktorėt kryesorė tė identifikuar si nxitės tė kancerit. Prodhimet farmaceutike pėrmbajnė sasi tė caktuara drogash, por pėrdorimi i dendur dhe i zgjatur nė kohė i tyre bėhet shkak pėr shfaqjen e tumoreve tė ndryshme. Po ashtu edhe shumė produkte farmaceutike tė njohura si antikanceroze, pėrgjithėsisht janė tė njohura si lėndė kancerogjene pėr njeriun. Pėrdorimi i tepruar i tyre dhe sidomos pa qenė tė kontrolluara nga mjeku, mund tė pėrbėjnė rrezik serioz nė keqėsimin e shėndetit tuaj.
Kimikatet te produktet kozmetike
“Bukuria kushton”. Kjo shprehje vazhdon tė ketė kuptim ēdo ditė e mė tepėr. Duke ditur se produktet e ndryshme tė konsumuar me tonelata nė tė gjithė botėn pėrmbajnė elemente toksike gati shkatėrruese pėr lėkurėn, duke shkuar deri aty sa mund tė shfaqin kancer tė lėkurės. Nuk pėrjashtohen kimikatet qė pėrmbajnė bojėrat e ndryshme pėr lyerjen e flokėve. Nė to pėrmbahen sasi tė larta amoniaku, dyoksidi karboni, e substanca tė tjera tė rrezikshme pėr lėkurėn dhe organizmin. Janė femrat, ato qė janė tė ekspozuara ēdo ditė e mė tepėr ndaj kėtyre pėrbėrėsve.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi