Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Mjekesia » Stervitja e tepert shkakton plakjen

Stervitja e tepert shkakton plakjen

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Stervitja e tepert shkakton plakjen prej Sun Mar 02 2008, 23:01

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Mbas festave një pjesë e madhe e njerëzve i drejtohen palestrës
për të hequr kilet e tepërta që kanë grumbulluar nga ditët e festave.Në fakt flitet për një periudhë të veçantë, sepse që nga janari e deri në maj të gjitha femrat i drejtohen palestrave për t’u përgatitur për provën e pranverës kur stina na mundëson rroba më të lehta, ndaj duhet të jemi më në formë.
Gjithsesi dhe pse thuhet se sporti i bën mirë njerëzve, personat
që nuk janë marrë me sport duhet të kenë kujdes në mënyrën se si
ata stërviten. Sepse stërvitja e tepërt shkakton plakjen e njeriut.Kjo për faktin se kur njeriu fillon e stërvitet lëshon shumë radikale të lira, të cilat kur ushtrohesh shumë provokojnë efektin e kundërt ,plakjen e qelizave. Radikalet e lira bëhen molekula shumë agresive kur organizmi ynë i prodhon duke djegur oksigjenin dhe në fakt kur ato janë në sasi të pakta, shërbejnë si mbrojtje nga viruset dhe bakteret.Hiperaktiv iteti fizik në një turp të papërgatitur nga sforcimi djeg më shumë oksigjen dhe prodhon një numër të madh të radikaleve të lira të cilat nuk bëjnë gjë tjetër vetëm sulmojnë lëkurën e vetë organizmit, duke shtuar procesin e plakjes. Për të kufizuar dëmet është e nevojshme të merren ushqime që përmbajnë antioksidantë. Në fakt mbrojtja e organizmit tonë bëhet nga vitaminat dhe mineralet që i përmbajnë frutat dhe perimet.
Ushqimet kundër plakjes janë:
• Frutat e zeza(kumbullat, rrushi i zi, manaferra, qershitë)
• Perimet (patëllxhanet, spinaqi)
• Frutat dhe perimet portokalli si karotat dhe kungulli i verdhë.
• Lëkura e frutave.

Këshillë: Ajo që duhet patur kujdes është të kemi aktivitet gjatë gjithë vitit dhe jo në periudha të caktuara pa pasur përgatitjen e duhur fizike.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi