Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Filozofi-Psikologji&Sociologji » Platoni

Platoni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Platoni prej Fri Mar 07 2008, 04:38

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Platon,

Vie de Platon. Jeta e Tij (428-347)

Platoni rridhte nga nje familje aristokratike e Athines. Nga ana e nenes, ai ngjitej deri ne nje vella te Solonit ;
nga babai tek mbreti Kodrus. Ishte pra, i lidhur ngushte me Athinen, kete qytet qe kishte prodhuar ligjet e Solonit,
mundur Perset, shpetuar lirine, krijuar tragjedine dhe ndertuar Acropolin. Kjo origjine i jepte superioritetin,
moskokēarjen, pavaresine shpirterore qe fshihnin disiplinen e rrepte te nje jete krejtesisht prodhuese.
20 vjeē ai u lidh me Sokratin. S’dihet mire ēfare beri te mundur kete miqesi, mes nje te riu aristokrat dhe nje
qytetari modest, perveē qe ajo sgjati nga 408 deri ne 399, diten kur Sokrati u egzekutua. Ne vitet 389, 388 -
Platon kishte 40 vjeē- kur ai vizitoi « Greqine e Madhe » dmth Italine meridionale dhe Siēiline. Atje u njoh me
Pithagoricienet, tiranin e Sirakuzes, Denys l’Ancien.( plak) U njoh me Dionin, baxhanakun, nje te ri 20 vjeēar,
i cili ju bashkua me entuziazem filozofit dhe ideve te tij. Ne kthim ( rreth 388), Platon formoi Akademine.
Ai kishte 60 vjeē kur Aristoteli qe ishte 20 ju bashkua rrethit te nxenesve dhe miqve te tij, per te qendruar
deri ne vdekjen e filozofit, ne 347.
Denys vdiq ne 367. djali tij Denys le Jeune ( i ri) dhe Dioni e theriten Platonin ne Sirakuze. Tirani donte
te ndertonte nje shtet te ri, me pjesmarjen e filozofit. Ky qe nje rast unik qe Platoni te vinte ne jete idete e
tij politike. Por qe gjate vizites se pare ne 366-365, midis tyre pati mosmarveshje. Pas pese vitesh, (361-360)
Platonit i prishet prap mendja, megjithese edhe kete here pa rezultat. Ne ket kohe ai kishte 67 vjeē ; me vone
Dioni rekrutoi nje ushtri duke dashur te formoje vete « shtetin platonik » por ate e vrane ne 354. Platon ne
kete kohe kishte 74 vjeē. Miqesite e tij me te medha ishin me Sokratin, 40 vjeē me i madh ne moshe dhe me
vone me Dionin, 20 vjeē me te ri. Mbas vdekjes se ketij te fundit, ai jetoi akoma dhe shtate vite.
Platoni lindi ne momentin kur Perikliu vdiq ; femije dhe me vone i ri, asistoi ne shkretimin e Athines, ne nderrime
te partive e kushtetutave, ne ngjarjet e turbullta qe sollen katasrofen politike. Jeta e tij shtrihet ne prag te
ndyshimeve te medha, qe do te transformonin jeten e Qytetit ne ate te nje Shteti te Madh, jeten greke ne
ate hellene. Megjithe rrebeshin e ndryshimeve, ardhjen e shkaterimit, ai nuk e vuri re boten e re qe po lindte
ne renojat e se pares. Ne keto rrethana shtyre nga tradita e familjes, djali i ri do te hidhej me pasion ne jeten
politike, duke pranuar ne te njejten kohe qe situata ishte pa rrugedalje dhe e deshperuar.
Pas vdekjes se Sokratit, ai morri vendimin radikal te terhiqej nga politika, e te jetonte vetem per filozofine,
i gatshem prapseprap te bashkepunonte neqoftese do te kishin nevoje per te, ne te tjera rrethana.
Keto, vet ai i ben me dije ne nje leter drejtuar miqve te Dionit, pas vdekjes se ketij. Ne « letren e shtate »,
(324 e) e vetmja leter ne te cilen ai hapet dhe shpreh pershtypjet e tija ne lidhje me politiken, se si ajo ne te ri
do ta shpinte zhgenjim pas zhgenjimi. Menjehere pas katastrofes, ( 404) kishte pasur nje oligarki aristokratike,
e cila ishte aq e eger, armike e ēdo lirie, sa gjendja e meparshme perpara saj ishte lule. Platoni nuk u perzie.
Kur demokracia u vendos ne 403, i dha shprese per mundesi te reja, por ishte ajo qe do ta akuzonte dhe
egzekutonte Sokratin. « arrij ne bindjen, thote Platoni, qe te gjitha shtetet aktuale, te marra bashke dhe
veēmas jane te kequdhehequra….. sepse legjislacioni i tyre eshte pothuaj i pa efektshem, pa pergatitje
energjike te ndihmuara nga rrethana shanci. » ( lettre VII, 326 a, cf. Rép. V,473 d.) « s’me mbetet veē
ti falem filozofise se vertete, te proklamoj qe vetem nen driten e saj ne mund te dallojme ku eshte drejtesia
ne jeten publike e private, si dhe ne ate te individit. Pra hallet nuk do te perfundojne per njerezit derisa raca e
filozofeve te vertete dhe autentike te mos arrije ne pushtet, ose kur shefat e qyteteve, nen ndikimin e qiejve,
te mos vihen te filozofojne pernjimend. »
Kur rasti ju dha ( ne Siracuze), Platoni me guxim pati ndermarre aplikime politike, pa kompromis. Ai donte te
organizonte nje qytet ( polis) ne teresine etij, s’donte te angazhohej ne nje politike te pjesshme, te ēfaredoshme,
me vepru per te miren e njerezise kur i thone. O gjithēka, o asgje. E vetmja politike e drejte, i qe dukur ajo e
cila te mund te formonte moralin e ri, duke ngritur njeriun te ndihej me te vertete njeri. Gjithmone mendimi i
tij ka permbledhe edhe politiken. Vepra me e madhe, ne moshe te pjekur trajtonte Republiken ; me e gjera,
qe e mbarroi ne pleqeri, trajtoi Ligjet. Por megjithese i lidhur me pasion me kete teme, politika nuk ishte per
te qellimi final : kjo nuk pėrgohej veēse ne kerkimin per nje filozofi te vertete.

Ne do te mbledhim ne nje grup te vetem Platon, saint Augustin dhe Kant. Sepse keta krijues kane pasur
nje aksion te jashtezakonshem ne lemin e mendimit. Influenca e veprave te tyre eshte e pa matshme,
eshte e pa mundur te vleresojme fuqine e impaktit te platonicizmit, augustonicizmit dhe kantizmit sot dhe ne
te ardhmen. Duke i lexuar, eshte te eksperimentojme vete-ne efektin e mendimit krijues, eshte te provojme
vete-ne ēfare thoshte Kanti : nuk mund te mesohet filozofia, perveēse manieres me filosofu. Ata mundesojne
lindjen, tek ai qe i kupton te nje mendimi, vullneti, pushteti filozofik origjinal. Ne saje te tyre, behet e mundur
te arrihet liria e mendimit filozofik, jo vetem liria e ēfaqur nga nje inteligjence me thene e pavarur. Tek ta,
asgje nuk eshte e mbaruar, dhene vula, mendimi tyre ndjek rrugen i lire ne shpirterat tone, dhe ne te njejten
kohe ēdo gje eshte arritur ne mundesine qe ata ofrojne per te aktualizuar esencialen. Aksioni tyre shpirteror,
nga ana rezatimit historik nuk krahasohet veē me sistemet e Aristotelit, te saint Thomas d’Aquin, te Hegelit,
por ai ka nje shkelqim te nje lloji krejt tjeter. Aksioni i filozofive sistematike eshte ai i nje shkolle, i nje doctrine,
i nje matiere studimi. Krijuesit , ata, i japin jete mendimit personnel te ēdonjerit « trashegimtar » te tyre.
Kjo e veēante dalluese, e ketyre tre autoreve, e afte te zgjoje forca prodhuese, eshte e pavarur nga limitet e
mendimit te tyre, shume lehte kjo shquar nga pasardhesit e tyre. Pa dyshim aresyeja e ketyre limiteve,
sugjeron gjithashtu reflektime. Por kjo nuk eshte kryesorja, po ashtu dhe per te gjithe filozofet e medhenj.
Ketu eshte ndryshe ; ka diēka te pashtershme ne vete menyren e mendimit te tyre. Ata hapin perpara nesh
bote qe ngjajne pa limite, te cilat jane po aq te gjera, sa realiteti e shpirti njerezor.
Kjo menyre mendimi e tyre, na fton, te shkojme akoma me larg, me perpara, por jo per ta tejkaluar ate, as
per ta zgjatur, por per te prekur vete sensin ; eshte e vetmja menyre, fare thjesht per ti KUPTUAR. Sa me
mire i kuptojme, aq me mire realizojme se ēfare ngelet akoma per te bere. Te krahasuar me ta, filozofet e
tjere duket sikur na lene ta shtrydhim deri ne fund mendimin filozofik te tyre.
Ngaqe nuk kemi mbaruar akoma per ti eksploruar, interpretime krejt te reja nuk rreshtin pa na u ēfaqur perpara.
Ato jane te panumerta. Prandaj kemi pershtypjen se ndodhemi perpara nje madhesie intakte, e njejta,
ku ata perballohen me limite qe te tjeret mund ti arrijne, megjithate ne nje menyre pa i zhvleresuar por duke
i kompletuar.
Ata vete, nuk jane kurre ne fund te vrapit e kur me moshe, ata heshtin, kemi pershtypjen qe mund te rifillojne
perseri.
Platon eshte maja e mendimit grek, ne maturine e plote te tij dhe ne rrezatimin e plote te tij. Sant Augustin
eshte figura qe perfaqeson me mire mendimin kristian qe nga origjina, influenca e tij ne Oksident eshte ushtruar
kudo. Kant eshte baza e te gjithe mendimit modern.
Realiteti qe kishte per ta Universi, kualiteti i ndryshem ne nisje, hapesira shpirterore ku shtrihej jeta e tyre,
ndryshojne po aq sa epokat greke, kristiane ose moderne. Mund te themi pak a shume kete, duke thjeshtesuar :
mendimi filozofik i Platonit shenjon qenien eternele ; mendimi tij merr vrullin ne nje refleksion qe ushqehet nga
nje mendim imediat, pra i kaptivushem ; mendimi i saint Augustin shenjon Zotin, mendimi tij gjen rrugen ne
reflektimin personal te nje eksperience te brendeshme ; ai i Kantit shenjon ēfare eshte me vlere absolute,
ēfare i perket nen driten e kapaciteteve te shpirtit njerezor.
Hapesira Platonike eshte plot me figura eternele ; eshte objektiviteti i qenies se ideve, qenies se botes,
qenies se shpirtit. Hapesira e saint Augustin , eshte bota e pashterur e mbrendeshme ku Zoti flet. Hapesira e
Kantit, eshte orientimi ne bote dhe ne vetvete, per te zbuluar ēfare rruge i hapet njeriut dhe per te ditur ēdo te
thote : me qene nje njeri qe ka mbi krye nje qiell pa fund, dhe ne mbrendesi te tij vullnetin e mire.
Platon zgjon habine tone para njeriut. Saint Augustin perpara botes sone te brendeshme. Kant perpara sensit te
kondicionit njerezor. Platon jep jete formave per ate qe egsiston, saint Augustin dimensioneve shpirterore,
Kant i nenshtron kritikes tij, bashkesine e pushteteve te qenies se ndergjegjshme.
Besimi i Platonit, eshte Heroi i progresit filozofik ; saint Augustin beson ne Krisht si rruga qe te ēon tek Zoti ;
Kant mbi besimin racionel ne fatin eternel te njeriut.
Platon arrin te pohoje mundesine e nje sistemi ontollogjik gjithmone e me shume dogmatik ; saint Augustin
perfundon ne nje dogmatike kishetare ; Kant shtrin nje sistem dogmatik te aresyes. Por megjithe keto ēfaqje
dogmatike, nje pjese te mire e kerkimit tyre filozofik ka te njejtin qellim : arritja e mjeshterise ne te menduar
nepermjet nje zberthimi te parreshtur e te thelle ; lenia ne suspens e dyshimit qe shtyhet pambarim ne besim ;
mbrojtja e lirise se botes se mbrendeshme nepermjet nje burimi origjinal te pashterur ; deshira per nje
autonomi te aresyes, qe asurohet nga vete ajo.
Platon jeton ne nje bote shpirterore te disiplinuar, te metrizuar nga nje forme e kompletuar, te brujtur me nje
noblese te larte. Saint Augustin jeton ne nje bote ne levizje, i livruar impulsioneve te nje shpirti te shfrenuar,
e per me teper qe kerkon per kete nje autoritet te dhunshem. Teper larg nga fisnikeria e Platonit te cilin e
kalon nga pasioni i nje deshire te uritur per Zot. Platoni ka thellesine ne nje gjuhe te thjeshte ku ēdo fraze
eshte e perpunuar pa mundim te dukshem. Sant Augustin zgjidh te veten nepermjet nje retorike dijetaresh,
qe sperdridhet nga nje mendim i mbushur me fraza te ēuditshme, e vertete, por shpesh me nje shkrim elegant e
neglizhent. Kant eshte me i veēante nga te dy. Ne te ri, ai qe nje shkrimtar elegant. Kur shkroi veprat e tija te
medha filozofike, ai perdori nje gjuhe te rende te veshtire per tu marre vesh dhe qe nje lexues i sotem duhet te
filloj te ambientohet me te ne fillim, per te kuptuar. Ai nuk e perpunon gjuhen dhe stilin, megjithate ai nuk te lodh,
sepse tek ai forca e mendimit, kthjelltesia e shpirtit impozojne ne ēdo moment qartesi.
Njohja e te treve, studimi dhe krahasimi i tyre , per situaten shpirterore moderne, do te thote te dispozosh mundesi
te pashterura filozofike dhe te nje pasurie te pamatur. Ajo ēfare kane te perbashket keta burra, aq te ndryshem
nga origjinat, na zbulon diēka esenciale. Ēfaredo mendim i sotem, mund te ushqehet ne ta, pa qene i detyruar ti
nenshtrohet njerit apo tjetrit.
SEPSE , NUK DO TE DINIM TE FILOZOFONIM NEQOFTE SE JEMI TE VARRUR, QOFTE DHE NGA NJE MJESHTER.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: Platoni prej Fri Mar 07 2008, 04:38

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Per lartesine e mendjes dhe diturise, per veprat e tij filozofike te thella, Platoni,
me i permenduri nga nxanesit e Sokratit, u quajt nga bota i “Hyjnushem”.

Ky rridhte prej nje shtepie aristokratesh te Athines,
lindi ne 429 qe ne rini vizitoi Egjyptin,Siqiline,
Greqine e madhe dhe atje studjoi shkollat e sistemit fillozofik te tyre.
Me t’u kthyer ne Athine themeloi Akademine (kopshtit akademik) ku methudhat qene Sokratike,
por me vone i’u shtuan dhe mesime te rregullueshme shkencore e fillozofike.
Veprat e tija “Politia” dhe “Nomi” (Shteti dhe ligjet) jane veprat me te rendesishme pedagogjike.
Ne kete Platoni mer me mend Shtetin ideal, te ndricuar nga drita e se drejtes.Per Platonin njeriu
ka vlere vetem per Shtetin dhe aqe sa eshte pjesetar i ketij. Interesi i Shtetit shkon perpara ēdo
privati dhe edukata, duhet te jete pune e Shtetit.
Kejo eshte gjeja me kryesore dhe me e rendesishme.
Nga kejo Platoni quhet themelues i“Pedagogjise shoqerore”.
Ideja e te mires eshte detyra e qellimi i edukates, dhe do sigurohet ne Shtet,
qe eshte trupezimi i idese se te mires. Fuqite shpirterore tek individi jane :ndijimet,
njoftunija,arsyeja dhe i ndante qytetaret ne tri klasa : Bujq, Athlete dhe Magjistrat,
por me ēmim te meritimit personal. Shteti i lumturuar eshte ay qe ka me te madhin ungji ne ēdo gje.
Per kete duhet te mos kete pase asgje; as bija, as gra, as kurore, as toke perveē trupit me dhimbje e
gezime te perbashketa me nje qellim per te gjithe, te jetohet vellazerisht, pa zenie, pa vrasje e grindje.
Ky eshte ideali i jetes se lumtur dhe i paqes e plote.
Ky eshte kuptimi me guximtar dhe fantastik i Shtetit qe dolli prej mendjes se njeriut,
por nuk u vu kursesi ne veprim. Njesia e Platonit e bashkuar me ndryshimin (variete)
perbejne dy elemente te qenesishme prej nga rrjedh ēdo persosmeri ose bukuri,
si ne boten fizike ashtu dhe ne ate mendore.
Per edukaten e klaseve te Platonit i prekonizonte klases se fundit (bujqeve,mjeshtrave),
mjaftonte nje mjeshteri.
Klases se dyte,(athlete); i duhej edukate letrare dhe estetike( kendim, shkrim, muzike, gjymnastike)
Klasa e magjistrave, veē ketyre mesonte filozofidhe shkenca,(matematike,astronomi etj).
Mbas kesaj magjistratet duhej te benin 3-4 vjet dialektike. Kejo fillozofi eshte kurorezimi i
edukates pse ndihmon zbulimin e te vertetes e perjeteshme e te qenurit te gjerave.
Por ne “ligje”, vepren e pleqerise,
Platoni heq dore nga Shteti i mendueshem ne “Politia” dhe kthehet me ate qe ne kete bote
pershtat pas gjendjes se njerezise.
(Pjesa e pare; Kopjuar pa as nje ndryshim nga une i biri PJP, perkthim nga Greqishtja qe daton vitin 1932.
nga “Mesuesi i Merituar” Janko LL.PALI, dhe asnjeri s’ka te drejte te botoje ose te mare autoresine e
perkthyesit dhe pa refyer burimin nga eshte mare fletore 35 faqe 28. Literature.)


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi