Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Gjeografia, Biologjia & Kimia » Atmosfera

Atmosfera

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Atmosfera prej Wed Mar 05 2008, 02:14

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Atmosfera (nga qreq. ατμός, atmós - "avull" dhe σφαίρα, sfera - "lėmsh") ėshtė njė shtresė gazesh qė mbulon njė trup qiellor. Ajo pėrbėhet shpesh nga njė pėrzierje gazrash tė ndryshėm, dhe mbahet e mbėrthyer nga fuqia e rėndesės nė trupat qiellorė. Atmosfera ėshtė nė sipėrfaqe mė e dendur dhe me rritjen e lartėsisė shkon duke u rralluar
Disa planetė pėrbėhen kryesisht prej gazesh tė ndryshėm, dhe kėshtu ata kanė atmosfera shumė tė thella, si p.sh. Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni.
Toka, Afėrdita, Marsi dhe Plutoni kanė atmosferė qė mbeshtjell sipėrfaqet e tyre, siē e kanė edhe tre satelitėt e planeteve tė jashtėm: Titani, Enkeladusi (hėna e Saturnit, dhe Tritoni (hėnė e Neptunit). Trupa tė tjerė qiellorė tė sistemit tonė diellor zotėrojnė njė atmosferė tejet tė hollė. Kėta janė Hėna (gaz natriumi), Mėrkuri (gaz natriumi) , Evropa (hėnė e Jupiterit) (oksigjeni) dhe Io (sulfuri).
Atmosfera e Tokės pėrbėhet nga pesė shtresa: troposfera, stratosfera, mezosfera , termosfera dhe egzosfera.



Gazrat e atmosferės e pėrhapin dritėn diellore duke i dhėnė tokės njė brerore tė kaltėrt kur shikohet nga hapėsira.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: Atmosfera prej Wed Mar 05 2008, 02:16

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
AJRI

Ajri i thatė ėshtė njė pėrzierje gazrash e atmosferės sė tokės qė mbahet nga rėndesa e saj dhe pėrbėhet kryesisht nga dy gaze: azoti (78%) dhe oksigjeni (21%), 1% argoni, dhe dioksidi i karbonit (0,03%) dhe pėrbėrės tė tjerė nė sasi mė tė vogla. Nė gjendje natyrore ajri ėshtė i paerė dhe i pashijshėm.
Ajri i quajtur i lagėsht mund tė pėrmbajė deri 7% tė avullit ujor, njė pėrqindje e tillė varet nga sasia e lagėshtisė sė ajrit dhe temperaturės dhe kufizohet nga trysnia e avullit ujor.
Pėrqindja e dioksidit tė karbonit del kohėt e fundit shumė e ndryshueshme. Nė veēanti veprimtaria e njeriut (industria, ndotja, djegia e karbureve, ēpyllėzimet etj..) kanė shkaktuar njė rritje tė madhe tė kėsaj pėrqindjeje qindvjeēarin e fundit, qė kaloi nga 280 ppm nė vitin 1900 nė 315 ppm nė vitin 1970 deri nė 350ppm (0,035%) vitet e fundit.
Ajri ėshtė poashtu si uji i domosdoshėm pėr jetėn dhe qėniet tokėsore.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

3Normal Re: Atmosfera prej Wed Mar 05 2008, 02:19

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
TERMOSFERA

Termosfera ėshtė shtresė e atmosferės e cila ndahet nga mezosfera me nėnshtresėn - mezopauza. Termosfera shtrihet nė lartsi 40 - 80 km. n termosferė temperatura ngritet dhe nė lartsi prej 200 km mbi sipėrfaqe tė tokės arrinė +250 gradė celsius. Nė termosferė molekulat dhe atomet e gazeve absorbojnė rrezet ultravjollcė dhe ndikojnė nė rritjen e madhe tė temperaturės, ku nė shtresat mė tė larta tė termosferės arrinė mbi 1200 gradė celsius, nė tė cilėn molekulat dhe atomet janė tė elektrizuara, pėr kėtė arsye, kur ėshtė nė pytje elektropėrqushmėria e termosferės, atėherė e quajmė - jonosferė.


MEZOSFERA


Mezosfera ėshtrė shtresė e atmosferės. Ndahet nga stratosfera me shtresėn - stratopauza, . Shtrihet nė lartėsi prej 40 - 80 km, nė pjesėn e poshtme karakterizohet me rritjen e temperaturės, kurse nė pjesėt e sipėrme ajo zbret. Nė mezosferė formohen retė e argjendta.


STRATOSFERA


Stratosfera shtrihet mbi troposferė, e cila ndahet nga nėnshtresa quajtur tropopauza, qė ka njė trashėsi 500-3000 metra, dimrit ėshtė nė lartėsi mė tė vogėl, kurse verės nė lartėsi mė tė madhe. Ajo nuk ėshtė shtresė unike, por e shkėputur me kontaktin e masave tė ftohta dhe tė nxehta tė ajrit. Stratosfera arrin lartėsinė deri nė 40 km, dhe ka gati pėrbėrje tė njėjtė tė ajrit sikurse edhe troposfera. I vetmi ndryshim qėndron nė pėrqendrimin e e ozonit, qė ka mė tepėr nė lartėsi 20-35 km e quhet ozonosfera. Ozoni ka rėndėsi tė madhe nė absorbimin e rrezeve ultravjollcė, tė cilat janė tė rrezikshme pėr jetėn nė tokė. Stratosfera cilėsohet me dendėsi tė vogėl tė ajrit dhe me pak avull uji.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

4Normal Re: Atmosfera prej Wed Mar 05 2008, 02:22

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
TRONOSFERA

Troposfera ėshtė shtresa mė e poshtme dhe mė e dendur e atmosferės sė tokės dhe pėrfshinė 80% tė masės sė saj. Troposfera nė ekuador arrinė 18-20 km, nė gjrėsitė e mesme 11-14 km dhe nė pole 8-10 km. Nė troposferė gjendet sasia kryesore e avullit tė ujit, qė luan rol tė rėndėsishėm nė proceset dhe dukuritė atmosferike-formimin e reve, i reshjeve, i mjegullave etj. Ėshtė konstatuar se nė troposferė temperatura zbret me rritjen e lartėsisė mesatarisht 0,56 ŗC nė ēdo 100 metra.

EKZOSFERA


Egzosfera ėshtė shtresė e atmosferės. Shtrihet nė lartėsi 800 - 3000 km. Gazrat nė tė janė aq tė rralla sa qė mund tė krahasohen me vakuumet, qė mund tė pėrfitohen nė laboratoret bashkohore tė fizikės. Molekulat dhe atomet e gazrave janė tė rralla, cilėsohen me shpejtėsi tė madhe tė lėvizjes dhe pjesėrisht mbizotėrojnė forcėn tėrheqėse tė tokės dhe shkojnė nė hapsirėn ndėrpalnetare.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

5Normal Re: Atmosfera prej Wed Mar 05 2008, 02:23

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Perberja Vertikale e Atmosferes:


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi